Enver Hoxha duke bërë listën për t'i vrarë shqiptarët me pushkatim...

Historia

Enver Hoxha duke bërë listën për t'i vrarë shqiptarët me pushkatim...

Nga: N.Sh Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:45
Pamje nga video

Pas vitit 1967 gjendja e Kishës dhe e katolikëve në vazhdimësi ishte shumë e rënduar, Pjerri katolik u dënua me vrasje, pushkatim, varje, burgje, internime etj, për një pjesë të klerikëve të dënuar u kujdes vet Enver Hoxha që të merrnin dënimin me vdekje, thuhet në një video të publikuar në rrjetet sociale, transmeton gazeta “Bota sot”.

Komanda e Përsjithshme e Ushtrisë Kombëtare, seksioni juridik Tirnaë, me 2 mars 1945, Gjykatës Ushtarake Shkodër, gjegjëse e shkresës, numër 6/55, datë 26 prill 1946, aprovohet ndëshkimi me vdekje për Pater Gjovani Fausti nga Breshia Itali, Pater Daniel Dajani nga Shkodra, Pater Gjonë Shllaku nga Shkodra, Mark Ndoc Çuni, Çerim Sadik Miftari nga Vuthaj e Gucisë, Gjelosh Lulash Bajraktari nga Edrecaj, Shosh.

Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ndëshkime vdekje i Gjergj Vat Biciti kthehet me burgim të përjetshëm.

Aktet e fajtorisë së Frano Pjetër Mark Mirakajt kaun me u shqyrtuar më vonë dhe vendimi do ju komunikohet pas shqyrtimit.

Ministri i luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare, Gjeneral Kolonel Enver Hoxha.

Kjo ishte një pjesë e dokumentit të Enver Hoxhës, dhe lista e tij e vrasjeve dhe burgosjeve me burg të përjetshëm ndaj shqiptarëve.

Më poshtë, ua sjellim videon e plotë e cila tregon për raste të tjera të dënimeve me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat