Vjosa Osmani flet për Der Standard për ndryshimet që do t’i bëjnë Vetëvendosje dhe LDK

Intervista

Vjosa Osmani flet për Der Standard për ndryshimet që do t’i bëjnë Vetëvendosje dhe LDK

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 17:09
Vjosa Osmani

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për të përditshmen austriake Der Standard në të cilën ka folur për shumë procese dhe situatën post-zgjedhore në Kosovë.

Në këtë intervistë ajo ka folur për Qeverinë e ardhshme në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së dhe për ndryshimet që do të pasojnë.

Standard: Për herë të parë në Kosovë, partia juaj – Lidhja Demokratike e Kosovës, do të formojë Qeverinë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje. Të dy partitë kanë fituar zgjedhjet sepse duan ta luftojnë korrupsionin. Ç’po planifikoni ju?

Osmani: Ne duam një rishikim të të gjithë zyrtarëve, përfshirë sistemin juridik dhe sistemin e sigurisë, d.m.th policinë dhe shërbimin sekret. Si rezultat, nëse ne krijojmë një sistem juridik të lirë dhe të pavarur nga politika dhe ndikimi kriminal, nëse kemi një forcë policore dhe shërbim inteligjent që janë profesional dhe të pavarur, atëherë unë mund të besoja se kemi bërë ndryshimet e mëdha në historinë e vendit tonë. Kjo është parakusht për gjithçka tjetër, i zhvillimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit.

Standard: Çfarë reforma të tjera do të ketë?

Osmani: Në të kaluarën, 80 përqind e buxhetit është shpenzuar në autostrada dhe rroga. Ne duhet ta bëjmë të kundërtën dhe të investojmë në kapitalin human – në arsim dhe shëndetësi dhe, mbi të gjitha në punësim. Ne kemi për t’u përballë me shkallë të lartë të papunëve të rinj dhe gra. Ne duam që të mbështesim familjet e reja, veçanërisht fëmijët në vitet e para të jetës.

Nuk ka gjithaq kopshte, ambiente parashkollore dhe kujdes tetëditorë. Kështu, ne përkrahim nënat për të kërkuar punë, pasi që 80 përqind e grave janë të papuna. Kjo shkon në dëm të ekonomisë sonë dhe barazisë gjinore. Ne kemi vendosur që të tërhiqemi nga një numër planesh të projekteve për autostrada. Kjo do të kursente gati një miliard euro për disa vite. Kemi kursyer goxha.

Standard: Nëse i hiqni pensionet e veteranëve dhe provoni të prishini sistemet klienteliste, ju do të përballeni me kundërshti…

Osmani: Pensionet e veteranëve nuk do t’i ndalim, por pensionet e mashtruesve. Vendi nuk do të mund të përparojë përmes falsifikimit. E dimë se sa e vështirë dhe e rrezikshme mund të jetë, por më e rrezikshme dhe e vështirë për qytetarët dhe vendin tonë do të jetë nëse nuk do të bënim asgjë. Nuk jemi të zgjedhur për të ndenjur ulur dhe soditur.

Dhe, as jemi zgjedhur për t’u frikësuar nga zemërimi. Ne jemi zgjedhur sepse qytetarët e Kosovës kanë besuar se një gjeneratë e tërë e re politike mund të jetë një shans i mirë për t’i adresuar këto çështje. Ne duhet siguruar që askush që ka probleme të mos drejtojë ndonjë dikaster – vetëm ata që janë profesionit dhe që dinë.

Standard: Dialogu me Serbinë duhet të rinisë vitin tjetër. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përjashton një marrëveshje pa ndryshim kufijsh. A është ende e mundshme të arrihet marrëveshja?

Osmani: Kosova është e gatshme që të arrijë marrëveshje përfundimtare – por ne nuk pranojnë fare shkëmbim territoresh, ndarje të Kosovës, apo ndonjë ndryshim tjetër kufijsh, pasi që kjo nuk do ta rrezikonte vetëm integritetin territorial të Kosovës, por poashtu shtetësinë e saj. E kemi kundërshtuar këtë ide në dy vjet e gjysmë kur Presidenti i Serbisë fshehurazi e ka diskutuar atë me Presidentin e Kosovës (Hashim Thaçi). Ai mund të flasë vetmevete dhe të vazhdojë të ëndërrojë.

Por me këtë Qeveri, s’ka rëndësi kush këmbëngul, ide të tilla nuk do të ecin tutje. Në anën tjetër, normalizimi nënkupton që njerëzit të kenë marrëdhënie normale. Si në të 90-at, Serbisë nuk i interesojnë qytetarët, por interes e ka vetëm territorin. Është koha që serbët në Kosovë që ne jemi krerët politikë që përfaqësojnë interesat e tyre. Ne duam të jetojmë në një Kosovë, ku ata ndjehen të sigurt dhe mund të jetojnë një jetë të suksesshme.

Standard: Po ju adresoheni serbëve që jetojnë në Kosovë.

Osmani: Unë vi nga Mitrovica dhe flas me shqiptarë dhe serbë në të dy anët e urës. Nëse i pyesni ata se çfarë kanë përfituar nga dialogu në gjashtë vjet e gjysmë, ata do të thonë se nuk kanë parë asgjë. Duhet ndryshuar kjo. Dialogu s’ka nisur për të ruajtur apo ndërtuar karrierën politike të presidentëve të dyja vendeve apo për t’i bërë ata miq.

Në vend të kësaj ne duhet t’u sqarojmë njerëzve se avantazh do të ishte marrëveshja finale me Serbinë. Të gjitha marrëveshjet mund të integrojnë njerëzit në Kosovë, të lihen të jetojnë së bashku dhe të krijojnë prosperitet ekonomik. E kemi thënë që më parë se dialogu është imponuar në ne dhe që bashkësia shumëkombëshe po na detyron që ta zhvillojmë.

Standard: Por, ju mendoni se mund të ketë marrëveshje?

Osmani: Mendoj se marrëveshja mund të arrihet nëse bashkësia ndërkombëtare ndalon së trajtuari Vuçiqin dhe Serbinë si fëmija i lazdruar i Evropës. Serbia është vend që ka destabilizuar  tërë rajonin dhe që nuk duhet të shpërblehet me kapituj për çelje të negociatave derisa të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Bashkimi Evropian duhet ta pranojë realitetin që Serbia me Vuciqin ka bërë që të afrohet me Rusinë edhe më tepër se përpara, si në aspektin ekonomik, politike dhe ushtarak.

Standard: A do të ketë liberalizim të vizave së shpejti për Kosovën? Kushte janë plotësuar moti.

Osmani: Franca ende ka pikëpyetje, të cilat nuk i shoh si të arsyeshme. Është hipokrizi që BE të ketë liberalizim të vizave për vende si Venezuela dhe Kolumbia, por që nuk është e gatshme t’ia hapë portat Kosovës së vogël. Kosova nuk paraqet më rrezik për emigrim. Nuk duhet të penalizohemi për problemet që Franca apo të tjerët mund t’i kenë me vende si Gjeorgjia.

Standard: Franca ende nuk ka dhënë dritën jeshile për të nisur negociatat me BE-në, Maqedonia e Veriut. Kështu procesi i zgjerimit shihet si i vdekur.

Osmani: Procesi i zgjerimit është ngadalësuar dhe mendojmë se kjo shkon në dëm jo vetëm të së ardhmes të Ballkanit Perëndimor, por poashtu edhe për kredibilitetin e Evropës. Shpresojmë që liberalizimi i vizave mund të jetë pjesë e agjendës nën Presidencën e Kroacisë (pjesa e parë e 2020). Por nëse BE vazhdon ta mbajë këtë bllokadë në rajonin tonë, do të ndihmojë në forcimin e rolit të Rusisë dhe Turqisë.

Standard: SHBA nuk ka vetëm të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, por poashtu edhe ambasadorin për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë. A është SHBA më e përkushtuar përsëri?

Osmani: Kemi mbajtur takime me Ambasadorin Richard Grenell dhe të Dërguarin e Posacëm, Matthew Palmer, të cilët i kam njohur shumë kohë më parë. Shpresojmë shumë rreth asaj që kemi dëgjuar për mbështetjen ndaj koalicionit të tij dhe përkrahjen e Kosovës në dialog. Ata shohin nga perspektiva ekonomike, që është frymëmarrje e freskët për të cilën kishim nevojë. Historikisht, ne si vend nuk kemi pasë sukses sa herë s’e kemi pasë Amerikën në anën tonë.

Standard: A nënkupton kjo që Kosova duhet të punojë më shumë për t’u bashkuar në NATO?

Osmani: Përfundimisht. Mendoj se Kosova duhet ta shtyjë përpara përpjekjen e saj për t’iu bashkuar NATO-s. Deri tash, është llogaritur si integrim dytësor i BE-së. Mendoj se duhet fokusuar më shumë tash. Fokusi për NATO tash do të jetë më i madh seç ka qenë viteve të fundit.

Standard: Si ndikon në pajtim, dhënia e Çmimit Nobel për Peter Handke.

Osmani: Është një prej dëmeve më të mëdha në procesin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor sepse lidhet me revizionizmin historik. Është një lloj politike në të cilën njerëzit do të përpiqen të fshihen prapa punës artistike, për të mbështetur krimet dhe regjimin gjenocidal dhe për të fajësuar viktimat në vend të autorëve të krimit.

Kjo është një prej ofendimeve për viktimat e gjenocidit. Nuk mund ta gjeni një qytetar të Kosovës apo Bosnjën që nuk është prekur. Çmimi Nobel tani mund të shihet si gjithçka. Kemi parë edhe politikanë në Austri dhe gjetiu që e kanë uruar Handken. Por neve na duhet më shumë përgjegjësi nga politikanët mbarë botën kur fjala është për viktima të gjenocidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat