Gjergj Kastrioti dhe pija e preferuar e tij vera malvaziane

Historia

Gjergj Kastrioti dhe pija e preferuar e tij vera malvaziane

Gjon KEKA Nga Gjon KEKA Më 17 tetor 2018 Në ora: 20:36
Gjon KEKA

Mbi jetënë dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut është shkruar dhe do të shkruhet vazhdimisht, pasi ai ka jetuar dhe ka lënë gjurmë e vepra të pashlyera në histori për të cilat flasin e do të flasin përgjithmonë studiuesit,historianët ,kronistët dhe autorët e shumët shqiptar ,europian e botëror.

Nxjerrja në dritë e gjurmëve, veprave dhe jetës së tij si një personalitet i shënjt, heor i madh, mbrojtësi të atdheut dhe civilizimit është dhe do të jetë detyrë e secilit historian, kronist e autor sot dhe në të ardhmen.Jeta dhe vepra e tij nuk është zënë vetëm nga të huajt, por edhe nga tregimet e gojdhënat e ndryshme që kanë dal si nga dëshmitarët e kohës ,ashtu edhe nga ata që jetuan afër kohës së tij dhe dësgjuan për të. Edhe ky përshkrim apo tregim interesant si më poshtë ku shpalos elementin e jetës së tij në shoqëri ,pijen e tij të preferuar të verës malvaziane dhe gatishmërinë e tij për t'i dal ballë gjithmonë armikut turk ,janë të një rëndësi të madhe për ne ,për ta njohur atë më mirë dhe epokën e lavdishme të tij. Dhe kjo sidmos siç nënvizohet në ( Die Kultur. Viertel-Jahrschrift für Wissenschaft, Literatur und Kunst, J.R.1910) duke përshkruar një nga përjetimet e rralla të kohës së tij të pashlyer në historinë e popullit tonë :
Një ditë Skënderbeu dhe shokët e tij u ulën tek një përrua për të ngrënë mish të kafshëve të malit dhe pirë verë nëntëvjeçare malvaziane. Gjatë kësaj kohe në malet e fqinjëve u dëgjua një bubullim.

Aty pranë Skënderbeut ishte ulur heroi Mhill Shini .
Kështu gjenerali(Skënderbeu) u kthye dhe iu dejtua atij me fjalët
"Nxito, vëlla, ngjitu në mal dhe shiko se çfarë po bubullon, nëse është një stuhi,kthehu prapë, por nëse janë turqit, më thirrë për të luftuar".
Figura e Gjergj Kastriotit nuk është skalituar vetëm në buste e statuja ,por edhe në qiell dhe në zemrat e arbërorëve ,madje edhe të popujve të ndryshëm europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat