Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)!

Historia

Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)!

Nga: Sami Arifi Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:55
Sami Arifi

Në të gjitha rastet gjatë luftërave serbët kishin aplikuar metodën  e shkatrrimit. Pikërisht, kjo lloj lufte, lufta serbe, kundër shqipërarëve e filluar me të madhe në vitet 1912-1913, po edhe më heret, që nga viti 1878, ka vazhduar pandërprerë deri në krimet më të fundëtat serbiane në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovën shqiptare.

Serbia duke mbrojtur tezën që shqiptarët ishin të ardhur në Maqedoni e në Kosovë, ajo kishte për qëllim që të paraqiste si të padiskutueshëm historikisht kufijtë që po vendoseshin gjatë viteve 1912-1913. Serbët këmbëngulen më tej që jo vetëm Kosova dhe Maqedonia, por gjithashtu edhe qyteti i Shkodrës dhe Porti i Durrësit, si edhe e gjithë zona që quhej sot Shqipëria Veriore, paskeshin qenë nën sundimin serb pare se të vinte Turqia.

Justin Godar shton se: “Të gjitha kombet duhet të dijnë të bëjnë dallimin në mes një populli dhe qeverisë së tij, si e bëjnë shqiptarët. Megjithatë, në Jugosllavi qeverit pasuan njëra-tjetrën dhe nuk ndryshuan asgjë në drejtim të trajtimit të shqiptarëve, të cilët vazhduan të ishin të ngacmuar, të burgosur, torturuar, të vrarë e të diskriminuar tërë kohën”.

Gazeta Frankfurter Zeitung ka shkruar se: “Duke iu referuar të rejave të fundit, sipas të cilave, 300 shqiptarë prej Lume, të cilët duke qenë të paarmatosur, u pushkatuan pa asnjë proçes gjyqësor. Që në fillim të luftës, autori i libërit Albanies Golgotha (Golgota Shqiptare), Leo Freundlich citon të ketë dëgjuar personalisht nga autoritetet serbe prej më autoritarëve, që shpreheshin fare hapur: “Ne do t’i shfarosim shqiptarët”.

Serbët-deklaron profesor Schiemann në artikullin e tij botuar tek gazeta “Crusading”- po zhvillojnë kundër shqiptarëve një luftë të formës së gjenocidit. Ata do të dëshironin me shpirt që të shfarosnin një komb me rrënjë e me degë”. 

Edhe gazeta “Dely Chronicle” raporton me 12 nëntor 1912 se, therrjet masive të mijëra shqiptarëve prej serbëve është një fakt që s’mund të kundërshtojë askush. Pran Shkupit dy mijë shqiptarë myslimanë, dhe, jo fort larg prej Prizrenit, pesë mijë të tjerë, janë therrur pa mëshirë. Janë ndezur flakë shumë fshatra, dhe janë masakruar banorët e tyre. Me rastin e kontrolleve të armëve nëpër shtëpia, gjakftohtësisht janë vrarë shqiptarë të pafajshëm, pa patur pikë rëndësie për vrasësit nëse gjendej armë e municion nëpër shtëpit e viktimave apo jo. Serbët e kanë bërë krejtësisht të qartë se shqiptarët myslimanë duhet të shfarosen. Shumicës së gazetarëve të huaj iu ndalua hyrja në Kosovë, por, megjithatë, lajmet u përhapën: një gazetar danez raporton nga Shkupi se në Prizren ishin vrarë pesë mijë shqiptarë pas pushtimit të qytetit, kurse më pas shtonte se fushata serbe “kishte marr karakterin e një masakre të tmerrshëme të popullatës shqiptare”. Në dhjetor të vitit 1912, mbreti serb kishte shpallur një dekret personal, nëpër mjet të së cilës e vinte tërë këtë rajon nën sundimin ushtarak; nga shqiptarët kërkohej ose t’i dorëzonin të gjitha armët, ose do të konsideroheshin si armiq të cilët do të ndiqeshin pa mëshirë. Njoftime mjaft të plota kishte dhënë argjipeshkvi shqiptar katolik i Shkupit, Lazër Mjeda, në raportin e tij dërguar Romës, më 24 janar 1913. Ai theksonte se në Ferizaj ishin mbetur gjallë vetëm tre shqiptarë myslimanë të moshës 15 vjeçare; se popullata shqiptare e Gjilanit ishte masakruar, ndonse qyteti ishte dorëzuar pa rezistencë; kurse Gjakova ishte shkretëruar tërsisht. Rasti më i tmerrshëm kishte ndodhur në Prizren, i cili si Gjilani, ishte dorëzuar në mënyrë paqësore, “qyteti duket si një mbretëri e vdekjes. Ata trokasin në dyert e shtëpive shqiptare, i marrin meshkujt dhe i pushkatojnë menjëherë, sa u përket grabitjeve plaqkitjeve dhe dhunimeve, më mirë të mos përmenden; që atëherë urdhëri i ditës ishte: kundër shqiptarëve lejohet çdo gjë-jo vetëm lejohet, por edhe kërkohet edhe urdhërohet, dhe, me gjithë këto tmerre të llahtarshme, komandanti ushtarak, Bozho Jankoviq, e detyroi me dhunë parinë e qytetit, ai me armë në dorë, që t’i dërgonte mbretit Petër një telegram falenderimi.

Urrejtje mjaft të mëdha për asgjësimin e shqiptarëve në përkrahje të Serbisë kishte Rusia. Ministri i Jashtëm rus Sazanov, në bisedë me ambasadorin gjerman në Petersburg, thoshte se: “Shqipëria s’ka zgjidhje tjetër, vetëm si autonomi nën sovranitetin turk”, por shefi i ambasadës gjermane thoshte se: “Ne dyshojmë se Turqia e përkrah të njëjtën zgjidhje”. Sazanov thotë se: “Jam i sigurt që Turqia e përkrahë zgjedhjen e një guvernatori shqiptar nën sovranitetin e saj” dhe në të njejtën kohë shprehte urrejtje shumë të mëdha ndaj shqiptarëve, duke thënë se: “Të gjithë shqiptarët janë vrasës, mbytës, terroristë, prandaj mbytësi Esad Pasha, ndoshta është i përshtatshëm për guvernator të Shqipërisë”. Shtetin shqiptar të fortë dhe të zhvilluar ai e shihte si të pamundshëm.

Ndryshe nga qytetet e përmendura më lart, Ferizaj ka kundërvepruar me rrezistencë të armatosur. Është luftuar pandërprer 24 orë. Këtu ka ndodhur që një grua shqiptare së cilës i ishte vrarë i shoqi, me një pushkë të vjetër, ka shtrirë për tokë pesë serbë, duke shpaguar vehten që e vrau me plumbin e fundit. Masakra e ferizajve kushtoi 12.000 (dymbdhjetë mijë) viktima. Deri tani, në qytet nuk ka pothuajse asnjë banor mbi moshën 15 vjeçare.

Gjilani edhe se s’bëri rrezistencë, e tërë popullata u shfaros me plumb, ose duke u djegur për së gjalli. Në Prishtinë okupatori serb ka qenë ende më i përgjakur. Numri i shqiptarëve të vrarë ishte mbi pesë mijë veta. Në Prizren bandat serbe shkatruan më shumë se askund tjetër. Ata kanë thyer dyer shtëpishë dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pytur a ishte i ri a plak, burrë e grua. Sulmet përsëriteshin për natë brenda në qytet dhe periferi të tij. Numri i të vrarëve vetëm në ditën e parë është mbi 4000 (katër mijë) frymë të masakruar është peshqeshi i ditës së parë të invazionit serb. Por pavarësisht nga ky fakt, kryekomandanti, Jankoviq me grykat e armëve tek krenat e të gjithë personaliteteve e prijsave të fiseve shqiptare

që mundi të kapte, i detyroi ata që të nënshkruanin një deklaratë mirënjohjeje drejtuar mbretit serb Petër për “ushtrinë serbe që erdh e na çliroi”.

Gjashtëdhjetë shqiptarë janë vrarë në Terstenik, tridhjetë e dy në Smirë, nëntëdhjetë në Ljubishtë. Në Komogllavë ku numroheshin pesëdhjetë shtëpi, u vranë që të gjithë burrat pa asnjë përjashtim. Më pas, po në këtë zonë, janë mbledhur burrat, janë vënë me forcë në rresht dhe janë detyruar të përshëndesin ushtarakisht. Pastaj janë lidhur këmbë e duar dhe janë pushkatuar. Në Preshevë gjithashtu kanë mbetur fare pak njerëz të gjallë. Në fund të shkurtit 1913, forcat e armatosura serbe hynë në fshatin Shashare. Grumbulluan të gjithë burrat dhe djemtë. Dhe, para tyre, nisen të përdhunojnë të gjitha vajzat dhe grat e fshatit. Po në këtë mënyrë të turpshme e faqezezë, ushtria serbe veproi edhe në fshatin e Letnicës. Duhet të vemë në dukje se popullata e Shashares dhe e Letnicës ishte krejtësisht sllave dhe katolike. Egërsia e patregueshme e trupave serbe nuk ka kursyer edhe racën e vet katolike.

Pikërisht në ditën e pushtimit të Durrësit nga ushtria gjakatare serbe, profesori kroat, Milan von Sufflay, botoi në gazetë një shkrim të gjatë, ku tregonte se argumentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike. Artikullin e tij e botonte gazeta Austro-Hungareze Neue Freie Presse.

Durham shkruante se: “sllavët vazhdonin të bërtisnin “vdekje Shqipërisë”. Shpëtimi i këtij vendi ishte një detyrë e qartë e Austrisë, e cila duhej të ishte edhe e Italisë. Organi i Dorës së Zezë Serbe, “Piemonti”, këshillonte therrjen e gjithë banorëve të Shkodrës, si dënim për kundërshtimin që ata kishin guxuar të trgojnë. Ashtu siç ngjan gjithmonë, lufta kishte ngjallur pasione më të ulta tek ajo racë, e shumta gjysëm e qytetruar”. Malazezët bënin haptas masakra mbi popullsinë civile. Edith Durham që ishte dëshmitare e gjallë e ngjarjeve dëshmon: serbët e malazezët pohonin haptazi qëllimet etyre për t’i dhënë fund tërë racës shqiptare.

Në këto rrethana tejet të rënda për popullin shqiptar, kryeministri i Austro-Hungarisë, Graf Berchtold i shpalos brengosjet në stafin e vetë të besuar për qëllimet e zgjerimit që kanë shtetet Ballkanike. Ai e siguron Gjermaninë se Austro-Hungaria s’ka qëllime territoriale, por që s’mund të pranoi ekspansionizmin shokues seb në Ballkan.

Doktor Leonte na ka dhënë plot përshkrime për masakra të ngjashme me këto, të kriminuara nga serbët në Kumanovë, Prizren dhe gjithandej. Çfardo që lexohet më poshtë është një relacion i 20 nëntorit 1912 dhënë në Zemun nga korrespodenti i mirënjohur i luftës Hermengild Ëagner: Gjatë tri ditëve të qëndrimit tim në Nish, unë pata mundësi që të siguroja disa fakte bindëse që kanë lidhje me vrasjet e kriminuara nga trupat serbe. Unë deklaroi se kam dëshmitarë me shumë reputacion, që mbështesin të gjitha të rejat që po paraqes. Një vajzë shqiptare 15 vjeçare u moar në fortesën e Nishit. Dyshohej se ajo u kishte hedhur serbëve një bombë kur ata ishin duke hyrë në qytetin e Ferizajt. Vajza e mjerë, mbi të cilën rënkonte krimi, në vend që ta dorëzonin para gjykatës ushtarake, ia dhanë ushtarëve. Ata ia goditën asaj kafkën e kokës derisa ia bënë copa-copa.

Në Seferaj, rrethi i Gjilanit, serbët i vunë flakën një kasolleje, ku hodhën të gjallë nëpër flakët e saja dy pleqt që banonin atje. Një burrë që dukej se i kishte të vetët të mjerët e moshuar dhe që iu lut flakëvënësve që të ndërhynte ai përmes flakëve e t’i nxirrte që andej ata, u vra me një plumb. Këtë muaj janë djegur e rrafshuar për tokë lokalitetet e mëposhtme: Ljubishtë, Kolish, Terpezë dhe Gjylekar. Pa as më të voglin shkas. Më vonë janë shtën në nivelin zero edhe tre vendbanime të tjera, duke përfshi gra edhe fëmijë. Vazhdon pjesa e dytë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat