Një kampion shahu në krye të Ballit Kombëtar - Bota Sot
Një kampion shahu në krye të Ballit Kombëtar

Historia

Një kampion shahu në krye të Ballit Kombëtar

Nga: Nelson Qirjaku Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:28
Nihat Bakalli

Po, eshte e vertete! E kemi fjalen per perfaqesuesin e shquar te nacionalizmit shqiptar, veprimtarin dhe kryetarin e Ballit Kombetar per Diasporen, vazhduesin e denje te vepres se Mithat Frasherit, intelektualin e spikatur, qendrestarin antikomunist, demokratin e gjysmes se dyte te shekullit XX dhe te diteve tona, zotin Nihat Bakallin.

Ai u lind ne Shkoder me 12 janar te vitit 1931, ne nje familje patriote dhe qytetare shkodrane. I ati, i permenduri hafiz Ymer Bakalli, pate studiuar per teologji dhe psikologji ne Turqi, ishte nje patriot i njohur, pjesemarres ne Luften e Koplikut dhe ne mbrojtje te Shkodres ne vitet 1918-1920 kunder pushtuesve serbo-malazeze. Antizogist i burgosur, pjesetar i opozites demokratike te viteve '30, antifashist dhe antikomunist i vendosur, ai urrente me se shumti komunizmin, qe prishi fe dhe atdhe. U burgos dhe u internua ne kampin famekeq te Tepelenes nga regjimi komunist.

Nihati mesimet e para dhe te mesme i mori ne qytetin e lindjes. Mesimet e lojes se shahut i mori nga shoku i tij Zyhdi Baja dhe me pas mori pjese ne garat lokale ne qytetin e Shkodres, nga ku arriti te dale kampion ne shah i ketij qyteti. Ai mori pjese dhe ne kampionatin kombetar te vitit 1950, qe u zhvillua ne Tirane ne muajin korrik, ku u dalluar ndermjet shahisteve te rinj si me i pergatituri dhe pati rezultate te larta, barazoi me mjeshtrin Sotir Qirjaku (kampion kombetar 1947 e 1950), si dhe me mjeshtrin Skender Carcani (kampion kombetar 1948,1949 dhe 1950), fitoi ndaj mjeshtrit Xhafer Caushi (kampionin kombetar 1933), ndersa nje vit me pare kishte barazuar ne takimin ndermjet qyteteve Shkodra-Tirana me mjeshtrin Teodor Siliqi (kampion kombetar 1948).

Pas perfundimit te kampionatit kombetar Nihat Bakalli, me 15 shtator 1950, arratiset nga Shqiperia ne Jugosllavi. Arsyeja ishte se ai ne Shkoder ne vitet 1947-1948 qe pjesemarres ne levizjen studentore antikomuniste, bashke me Bardhosh Danin, Mark Cacajn, Ibrahim Dergutin, Hilmi Hoxhen, Ferid Myftiun etj., duke bere propagande antikomuniste dhe protesta. Veprimi me i madh i ketij grupi ishte, kur ai dhe Bardhoshi shkruan nje parrulle antikomuniste ne nje faqe te murit te gjimnazit: "Poshte komunizmi! Jashte rebelet!". Per t'iu shmangur regjimit te eger, u ndane dhe u organizuan ne grupe te vogla prej tre vetesh, ndersa mbledhjet i benin ne shtepine e Nihatit.

Image

Por grushti i eger i pushtetit komunist ra mbi studentet: Ethem Bakalli, Ahmet Bushati, Mergim Dani, Viktor Luka, dhe Njazi Uruci, te cilet u burgosen, ndersa Bardhosh Dani, Ibrahim Derguti dhe Mark Cacaj u vrane gjate orvajtjes per t'u arratisur. I ndodhur perpara kesaj gjendjeje, Nihati bashke me shokun e tij Zyhdi Baja, per t'i shpetuar arrestimit, u arratisen ne Jugosllavi.

Kur qellonte qe ndonjehere zihej ne goje, ndermjet shahisteve te Shqiperise, emri i Nihat Bakallit, shahisti Abdyl Shala, disa here kampion i Shkodres, thoshte per 'te: "Nder shahistet e rinj shkodrane me i miri ishte Nihat Bakalli, i cili me plot kuptimin e fjales, mund te ishte bere nje mjeshter shume i mire shahu". 

Image

Kur ndokush pyeste se cili kish qene shkaku i arratisjes se Nihatit, te tjeret ngrehnin supet ngaqe askush nuk e dinte arsyen. Natyrisht, ne shtypin shahistik te Shqiperise, qe nga koha e arratisjes se tij dhe gjer me 1990, asnjehere nuk mund te permendej dhe nuk iu permend atij emri.

Per ata qe dine te luajne shah, po sjellim ne vijim disa ndeshje shahu te Nihat Bakallit, per te dhene vete ata vleresimin mbi lojen e ketij shahisti.

Image

Mbrojtje Indiane Nimcovic.

I bardhi: Teodor Siliqi.

I ziu: Nihat Bakalli.

Ndeshje me ekipe, Tirana-Shkodra, me 2 tetor 1949.

1. d4 Kf6 2. c4 e6 3. Kc3 Fb4 4. Dc2 c5 5. a3 cd4? 6. ab4 dc3 7. bc3 b6 8. e4 Dc7 9. Fd3 Fb7 10. f3 d5 11. ed5 ed5 12. cd5 De7+ 13. Ke2 K:d5 14. Dd2 0-0 15. 0-0 Df6 16. Fb2 Ke7 17. c4 Dh4 18. g3 Dh5 19. Kf4 Dh6 20. Dc3 Kd7 21. Kh5! f6 22. Kf4 Ke5 23. Fc2 Mh8 24. Fc1 Mg8 25. Kg6 Dh5 26. K:e7+ Mf7 27. Kf5 K:f3+ 28. T:f3 F:f3 29. c5 Mg8? 30. c6 Fg4 31. Dc4+ Mh8 32. Kd6 De5 33. De4 D:e4 34. F:e4 Tad8 35. Fa3 T:d6! 36. b5 Td4 37. F:f8 T:e4 38. T:a7 Te1+ 39. Mf2 Te2+ 40. Mf1 Te8! 41. F:g7+ Mg8 42. F:f6 Fe2+ 43. Mf2 F:b5 44. Tg7+ Mf8 45. T:h7 F:c6 46. Th8+ Mf7 47. T:e8 M:e8 48. Fd4 b5. Remi. 
(Botuar nga Sotir Qirjaku ne gazeten "Sporti popullor", nr. 29, date 17 nentor 1949).

Loje Skoceze.

I bardhi: Xhafer Caushi.

I ziu: Nihat Bakalli.

Kampionati VI kombetar i shahut, turni VI, Tirane, me 26 korrik 1950.

1. e4 e5 2. Kf3 Kc6 3. Fc4 Kf6 4. d4 ed4 5. e5 d5 6. Fb5 Kd7 7. F:c6 bc6 8. D:d4 Fa6 9. Kc3 Kc5 10. Fg5 Db8 11. Fc1 Ke6 12. Da4 Db7 13. Kd4 K:d4 14. D:d4 Db4 15. D:b4 F:b4 16. Fd2 0-0 17. a3 Fe7 18. f4 f6 19. 0-0-0 fe5 20. fe5 Tf5 21. Tde1 Fc5 22. Kd1 Te8 23. Fc3 d4 24. Fa5 Fb6 25. F:b6 cb6 26. e6 Tf6 27. Te4 c5 28. The1 Tf1 29. T:f1 F:f1 30. g4 Fc4 31. c3 T:e6 32. T:e6 F:e6 33. cd4 cd4 34. Kf2 Fc4 35. Ke4 Fe2 36. Kf2 Mf7 37. Md2 Fa6 38. b4 Me6 39. Kh3 Me5 40. Kg5 h6 41. Kf7+ Md5 42. h3 Fb5 43. g5 hg5 44. K:g5 Mc4 45. Ke6 g6 46. h4 Fe8 47. Kc7 Fd7 48. Mc2 a5 49. Ka8 Ff5+ 50. Md2 ab4 51. ab4 b5 52. Kc7 M:b4 53. Ke8 Mc5 54. Kg7 Fg4 55. Md3 b4 56. Mc2 Mc4 57. Ke8 b3+ 58. Mb2 d3 59. Kd6+ Md5 60. Kb5 d2. I bardhi dorezohet.

Image

Gambiti Staunton.

I bardhi: Nihat Bakalli.

I ziu: Sotir Qirjaku.

Kampionati VI kombetar i shahut, turni X, Tirane, me 30 korrik 1950. 

1. d4 f5 2. e4 fe4 3. Kc3 Kf6 4. Fg5 e6 5. f3 ef3 6. Kf3 Fe7 7. Fd3 d6 8. 0-0 Kc6 9. a3 0-0 10. De1 De8 11. Dh4 De8 12. Ke4 K:e4 13. F:e4 d5 14. Fd3 Fd7 15. Fb5 F:g5 16. K:g5 De7 17. Tae1 Tae8 18. c3 a6 19. F:c6 bc6 20. Dh6 c5 21. h4 cd4 22. cd4 c5 23. h5 Dg7 24. T:f8+ T:f8 25. D:g7+ M:g7 26. K:e6+ F:e6 27. T:e6 cd4 28. hg6 hg6 29. T:a6 d3 30. Ta4! Tb8 31. Td4 T:b2 32. T:d3 Ta2. Remi. 

Atje, ne Jugosllavi, Nihati nuk iu nda lojes se shahut, ne Beograd u njoh me mjeshtrat Miliq, Pirc, Trifunovic, Janoshevic, Gligoric, Djaja, Ivkov, etj., me te cilet kishte qene njohur ekipi yne kombetar i shahut, me 1946, gjate zhvillimit te kampionatit te pare ballkanik (Ballkaniada I) ne Beograd.

Si i arratisur politik, Nihati, fillimisht u lejua te ndiqte studimet e larta per albanologji, e me tej per drejtesi ne Universitetin e Beogradit, por, per veprimtari kombetare shqiptare, bashke me mjaft shqiptare te arratisur ne Jugosllavi, si Anton Ceta, Hasan Kaleshi, Abdullah Zajmi, Ali Alia, Agim Vicrri, Murat Isaku, Elez Ndreu, Skender Kastrati, Zyhdi Baja etj., Nihati u burgos nga UDB-ja dhe u dergua ne kampin e perqendrimit te Geroves, ku vuajti jashtezakonisht bashke me te burgosurit e tjere nga Shqiperia e Kosova.

Me interesimin e Komisariatit te Larte per Refugjatet Nihati kaloi me shqiptare te tjere ne Trieste ne kampin e refugjateve politike "San Saba". Me tej shkoi ne Strasburg per te vazhduar studimet universitare per drejtesi, si student ne Kolegjin "Evropa e Lire". Nga Franca u transferua ne Rome, ku u bashkua me refugjatet e vjeter te Ballit Kombetar: Vasil Andoni, Sekretar i Pergjithshem i Ballit Kombetar, Zef Pali, Dom Zef Shestani, etj., me te cilet bashkepunoi ngushte dhe dha kontributin e tij ne Degen e Komitetit "Shqiperia e Lire", sidomos per kapercimin e mosmarreveshjeve midis grupimeve politike te djathta.

Edhe ne Rome Nihat Bakalli pati shoqerues lojen e shahut, ai luajti aty madje shah me mjeshtrat italiane: Nesler, Tatai. Giustolisi, Zichichi, Primavera etj., dhe nderkohe, vazhdoi studimet universitare per drejtesi, te cilat i perfundoi ne Nju-Jork te ShBA, ku emigroi, dhe atje, vijoi duke kontribuar ne perpjekjen e Ballit Kombetar per nje Shqiperi te lire, etnike dhe demokratike, te integruar ne boten e lire Perendimore.

Ne ShBA Nihati u zgjodh ne Kongresin VII te Ballit Kombetar, te zhvilluar ne Detroit (10-11 tetor 1970), anetar i Komitetit Qendror te Ballit Kombetar ne Diaspore. Si publicist ai bashkepunoi me fletoret "Flamuri" dhe "Besa", si dhe ne revistat "Albania" e "Sherbestari i Shqiperise", ku botoi nje varg artikujsh me vlere kombetare. Ka mbajtur per gati 30 vjet, si drejtor dhe si foles, radion e Ballit Kombetar "Zeri i Shqiptareve te Lire", prej vitit 1965 e gjer ne vitin 1993, kohe ne te cilen u permbys diktatura komuniste ne Shqiperi. Nihat Bakalli drejtoi radion dhe kumtoi idete e lirise, te nacionalizmit shqiptar e te antikomunizmit, pa iu lodhur dhe pa iu trembur kercenimeve te armiqve te kombit e te Shqiperise. Ne menyre te vecante, ai dhe radioja e tij, kane mbrojtur dhe nderkombetarizuar ceshtjen e Kosoves, luften e saj per clirim dhe bashkim me Shqiperine, sipas parimeve te pavdekshme te Shqiperise Etnike te te madhit Mithat Frasheri.

Ne ShBA ka punuar deri ne qershor te vitit 1996, kur doli ne pension, ne Banken Amerikane, i specializuar ne lidhjet bankare nderkombetare.

Nihat Bakalli edhe se qe i angazhuar ne shume ceshtje te nacionalizmit kombetar shqiptar, nuk u shkeput asnjehere nga loja e shahut, ne Nju-Jork ai u be anetar i klubit te famshem "Marshall", ne te cilin paten luajtur mjeshtrat e degjuar amerikane: Samuel Reshevski, Bobby Fischer, Lombardy, Fine, Denker, Horovic, Kezhden, Stejner, etj. Nihati ndiqte edhe ndeshjet e shahut te botuara ne shtypin bashkekohor dhe ka krijuar madje, duke regjistruar shume materiale shahistike, nje arkiv personal shahu.

Ai eshte nderuar me titullin "Qytetar nderi i qytetit te Shkodres".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test