110 Vjetori i Kongresit të Manastirit - Udhëtim nëpër trojet shqiptare : Manastiri Shtëpia e Kongresit të Manastirit

Historia

110 Vjetori i Kongresit të Manastirit - Udhëtim nëpër trojet shqiptare : Manastiri Shtëpia e Kongresit të Manastirit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 23 nëntor 2018 Në ora: 15:57
110 Vjetori i Kongresit të Manastirit

Aty ku nisi edhe rruga drejt bashkimit kombëtar  për : “Një komb, një gjuhë, një flamur, një abece, një.....” Të fundit, të pambaruarën, i lë lexuesit ta gjejnë.........!

MANASTIR : Këtë verë me udhëtimin tim të gjatë nëpër trojet shqiptare,(bëhet fjalë për në Korrik 2017), siç e kam quajtur këtë udhëtim këtu përtej oqeanit, vendosa të vizitojë edhe qytetin e lashtë të Manastirit, në Maqedoni. Natyrisht, që duke pasur edhe një nga arsyet kryesore, që u nisa nga Ohri, me autobus për në këtë qytet, të shikojë se ku dhe si  ishte shtëpia, ku u mbajt Kongresi i Manastirit në qytetin e Manastirit (që maqedonasit i thonë sot Bitola), Kongresit të Gjuhës Shqipe, që u mbajt 110 vjet më parë (në 14 nëntor 1908), për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Objekti i dikurshëm i Hotelit Iliria, ku u mbajt Kongresi i Manastirit - Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe, 14 nëntor - 22 nëntor 1908, natyrishtë, që nuk është me atë shkëlqimin e atyre viteve, kur u mbajt ai Kongres historik, që na dha gjuhën shqipe, sot, por, fakeqësisht nuk është mirëmbajtur , as sa gjysma e ndërtesave për rreth tij, pikerisht në atë rrugë të bukur e përshkruar nga një bulevard, mes pemesh që një lumë i vogël e ndanë në mes, lidhur me disa ura të vogla antike prej druri. 

Muzeu i Kongresit të alfabetit shqip, kështu me këtë pamje të jashtme, të kësaj ndërtese, duket qartë se është i lënë në harresë, nga që kur vjen ta viztosh përndryshe edhe nga çfarë mendon ti, do të mbetesh si visitor jashtëzakonisht i zhgënjyer nga mënyra se si mbahet kjo ndërtes historike, e gjuhës shqipe.
Ndërtesa, ku u mbajtë Kongresi i Alfabetit Shqip, më 1908, sot për nga mirëmbajtja dhe përshtatja me ndërtimet e tjera ngjitur me këtë ndërtes, duket si një “gërmadh” e lënë në mëshirë të natyrës.

Përveçse një pllake, të vendosur në murë aty para derës në hyrje, ku shënohet në tre gjuhë, maqedonisht, shqip, dhe anglisht, "Institucioni Nacional – Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir,", shenuar nje here Manastir dhe dy her Bitola, si u kunvenon sllavo - maqedonasve,  nuk ka as një “guidë” turistike të tregojë se  përse bëhet fjalë , dhe çfarë përfaqëson ajo ndërtesë që është Institucioni i vyer i ynë Kombëtar, me një vlerë të paçmuar. 

Shtypi shqiptar ka hskruajtur se :"Nëntë vjet më parë ishte kjo : Ndërtesa e Kongresit të Manastirit, në prag të shënimit të 107 vjetorit të Ditës së Alfabetit, që pothuajse kishte  nisur të rrënohej... fasada e saj në disa pjesë kishin filluar të bjerë përtokë... sa që u deshë sensabilizimi dhe tërheqja e vëmëndjes, nga shtypi shqiptar që të paktën dhe më e fundit ndërtesa të mos lihej ashtu pas dore".

 Në hyrje të muzeut, në vend që të ketë një zyrë pritje për turistët( informacion me broshura ose me një ciceron) dhe vizitorët e shumtë, sidomos në pikun e sesionit turistik, në Manastirë, dhe qytetet për rreth, që kalojnë transit në këtë qytet, tek porta kryesore të gjejnë mirëseardhjen, vizitorëve, vazhdon t’ju dëshirojnë 3 dyqanet që shesin qeramikë e që janë në pronësi private, që as edhe u intereson të japin ndonjë informacion.

“Pas inaugurimit të Shtëpisë së Alfabetit në muze nuk lëvizi pothuajse asnjë shkronjë. Objekti edhe sot e kësaj dite ka mbetur në të njëjtën fazë, pezullimi i punimeve justifikohet sa me mungesën e të hollave po aq edhe me kontestin pronësorë. Ndërtesa, ku është mbajtur Kongresi i Alfabetit në Manastir, është në gjendje të mjerueshme dhe është në fazën e shkatërrimit në disa pjesë të saj”, të paktën kështu  ka shkruar vazhdimisht shtypi shqiptar në Maqedoni, qe e ka ndjekur vazhdimisht ate se cfare po behet me kete shtepi historike.

Qytetarët e paktë shqiptarë, që takuam gjatë qëndrimit tonë në Manastir, thonë se ndihen të zhgënjyer nga pushtetarët shqiptarë, të cilët përveç se lanë në harresë edhe godinën ku u mbajt Kongresi i Alfabetit Shqip, por edhe gjuha shqipe në qytetin ku lindi kjo gjuhë, po zë e “humbet”, ajo po zhduket fare, ngase tha njëri prej tyre, që nuk desh të indetifikohej.

Ai thotë ju pyesni për shtëpinë që është lënë në dorën e fatit - por nuk pyesni për shkronjat dhe gjuhën shqipe këtu në Manastir, ku gërmat janë cirilike kudo që të shikon syri dhe nuk flitet fare shqip : ” Sa që fëmijët shqiptar, në Manastir, në shkollat fillore i dërgojnë në klasat e para në gjuhën maqedonase, për fat të keq”.

Mirëpo, qyteti i Manastirit, që duhet të jetë djepi i gjuhës shqipe, nuk është i till - ankohen shqiptarët në këtë qytet që thonë ata se janë minoritet – në një qytet që dikur ishte i tëri i tyre, dhe flitej e këndohej gjithandej vetem shqip, prandaj u zgjodh edhe ky qytet që 110 vjet më parë ata burra të kombit e zgjodhën të mbahej edhe Kongresi i Alfabetit Shqip. 

Ndërsa, fillojë, vizitën në hyrje të qytetit me shenjën e vetme , atë të ndërtesës ku u mbajtë Kongresi i Alfabetit Shqip, dhe shikoi se çfarë ka bërë ky pushtet për ne shqiptarët, që ky objekt është në këtë situatë, mendojë për  fajet , që simbas meje nuk na i kan vetëm pushtetarët maqedonas, ato na i kanë ata që të gjithë udhëheqsit shqiptar, sidomos kur marrin pushtetin, çdo njeri mendon si unë se asnjëri prej tyre, nuk i bie ndërmend për Manastirin, por shohin për vota atje ku ka më shumë - në Tetovë, Shkup, Strug, Kumanovë, Dibër, Kërçovë e tjer.

“Manastiri, ka një dallim të madh prej kohësh dhe tani. Sot p.sh nuk mundet që kombësia shqiptare të jetë ashtu siç ka qenë dikur në Manastir”, është shprehur një mësuese shqiptare nga ky qytet, quhet Myqereme Hidri, do të shkruante shtypi shqiptar para disa koheve.

Megjithëse në qendër të qyteti kishte 2 xhami të mëdha aty as nuk falej dhe as nuk flitej shqip, por maqedonisht ose turqisht, ku shumë elementë të tjerë kulturorë dhe fetar shqiptar, mungonin, që tregonin se në atë qytet kishte dominuar dikur  popullsia shqiptare, thonë vet besimtaret. 

Sot në Manastirë nuk flitej më për dominim, por ishte e vështirë të hasje dikë që fliste shqip, të paktën në pamje të parë dhe për aq sa qëndrova brenda një dite, nuk mundet ti mësoja të gjitha, nga që edhe tabalet e shenjat e informacionit në Manastir, të gjitha janë maqedonisht dhe bile shumica  me alfabetin cirilik . 
Këtu nuk flitet më për nacionalizëm, por thjesht prisnja dhe kisha qejf që përveç maqedonishtes  të gjeja sado pak edhe të flitej pak shqip, të kishte ndonjë flamur shqiptar, diku mbi ndonjë local apo ndërtes, të kishte ndonjë table sinjalistike për shqiptarët, në rrugë, në emërtime zyrtare të objekteve e rrugëve (siç ka edhe në lagjet shqiptare në Shkup ), në biznese turistike apo të tjera, dhe mbi të gjitha në atë për të cilën ky qytet njihet ndërmjet shqiptarësh…

Shtëpinë e Kongresit të Manastirit e gjeta vetëm me taksi, se asnjeri nuk e dinte se ku binte, por ngrenin supet edhe ata pak që dinin anglisht. Pyeta shumë vendas që takova (maqedonas kuptohet) dhe pothuajse askush nuk dinte gjë për të paktën të tilla qenë reagimet, deri sa një taksist, që ndoshta ishte edhe shqiptar, por nuk fliste shqip, më bën shenjë se do të më çonte ai, pa folur me njeri tjetrin, sikur të ishim memec…….vetem me shenja me duar flisnim , ai me fliste maqedonisht une ja ktheja shqip....

Ndertesa, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit Shqip, në Manastir ish hoteli Iliria, dikur, ishte një vilë e bukur nga jashtë, në mesin e një vargu vilash në atë rrugë të bukur shtruar me kalldrëm dhe mbushur me pemë të larta, lyer me boje te verdh . Ndertesa gjendet mes dy rrugëve krakteristike të ndërtimeve të qyteteve shqiptare. Rrugë keto me vila plot, rrethuar me kangjella dhe me kopështe me lule, dhe vazo të varura nëpër ballkone. Ku për fat të keq e vetmja ndërtes, pra vilë që të kujtonte që ishte shtëpia e Kongresit të Manastirit, ishte ajo me një pllake, të vendosur në murë aty para derës në hyrje, ku shënohej në tre gjuhë, maqedonisht, shqip, dhe anglisht,” Institucioni Nacional – Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir” 

Kongresi i Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit)

Simbas, treguesit në internet Wikpedia -thuhet se Kongresi i Manastirit është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor - 22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjatë rrugës së zhvillimit historik të letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Njëri nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes dhe bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

 Pjesëmarrësit

Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta.Gjergj Fishta ishte një nga luftëtaret me te mëdhenj te popullit shqiptar. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare të fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Historia e Kongresit

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesëmarrësit, sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që do nënkuptonte mosnënshtrim, qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lërë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja i cili përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.

Dom Ndre Mjeda, i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë :
Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymb?li,
pa 'da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u 'da s'duron,
fundë e majë nji âsht' Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.

Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjillin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë ortodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e Atë Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por Atë Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917 Atë Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën Atë Stath Melanit.
Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
 
Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proceset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë pasur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe ishin të krijuara ose të nxira, dhe, ka pasur momente kur kanë pasur rënie, rënie jo nga vetë koha, por pjerdhje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve.

Në periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punuar atdhetarët tanë, sidomos ata që merreshin me veprimtari letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka pasur figura që janë shquar për veprimtarinë e tyre patriotike dhe arsimore.

 Atdhetarët e Shkodrës përdornin alfabetin e “Agimit”, sikurse ata të Kosovës. Toskët përdornin alfabetin latin dhe atë të Sami Frashërit (alfabetin e “Stambollit”). Ishte vështirësi për botuesit e librave, sepse ishte rëndë për t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka pasur shtypshkronja në tërë Evropën. 

 Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte, shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga një aspekt.

Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish krijuar një alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i Manastirit ose alfabeti i “Bashkimit”, a vallë sot ne shqiptarët do të ishim në këtë gjendje?

 Është realitet kur themi se alfabeti ne na bashkoi. (na bashkoi si komb e jo territorialisht) Në atë periudhë ishte rëndë dhe e palogjikshme që një njeri të mund të paramendojë se çfarë mund të ndodhte 

me botën shqiptare sot, ose mbas 100 vjetëve. 

Ose kemi pasur fat që u soll vendim për përdorim të alfabetit latin, ose ata të cilët e përmbanin kishin pasur vizione të zhvilluara dhe burrërisht qëndruan prapa interesave mbarëkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët treguan se janë popull i civilizuar, po i afrohen botës së qytetërimit, një alfabet i njësuar ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me këtë temë, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstaton se meritat më të mëdha për bashkimin të tre alfabeteve pa tjetër që i ka pasur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe më tepër punën del se është Gjergj Fishta. 

Kjo vërehet kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Me fjalët e tij, në punimet e këtij Kongresi, tregoi që nuk kish ardhur për të përçarë por për të bashkuar. Dhe ai që e kuptoi dhe që e ndjeu vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja që se ka përmbajtur një alfabet të përbashkët. 

Nuk ishte gjë e rastit kur një nga të pranishmit, fjala vjen, kleriku mysliman Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij.

  Por, në mënyrë direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse të gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur është në pyetje interesi kombëtar nuk e kursen as veten. shkurt, vendosmëria e delegatëve, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar ishte aq i fuqishëm sa që si dilte për ballë as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke 

Dhe në fund delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi atë zgjidhje që i dha Kongresi i Manastirit, mësimin e alfabetit të shqipes, e konsideronin si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoje shqiptarët dhe kështu t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe shkollës. Bashkim i Gegërisë dhe Toskërisë.

Image
Image
Image
Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat