Le Temps (1939) / Mbreti Zog, për arsye shëndetësore të Lekës, anuloi vizitën e qytetit të Bergenit dhe fjordeve norvegjeze

Historia

Le Temps (1939) / Mbreti Zog, për arsye shëndetësore të Lekës, anuloi vizitën e qytetit të Bergenit dhe fjordeve norvegjeze

Nga: Aurenc Bebja Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:54
Shkrimi i “Le Temps”

“Le Temps” ka botuar të mërkurën e 26 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me familjen mbretërore shqiptare, e gjendur asokohe në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë patur në plan të vizitonin Bergen-in dhe fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë, por gjendja shëndetësore e djalit të tyre, Lekës, i ka detyruar ata të heqin dorë nga ky projekt.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë te gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Norvegji

Udhëtimet e mbretit Zog

Na telegrafojnë nga Oslo:

Mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë dhe djali i tyre, të cilët gjenden tashmë në Oslo, synonin të bënin një udhëtim në Bergen dhe në fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë.

Për arsye shëndetësore të djalit të tyre, ish-sovranët hoqën dorë nga ky projekt. Ata do të largohen për në Francë brenda pak ditësh, por mbreti Zog ka shprehur synimin e tij për t’u kthyer së shpejti në Norvegji për të vizituar bregun perëndimor.

Na telegrafojnë nga Tirana:

Një komision i kryesuar nga komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë mbretërore sapo ka vendosur të sekuestrojë dhe konfiskojë të gjithë pasurinë e Ahmet Zogut, ish-mbretit të Shqipërisë dhe këshilltarëve të tij kryesorë.

Deklarohet se ky vendim justifikohet nga fakti se mbreti Zog dhe bashkëpunëtorët e tij “kanë pasur një aktivitet anti – kombëtar”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-mbreti-zog-per-arsye-shendetesore-te-lekes-anulloi-viziten-e-qytetit-te-bergenit-dhe-fjordeve-norvegjeze/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat