Komunikimi Diplomatik i Shqiptarëve me Presidentin W.Willson gjatë zhvillimit te Konferencës së Paqes në Versaj më 1919

Historia

Komunikimi Diplomatik i Shqiptarëve me Presidentin W.Willson gjatë zhvillimit te Konferencës së Paqes në Versaj më 1919

PhD. Mehmet Prishtina Nga PhD. Mehmet Prishtina Më 16 nëntor 2018 Në ora: 13:17
Presidenti Woodrow Willson

Në fokusin  e kësaj faktografie, në spikamë është vënë komunikimi diplomatik i shqiptarëve me Presidentin W.Willson gjatë Konferencës së Paqes në Varsaj më vitin 1919.

Në këto dokumente të cilat për qëllim ka vënien e gjërave në vend të vetin, t’i bindë ata në mesin tonë të cilëve qëllimi i mirë i tyre ishte i befasuar nga poshtërsitë cinike dhe t’i demantojë dhe shfaq në dritë individët e pikëlluar të cilët, duke ju nënshtruar interesave të shëmtuara materiale, me vetëdije kryen akte të cilat janë shumë afër kufirit të asaj që mendohet se është tradhti.

Në thirjen, të cilën do ta lexoni, aq fisnike dhe të fuqishme patriotike, do të dëgjoni se si jehon  zëri i popullit shqiptar, i cili me shekuj është i etur për liri dhe pavarësi. Në kushtet e sotme, populli jonë nuk mund të gjejë përkthyes  më besnik dhe më të vërtetë se sa  grupi i patriotëve të tubuar rreth z. Hasan bej Prishtina, nënshkrues, në emër të tyre, në kërkesën drejtuar deri tek z. Uillson.

Në të qartë dhe pa asnjë dobësi janë të theksuara dhe të paraqituar dëshirat e sinqerta dhe aspiratat legjitime të banorëve shqiptarë, dëshira dhe aspirata të cilat bazohen, edhe atë në hollësi më të imëta, në të drejtat  e pacënueshme dhe të patransferueshme të popujve, ashtu siç i proklamonte, me aq fuqi dhe autoritet, kryetari Uillson. E ndjejmë edhe ndjenjën legjitime të satisfaksionit patriotik për  faktin se sot kemi mundësi, para atyre  të cilët akoma kanë dyshime, të tregojmë dëshmi të palëkundur se ajo për të cilën përherë kemi luftuar, në shkrimet e publikimit tonë modest, në gjithçka korrespondon me ndjenjat e vërteta dhe reale të popullit tonë, sepse çdo fjalë e z. Hasan Bej Prishtinës në mënyrë eklatante e vërteton atë që ne, madje edhe në kohë të fundit, kemi mundësi ta vërtetojmë përmes këtyre rreshtave, e kjo është se: „Pavarësi e plotë për gjithë atdheun shqiptar[1]“

Pas kësaj thirjeje, fare nuk ka nevojë që të emërtojmë lëvizjet kriminale antipatriotike dhe aktivitetet e grupit të pikëlluar të nënshkruesve të Factum de Geneve, as edhe të stigmatizojmë përpjekjen e tyre të turpshme që të paraqiten si zëdhënës të besueshëm të ndjenjave të një populli, i cili aspak nuk i njeh dhe me të cilin, tani më me dekata, nuk ka lidhje qoftë edhe më të dobët morale ose materiale[2].

Mu ky apel i reduktoi në minimum peticionet të cilat qeveria e z. Sonino vazhdoi t’i dërgojë edhe atë përmes bashkëqytetarëve tanë të cilët i ka nën pushtetin e tij në Itali, ose madje edhe nga Shqiptarë të  Shqipërisë, ku karabinierët së bashku me të tjerë civilë dhe agjentë ushtarakë në Romë gjejnë mënyra të fuqishme për t’i nënshtruar nën një zgjedhë të huaj[3].

Këtu në vazhdim, do të paraqesim si një reprodukim teksual, kërkesën  e dërguar telegrafike deri tek kryetari W.Willson, në Paris, më 18 dhjetor të vitit 1918:

“ Z. Kryetar,

Ju jeni duke u përgatitur të merrni pjesë në kongresin i cili duhet ta rikonstruojë Europën në parimet e së drejtës së popujve që vetë të vendosin për fatin e tyre, parime për të cilën lavdia e të shënuarit në flamurin e njerëzimit ju takon juve.

Në këtë moment solemn, ne, përfaqësuesit e dy milion e gjysëm Shqiptarëve – popullit më të vjetër të gadishullit Ballkanik, ju drejtohemi Juve me lutje që t’i shqyrtoni dëshirat  e popullit tonë për paanshmëri të plotë i cili aq shumë ju dallon nga të tjerët dhe të na mundësoni që këto dëshira t’i dorëzojmë në Konferencën e paqës.

Gjatë shumë shekujve dhe me shumë vështirësi me të cilat duhej të ballafaqohej, megjithatë populli jonë e ruajti gjuhën e vet, origjinalitetin e vet, traditat e veta.  Pesë shekuj të plotë populli jonë me një rezistencë të fuqishme i kundërvihej presionit otoman dhe në fund ja mori pushtetit turk të gjitha ato të arritura të mëdha me shfuqizimin e saj në vitin 1912. Është e vërtetë se në takimin e ambasadorëve në Londër në 1913 u krijua Shqipëria e pavarur por pjesa më e madhe e Shqiptarëve mbeti jashtë kufijve të këtij Shteti.

 Prandaj, proklamimi i juaj që kishte të bënte me të drejtat e popujve që vetë të drejtojnë me fatin e tyre, populli shqiptar e priti si porosi të një shpëtimtari. Nuk dyshojmë se Ju zoti Kryetar së bashku me aleatët Tuaj të kombit shqiptar do t’i mundësoni të drejtat e njëjta siç i gëzojmë edhe Ermenët, Çekët, Jugosllavët dhe kombet tjera. Kombi shqiptar i cili dha aq shumë viktima për realizimin e idealit të vet nacional dhe për këtë qëllim derdhi aq shumë gjak, mbetet i bindur se ju dhe aleatët tuaj do t’i vini fund vujatjeve në emër të së drejtës dhe barazisë.

Të bindur në këto premisa, ne Ju drejtohemi me lutje, Z. Kryetar, që t’i shfrytëzoni ndikimin tuaj që gjatë kohës së bisedimeve të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë e Shqipërisë, që në Konferencën e paqës të ftohet për pjesëmarrje edhe delagacioni i popullit shqiptar që t’i paraqes dhe t’i arsyetoj dëshirat dhe kërkesat e kombit shqiptar.

Ju drejtojmë, z Kryetar,  respektin tonë të thellë.

Në emër të kombit shqiptar

(nënshkruar) Hasan Bej Prishtina

Do të ishte një përdhosje e vërtetë tentimi që të bëhet një krahasim i kësaj kërkese patriotike dhe dinjitoze dhe të atij dokumenti servil të nënshkruar nga grupi i pikëlluar i Gjenevës të udhëhequr nga nëntëdhjetë vjeçari Turkan Pasha.

Në vazhdim do të prezantojmë disa fjalë për personalitetin e z. Hasan Bej Prishtinës  që më së miri të shfaqim ambisim e thellë ndarës të atyre të cilët me aq nënshtrim e nënshkruajnë dokumentin e përpiluar nga ana e agjentit të interesuar për përfitime të imperializmit të huaj dhe patriotëve, të cilët luftojnë për shpëtimin e atdheut dhe popullit të vet.

Bashkëkombasi ynë eminent, i cili i takon familjes berisha, është i lindur para katërdhjetë vjet në Vushtri, qytezë e vogël,  e vendosur mes Prishtinës dhe Mitrovicës, ajo pjesë e Shqipërisë veriore të cilën Konferenca e Ambasadorëve në Londër, duke shkelur mbi të drejtat e patransferuara të popujve dhe në kundërshtim flagrant me të gjitha normat e së drejtës dhe barazisë, i lejoi vetes dobësi që ta lë atë nën Serbinë, fëmijë e lazdruar e mbretërisë ruse.

Hasan Beu shumë herët u paraqit me patriotizmin e tij të ashpër dhe entusiast mbi të gjitha çështjet shqiptare. Nuk u zbraps para asnjë viktime: Shpesh herë edhe ai vet ka paguar kur kjo do të ishte e nevojshme ndërsa qesja[4] e tij ishte bujare për të gjitha veprimtaritë patriotike.

Kur në vitin 1909, në Elbasan, u themelua shkolla e parë e rregullt, z. Hasan Bej Prishtina u kujdes që të dërgojë si edhe t’i mbështesë, me shpenzimet e tij, tridhjetë persona të rinj nga rajoni i këtushëm i Shqipërisë ku edhe ai vetë e pa dritën e ditës.

Ai është zgjedhur deputet nga rajoni i Prishtinës në parlamentin e parë turk. Z. Hasan Bej Prishtina ishte në radhët e opozitës kundër shovinistëve të fuqishëm të Komitetit Union dhe Progresist, të cilëve ja u kuptoi vizionet e verbëta pan- turke.

Gjatë verës së vitit 1912, në mënyrë aktive mori pjesë në kryengritjen shqiptare, e cila i lëkundi themelet e fuqisë turke në Europë. Pas disfatës dhe rigrupimit të ushtrisë së pushtetit turk në Mitrovicë, Prishtina (23 korrik 1912 dhe Kaçaniku dhe pas çlirimit të tërë vendit, Hasan Beu së bashku me udhëheqësit tjerë eminent ishin në krye të ushtrisë prej 30.000 luftëtarëve shqiptarë, të cilët në mënyrë triumfale hyrën në Shkup (fundi i gjysmës së parë të gushtit të 1912) që solli deri në kapitulim të ushtrisë gjon-turke në Stanboll.

Pastaj, Hasan Beu u bë ministër në qeverinë e përkohshme në Vlorë e pastaj  kur u krijua qeveria e rregullt në Durrës, ai mori pjesë si anëtar në kabinetin ministror.

Lufta e Parë Botërore e befasoi në Shqipëri të cilën nuk dëshironte ta linte; i përndjekur nga Serbët dhe Malazezët të cilët e pushtuan shtetin në vitin 1915, ai u shmnag nga vdekja vetëm duke ju falëmenderuar shokëve të tij të përkushtuar tek të cilët edhe ishte vendosur.

Okupatorët e rinj të vendit tonë, pas dështimit serb, nuk ishin aspak më mirë të disponuar kundrejt bashkëkombasit tonë eminent, patriotizmi i tij i ashpër mbeti arsyeja për dyshim dhe mosbesim.

Pas akuzave shpifëse u arrestua, u burgos dhe kohë të gjatë nuk kishim asnjë lajm nga ai: madje për këtë arsye kishte momente kur ishim tejet të shqetësuar, sepse sipa zërave të ndryshëm, bëhej fjalë për një dënim me vdekje. Për fat të mirë, e vërteta dhe pafajësia së fundi dolën në pah dhe z. Hasan Bej Prishtina, më në fund u lirua, dhe kishte mundësi që t’i përkushtohet punës së tij - të punuarit në shkollat nacionale, gjatë së cilës i inkurajonte të gjitha nismat fisnike dhe secilin entuziazëm që do ta vërente.

Ngjarjet e fundit në Prishtinë e befasuan dhe, me shumë mund dhe përpjekje arriti që t’ju largohet bastisjeve dhe ndjekjeve të shërbimeve serbe.

Menjëherë pasi që doli jashtë fushëveprimit të armiqve të përbetuar të popullit tonë, z. Hasan Bej Prishtina shpejtoi për të dërguar kërkesën patriotike deri tek z. Uillson, të cilën sapo edhe e lexuam.

 *  *  *

Une  sot gjatë hulumtimit   shkencor dhe me rastin e  100- vjetorit të  Luftës së Parë Botërore, po u sjelli  dokumente të reja arkivore që po botohen  për herë të parë nga frëngjishtja me qëllim të dokumentimit të kërkesave të vazhdueshme të shqiptarëve që të korrigjohet copëtimi i padrejtë i kufijve shqiptar ku më shumë së gjysma e territorit dhe popullit shqiptar, me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 , mbeti jashtë trojeve të Shqipërisë Londineze.

Në vazhdim do të paraqesim prononcimin e kryministrit britanik,  Z. Asquith,  dhënë në dhomën e

komunave në Londër :

 «Ne nuk do ta fusim  kurrë shpatën në këllëf, që ne nuk e kemi nxjerrë  me lehtësi, para se Belgjika dhe unë  po i shtoj sot edhe  Serbinë, të kenë fituar tërë atë që kanë sakrifikuar, madje edhe më shumë»

Kjo deklaratë shqetëson seriozisht të gjitha qarqet nacionaliste shqiptare. Burimet arkivore që po botohen për herë të parë dhe Deklerata e një Kryministri Britanik  është për ne një fakt më shumë se si u përkrah coptimi i trojeve etnike shqiptare me rastin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Dr. M. TOURTOULIE

 Lausanne (Lozanë), më 27 shkurt ……

Zotëri Wilson-it

President i konfederatës së Shteteve të Bashkuara

Në  VASHINGTON

[1] Mendojmë se nuk ka nevojë që të insistohet në identiken mbi këto ndjenja të njëjta të cilat i ndajmë me të gjithë bashkëkombasit tanë nga ana tjetër e Atlantikut. Shqiptarët në SHBA dhe në Kanada janë njëzëri me këtë, ndërsa lajmëtarët e tyre siç janë  Dielli, Koha, ëlbania, Shqyrtimi Adriatik (ti përmendim vetëm më të rëndësishmit),nuk lënë as edhe një mundësi të vogël e të mos i proklamojnë dhe vërtetojnë, me një bindje të thellë, të njëjtat aspirata kombëtare.

Nga brigjet e botës së re nuk u paraqit as edhe një zë mospajtimi, edhe përkundër përpjekjeve të shumta të Konsultës, ku edhe shumë herë ishim të informuar mbi prezencën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kolonitë shqpitare. A ndodh kjo për shkak të faktit se atje mes vëllezërve tanë nuk ka  asnjë nga rrënojat e trishtuara të regjimit turk, nga ata njerëz të cilët ishin të largura nga Turqia, morrën guximin që të kujtohen në kombin e tyre shqiptar dhe ndërkohë ti vërsulen Shqipësrië si  një gjahu të vetë

Ka mundësi, megjithatë,  jo nuk është arsye që të jemi më pak krenar me sjelljen e bashkëkombasve tanë në SHBA dhe Kanadasë.

[2] Në mesin e 14 nënshkruesve  në Gjenevë – numër i cili ditën e ardhshme u zvogëlua në 13, sa numër pa fat dhe çfarë rastësi fatale – në vendin e z. Soninos e quajnë numri i Judës. Në mesin e tyre ka 5 njerëz të cilët fare nuk e flasin gjuhën tonë kombëtare.

Por për ata, agjentët e Kosnultës, kjo fare nuk është arsye për shqetësim!

[3] A duhet këtu të theksojmë se sa monstruoz është në kundërshtim me natyrën, me temperamentin, karakterin e vërtetë të popullit shqiptar atë që e shohim si sjellje tek një grusht individësh të cilët qoftë për shkak të dobësisë në karakterin e tyre ose për shkak të arsyeve të shumta konkrete, kanë lejuar një sjellje e cila është e uryer dhe kriminale ndaj atdheut të tyre si edhe të vëllezërve të tyreë A mund këtë, me vetëdije ta pranojmë si diçka të natyshmeë A është e kuptueshme që ta lidhim këtë dëshirë qëllimkeqe të disa individëve me bindjen e pathyeshme të gjithë popullit shqiptar në akuzën për liri dhe pavarësië  Përkushtimi i cili është  i padyshimtë, në veçanti pas betejave të Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, të cilit e gjithë Europa  i detyrohet në respekt dhe i cili i mundësoi që të ngritet në këmbë pas rënies së Stambollit, dhe të cilit më afër me kohën tonë, Greqia ja ka borxh pavarësinë e saj.

[4] Në kuptim –portofol (interv.përkth)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat