Nebil Çika: Nuk kam besim tek një klasë politike që ka zgjedhur Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi

Intervista

Nebil Çika: Nuk kam besim tek një klasë politike që ka zgjedhur Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi

Nga: Beqir Sina Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:41

Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, nga zyra e tij  e cila është ish- godina e komitetit qendror të PPSH në qendër të kryeqytetit shqiptar Tiranës, dha një intervistë të gjatë për gazetën Bota sot.

Ai foli mbi shoqatën që drejton këto dy vjet punën dhe seriozitetin e saj për të vën në vend  të drejtën e humbur për 45 vjet dhe përballjen e tyre nëpërkëmbjen që u është bërë kësaj shtrese për për 28 vjet demokraci.

Çika ka thënë ai se edhe nuk ka besim tek një klasë politike që ka zgjedhur Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi, por sërish beson tek fuqia e reflektimit se ishin ata të parët që e kundërshtuan zgjedhjen e tij duke bërë që edhe PD tju bashkohej atyre tre vjet më parë.

Çika kërkoi që njerëzit në krye të politikës të mos mohojnë krimet e komunizmit dhe se ata i kan fshehur krimet e tyre, sidomos kur përdorin si « gjethe fiku  » të mbulojnë krimet e tyre me mbylljen e dosjeve dhe Kokisionin Bezhani.

Po përsa i përket simboleve? Ai tregoi sesi me kërkesën e kësaj shoqate me protestën e tyre, u hoq nga lagjia 21 Dhjetori monumenti i Erjon Velisë në qender të kësaj lagjeje të Tiranës.

Pyetjes se a keni besim te politika dhe se vetingu do bëhet?

Ai iu përgjigjë prerë Jo! kurrë sa të jet Kryeministri i biri Kristaq Ramës atij që vari Ivzi Nelën, apo mbesa e Beqir Ballakut, ish hetuesi Xhafaj, ish gjenerali i Shkollës Skënderbej sot Ministri i Brendeshëm Lleshaj, dhe ish ministri jashtëm i biri atij që u dënua më 1994 për krime ndaj njerëzimit Bushatit, dhe mbesa e Servet Pëllumbit e tjere.

Për pyetjen e Dekomunistizimit Nebil Çika tha se duhet pa tjetër të pastrohet politika nga pastërtia e figurês së politikanit dhe njerëzve publik . Dhe të ndalohen simbolet e asaj kohe, duke i konsideruar ato si simbole kriminale!

Duke shtuar: Të hapen menjëherë dosjet e diktaturës

Nebil Çika, i ftuar në këtë intervistë ka folur për atë pse po sulmohet kaq egërsisht nga komunist dhe ish komunist, agjentët e sigurimit dhe spiunët e Partisë së Punës tani Partisë Socialiste - Agron Tufa - një figurë dinjitoze dhe mjaft e kompletuar e shtresës së presekutuar ky përfaqësues mjaft i denjë dhe që ka mbrojtjen e mbështetjen e çdo të përndjekuri në Shqipëri.

Ai theksoi se këto sulme dhespotike nga këta « spartan » të kuq janë nji intifad e evmirëfilltë orienteuse vetem nga ata që kryen ato krime makabre dhe tani janë në shpirtin e tyre në panik dhe gjejnë çdo mënyrë për të sulmuar dhe kërcënuar një figurë kaq të madhe siç është edhe njeriu më i respektuar dhe nderuar Agron Tufa dhe Visar Zhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat