27 Qershori Dita e Gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë - Bota Sot
27 Qershori Dita e Gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Historia

E mërkurë, 21 nëntor 2018

27 Qershori Dita e Gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Nga: Nga Arben LLALLA Më: 27 qershor 2018 Në ora: 12:04
Çamëria

Më 30 qershor 1994 në ligjin 7839, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar shpalljen e datës 27 qershor në kalendarin kombëtar, si dita përkujtimore e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, shpallur me dekretin 885, në datën 12.7.1994. Më pas në rezoluten për zgjidhjen e çështjes Çame, të vitit 2004, që mori fuqi të plotë në vitin 2012, u pëcaktua detyrimi i shtetit shqiptar për zgjidhjen e Çështjes Çame.

Më 27 qershor të vitit 1944, ushtria greke EDES nën udhëheqjen e gjeneralit Napoleon Zerva kreu masakrën më të egër ndaj shqiptarëve të Çamërisë në rajonin e Paramithisë. Atë ditë u masakruan rreth 600 shqiptarë, pleq, gra e fëmijë. Numri i të vrarëve ka qenë: Filat 1286, Gumenicë 192, Pargë 620. Nga 27 qershori 1944 – mars 1945, u vranë 2771 shqiptarë të tjerë.
Gjatë shpënguljes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën rrugëtimit të gjatë, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve të tjera. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shqiptarët nga Çamëria, më 27 qershor të çdo viti, në Qafë-Botë – Kllogjer tek Monumenti dhe varrezat përkujtimore kryejnë homazhe në përkujtim të këtij Genocidi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test