Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Intervista

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:34
David Kostelancik

Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar, pas emërimit të Matthew Palmer si i dërguar i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe më pas edhe Richard Grenell, i dërguar presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, David Kostelancik, drejtor i Shërbimit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai thekson se dy zyrtarët amerikanë do të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjen e rifillimit të dialogut, nga i cili varet procesi i integrimit evropian për Kosovën dhe Serbinë. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që Uashingtoni të organizojë një konferencë vitin e ardhshëm, me synimin për të finalizuar një zgjidhje.

 A jeni befasuar me vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për emërimin e zotit Grenell, si përfaqësues i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, vetëm një muaj pasi Departamenti i Shtetit mori vendim për emërimin e Matthew Palmer si përfaqësues të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor? ​

David Kostelancik: Jo, unë mendoj se kjo tregon vëmendje dhe mbështetjen afatgjatë për dialogun, nga ana e Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që ai të prodhojë rezultate, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Të dyja vendet janë mike dhe partnere të SHBA-së, dhe fakti që kemi një të dërguar të presidentit dhe një tjetër të Departamentit të Shtetit, të cilët për këtë çështje, shpenzojnë kohën dhe vëmendjen e tyre, mendojmë se është një gjë e mirë për procesin në përgjithësi, në mënyrë që ai në fund të japë rezultate.

Çfarë ka thënë Grenell në Beograd dhe Prishtinë?

-Në media dhe në publik, vizita e fundit e zotit Grenell në Prishtinë dhe Beograd është përmbyllur, mund të themi, me një vello të fshehtësisë. Unë do të thosha se ajo është shndërruar në një mister. Askush nuk e di se çfarë u tha zoti Grenell bashkëbiseduesve të tij në Prishtinë dhe Beograd. Mund të na jepni disa detaje?

David Kostelancik: Bisedimet e ambasadorit (Grenell), sikurse është rasti edhe me zotin Palmer, kanë qenë të organizuara në mirëbesim diplomatik. Por, mund t’ju siguroj se porosia e ambasadorit Grenell ishte që SHBA-ja, dhe ai si i dërguar i presidentit Trump, po përpiqen të ndihmojnë dhe lehtësojnë dialogun, pastaj që të sigurojnë palët se të dyja vendet e kanë vëmendjen, ndihmën dhe mbështetjen tonë. Por, mendoj se detajet e bisedimeve do t’i kuptojmë me kalimin e kohës, kur ato të kenë dhënë rezultate.

-Në Serbi, por edhe më gjerë, përmendet ideja e një lloj konference të paqes, që mund të organizohet nga Uashingtoni, vitin e ardhshëm. A është e mundur kjo?

David Kostelancik: Është e mundur. Një mundësi të tillë e ka përmendur presidenti Donald Trump në letrën që u dërgoi liderëve të të dyja vendeve në fillim të këtij viti. Kjo është një mundësi, por tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të fillojë dialogu, dhe të dyja vendet të përparojnë në çështjet që qëndrojnë midis tyre.

Shpresojmë në heqjen e taksës

-Cili është vlerësimi juaj për situatën aktuale kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Në cilat pozicione gjenden të dyja palët, aktualisht?

David Kostelancik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë rëndësi të madhe vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Fakti që para disa javësh u mbajtën zgjedhjet në Kosovë do të thotë që ne të gjithë presim që të formohet Qeveria e Kosovës, për të sqaruar qëndrimin e saj në lidhje me angazhimin në dialogun me Serbinë. Ne jemi në kontakt me ato parti politike dhe përfaqësues të tyre, të cilët me gjasë do të formojnë Qeverinë e ardhshme në Kosovë, Përderisa po e bëjmë këtë, shpresojmë që Kosova të jetë e gatshme të ulet në tryezë së shpejti, të heqë tarifat për mallrat nga Serbia, dhe të fillojë përsëri një dialog me Serbinë.

- Në këtë moment, mund të themi se ka sinjale pozitive dhe negative në drejtim të zhbllokimit të dialogut. Nga njëra anë, ekziston një gatishmëri nga ana e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, për të hequr taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Nga ana tjetër, sidoqoftë, Kurti është plotësisht kundër diskutimit për ndryshim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është ideja kryesore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Çfarë mund të presim?

David Kostelancik: Unë mendoj se gjëja themelore dhe më e rëndësishmja është rivendosja e dialogut dhe mendoj se është e rëndësishme – nëse zoti Kurti do të bëhet kryeministër i ri i Kosovës – që ai dhe të tjerët që do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, të krijojnë një pozicion dhe qëndrim unik për atë që po ndodh.

Ne, gjithashtu, mendojmë se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që tarifat për mallrat nga Serbia të hiqen, si hapi i parë që çon në rifillimin e negociatave. Por, në momentin kur taksa është hequr, i takon Serbisë dhe Kosovës të kalojnë nëpër të gjitha pikat e rendit të ditës dhe të arrijnë një marrëveshje mes vete. SHBA-ja është e gatshme, si mike dhe partnere e të dyja vendeve, të ndihmojë dhe mbështesë procesin, por u takon të dyja palëve të vendosin se si do të duket marrëveshja.

-Në Serbi, por edhe më gjerë, përmendet ideja e një lloj konference të paqes, që mund të organizohet nga Uashingtoni, vitin e ardhshëm. A është e mundur kjo?

David Kostelancik: Është e mundur. Një mundësi të tillë e ka përmendur presidenti Donald Trump në letrën që u dërgoi liderëve të të dyja vendeve në fillim të këtij viti. Kjo është një mundësi, por tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të fillojë dialogu, dhe të dyja vendet të përparojnë në çështjet që qëndrojnë midis tyre.

Shpresojmë në heqjen e taksës

- Cili është vlerësimi juaj për situatën aktuale kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Në cilat pozicione gjenden të dyja palët, aktualisht?

David Kostelancik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë rëndësi të madhe vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Fakti që para disa javësh u mbajtën zgjedhjet në Kosovë do të thotë që ne të gjithë presim që të formohet Qeveria e Kosovës, për të sqaruar qëndrimin e saj në lidhje me angazhimin në dialogun me Serbinë. Ne jemi në kontakt me ato parti politike dhe përfaqësues të tyre, të cilët me gjasë do të formojnë Qeverinë e ardhshme në Kosovë, Përderisa po e bëjmë këtë, shpresojmë që Kosova të jetë e gatshme të ulet në tryezë së shpejti, të heqë tarifat për mallrat nga Serbia, dhe të fillojë përsëri një dialog me Serbinë.

-Në këtë moment, mund të themi se ka sinjale pozitive dhe negative në drejtim të zhbllokimit të dialogut. Nga njëra anë, ekziston një gatishmëri nga ana e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, për të hequr taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Nga ana tjetër, sidoqoftë, Kurti është plotësisht kundër diskutimit për ndryshim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është ideja kryesore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Çfarë mund të presim?

David Kostelancik: Unë mendoj se gjëja themelore dhe më e rëndësishmja është rivendosja e dialogut dhe mendoj se është e rëndësishme – nëse zoti Kurti do të bëhet kryeministër i ri i Kosovës – që ai dhe të tjerët që do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, të krijojnë një pozicion dhe qëndrim unik për atë që po ndodh.

Ne, gjithashtu, mendojmë se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që tarifat për mallrat nga Serbia të hiqen, si hapi i parë që çon në rifillimin e negociatave. Por, në momentin kur taksa është hequr, i takon Serbisë dhe Kosovës të kalojnë nëpër të gjitha pikat e rendit të ditës dhe të arrijnë një marrëveshje mes vete. SHBA-ja është e gatshme, si mike dhe partnere e të dyja vendeve, të ndihmojë dhe mbështesë procesin, por u takon të dyja palëve të vendosin se si do të duket marrëveshja.

- A prisni që në gjysmën e parë të vitit 2020, Serbia dhe Kosova të përballen me një iniciativë të qartë dhe të drejtpërdrejtë të SHBA-së për një zgjidhje përfundimtare tëmarrëdhënieve Kosovë-Serbi. Më duhet të kujtoj një deklaratë të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndoshta 10 muaj më parë, i cili tha se Serbia nuk do të bëjë asgjë, sepse po pret për një lloj iniciative nga Uashingtoni.

David Kostelancik: Është fakt që SHBA-ja e ka emëruar ambasadorin (Richard) Grenell si të dërguarin e Posaçëm presidencial, i cili u kushton kohë dhe vëmendje veprimtarive që lidhen me dialogun dhe negociatat midis Serbisë dhe Kosovës. SHBA-ja, gjithashtu, ka emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues të veçantë të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i cili është më i përqendruar në tërë situatën në Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Grenell ofron ndihmën dhe mbështetjen e tij ndaj të dyja palëve, për të krijuar kushtet për rifillimin e dialogut.

Përsëri, fakti që ju keni vëmendjen e veçantë të dy profesionistëve me përvojë amerikane, të cilët janë të përqendruar në këtë sfidë, u jep të gjithëve një mundësi unike, një shans për të përparuar.

Dhe, siç thashë më herët, këndvështrimi ynë është që palët nuk duhet ta humbasin këtë mundësi, dhe se ato duhet të përfitojnë nga vëmendja e profesionistëve me përvojë për këtë sfidë. Hapi i parë është fillimi i procesit, pra fillimi i dialogut, dhe më pas të dyja palët të nisin shkëmbimin e mendimeve. SHBA-ja do të jetë atje për t’i ndihmuar dhe mbështetur ata në rrugën e tyre për të arritur një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat