Taksa 100% të shndërrohet në mas reciprociteti ndaj Serbisë

Intervista

Taksa 100% të shndërrohet në mas reciprociteti ndaj Serbisë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 janar 2020 Në ora: 22:24
Ilustrim

Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Qëndresa Ibrahimi, në një intervistënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për zhvillimin ekonomik, si dhe pengesat që e kanë përshkuar këtë fushë në vitin 2019.

Gjithashtu, Ibrahimi ka folur edhe për taksën e vendosur nga Qeveria në ikje e  Kosovës, ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Po ashtu, ajo ka folur edhe për rritjen e pagave nga Qeveria në largim, veprim ky që sipas saj, ka krijuar një disbalanc me sektorin privat. Kjo pasi, në këtë rast shteti mendon vetëm për të punësuarit në institucionet publike, duke i vendosur në pozitë të pabarabartë ata që janë të punësuar në sektorin privat.

Image
Qëndresa Ibrahimi

“Bota sot”: Sa ka pasur zhvillim ekonomia e vendit në vitin 2019?

Qëndresa Ibrahimi: Sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës, brutoprodukti vendor është rritur për 4% në TM2 2019 megjithatë fatkeqësisht një gjë e tillë nuk është e dukshme në realitet. Si pasoje e mos zhvillimit ekonomik, bizneset në vend që të përkrahen ato ballafaqohen me sfida shumë tëmëdha gjatë të bërit biznes. Ne konsiderojmë që duhet të krijohen mekanizma adekuat për të kontribuar në këtë drejtim, duke përshirë infrastrukturë më të mirë ligjore, politika fiskale më të volitshme, luftimi i informalitetit, krijimi i ofertave për bizneset e nxitja e investimeve, e cila do të pasohej me zhvillim ekonomik dhe rritje të mirëqenies.

“Bota sot”: Cilat kanë qenë Aktivitetet e Odës së Afarizmit të Kosovës përgjatë vitit që po e lëmë pas?

Qëndresa Ibrahimi: OAK vazhdimisht ka shprehur vullnetin e saj që të ofroje bashkëpunim maksimal të gjitha institucioneve nëmënyrë që jo vetëm tëevidentojmë barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset por se bashku tëevidentojmë edhe alternativat për zgjidhje. Qëllim kryesor është dhënia e kontributit nëpërmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend. Ne gjatë këtij viti kemi zhvilluar aktivitete dhe takime të shumta në këtë drejtim, dhe se fundi kemi përgatitur edhe një dokument me propozimet për Qeverinë e ardhshme në mënyrë që të i inkorporojnë në programet e tyre. Ne këto propozime ne kemi paraqitur se cilat janë barrierat përkatëse, rekomandimi ynë dhe alternativat e zgjidhjes.

“Bota sot”: Sa keni arritur t`i adresoni problemet ekonomike e sociale në vend, tek institucionet përkatëse?

Qëndresa Ibrahimi: Duke qenë se ne shërbejmë si ure lidhëse mes bizneseve dhe institucioneve, edhe gjatë këtij viti ne kemi përfaqësuar bizneset në shumë barriera që ata kanë hasur. Disa prej institucioneve me të cilat ata kanë pasur më shumë sfida kanë qenë, ATK dhe Doganat qofte sa i përket problemeve me lirimin e lëndës së parë apo mbivlerësimeve të mallit që iu janë bërë. Ne i adresojmë të gjitha kërkesat që bizneset kanë, në mënyrë që të avokojmë dhe lobojmë për zgjidhje. Por fatkeqësishtnjë vullnet nga ana e institucioneve për të ndihmuar në këtë drejtim lë shumë për të dëshiruar.

“Bota sot”: Cilat janë pengesat që e kanë ndaluar ekonominë  e vendit të mos zhvillohet?

Qëndresa Ibrahimi: Mungesa e hartimit të një strategjie të mirëfilltë të zhvillimit tëekonomisë se vendit, jo orientimi i mirë i investimeve, mungesa e krijimit tëofertave për investitorët potencial, mungesa e produkteve strategjike, mos harmonizimi i ligjeve me njeri tjetrin, mungesa e gjykatës ekonomike, mos përkrahja e mjaftueshme e prodhimit vendor, mungesa e hapjessë vendeve të reja të punës janë vetëm disa nga faktorët që kanë ndikuar që ne të mos kemi zhvillim ekonomik.

“Bota sot”: Sa ka pasur ndikim vendosja e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës?

Qëndresa Ibrahimi: Vendosja e taksës ka pasur ndikimin e saj tek bizneset prodhuese dhe tek qytetaret, të cilët tashme janë tëvetëdijshëm dhe janë mësuar me mungesën e produkteve nga këto dy vende, duke i dhënë kështu mundësi produkteve vendore. Edhe pse taksa ka zënë të papërgatitur bizneset, e sidomos ato që janë furnizuar me lëndë tëparë nga këto vende, ajo kishte efekt pozitiv dhe ka ndikuar në rritjen e shitjeve të produkteve tona. Ne jemi ithtarë të faktit që produktet vendore duhet të përkrahën, në mënyrë që të rritet cilësia dhe të jenë sa më të konkurrueshme në treg, krahas produkteve të tjera.

“Bota sot”: A duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës?


Qëndresa Ibrahimi: Jo ne mendojmë që taksa nuk duhet të hiqet, por tëshndërrohet ne mase reciprociteti, në mënyrë që të trajtojmë njeri tjetrin njësoj.

 

“Bota sot”: Qeveria pati marrë vendim për rritjen e pagave të sektorit publikë, sa do të ndikonte kjo në buxhetin e Kosovës?


Qëndresa Ibrahimi: Rritja e pagave në sektorin publik ka krijuar një disbalancë me sektorin privat. Ku në këtë rast shteti mendon vetëm për të punësuarit në institucionet publike, duke vendosur në pozitë të pabarabartë ata që janë të punësuar në sektorin privat. Mes dy sektorëve, ekziston një konkurrencë dhe ndikim reciprok, duke bërë që të punësuarit profesional të jenë më të tërhequr për të punuar në sektorin publik. E që në fakt duhet të bëhet e kundërta, sektori publik është i stërmbushur dhe të rinjët duhet të orientohen drejt sektorit privat, duket ofruar kështu më shumë mundësi për ngritje dhe zhvillim.

“Bota sot”: Ndërsa, vendi ka shpenzuar shuma të mëdha të parave në ndërtimin e autostradave sa kanë mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e buxhetit e Kosovës?

Qëndresa Ibrahimi: Ne jemi dëshmitar të faktit që pjesa më e madhe e buxhetit të shtetit deri tani është koncentruar nëinfrastrukture rrugore e cila kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë, andaj në konsiderojmë qëinvestimet duhet të orientohen më shumënë investime kapitale, që do të ndikonte në hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e kushteve më të favorshme për njëmirëqenie më të mirë. Nëqëndrueshmërinë e buxhetit jo se ka pasur ndonjë ndikim shumë të madh, por duhet të bëhet një planifikim më i mirë buxhetor.

“Bota sot”: Në aspektin e standardit jetësor edhe sa kohë i duhet Kosovës t’i përafrohet vendeve të Bashkimit Evropian?

Qëndresa Ibrahimi: Me ritmin tepër të ngadalshëm që jemi duke ecur tani do të jetë shumë e vështirë. Por me ndryshime substanciale ne shumë shpejtë do të mund të i afrohemi vendeve të BE-së. Ajo çka ne duhet të bëjmë është të krijojmë strategji të mirëfilltë të zhvillimit të vendit, e cila do të kontribuoje në rritjen ekonomike, rritjen e punësimit dhe mirëqenies së përgjithshme në vendin tonë.

“Bota sot”: Sipas statistikave, në cilët vende të botës Kosova ka arritur që të eksportojë produkte më shumë?

Qëndresa Ibrahimi: Eksporti i Kosovës në krahasim me importin është simbolik, ne kemi një raport 90 me 10 të bilancit tregtar. Edhe ato pak produkte që ne eksportojmë dominohen më shumë nga mineralet dhe xehet. Ne duhet të krijojmë strategji  të mirëfilltë të produkteve tona, në mënyrë që të rrisim prodhimin vendor dhe potencialet për të eksportuar. Aktualisht ne eksportojmë më shumë në Shqipëri pjesën më të madhe, duke u pasuar nga vendet e Bashkimit Evropian. Por ne duhet të bëjmë shumë më shumë në këtë drejtim.

“Bota sot”:  Të flasim pak edhe rreth bashkëpunimit shqiptaro-shqiptar në fushën e ekonomike. A eksportojnë më shumë bizneset e Shqipërisë në Kosovë, apo e kundërta?

Ibrahimi: Në fushën ekonomike bashkëpunimi me Shqipërinë është i mirë. Kosova ende nuk ka arritur që të krijoje bilanc të barabartë me asnjë vend, përfshirë edhe Shqipërinë, mirëpo çka është e rëndësishme të ceket është fakti që në këtë rast kemi bilanc pozitiv me Shqipërinë duke qenë vendi që eksportojmë më së shumti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat