Amaneti, plagosja dhe vdekja e Azem Bejtës si dhe shpërndajra e çetës së tij me Shotën - Bota Sot
Amaneti, plagosja dhe vdekja e Azem Bejtës si dhe shpërndajra e çetës së tij me Shotën

Historia

Amaneti, plagosja dhe vdekja e Azem Bejtës si dhe shpërndajra e çetës së tij me Shotën

Nga: Nehat Shaqiri Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:37
Azemi dhe Shota

Para 94 viteve, këtu në Galicën heroike të Drenicës, u zhvillua njëra nga betejat më të lavdishme kundër ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene (SKS) e njohur si Jugosllavia e vjetër.

Historiani Safet Hasani, thotë se, asaj beteje i priu heroi ynë kombëtar, Azem Bejtë Galica, i cili kishte arritur t'i grumbulloj rreth vetes me mijëra luftëtarë shqiptar për ta luftuar shtetin serb që bënte tmerr mbi popullatën shqiptare në Kosovë dhe vise tjera të banuara më shqiptar.

Image
Safet Hasani

Sipas tij, në korrikun e vitit 1924, luftimet zgjaten me muaj të tërë në disa fshatra të Drenicës ku epiqendra e rezistencës ishte fshati Galicë.

“Gjatë atyre luftimeve, me datën 15 korrik 1924, plagoset rënd Azem Bejta! Ajo ndikoj shumë te bashkëluftëtarët e tij. Plaga e Azemit ishte e rënd, e duke ditur që s'do mund të mbijetonte atyre plagëve, ai kërkoj nga shokët që mos ta varrosin çdo kund trupin e tij, sepse mund t'ia merrnin serbët, por t'ia fshehin në ndonjë shpellë ku s'mund ta gjenin askush. Shokët e tij e marrin Azemin e plagosur dhe fillimisht e strehojnë malet e Çyqavicës, e më pas e dërgojnë fshatin Gjurgjevik. Ai me plagë në trup jetoj dhjetë ditë dhe ndërron jetë më 25.07.1924. Shokët e tij për t'ia ruajtur amanetin, e lëshojnë trupin e Azemit në shpellën "Çuku që kërcet" në Përçevë”, tregon historini për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, me vdekjen e tij shpërndahet çeta e Azem Bejtës, dhe Shota së bashku me familjen e saj largohet për në Shqipëri dhe vendoset në Fushë Krujë.

“Shota vdiq atje ku edhe sot është e varrosur”.

“Edhe sot në Galicë qëndron varri i hapur që pret trupin e Qerime Halili Galica - Shotës të vendoset pran trupit të bashkëluftëtarit, bashkëshortit dhe heroit kombëtar Azem Bejt Galica. Por, akoma institucionet shtetërore si ato në Shqipëri ashtu në Kosovë s'kanë arritur ta sjellin trupin e saj në varrezat e fshatit Galicë”, shprehet historiani Hasani.

Sipsa tij, trupi i Azemit mbeti i pazbuluar dhe i fshehur në shpellën e Përçevës për 47 vite.

“Në vitin 1971, Avdyl Krasniqi nga Drenofci i Malishevës (babai i heroinës Xhevë Lladrofci), i nxjerr eshtrat e Azem Bejtës nga shpella dhe i vendos në vendlindjen e Azemit në Galicën heroike”, thotë ai.

Çuditërisht, si çdo herë, as në këtë përvjetor nuk ishin të pranishëm përfaqësues nga qeverisja qendrore dhe asaj lokale!

“Në përkujtim të kësaj date të madhe morëm pjesë klubi letrar "Latif Berisha" nga Vushtrria, kryetare zsh. Ermira Jusufi, Prof. Bedri Tahiri, Safet Hasani,PhD dhe sekretarja e klubit znj. Remzie Zekolli. Por, madhështinë e këtij përvjetori ia shtuan musafirët tanë nga Shqiperia të cilët qëndruan së bashku në Galicë te varri dhe kulla e Azem Bejtës”, potencon ai.

“Me prezencën e tij në Galicë na nderoj autori i shumë librave, poeti, shkrimtari i madh shqiptar z.Thanas Jani, nga Gjitokastra e bukur dhe bashkëshortja e tij znj. Leonora. Gazetarja e mirënjohur, autorja e disa librave, poetja znj.Anila Sulaj Ahmataj, e cila gjatë qëndrimit në Galicë intervistoj profesorin e nderuar autorin e shumë librave z.Bedri Tahirin, nga fshati Galicë. Profesor Bedriu, në intervistën dhënë gazetares të shkëlqyer znj.Anila Ahmataj, i tregoj historinë e asaj ngjarjeje duke i treguar në mënyrë kronologjike tërë historinë, e cila në mënyrë brilante kishte shkruar artikullin më titull "Vendi ku legjenda ka zanafillën!". Bukurinë e asaj dite ia shtuan edhe poetja e mrekullueshme, autorja e shumë librave znj.Lela Qejvani, si dhe piktorja shumë e talentuar nga Vlora zsh.Silvia Hametaj” potencon historiani Safet Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...