Albana, fshati ilir në kufi mes Italisë dhe Sllovenisë! - Bota Sot
Albana, fshati ilir në kufi mes Italisë dhe Sllovenisë!

Historia

E martë, 23 tetor 2018

Albana, fshati ilir në kufi mes Italisë dhe Sllovenisë!

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 14:56
Albana

Fshati Albana shtrihet në pjesën e Prepottos, provincë kjo e Udines, kantonit të Friulit, në Itali. Fshati Albana është një vend i vogël dhe është i vendosur mes kufirit italo-slloven.

Në mes të fshatit gjendet edhe kështjella Albana, e cila vërehet prej së largu në distancë prej 2-3 km. Kështjella, e cila mban emrin e fshatit Albana, daton nga shekujt e hershëm, siç thonë banorët dhe fshatarët e rrethit, nga epoka e Ilirëve, por kështjella Albana ishte zbuluar dhe meremetuar nga shekulli XII nga banorët e gadishullit ilirik. Kjo kështjellë sot është një pronë private, dhe ajo për momentin ende nuk është e hapur për vizitorët, qoftë për vendorët apo të huajt.

Rina Pulz (Gorizia), e cila thotë për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se, shpesh shkon në fshatin Albana me miq e mikesha. Me Rinën flasim herë italisht e herë sllovenisht, pasi i zotëron mirë që të dy gjuhët. Ajo, edhe pse e ndien veten italiane, por me origjinë sllovene, nuk e fsheh realitetin dhe shpjegon se, “fshati Albana është një fshat ilir, deshi apo nuk deshi ndokush ta pranojë këtë realitet. Fundja, vet emri Albana flet më së miri për origjinën e këtij fshati. Përveç kësaj, edhe të parët tanë, stërgjyshërit e mi, më kanë treguar se ky fshat, në kohërat e mëhershme i takonte ilirëve”. Zonja Pulz po ashtu shpjegon se vera më e mirë në Itali vjen nga fshati Albana. “Shumë turistë, biznesmenë si vendorë ashtu edhe të huaj gjatë vjeshtës i mësyjnë fshatit Albana për të siguruar verën për dimër, verë e kuqe ashtu si gjaku, si flamuri juaj shqiptar”, – thotë duke qeshur Rina.

Një historian italian ka shkruar se “Në korrik të vitit 1478, në kohën e pushtimit otoman, me urdhërin e Iskander Beu (kupto SKENDERBEUT, shën.ynë) të udhëhequr nga Yuri Fuchina të Kobarid janë shtrirë ne zonat e Gorizia me Cormòns për t’i rezistuar osmanlive. Pastaj, deri tek lumi i Judrio, trupat e Iskander Beu kanë parakaluar tek Kështjella Albana ku do të bashkoheshin me grupe të tjera ushtarake, përgjatë Isonzo. Kjo flet për admirimin e Skanderbeut për Albanën.

Në fshatin ilir, sot, edhe pse nuk flet askush shqip, aty flet shqip toka, flet shqip kështjella, flasin shqip shqiponjat që fluturonin mbi qiell të fshatit ilir. U larguam nga fshati ilir, Albana duke lënë qetë shqiponjat për të fluturuar në qiellin e tyre të lire…!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test