Haxhiu: Heqja e taksës 100% do të ishte vetëvrasje politike, nuk ia dëshiroj Albin Kurtit - Bota Sot
Haxhiu: Heqja e taksës 100% do të ishte vetëvrasje politike, nuk ia dëshiroj Albin Kurtit

Intervista

Haxhiu: Heqja e taksës 100% do të ishte vetëvrasje politike, nuk ia dëshiroj Albin Kurtit

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 17 dhjetor 2019 Në ora: 07:53
Teuta Haxhiu

“Bota sot”: Kanë kaluar gati 6 muaj nga dorëheqja e Haradinajt nga i pari I qeverisë, si e keni vlerësuar ju qeverisjen e shefit tuaj?

Teuta Haxhiu: Në raport me situatën socio - politike dhe ekonomike në vend, jo vetëm gjatë dy viteve të fundit, por në vazhdimësi që nga paslufta e këndej, mendoj se Qeveria Haradinaj ka qenë qeveri e sukseseve dhe e të arriturave të prekshme.

Edhe pse asgjë nuk ka të përkryer e së këndejmi as qeveri të përkryer mendoj se, përmirësimi i gjendjes së furnizimit me energji elektrike pas situatës së trashëguar, ligji për Ushtrinë e Kosovës, ligji për arsimtarët e viteve të 90-ta , pjesë e së cilave kam qenë edhe unë, ligji për paga (që tashmë Kushtetuesja padrejtësisht e paska pezulluar), ligji për Trepçën dhe vendosja e taksën 100% ndaj mallrave dhe produkteve serbe, si kundërpërgjigje e sjelljeve arrogante të Serbisë zyrtare në njërën anë dhe stimulimin e prodhuesve vendor në anën tjetër, flasin për të arritura dhe suksese të prekshme dhe jo retorikë.

Mirëpo për fat të keq, rrethanat e krijuara në ndërkohë pamundësuan punën dhe angazhimin permanent të kryeministrit Haradinaj për t’i orinetuar përpara këto procese e vendime në stadin e dëshiruar. Koha ka për t’i bindur edhe kritikuesit më të mëdhenj se Kosovës i është dashur një kryeministër si zt. Haradinaj, i cili e ka gjithë përkushtimin për punë, pastaj edhe bagazhin patriotik e kombëtar, vizionin dhe potencialin e duhur për të udhëhequr me sukses Qeverinë e vendit.

“Bota sot”: A mendoni se ka gabuar Haradinaj që është tërhequr, a po humb Kosova këto muaj pa qeveri, ani pse me zgjedhje të mbajtura e fitues të zgjedhjeve?

Teuta Haxhiu: Arsyen e dorëheqjes nga pozita e kreut të Qeverisë zt. Haradinaj deri më tash e ka bërë të ditur me dhjetëra herë. Pra Ramushi nuk është tërhequr, por ka dhënë dorëheqje.

Prandaj, unë si bashkëpunëtore shumëvjeçare brenda subjektit politik të AAK- së nuk jam befasuar aspak me vendimin e tij, duke e njohur nga afër atë për qëndrueshmërinë politike dhe karakterin e tij,sidomos aty ku atakohet fati dhe e ardhmja e Kosovës .

Pas thirrjes për të dëshmuar në Tribunalin e Hagës, Ramush Haradinaj sa e sa herë e ka thënë edhe vet se; nuk ka dashur në asnjë mënyrë që në Gjykatën Speciale të Hagës ta “dërgoj” kryeministrin e vendit, duke e bërë kështu sakrificën e radhës në shërbim të atdheut të tij. Dhe natyrisht që kryeministrin edhe njëherë e ka kthyer tek sovrani në mënyrë që proceset e shtet ndërtimit të Kosovës të mos ndalen. Dhe sinqerisht për këtë dhe shumë arsye tjera ndjehem krenare që jam pjesë e një subjekti politik i cili udhëhiqet nga një njeri siç është zt. Haradinaj .

Për ta plotësuar përgjigjen në pyetjen tuaj, mendoj se në mungesë të krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kosova humb jo vetëm çdo ditë por çdo orë. Zgjedhjet kanë prodhuar një fitues (në rastin tonë VV) dhe ai është i obliguar ndaj qytetarëve që të krijoj institucionet në afatin sa më të shkurtër. Koha nuk pret . Dhe kështu siç është gjendja nuk duket e mirë. Hapur po vërehet lufta për pozita e pushtet e jo për shtet siç zatën jemi mësuar të dëgjojmë nga zyrtarët e VV. Asnjëherë nuk mund të priten rezultate aty ku mirëkuptim e bashkëpunim. Në vend të tyre shihet qartë mosbesimi i ndërsjellë (LDK- VV). Partnerëve potencial për të qeverisur. Kjo është e papranueshme ,si mund të bashkëqeveriset me ndjenjën e mosbesimit të vazhdueshëm. E pamundur.

“Bota sot”: Çka konsideroni suksesin më të madh të qeverisë së AAK-së?

Teuta Haxhiu: Janë shumë suksese të cilat i përmendem më lartë, por; Ligji për Trepçën ,Ushtrinë e Kosovës e sidomos vendimi për taksën 100 % mendoj që janë madhore e si të tilla edhe duhet të vlerësohen.

“Bota sot”: Po dështimi apo “pengu” më i madh që nuk keni mundur ta realizoni dhe pse nuk keni arritur ta realizoni?

Teuta Haxhiu: Nuk do ta quaja dështim e as “peng”, por mospërfundimi i mandatit të rregullt qeverisës katërvjeçar, mendoj se duhet të jetë preokupim i krejt klasës politike në vend. Kjo mbase edhe për vendosjen në binarë të afateve dhe rregullave demokratike. Mendoj se një sjellje a normë e tillë do të ishte shumë e shëndetshme për demokracinë.

“Bota sot”: A mendoni se ka gabuar Haradinaj që nuk e ka udhëhequr dialogun vet, si i pari i qeverisë?

Teuta Haxhiu: Nuk do ta quaja asnjëherë të gabueshme idenë e bashkëpunimit institucional, në këtë rast krerëve udhëheqësve shtetëror. Pra, konsideroj se qëndrimi i zt Haradinaj ka qenë konform këtyre normave, duke qenë I bindur se ky bashkëpunim është i domosdoshëm. Dhe ju e keni parë se ky respekt dhe kjo sjellje institucionale është respektuar nga kryeministri Haradinaj deri në momentin kur është bindur se megjithatë gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë në këtë drejtim. Dhe si rezultat kemi parë reagimin dhe kundërshtimin e hapur të kryeministrit ndaj rrjedhave aspak të duhura siç ishte “loja për ndryshimin a korrigjimin e kufijve“ e kështu me radhë. Pra ideja për t’u marrë më shumë me punët e shtëpisë siç thoshte Haradinaj krahas gatishmërisë permanente për t’u përballur edhe me situata të tjera si çështja e dialogut, nuk do të thotë se ishte e gabuar, por përkundrazi kishte qëllim të mirë.

“Bota sot”: Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit ka thënë se do të takohet me serbët në Bruksel. Sipas normave të tij, a përbën kjo “tradhti kombëtare”, derisa Serbia ende nuk i ka kthyer trupat e të zhdukurve, nuk ka treguar për varrezat masive, nuk e ka kthyer kursimet e qytetarëve të Kosovës, nuk i ka paguar dëmet e luftës etj?

Teuta Haxhiu: Lidershipi i Kosovës edhe pararendësit e zt. Kurti si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, asnjëherë nuk janë shprehur kundër takimeve të mundshme qoftë me serbët apo ndërkombëtarët. Por situata tashmë e krijuar pas vendosjes së taksës 100 % ,natyrisht se e ka ndryshuar edhe rrjedhën e sjelljes dhe kulturës sonë politike. Dhe të gjithë jemi dëshmitarë se si pasojë e gjithë kësaj, përkundër presioneve ta vazhdueshme të miqve ndërkombëtarë zt Haradinaj nuk ka lëshuar pe. Pavarësisht bindjeve dhe përcaktimeve tona politike do të doja shumë që zt Kurti në rastin dhe pozitën e njëjtë ta mban po atë qëndrim. Janë të panumërta arsyet që të mbahet ky qëndrim, sepse është në interes të Kosovës. Është edhe në interes të vet Kurtit. E ka shumë më të lehtë mbajtjen e këtij qëndrimi se sa që ishte marrja e vendimit. Në këtë qëndrim do të ketë pas jo vetëm spektrin politik në vend, por qytetarët e Republikës së Kosovës. Në të kundërtën vështirë për të, kauza e tij politike do të vdesë. Zëvendësimi i taksës 100 % me reciprocitet jo vetëm se është i papranueshëm por është në kundërshtim të plotë me idetë dhe sjelljet politike të Kurtit e VV tash e sa vjet me radhë. Serbia nuk e meriton heqjen e taksës, pa e njohur Kosovën shtet dhe të barabartë në tavolinën e bisedimeve, pa kërkim faljen për vrasjen e mijëra civilë shqiptarë, në mesin e tyre gra, pleq e fëmijë. Këtë e di mirë Abin Kurti.Nuk kemi pse t’ia përsërisim. Do të ishte një “vetëvrasje politike” të cilën nuk do t’ia dëshiroja asnjë shqiptari, e as Kurtit.

“Bota sot”: Në rast të daljes nga premtimet të Albin Kurtit, a do të ketë vezë e gaz lotsjellës në kuvend për të sulmuar atë?

Teuta Haxhiu: Sjellja jonë opozitare, natyrisht do të jetë konform rregulloreve në Kuvend.

Unë jam thellë e bindur dhe uroj që asnjëherë në Kuvendin e Kosovës, qytetarët të mos shohin pamje të tilla. Sepse ato nuk e pasqyrojnë shpirtin dhe sjelljen e qytetarit tonë.

Unë mendoj se në rastin më të keq, daljes nga premtimet e tij, Kurti do të sulmohet me vezë e me gaz lotsjellës nga vet deputetët e VV, nga ata që e sollën në Kuvendin e Republikës së Kosovës këtë mendësi.

“Bota sot”: A jeni kontaktuar nga partia fituese për të bashkëpunuar në ndonjë koalicion të mundshëm në qeverinë e ardhshme?

Teuta Haxhiu: Jo. Për aq sa unë jam në dijeni, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe ashtu ne jemi deklaruar publikisht se do të shkojmë në opozitë,për ta bërë punën tonë në funksion të mbarëvajtjes së Kuvendit të Kosovës. Për t’i përkrahur të gjitha zhvillimet pozitive për Kosovën dhe në të njëjtën kohë për t’i kundërshtuar fuqishëm me zërin opozitar të gjitha zhvillimet negative që e dëmtojnë jetën e qytetarit tonë dhe që e cenojnë tërësinë dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

“Bota sot”: Pse Aleanca doli aq dobët në zgjedhjet e fundit, pikërisht kur ju e kishit kryeministrin dhe pritej që të rriteni?

Teuta Haxhiu: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk doli e dobët nga zgjedhjet e fundit të 6 tetorit. Përkundrazi kemi rritje të votës. Janë rreth 100 mijë qytetarë që e votuan AAK – në. Dhe këtë unë nuk e quaj të dobët, sepse ata janë qytetarë të nderuar të vendit tim. Por e vërteta e madhe është se ne kemi pritur shumë më shumë duke u bazuar në zhvillimet dhe vendimet shtetërore të marrura nga kryeministri Haradinaj. Mbase janë shumë faktorë që e sollën këtë rezultat dhe se një ditë do të kristalizohen edhe më shumë. Me rëndësi është që Kosova të ecën me ritmin e merituar zhvillimor në çdo sektorë; ekonomi, arsim ,shëndetësi e plotë segmente të tjera. Kemi aq shumë punë dhe detyra para nesh. Qeveria e re e cila do të dali do të ketë punë 24 orë. Urojmë që të ecën mbarë, sepse është në interesin e vendit tim. Ndryshe si opozitë do të jemi kujdestarë,po ashtu 24 orë .

“Bota sot”: E kanë sulmuar Haradinaj për një takim me Milan Radojciqin, si e komentoni takimin me Sveçlën?

Teuta Haxhiu: Zt. Haradinaj është sulmuar që nga dita e parë e punës. Dhe kjo në demokraci është normale. E ardhmja e afërt po ashtu ka për të dëshmuar punën dhe vendosmërinë e tij në ngritjen e kapaciteteve shtetërore drejt një vizioni të qartë euro-atlantik. Të gjithë do të jemi dëshmitarë.

Mirëpo paralelja që ju ngritni në këtë pyetje duke e krahasuar zt. Haradinaj me zt Sveçla, përkatësisht takimin e tij me Gjuriqin nuk po më duket e drejtë për të mos thënë e papranueshme. Nuk janë të një niveli. Për të dytin nuk do të flas , ndërsa sqarimin ai duhet ta japi vet sepse është në përgjegjësinë e tij. Veç se dua të them atë që sot dihet botërisht,se;Ramush Haradinaj gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij është karakterizuar nga një atdhedashuri e pamatur për vendin e tij. Mbase nuk është e tepërt të themi edhe njëherë se për shtetin të tillë çfarë e kemi sot, në themelet e tij,Haradinaj dhe familja e tij kanë vendosur djersë,vuajtje njerëzore dhe dënime shumëvjeçare nëpër kazamatet serbo-sllave, plagë, pjesë të trupit dhe dëshmorë e heronj të Kosovës. Rreth një dekadë përballje me drejtësinë ndërkombëtare në mbrojtje të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe lavdisë së saj. Një gjë të tillë ai po e bën edhe sot e gjithë ditën, i gatshëm për të mbrojtur vlerat e kësaj lufte të drejtë me të cilën nesër do të krenohen brezat, trashëgimtarët tonë, pa dallim

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat