Le Gaulois (1914) / Ismail Qemali – vlonjatëve: “Merrni armët që të mbrojmë qytetin ndaj armiqve!”

Historia

Le Gaulois (1914) / Ismail Qemali – vlonjatëve: “Merrni armët që të mbrojmë qytetin ndaj armiqve!”

Nga: Aurenc Bebja Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 16:05
Shkrimi i Le Gaulois

Gazeta franceze, “Le Gaulois”, ka botuar, të premten e 17 korrikut 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me apelin e Ismail Qemalit drejtuar vlonjatëve me qëllim mbrojtjen e qytetit ndaj armiqve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ngjarjet e Shqipërisë

Durrësi është gati të mbrohet

Thirrja e Qemal pashait

Vlorë, 15 korrik, ora 10 e mbrëmjes.

Sot, Ismail Qemali thirri popullin e Vlorës dhe i kërkoi atij të vrapojë me armët në duar për të mbrojtur qytetin kundër armiqve që po përparonin. Thirrjet “Rroftë lufta ! Rroftë Shqipëria ! Rroftë mbreti Vid !” shpërthyen menjëherë në të gjitha anët.

Një komision u formua për të shpëtuar refugjatët që vinin nga zonat e pushtuara nga rebelët dhe për të siguruar mbështetjen e familjeve të mbrojtësve të qytetit.

Nga Korça, Tepelena, Berati dhe Fieri mbërrijnë turma refugjatësh. Këta tregojnë se skena të dhimbshme (zjarre dhe masakra) kanë ndodhur në zonat e tyre. Trupat shqiptare të këtyre garnizoneve mbërrijnë në mënyrë të çrregullt, të lodhura tmerrësisht.

Na thonë se Epirotët (gazeta e ka fjalën për grekët) kanë pushtuar ‘Lokatin’, 5 orë nga Vlora.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-gaulois-1914-ismail-qemali-vlonjateve-merrni-armet-qe-te-mbrojme-qytetin-ndaj-armiqve/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat