Rugova: Me Vjosa Osmanin në qeverisje do të bëhet ndryshimi i madh

Intervista

Rugova: Me Vjosa Osmanin në qeverisje do të bëhet ndryshimi i madh

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:40
Naser Rugova

Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Naser Rugova në intervistën “Njihuni me kandidatët”, të KosovaPress, thotë me vendosmëri se në krye me Vjosa Osmanin në Qeveri do të bëhet ndryshimi madh në Kosovë, si në zhvillimin ekonomik, ashtu dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kandidati për deputet u shpreh i bindur se do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme për të dhënë kontributin e tij në shumë sfera të ndryshme, e veçmas në realizimin e sigurimeve shëndetësore.

Rugova: Besoj që punën dhe përkushtimin tim qytetarët do ta vlerësojnë

“Puna përkushtimi, temat që i kam shtjelluar në Kuvendin e Kosovës në dy legjislatura, kam fituar besimin e qytetarëve. Besoj me punën që e kam bërë në legjislaturën e fundit në komisionin parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Unë jam edhe ligjërues universitar, kam prekur edhe tema të arsimit dhe veçanti të arsimit të lart, ku kam përfshirë problemet e studentëve, rinisë që është pjesa më vitale e kësaj shoqërie dhe tema të tjera. E në veçanti për Istogun dhe vendlindjen time për edhe problemet nacionale. Besoj që me punën dhe përkushtimin tim qytetarët do të vlerësojnë kontributin që e kam dhënë si përfaqësues i tyre në Kuvendin e Kosovës”, thotë Rugova.

Për programin politik të LDK-së, Rugova thotë se do të përfshihen gjitha problemet që aktualisht ka Kosova për t’i gjetur zgjidhje atyre.

Rugova: Do të bëhet ndryshimi i madh

“Do të bëhet ndryshimi i madh, luftë e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është premtim publik dhe angazhim serioz i Vjosa Osmanit. Sundimi rendit dhe ligjit, barazi për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës  arsim cilësor që është baza e të gjithave. Presporitetit të një shoqërie dhe një shteti . Shëndetësi moderne, përkujdesje shëndetësore për gjithë banorët e Kosovës, zhvillim  ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës dhe procesi i integrimeve euro-antlatike do të jetë fokus i qeverisë së ardhshme dhe Vjosa Osmanit”, thotë Rrugova.

Sa i përket dy temave të mëdha dialogut dhe taksës, Rugova thotë se LDK-ja është për rifillim të dialogut, ndërsa për taksën, thotë se nuk do të marrin asnjë vendim pa u respektuar parimi i reciprocitetit.

Rugova: LDK-ja është për dialog

“LDK-ja është për dialog ne do të rifillojmë dialogun në parimin e reciprocitetit. Ne ulemi të bisedojmë me Serbinë dhe kemi filluar të dërgojmë mesazhe Brukselit dhe Uashingtonit dhe partnerëve tanë strategjik se ne ulemi dhe bisedojmë me Serbinë vetëm në suaza të dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Një marrëveshje duhet të arrihet. Unë besoj se me qeverisjen e LDK-së, në krye me Vjosa Osmanin që do të merr përsipër këtë proces sfidues. Ne do të përmbyllim këtë kapitull me fqinjin tonë verior si dy shtete të barabarta. Unë pres njohje formale, pres njohje nga ana e Serbisë.  Taksa është marrë një vendim nga qeveria paraprake që nuk është pritur mirë nga partnerët tanë strategjik, por ne nuk do të marrim asnjë  vendim për taksën pa u respektuar  parimi i reciprocitetit”, pohon ai.

Për koalicionet e mundshme pas zgjedhore, Rugova u shpreh u gatshëm për gjitha partitë politike, përveç PDK-së.

Rugova: Ne do të kalojmë shifrën e një të tretën e ulëseve në Kuvendin e Kosovës

“Unë dua të besoj fuqishëm qe ne do të kalojmë shifrën e një të tretën e ulëseve në Kuvendin e Kosovës. Kjo na ofron neve një mundësi ligjore dhe kushtetuese. Por edhe komoditet që t’i zgjedhim partnerët e koalicionit”, thotë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat