Koha kur qeveria komuniste projugosllave e Tiranës fshiu emrin e Hasan Prishtinës nga shkolla

Historia

Koha kur qeveria komuniste projugosllave e Tiranës fshiu emrin e Hasan Prishtinës nga shkolla

Nga: Bota sot Më: 30 korrik 2018 Në ora: 07:59
Shehu ka publikuar një fotografi të rrallë, të qershorit të vitit 1941, ku kishin defiluar nxënësit e shkollës 4 vjeçare “Hasan Prishtina” në Tiranë, pas përfundimit të vitit shkollor.

Opinionisti Eugen Shehu, ka publikuar një fotografi të rrallë, të qershorit të vitit 1941, ku kishin defiluar nxënësit e shkollës 4 vjeçare “Hasan Prishtina” në Tiranë, pas përfundimit të vitit shkollor.

Ai ka treguar se qeveria komuniste projugosllave e Tiranës pas 1945, jo vetëm që i ndërroi emrin shkollës, por edhe e fshiu emrin e Hasan Prishtinës me gjithë historinë e tij, deri në fundvitet e 60-ta, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Sipas ligjit të (Nacionalistëve Shqiptarë) kohës të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ashtu siç thuhej se para hyrjes në klasa duhej të "këndohej hymni Kombëtar", po ashtu gjatë përfundimit të vitit shkollor të gjitha klasat shkollore do të defilonin në qendrat e qyteteve, qoftë me unifomat shkollore,  qoftë me veshje kombëtare. Këtë foto që ua paraqes është e fund qershorit të vitit 1941, ku defilojnë nxënësit e shkollës 4 vjeçare "Hasan Prishtina" në Tiranë.

Shkolla fillore "Hasan Prishtina" ishte inauguruar më shtator të vitit 1940-të.

Qeveria komuniste projugosllave e Tiranës pas 1945, jo vetëm që i ndërroi emrin shkollës, por edhe e fshiu emrin e Hasan Prishtinës me gjithë historinë e tij, deri në fundvitet e 60-ta.

Patriotizmi dhe Atdhetarizmi nëpër shkolla ishte zëvendësuar me internacionalizmin proletar dhe lëndët marksizëm-leninizëm./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat