Kujt do t’i shkojnë 28 votat e delegatëve të Gjilanit? Flet deputetja e LDK-së - Bota Sot
Kujt do t’i shkojnë 28 votat e delegatëve të Gjilanit? Flet deputetja e LDK-së

Intervista

Kujt do t’i shkojnë 28 votat e delegatëve të Gjilanit? Flet deputetja e LDK-së

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:18
Lirie Kajtazi

Deputetja e LDK-së dhe kryetarja e Forumit të Gruas, Lirie Kajtazi, në një intervistë për Express, ka folur për Kuvendin e nesërm zgjedhor të LDK-së ku do të përcaktohet kreu i ri i partisë. Kajtazi është përgjigjur në pyetjet nëse 28 delegatët e Gjilanit do të votojnë për Lutfi Hazirin nëse ai kandidon për kryetar, nëse duhet të ketë marrëveshje, si dhe a duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së edhe kandidat për kryeministër etj.

A pritet që delegatët e Gjilanit në kuvendin zgjedhor të LDK-së, ta përkrahin unanimisht Lutfi Hazirin në kandidaturën e tij për kryetar?

Lirie Kajtazi: Edhe vetë kryetari Haziri preferon një marrëveshje për kandidat konsensual për kryetar të partisë, kështu që edhe Gjilani është unik në këtë çështje.

LDK-ja do ta zgjedhë kryetarin si në vitin 2015 kur ishte eliminuar nga gara Vjosa Osmani. A duhet të ndryshojë kjo që të jepet mundësi për më shumë kandidatura dhe që votimi të jetë i fshehtë? Po ashtu, na intereson a do ta përkrahni ju një marrëveshje për kandidat konsensual për kryetar të partisë?

Lirie Kajtazi: Kuvendi punon sipas statutit që ka, kështu ka punuar edhe në vitin 2015. Keni mundur ta keqkuptoni, nuk ka pasur eliminime. Për t’ia dhënë peshën e duhur të parit të partisë është norma statutare, e cila përderisa të jetë në fuqi duhet të respektohet. Pa marrë 50% plus një votë të delegatëve të Kuvendit nuk miratohet asnjë kandidaturë. Kur të na duket e rreptë, Kuvendi mund të ndryshojë, por jo ta shkelë.

A mendoni se dy emra të përveçëm në LDK për kryetar të partisë dhe për kandidat për kryeministër duhet të jenë të ndryshëm, apo besoni se kryetari i ri i LDK-së duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër?

Lirie Kajtazi: Mendoj se jo domosdosmërisht duhet që kryetari i LDK-së të jetë edhe kandidat për kryeministër, por një gjë e ka treguar praktika se kur bashkohen në një emër disi del më e fortë.

A besoni se LDK-ja duhet të bëjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti apo të shkojë e vetme në zgjedhje, nëse po, me cilën parti?

Lirie Kajtazi: LDK-ja duhet të shkojë vetë në zgjedhje, të kuptohet drejt nga qytetarët se vërtet ajo është partia që ata e duan më së shumti, jo t’ia transferojmë besimin dikujt tjetër.

Në rast të një koalicioni parazgjedhor me Vetëvendosjen, a duhet të bëjë LDK-ja kompromis për postin e kryeministrit?

Lirie Kajtazi: Jo, LDK-ja nuk duhet të bëjë kompromis me postin e kryeministrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...