Si urdhëroi Martiq serbët të largoheshin nga Krajina (Dokument)

Historia

Si urdhëroi Martiq serbët të largoheshin nga Krajina (Dokument)

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 21:10
Mile Martiq

Kur filloi operacioni Stuhia më 4 gusht 1995, serbët nisën të largoheshin me makina, traktorë shtigjeve për në Banja Luka dhe Serbi.

Edhe sot, ka mosmarrëveshje rreth largimit të serbëve nga Krajina. Disa historianë kroatë pretendojnë se shumica e serbëve të Krajinës kanë vendosur prej kohësh që nëse Krajina bie, të thuhet se ka pasur dëbime, transmetojnë mediat kroate.

Megjithatë, ka pasur një presion të vazhdueshëm mbi popullsinë serbe në Krajinë nën udhëheqjen e famëkeqit Mile Martiq, ish-presidenti i të ashtuquajturës Republika e Krajinës Serbe.

Autoriteti i Martiqit përhapte vazhdimisht dezinformata në mesin e popullatës dhe i frikësoi ata me një retorikë të heshtur, dhe i mbajti vazhdimisht në histeri dhe të gjitha kulmuan me vendimin që erdhi personalisht nga ai - të fillonte me evakuimin e planifikuar të një popullate të plotë që nuk përfshihej në luftimet nga komunat e Kninit, Benkovac, Drnis dhe Gracac.

Vendimi u mor me 4 gusht në orën 16.45 dhe publiku në Krajinë u njoftua të njëjtën ditë në orën 20:00. Kjo është përmbajtja e vendimit:

"Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Republikës Serbe të Krajinës, në seancën e sotme, vendosi të organizojë një evakuim të popullatës civile të Dalmacisë së Veriut dhe pjesës jugore të Likës për arsye parandaluese dhe të sigurisë. Në organizimin e evakuimit dhe shoqërimit të popullatës, pjesëtarët e forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara do të marrin pjesë në mënyrë aktive, së bashku me Mbrojtjen Civile të RSK-së.

Për këtë veprim, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes vendosi të mbronte popullatën civile nga sulmet e mundshme të mëtejshme nga artileria kroate dhe se luftëtarët serbë që mbanin linjat e mbrojtjes do të lehtësoheshin nga shqetësimi për familjet e tyre (...) Këshilli i Lartë i Mbrojtjes apelon për qytetarët e Krajinës, në zonën nga e cila është organizuar evakuimi i popullatës, që të mos marrin veprime me vetiniciativë dhe të mos bien nën propagandën kroate. Për të gjithë informacionin, qytetarët mund të kontaktojnë Trustet Civile lokale. Edhe njëherë theksohet se anëtarët e UNPROFOR marrin pjesë aktivisht në organizimin e evakuimit. "

Para se të ndodhte operacioni Stuhia, me të cilën iu dha fund okupimit kroat nga ana e Serbisë, presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se  asnjëherë Krajina Serbe dhe Glina nuk do të jenë kroate.

“Asnjëherë Bania nuk do të kthehet nën Kroaci. Askush nuk e di as në këtë sallë se për çfarë shteti angazhohet Sllobodan Millosheviqi. A do të jetë Pashallëku i Beogradit apo ndonjë AVNOJ, çfarë lloj shtetesh do të jetë? Nëse radikalët serbë fitojnë dhe mposhtin presidentin e Serbisë, ju e dini që do të jetoni në Serbinë e Madhe, një shtet unik serb dhe nuk do të ketë shmangie", kishte thënë atëbotë Vuçiq në Glinë si një bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit serb Voisllav Sheshel.

Vuçiq më vonë mohoi se kishte qenë ndonjëherë në Glina.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat