Çfarë ka ndodhur më 5 korrik? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?

Historia

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 07:48
Richard Nixon

328 – Hapet zyrtarisht Ura e Konstandinit e ndërtuar mbi Danub midis Korabit, Rumani dhe Gigen, Bullgari, nga arkitekti romak Theophilus Patricius. Ura, kryesisht prej druri, u përurua në praninë e perandorit Konstandini i Madh. Me një gjatësi prej 2437 metrash, Ura e Konstandinit është konsideruar si ura e lashtë më e gjatë në botë, dhe një nga urat më të gjata në të gjitha kohërat që lidh dy brigjet e një lumi. Ura mbeti në përdorim për katër dekada, pastaj nuk përmendet më. Përpjekjet për të gjetur vendodhjen e urës filluan në shekullin e 17-të, dhe u ndërprenë për të rifilluar në fund të shekullit të 19-të. Në vitin 1934, Dumitru Tudor botoi veprën e parë të plotë, duke përcaktuar vendin e saktë të saj.

1295 – Skocia dhe Franca formojnë një aleancë kundër Anglisë. Kushtet e traktatit përcaktonin se nëse një prej dy vendeve sulmohej nga Anglia, vendi tjetër do të pushtonte territorin angleze. Në 1429, skocezët i shkuan në ndihmë Zhan D’Arkës në betejën e famshme të Orleanit ndërsa Anglia kishte pushtuar Francën.

1610 – John Guy niset për lundrim nga Bristol i Anglisë me 39 emigrantë për në ishullin Newfoundland, afër Kanadasë, ku krijoi një koloni. Guy u kthye në Angli në prill 1613 për të mbledhur ndihma për koloninë e re, por pa sukses; pas kësaj ai u dha pas tregëtisë e politikës, dhe nuk u kthye më në Newfoundland. Emri zyrtar i ishullit ishte “Newfoundland” deri në vitin 2001, kur ndryshoi në “Newfoundland & Labrador”

1687 – Shkencëtari Isak Njuton boton “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica”. Në vitin 1747, fizikani francez Alexis Clairaut e vlerësoi veprën e Njutonit si fillimin e epokës së një revolucioni të madh në fizikë që nxorri në dritë matematikën, shkencë e cila deri atëherë kishte mbetur vetëm hipotetike.

1934 – “E enjtja e Përgjakshme” – Policia hap zjarr mbi marinarët në San Francisko, të cilët ishin hedhur në grevë prej 83 ditësh – ata kërkonin sindikalizmin e gjitha porteve të bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Flota aleate fillon pushtimin e Sicilisë; ndërkohë që forcat gjermane fillojnë një ofensivë masive kundër Bashkimit Sovjetik në betejën e Kurskut, e njohur gjithashtu e njohur si Operacioni Citadel.

1946 – Bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Paris, Francë. Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listen e mëkateve.

Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe. Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini. Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

1950 – Knesseti (Parlamenti izraelit) miraton Ligjin e Kthimit, që u jep të gjithë hebrenjve të drejtën të emigrojnë në Izrael.

1954 – BBC (British Broadcasting Corporation) transmeton buletinin e saj të parë të lajmeve televizive.

1971 – E drejta e votës: amendamenti njëzet e gjashtë i Kushtetutës së Shtetet e Bashkuara për uljen e moshës së votimit nga 21-18 vjeç vërtetohet zyrtarisht nga presidenti Richard Nixon.

2012 – Londër, Angli; Kryhet përurimi i ‘Shard of Glass’ – ndërtesa më e lartë në Evropë, afërsisht 310 metra e lartë; ndërtimi kishte filluar në mars 2009; përfundoi në mars 2012, u përurua në korrik 2012, dhe u hap për publikun më 1 shkurt 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test