Ndarja e Kosovës apo “ndryshimi i kufijve”nuk janë interes nacional i shqiptarëve - Bota Sot
Ndarja e Kosovës apo “ndryshimi i kufijve”nuk janë interes nacional i shqiptarëve

Intervista

Ndarja e Kosovës apo “ndryshimi i kufijve”nuk janë interes nacional i shqiptarëve

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 shkurt 2019 Në ora: 19:28
Frashër Demaj

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, historiani Akademik Frashër Demaj, ka thënë se, Kosova duhet ta forcojë subjektivitetin ndërkombëtar dhe ta shtrijë sovranitetin e saj në gjithë territorin. Sipas tij, dialogu me Serbinë jo vetëm që është nisur gabimisht por kështu si po zhvillohet s`do të ketë asnjë rezultat.

Demaj vlerëson se “Korrigjimi”, “shkëmbimi” i territoreve apo terme tjera të përdorura janë lojë fjalësh, pasi Kosova në asnjë mënyrë nuk do të dal e fituar nga hapja e këtyre temave, posaçërisht tani kur është në defensivë të plotë diplomatike.

“Bota sot”:  20 vite nga çlirimi, e 11 vite nga Pavarësia. Ku mendoni se ndodhet Kosova sot?

Frashër Demaj: Liria është kusht i parë dhe i domosdoshëm për të ndërtuar një jetë normale. Natyrisht duhet vlerësuar të gjithë faktorët që kanë ndikuar që Kosova dhe qytetarët e saj ta fitojnë lirinë. Sa herë që flitet për luftën dhe lirinë e Kosovës në rend të parë krijohet një ndjenjë e veçantë dhe shprehje falënderimi për SHBA, NATO-n, Bashkimin Evropian dhe gjithë faktorët tjerë kontribuues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...