Ideja e kufijve mund të hapë kutinë famëkeqe të Pandorës, që askush nuk e dëshiron

Intervista

Ideja e kufijve mund të hapë kutinë famëkeqe të Pandorës, që askush nuk e dëshiron

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 20 dhjetor 2018 Në ora: 23:06
Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk po bën presion të mjaftueshëm ndaj Serbisë për të përmbushur pjesën e tyre të marrëveshjeve të arritura me Kosovën.

Bosch, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka fajësuar Serbinë se në vitet e fundit , nuk ka bërë asgjë tjetër, përpos të punojë kundër Kosovës në të gjitha fushat.

Sipas tij, Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, nuk e ka fajësuar publikisht Serbinë për këtë, por përkundrazi, kësaj të fundit i janë hapur edhe më shumë kapituj për anëtarësim në BE.

Ai ka thënë se Kosova, për shkak të miqësisë me ndërkombëtarët, duhet të provojë të përgjysmojë taksën tregtare ndaj Serbisë.

Bosch, ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe korrigjimin e kufijve me Serbinë, për të cilin është shprehur skeptik.

“Bota sot”: Kosova tashmë është bërë me ushtri të saj, përkundër paralajmërimeve të NATO-s dhe të BE-së. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje?

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat