Redaktori diplomatik i Daily Telegraph (1928): “Princ Vidi po përgatit një kundërrevolucion për të penguar shpalljen mbret të Ahmet Zogut”

Historia

Redaktori diplomatik i Daily Telegraph (1928): “Princ Vidi po përgatit një kundërrevolucion për të penguar shpalljen mbret të Ahmet Zogut”

Nga: Aurenc Bebja Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 13:49
Shkrimi i Daily Telegraph

“L’Action Française” ka botuar, të mërkurën e 22 gushtit 1928, në faqen n°3, rrëfimin e redaktorit diplomatik të Daily Telegraph, në lidhje me planet e Princ Vidit për të penguar shpalljen mbret të Ahmet Zogut, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

Rreth fronit shqiptar

Redaktori diplomatik i Daily Telegraph shkruan:

“Mësoj se princi Vilhelm Vidi, ish-mbret i Shqipërisë, synon të protestojë kundër shpalljes së ardhshme të Ahmet Bej Zogut si monark i vendit.

Madje thuhet se Princ Vidi do të nisë një kundërrevolucion në Shqipëri, i financuar nga elementë armiqësorë të Italisë dhe të përgatitur në Vjenë.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/redaktori-diplomatik-i-daily-telegraph-1928-princ-vidi-po-pergatit-nje-kunderrevolucion-per-te-penguar-shpalljen-mbret-te-ahmet-zogut/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat