“Bota sot”, një urë lidhëse e pazëvendësueshme ndërmjet diasporës dhe vendlindjes tonë - Bota Sot
“Bota sot”, një urë lidhëse e pazëvendësueshme ndërmjet diasporës dhe vendlindjes tonë

Intervista

“Bota sot”, një urë lidhëse e pazëvendësueshme ndërmjet diasporës dhe vendlindjes tonë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 26 qershor 2019 Në ora: 10:47
Fexhrije Canolli

Një gazetë shqiptare në Diasporë filloi të informojë dhe të heqë mallin e bashkatdhetarëve në atje. Ishte pikërisht Gazeta “Bota sot” ajo e cila filloi të lexohej para dhe pas luftës. Veprimtaria e saj filloi që nga viti 1995 duke vazhduar e pasur të njëjtin sukses edhe sot. Me një udhëheqës e një redaksi të përkushtuar e shumë përgjegjëse arritën të informojnë edhe në situatë lufte. Njëra ndër lexueset dhe njëkohësisht ajo që ka shkruar për Diasporën, Fexhrije Canolli, tregon gjithë kohën të cilën e ka kaluar duke lexuar e shkruar për gazetën “Bota sot”. Canolli në intervistë shprehet e mallëngjyer për gjithë ato vite të cilat i ka kaluar duke lexuar e sidomos edhe për mundësinë dhe përkrahjen që i është ofruar për publikimin e shkrimet e saja. Tutje, Canolli uron përvjetorin e “Bota sot” duke i falënderuar përzemërsisht për përgjegjësin e stafit në tërësi dhe për mundësin që kjo gazetë ka për ata që dinë të shkruajnë.

“Bota sot”: Çfarë ndikimi ka pasur gazeta “Bota sot” para dhe pas luftës për informimin e bashkatdhetarëve për ngjarjet që u zhvilloheshin në Kosovë dhe si e kujtoni ju raportimin e gazetës gjatë kësaj periudhe të konfliktit?

Fexhrije Canolli: Gazetën “Bota sot” e kam lexuar prej pasi që u ndalë së publikuari Rilindja. “Bota sot” është gazeta e parë në mërgim që është e lexuar dhe konsultuar prej nesh. Dhe është aty ku i gjenim të gjitha informacionet sepse aso kohe rrjetet sociale nuk ekzistonin. Nuk po them se ishte por është edhe ende është një urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes tonë. Gazeta ka raportuar gjatë luftës për të gjitha informacionet sidomos për të zhdukurit,për viktimat që kanë rënë, për çdo informacion domethënë i kemi marrë përmes gazetës dhe jemi shumë të kënaqur me informacionet që na i kanë dhënë.

“Bota sot”: A keni pasur ndonjë arsye specifike që ju ka shtyrë të jeni lexuese e rregullt e gazetës “Bota sot”?

Fexhrije Canolli: Nuk mund të them që kam ndonjë arsye që e kam zgjedhë pikërisht “Bota sot” sepse pasi u zhduk Rilindja unë e mora një iniciativë dhe kisha dëshirë të merrem për çdo informacion se çfarë ndodhë në vendlindjen time. Isha një kohë e gjatë që jetoja në Diasporë dhe e vetmja gazetë pas Rilindjes që ka ardhur e para në shitje dhe që na i ka dhënë të gjitha informatat. Por kam lexuar edhe Koha ditore, sepse merrem me fjalëkryqe, por për të shkruar në gazetën “Bota sot” unë jam e kënaqur sepse më janë përgjigjur me shënimet që i kam dhënë atyre dhe në çdo aspekt më kanë në çfarë momenti dhe në cilën kohë do të dalë shënimet e mia që i kam dërguar në “Bota sot”.

“Bota sot”: Çfarë ju ka shtyrë që përveç që të jeni lexuese aktive e gazetës të angazhoheni edhe me shkrime për këtë gazetë?

Fexhrije Canolli: “Bota sot” e kam zgjedhur sepse i ka faqet në mes për Diasporën dhe është e vetmja gazetë që më është përgjigjur e që me përgjigjen më ka lehtësuar trupin dhe kam dashur të shkruaj dhe të i informoj bashkatdhetarët për ngjarjen që ndodhin sidomos në Belgjikë në qytetin e Hujit sepse ne si dy motra unë edhe Hamidja kemi bërë një aktivitet të madh për ndihmën e njerëzve që kanë ardhur këtu në Belgjikë si para lufte ashtu edhe pas luftës. Dhe shënimet e mia nuk do të thotë që kanë marr fund, por do të vazhdojnë prapë.

“Bota sot”: Çfarë temash keni prekur më shumë në shkrimet e juaja?

Fexhrije Canolli: Unë faqen Diaspora, në dy faqet e saj, kam bërë shkrime sa i përket Shoqatës “Dora Dorës”, filmit që është shfaqur në Belgjikë e organizuar dhe e realizuar me regjisor dhe aktor të gjithë aktorë të rritur këtu në Belgjikë. Domethënë kam pasur dëshirë që atë ndjenjë krenarie që e kemi si shqiptarë ta shpërndajmë me të gjithë bashkë atdhetarët tanë dhe kanë qenë tema të para që i kam shkruar. Pastaj kam shkruar edhe poezi të cilët i kanë publikuar në gazetë dhe më kanë dhënë vullnet të vazhdojë punën time.

“Bota sot”: Sa kohë keni ndarë për realizimin e shkrimeve juaja të cilat janë publikuara në kuadër të gazetës?

Fexhrije Canolli: Për çdo gjë duhet kohë, normal që më ka marrë kohë, por të njëjtën kohë pasi kam qenë aktive në aktivitetet që janë mbajtur këtu dhe isha pjesëmarrëse e tyre, si organizuese e çdo manifestimi që e kemi mbajtë në kuadër të shoqatës këtu në qytetin tonë të Hujit. Ka qenë njëra ndër arsyet që nuk e kam ndjerë kohën asnjëherë pse kam shkruar ndoshta kam mbetur deri vonë duke shënuar por ishte një krenari për mua.

“Bota sot”: Cila nga tema juaj e elaboruar nga ju ka marrë më së shumti komente pozitive nga të tjerët?

Fexhrije Canolli: Unë kam shkruar disa artikuj për “Bota sot” dhe them se nuk kam dashur të marrë lëvdata dhe nuk e kam bërë për lëvdata. Por në të njëten kohë unë i falënderoj “Bota sot” sepse ato shkrime që i kam shkruar unë pavarësisht profesionit që kam pasur dhe ndihem mirënjohëse që kanë dhënë hapësirë për t`i publikuar në gazetës është një krenari shumë e madhe dhe është një bashkëpunim i dyanshëm, kjo më ka bërë të ndjehem e lumtur, temat kanë qenë të llojllojshme por unë personalisht ndjehem më shumë e lumtur për shkrimin rreth vizitës së Shoqatës “Dora Dorës” në kampin e Kryqit të Kuq. Ajo vizitë ka përfshirë kontaktin dhe bashkëbisedime me gratë të nacionaliteteve të ndryshme nga Afrika dhe vendet arabike.

“Bota sot”: Çfarë ju ka nxitur që shkrimet e juaja të i drejtoni për publikim nga një gazetë shqiptare e jo nga një gazetë e huaj.

Fexhrije Canolli: Kam dashur të shkruaj për një gazetë shqipe por të shprehësh në gjuhën shqipe për mua ishte një mallëngjim ishte një lirim i shpirtit, ishte një krenari dhe ishte një mirënjohje shumë e madhe nga “Bota sot”, i falënderoj redaksinë e “Bota sot”.

“Bota sot”: Sa mendoni që është lexuar dhe lexohet gazeta nga shqiptaret e Diasporës?

Fexhrije Canolli: Unë mendoj se adhuruesit e Bota sot nuk do të zhduken asnjëherë. Është një i ri, një adhurues i cili është i lidhur pas një gazete dhe i merr të gjitha informatat domethënë i merr të gjitha informatat nga një vend i sigurt.. Mendoj që ka ende njerëz të cilët e lexojnë këtë gazetë dhe se ka edhe të tillë që marrin informacione që kjo gazetë botohet edhe në Diasporë dhe bëhen lexues të rregullt të gazetës.

“Bota sot”: Çfarë mendoni ju për çfarë temash janë me shumë të interesuar lexuesit në vendin tuaj?

Fexhrije Canolli: Nëse flas për të rinjtë këtu në Belgjikë nuk mund të them që merren me leximin e gazetave shqipe sepse kanë gazeta në gjuhë të tjera, kanë angazhimet e tyre, në shkollën e tyre, në punë dhe të gjitha informacionet që i marrin janë përmes televizionit ose rrjeteve sociale. Nuk mund të themi që është fat i keq që ekzistojnë rrjetet sociale sepse nëse dikush interesohet dhe pyet se cila gazetë është shtyp për Kosovën në Diasporë, mundet të marrë informata në internet mirëpo që është formë më pak e përdorur për njerëzit më të moshuar.

“Bota sot”: A mendoni që kjo gazetë ka pasur ndikim tek bashkatdhetarët atje që të mos e harrojnë gjuhën?

Fexhrije Canolli: Nuk është gazeta e vetmja arsyeje që e ka bërë që bashkatdhetarët të flasin gjuhën shqipe, gazeta është një formë nëpërmejt të cilës njeriu mund të shpreh atë çfarë sheh jashtë dhe mund ta përhapë jashtë vendit ku jeton. Dhe të iu tregoj të tjerëve se nëse vepron kështu do ia arrini qëllimit, është një ndërmjetësues mes lexuesit dhe shkruesit, është një ndërmjetësues mes njerëzve të një shteti dhe një shteti tjetër, është një ndërmjetësues mes shoqatave, është një ndërmjetësues mes institucioneve.

“Bota sot”: Cila është arsyeja, pse keni ndalur aktivitetin tuaj në këtë gazetë?

Fexhrije Canolli: Arsyeja e vetme që kam ndaluar së shkruari është që jam bërë Gjyshe dhe tash kohën e lirë e kalojë me nipa. Kurse nuk them që e kam ndaluar, e kam një shkrim që ende nuk e kam përfunduar e kam filluar afër dy vjet por prapë shkruaj dhe nuk mund të them që shkrimet e mia kanë ndaluar.

“Bota sot”: Cili do të ishte sugjerimi i juaj për bashkatdhetarët në Diasporë në raport me leximin?

Fexhrije Canolli: Unë personalisht nëse do të më pyetsha unë do të kisha pasur çdohere dëshirë siç ka qenë para lufte edhe pas luftës. Që në çdo stacion të trenit të ketë kopje të“Bota sot”, në çdo librari të ketë“Bota sot” sepse më herët kur ke zbritur nga treni i ke parë gazetat shqipe në kioskat e gazetave dhe ishte një krenari. Për këtë arsye kjo më mungon shumë, unë kisha pas dëshirë që të gjithë të mos e lejojnë anash leximin, unë hyjë e lexoj nëpër internet, marrë informata shkruaj i falënderoj çdoherë. Dhe duhet të ceki që nuk është vetëm gazeta “Bota Sot” që kam shkruar, kam shkruar për “Pionierin”kur isha më e re në moshë, kam shkruar edhe për “Zërin e rinis”.

“Bota sot”: Një mesazh për gazetën dhe lexuesit e gazetës me rastin e Përvjetorit të“Bota sot”?

Fexhrije Canolli: Për përvjetorin e “Bota sot” u mallëngjeva tregoj drejtë kur e pashë këtë pyetje sepse është sikur po ringjallet diçka në veten time. Dhe në këtë rast që po ju shkruaj juve dua të ju them vetëm se asnjëherë mos u largoni nga leximi shqip jo vetëm gazetën “Bota sot” por në çdo aspekt ju lutem shumë se edhe librat i kanë lënë anash edhe gjithçka. Leximi është edukatë, nëse lexon je i mbushur me të gjitha informacionet dhe do të jesh njeri shumë i matur dhe i zgjuar në shumë sfera të jetës. Dhe do të mësosh shumë për jetën duke lexuar nëpër katër anët e botës jo vetëm për një vend ose një person. Ndërsa gazetës “Bota sot” i urojë vazhdimin e sukseseve sepse bashkëpunimi i juaj e ka bërë të lexueshme dhe të suksesshme gazetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...