Kosova mund të ketë ushtri të kompletuar në më pak se 5 vite

Intervista

Kosova mund të ketë ushtri të kompletuar në më pak se 5 vite

Nga: Prof. dr. Kadri Kryeziu Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:16
Prof. dr. Kadri Kryeziu

Sa është e rëndësishme ushtria për një shtet? 

Gjatë historisë faktori ushtarak ka pasur rol krucial për zhvillimin e politikave shtetërore,   ndërtimin, ndryshimin dhe rrëzimin e regjimeve politike autokrate. Roli i ushtrisë gjatë periudhës së zhvillimit shoqëror ka qenë dy deminsional, si mbrojtëse e pavarsisë  dhe popullit  si dhe në raste të shumta si pushtues. Meqë shtetet lindën si organizata ushtarake apo më drejt të themi si produkt i veprimeve ushtarake, ushtrinë e trajtojnë si kategori empirike, e jo politike.  

Që nga mesjeta, rol dominant kanë pasur formacionet ushtarake që përveç territorit kanë mbrojtur edhe  interestat e aristokracisë. Demokracia ushtarake, si proces ka pasur përplasje me trendet demokratike, jo vetëm për nga hierarkia por edhe nga natyra specifike e saj. Forcat ushtarake shpërfaqeshin më tepër me ndodhinë e luftërave të armatosura se sa në dimensionin paqësor të shoqërisë.  

A mendoni se roli i ushtrisë si mbrojtëse e territorit ka ndryshuar me ndryshimin e rrethanave politike në botë, përkatësisht me krijimin e aleancave ndërshtetërore?

Në kohërat e largëta ushtria ka qenë Alfa dhe Omega, roli primar ishte mbrojtja dhe ruajtja e territorit të okupuar dhe përvetësimi i territoreve të reja, kurse si rol sekondar kishte mbrojtjen e  interesit të shefave të shtetit. Permanent, ky rol ka dominuar deri në krijmin e shteteve të reja moderne/demokratike. Pas Luftes së Dytë Botërore të vitit 4 prill 1949 u krijua aleanca me e fuqishme ushtaraka NATO, si mbrojtjëse, kolektive ku për udhërrëfyes zgjedhi filozofinë ushtarake mbrojtëse të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit.

Kosova tashmë është bërë me ushtri, por sa ka qartësi në definimin e ushtrisë në kushtetutën vendit?

Shekulli XXI, na ofroi shansin dhe lumturinë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ky moment kualifikohet si pikë kulmore e historisë së Kosovës, moment historik për popullin shqiptar dhe për Kosovën e re. Pa u ndalur në historinë e lavdishme të krijimit të Ushtrisë së Kosvës, do të fokusohemi në një vështrim kushtetues të Forcave të Armatosura. Edhe kushtetutat më ideale të mbështetura në të arritura shkencore bashkëkohore nuk kanë mundur ta shprehin realisht vendin dhe karakterin e ushtrisë në sistemin politik, madje as kushtetutat e vendeve më të zhvilluara, por janë kënaqur me formulimet e përgjithësuara, të cilat shpesherë nuk janë përputhur me praktikën dhe gjendjen reale.

Sa ka ngjashmëri mes kushtetutës së Kosovës dhe kushtetutave të vendeve Perendimore kur bëhet fjalë për ligjet për mbrojte dhe ushtri?

Duhet ta dimë se në Republikë, ushtria paraqet shërbimin civil në uniformë. Në këtë kontekst, mund të themi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte derivat i kombinimeve të kushtetatave të shteteve demokratike me ndikim të fortë politk nga faktorët relevant ndërkombëtar. Ishte produkt i marrëveshjeve politiko-ushtarake të karakterit ndërkombetar, e cila hynë në plejadën e kushtetutave të ndikuara dhe të kushtëzuara.

Ishte krijesë e kompromis i dhimbshëm për popullin shqiptar shumicë të Kosovës.

Në këtë vazhdë edhe konfigurimi i saj u bë në saje të ndikimeve politke e ushtarake të vendeve të Perendimit.

Përse nuk u mundësua ndryshimi i emërtimit në Forca të Armatosura?

Kjo kushtetutë pretedon ta rregulloj edhe çështjen e ushtrisë me nje emër  abstrakt të sigurisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (në tekstin e mëtejm: FSK). Anashkalimi i normës kushtetuese ishte njëri nga opsionet e mundshme dhe imediate që Kosova pas njëzet viteve çlirim  ta ketë ushtrinë  të bazuar në ligj, për shkak të matematikave politike dhe juridke të bazuara në Pakon e Ahtisarit. Me një kapitull të veçantë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës definon Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Si janë të definuara detyrat dhe funksionimi i ushtrisë në Kushtetutën e vendit?

Çdo konstitucionalist për të trajtuar ushtrinë nga këndveshtrimi kushtetues duhet me deomes t’i përgjigjet tri çështjeve bazë për ta definuar njëherë e mirë se si duhet të jetë  apo te funksionojë Ushtria e Kosovës:

1. Të drejtat dhe detyrat e shtetaseve ndaj ushtrisë.

2. Raporti i ushtrise me pushtetin civil.

3. Çështja e të vendosurit për luftën dhe paqen.

Interpretimi i këtyre tre çështjeve na shpije deri te relacioni i ushtrisë me autorizimet dhe detyrat mbrojtëse që ajo i ka.

Në shumicën e kushtetutave përkufizohet se “shërbimi ushtarak është i detyrueshëm dhe i përgjithshëm”.

Sa i përket çështjes së dytë marrdhënia e ushtrisë me pushtetin civil varet prej formës së sistemit politik, qeverisjes në rastin tonë konkret Kushtetua e Republikës së Kosovës formën  e sitemit të qeverisjes e definon si Republikë parlamentare demokratike. Presidenti i Republikës është njëkohësisht edhe komandat i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe çështja e tretë,   vendosja për luftën apo paqen është e rregulluar me Kushtetutë në bazë të nenit 131 paragrafi 1, ku thuhet se “Presidenti i Republikës mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme (lexo: gjendje lufte), kur ka rrrezikim të rendit kushtetues.

Si aset themelor i shtetit është  kapitullit XI i Kushtetutës së Republikës së Kosvës, neni 126 që Forcat e Sigurisë së Kosvës i përkufizon si “forcë kombëtare me këto të drejta dhe detyrime si mëposhtë:

- T’i dergojë pjestarët e saj jashtë vendit,

- Mbrojtjen e qytetarëve dhe pakicave,

- Është profesioniste dhe multietnike

- Komandant i përgjithshëm i Forcave të Sigurisë është Presidenti i Republikes si kontroll civil demokratik,

- Presidenti i Republikës me rekomandim të Qeverisë emëron Komandantin e Forcës së Sigurisë.

FSK-ja në bazë të Kushtetutës së Kosvës ka të drejtë që të shëndrrohet në Ushtri me të gjitha kapacitetet ushtarake të cilat janë të sanksionuara në përpikmëri në bazë të Ligjit Nr. 06/L/123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Cila është fuqia e ushtrisë së Kosovës në raport me ushtritë e vendeve të rajonit?

Ushtria e Republikës së Kosovës në bazë të analogjisë duhet të ketë strukturë të përafërt  me ushtritë e rajonit si p.sh. në raport me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacia, Sllovenia, Bosnjën e Hercegovinë dhe Serbinë. Në bazë të informacioneve nga burimet e shtypit, gjendja e ushtrive në rajon për momentin është si vijon:

Shteti

Ushtarë

Aeroplan ushtarak

Tanke

Maqedonia

8000

0

31

Mali i Zi

2100

4

0

Kroacia

16000

32

86

Sllovenia

7100

24

54

Bosnja e Hercegovina

11000

19

188

Serbia

33000

80

272

Çfarë sfida e presin Forcën e Sigurisë së Kosovës?

Faza fillestare e krijimit ligjor të ushtrisë së Kosovës me siguri se do të kaloj nëpër sfida, por duke e njohur mentalitetin tonë, mendojmë se dashuria për atdheun dhe motivi mbrojtës do të na konsilidojë për kapërcimin e kësaj faze me shpejtësi.

Të dhënat publike nga kompetentët ushtarak dëshmojnë se Ushtria e Kosovës ka resurse të mjaftueshme njerëzore dhe me këtë kompeticion janë shumë të përgaditur për mbrojtjen e atdheut. Sfidë është mungesa e buxhetit fuqiplotë për paisjen e ushtrisë rregullare me armatim adekuat, kjo varet  prej faktorit  të jashtëm. Tjetër sfidë është edhe faktori subjektiv që nënkupton mungesa e profesionistëve për fluturime ajrore siç janë hilikopter dhe aeroplan ushtarak.

Sa realiste janë vlerësimet se FSK do t’i duhen 10 vite për transformim në ushtri?

E vertetë  është se Ushtria e Kosovës  është e vogël me kontigjen  por është ushtri shumë cilësore (*Ushtria e Skenderbeut në fillim kishte 600 ushtar aktiv). Kjo përgaditje dhe transformim thuhet se duhet të zgjas deri në dhjetë vjet, mendimi ynë është se  brenda tre (3) deri në katër (4) vjet do të jemi ushtri respektabile në rajon dhe më gjerë.           

Dhe për fund, si do të ndikoj ushtria në pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare?

Ushtria e Kosovës si kategori kushtetuese do te jetë e formuar me frymën patriotike dhe demokratke dhe si përfundim ky mandat ushtarak që i është dhënë Ushtrisë së Kosovës përbënë një prej ngjarjeve të rëndësisë së veçantë për shqiptarët e Kosoves dhe popujve tjerë që jetojnë këtu. Shpresojmë se vula kushtetuese kësaj ushtrie do t’i jepet në të ardhmen e afërt me ndryshimin e pozcionit të Kosovës si subjekt i barabartë në familjen e kombeve të botës.         

Ish Kryetar i nënkomisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Aktualisht është Dekan në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti’’

Kjo intervistë u realizua: Nga Albanë Rrahmani.                  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat