A ka më mirë që 2020-ta të na gjejë me një kryeministër siç është Albin Kurti? - Bota Sot
A ka më mirë që 2020-ta të na gjejë me një kryeministër siç është Albin Kurti?

Intervista

A ka më mirë që 2020-ta të na gjejë me një kryeministër siç është Albin Kurti?

Nga: Albulenë Muji Më: 2 janar 2020 Në ora: 14:05
Albin Kurti

Arbëreshë Kryeziu, është një ndër deputetet më të reja në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo është deputetja më e votuar nga të gjitha partitë në Gjilan. Kryeziu, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për zhvillimet politike, për karrierën e saj politike, si dhe për herë të parërrëfen për jetën e saj personale.

Gjithashtu, deputetja e VV-së, ka folur për arsyet të cilat e shtynë atë të jetë pjesë e politikes,  për zgjedhjet e 6 tetorit, si dhe formimin e Qeverisë së Kosovës nga Albin Kurti.

Ndërsa, përveç tjera, në intervistë, Kryeziu ka folur edhe për angazhimin që të jetë zëri i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke e  vënë në theks se do të përkushtohet sa më shumë në përfshirjen e grave në zhvillim.

Image
Arbëreshë Kryeziu

“Bota sot”: Si mendoni se është zhvilluar skena politike në vend gjatë vitit 2019?

Arbëreshë Kryeziu: Viti 2019 është karakterizuar me shumë zhvillime dhe ndodhi në skenën politike, por mendojë se nuk ka pasur diçka ndryshe nga ajo që kemi parë zakonisht. Ndodhi të reja po, por jo edhe për nga përmbajtja. Megjithatë, mendojë që zgjedhjet e 6 tetorit janë e reja më e mirë që i ka ndodhur popullit të Republikës, pikërisht në tremujorshin e fundit të vitit.

Kahja që qytetarët i kanë dhënë zhvillimeve politike në vend, ka qenë një hap i madh. Vota dhe entuziazmi i tyre për ndryshim, do të jetë pikërisht kahja që zhvillimet politike në vend do të marrin tash e tutje.

“Bota sot”: Cilat janë arsyet të cilat iu shtynë që të merrni me politikë?

Arbëreshë Kryeziu: Gjithmonë kam menduar që nëse kërkon ndryshim, duhesh të kontribuosh edhe vet për atë ndryshim. Ne ndryshime kërkojmë në vazhdimësi dhe kontributi ynë drejt atij ndryshimi vjen nga fushëveprime të ndryshme tonat.

Aktivizmi im në politikë ka të bëjë me dëshirën time të madhe për të punuar drejt ndryshimeve të mëdha për secilin nga ne. Këto ndryshime unë nuk i sjellë dot vet. Asnjëri nga ne nuk mund ti sjellë vet. Neve na duhet të bashkohemi. Ne kemi nevojë të kemi një pikë të përbashkët që na gjen të qenurit pjesë e një projekti të përbashkët. Përderisa e kemi njëri-tjetrin, gjithmonë po i referohem popullit të Republikës, natyrisht që edhe do të jetë shumë më e lehtë për secilin nga ne, që sot nga pozicione  të ndryshme është përfaqësues politik.

Arsyeja që unë kam vendosur të merrem me politikë,është e mira e përbashkët. Dhe më vjen jashtëzakonisht mirë dhe jam falënderuese për aq shumë qytetarë që kanë përkrahur gjithmonë punën dhe angazhimin tim.

“Bota sot”: Cilat do të jenë prioritetet tuaja për vitin 2020, tani që jeni deputete e Kuvendit të Kosovës?

Arbëreshë Kryeziu: Këtë mandat të parë, nuk kemi edhe aq shumë kohë për prioritete, sepse na pretë punë e madhe nëçdo sferë. Si përfaqësues të popullit, na duhet të mbulojmë fusha të ndryshme, duke përfshirë kështu interesat e qytetarëve në përgjithësi pa dallime. Por, meqë e dimë që pavarësisht përparimit, ka akoma nevojë të punohet në përfshirjen e grave në zhvillim, një fokus tëveçantë do ti japë pikërisht kësaj çështje. Sepse ne duhet të angazhohemi që përfshirja e grave të mos jetë gjithmonë e bazuar vetëm në kuotë, por të konsiderohet si e nevojshme, bazuar në profilet dhe aftësitë që gratë kanë. Më duhet të them që jam jashtëzakonisht e lumtur që gratë deputete të Vetëvendosje! që të gjitha kanë kaluar kuotën, por përderisa ekziston, na obligon që të punojmë më shumë për ngritjen e çështjeve që kanë të bëjnë me gratë. Ne duhet ta kuptojmë që nuk mund të kemi shtet të zhvilluar pa shoqëri të edukuar. Sot, kemi shumë më shumë vajza që diplomojnë në krahasim me djemtë. Prandaj duhet të punojmë duke përkuar në barazi. Gratë duhet të jenë pjesëmarrëse nëçdo nivel. Jo sepse ne duhet ti japim hapësirë, por sepse gratë e meritojnë.

Por, po e përsëris prapë. Unë do të angazhohem që të jam zëri i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Çdo problem dhe sfidë e secilit qytetarë, duhet të jetë shqetësim i yni dhe arsye për tu angazhuar për të mirën tonë të përbashkët.

“Bota sot”: Arbëresha, në zgjedhjet e 6 tetorit, ju keni kandiduar nga VV-ja për mandatin e parë si deputete, si e keni pritur besimin që iu është ofruar nga partia?

Arbëreshë Kryeziu: Jashtëzakonisht e kënaqur. Më duhet ta them, që përkrahja e madhe që unë e kam marrë nga Lëvizja në vazhdimësi, që nga dita e parë, ka qenë arsyeja që më ka obliguar të marrë sipër vetes përgjegjësi të tilla kaq të mëdha. Unë para se të fitojë garën për deputete, kam qenë asamblesite në Kuvendin Komunal në Gjilan. Këtu, më duhet të falënderojë të gjithë qytetarët e Gjilanit, anëtarët e pikave të Lëvizjes, kryetarët e Pikave dhe strukturën në përgjithësi për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi pasur bashkë. Ky bashkëpunim i yni në nivelin komunal, ka krijuar besimin për bashkëpunim në nivele më të larta.

Më duhet gjithashtu të them që zgjedhjet e 6 tetorit kanë kaluar pritshmëritë e mija. Jam mëse e kënaqur dhe dua të shfrytëzojë rastin ti falënderojë të gjithë votuesit e Lëvizjes dhe të mitë, që mënxorën kandidaten për deputete më të votuarën në nivel tëtë gjitha partive në Gjilan.

Besimi i Lëvizjes në mua, ka qenë shembull i besimit që qytetarët kanë krijuar për mua.

“Bota sot”:  Pse mendoni që iu dha juve besimin populli, përkatësisht qytetarët e Gjilanit me votën e tyre?

Arbëreshë Kryeziu: Ashtu siç e ceka edhe më lartë, qytetarët e Gjilanit nëveçanti, kanë vlerësuar punën dhe angazhimin tim në Lëvizje përgjatë këtyre tre viteve të fundit. Sidomos aktiviteti im në Kuvendin Komunal, të qenurit aktive në kuptimin e ngritjes sëçështjeve me të cilat sfidohen qytetarët tanëçdo ditë të jetës së tyre, ka prekur secilin nga ta. Sepse përfshirja e ngritjes sëçështjeve, ka qenë e madhe. Jam munduar të identifikojë probleme të ndryshme, nga lagje e fshatra të ndryshëm, por që në të vërtetë bashkohen duke qenë problem i njëjtë pa dallim. Gjithë përfshirja ime në këtë drejtim, ka bërë që të fitojë besimin e tyre gjithandej. Sepse edhe në nivel të fshatrave, kam qenë më e votuara sa i përket Lëvizjes, pothuajse në secilin fshat të komunës së Gjilanit. Pastaj kam qenë aktive edhe në takimet e tubimet që janë bërë me pikat në nivel të organizatës dhe kjo ka bërë që pos besimit, të ndërtojmë edhe një formë bashkëpunimi me njëri-tjetrin dhe të krijojmë një zinxhir mjaft funksional qytetarë-asamblistë-kuvend komunal. Kjo frymë bashkëpunimi tani është shndërruar në qytetarë-deputete-Kuvend të Kosovës, sepse mendojë që qytetarët e kanë kuptuar që unë jam një përfaqësuese e mirë e interesave të tyre. Dhe e tillë patjetër që do të jem.

“Bota sot”: Cilat mendoni që janë hapat që  e quan drejtë suksesit Vetëvendosjen në këtë vit? Po në fitore(në zgjedhjet e 6 tetorit)?

Arbëreshë Kryeziu: Parimet e Lëvizjes janë ato që na kanë mbajtur çdo herë të lidhur me popullin. Pikërisht këto parime, na kanë favorizuar çdo herë e më shumë dhe kemi ardhur deri tek një moment kur pikërisht populli e kanë kuptuar se sa e domosdoshme është njëkarakteristikë e tillë, për të bërë të mundur ndryshimin. Ndër tjerash kisha veçuar edhe opozitarizmin e Lëvizjes, duke mbrojtur fuqishëm interesat e vendit dhe duke mos i vënë asnjëherë interesat personale përballë tyre. Ngritja e çështjeve madhore dhe paralajmërimet qëçdo herë kanë ardhur pikërisht nga ne, për shumëparregullsi dhe padrejtësi që na janë bërë si qytetarë. Por, njëra nga pikat tona më të forta, vazhdon të mbetet lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Luftë kjo që ka nisur moti kohë, por që fatkeqësisht ka qenë vetëm Lëvizja Vetëvendosje! ajo që e ka kundërshtuar ashpër. Por, fatmirësisht sot, jemi ne ata që do ta bëjmë të mundur që kjo dukuri që na ka lënë të pazhvilluar për kaq shumë vite, do të trajtohet me seriozitet. Sepse ne nuk duam të jetojmë në një vend ku çdo ditë e më shumë lulëzon korrupsioni e krimi dhe ku nepotizmi e ka fjalën kryesore. Ne duam të jetojmë në një shtet të së drejtës, në një shtet zhvillimore dhe social.

“Bota sot”: Në Kosovë, përpos që mungon sundimi i ligjit, kërcënues për të ardhmen, paraqitet korrupsioni. Si duhet luftuar kjo dukuri dhe a ka shans që Kosova ta çrrënjosë këtë të keqe të madhe?

Arbëreshë Kryeziu: Korrupsioni nuk është diçka që nuk zhbëhet. Mjafton të trajtohet seriozisht dhe të përdoren të gjitha mekanizmat ligjore për parandalimin e ç’rrënjosjen e tij. Është shumë e rëndësishme që të kemi një gjyqësor të pavarur dhe të pandikuar, as politikisht dhe as nga instanca të tjera. Kur të kemi një gjyqësorë që vepron lirshëm, konform ligjeve tona në fuqi, edhe rastet e lëndët trajtohen drejt. Kur kemi vendime të nxjerra bazuar në ligj dhe jo në ndikime, kemi trajtim të rasteve konkrete dhe hapa konkret qëndermirën në këtë drejtim. Kjo mund të jetë vetëm një nga mënyrat. Megjithatë, po e them prapë që është mjaft e rëndësishme që këto ndryshime të mëdha dhe të shumëpritura do të ndodhin në Qeverinë Kurti. Atëherë kur do të qeverisë e vetmja parti politike në Kosovë, që nuk është korruptuar asnjëherë dhe që ka për qëllim të hapë horizonte të reja për popullin e Kosovës.

“Bota sot”: Sa ka rëndësi imazhi i një politikaneje në politikë?

Arbëreshë Kryeziu: Padyshim që jashtëzakonisht shumë. Shumë herë përfaqësuesit tanë politik, kur na përfaqësojnë drejt dhe dinjitetshëm, bëhen idolët tanë. Përtej kësaj, edhe shembuj, nga të cilat figura edhe inspirohemi. Besojë që secili nga ne ka të paktën një figurë politike që na inspiron e na bëhet shembull përgjatë rrugëtimeve tona.

Përderisa kjo ndodhë, patjetër që imazhi edhe i politikaneve edhe i politikanëve ka ndikim në shoqëri. Pjekuria që tregohet gjatë proceseve vendimmarrëse, qëndrimet që mbajmë karshi temave të caktuara, mënyra se sa rëndësi i kushtojmë dhe cilën e prioritizojmë më shumë apo më pak, jep sinjale tek të gjithë ata qytetarë që përcjellin në vazhdimësi punën tonë. Prandaj na duhet të qëndrojmë konsistent dhe parimor, nëse nuk duam të bëhemi shembulli për të keq në sytë e qytetarëve.

“Bota sot”: Cilat ishin momentet më të vështira nga ana emocionale në politikë?

Arbëreshë Kryeziu: Fatmirësisht, përgjatë këtyre tre viteve sa jam aktive në Lëvizje, na ka përcjellë fati i mirë, duke u përcjellë me momente emocionalisht të mira. Që nga fitorja në Kuvendin Komunal në Gjilan deri tek fitorja si deputete e Kuvendit të Kosovës. Do ta kisha veçuar emocionin e papërshkrueshëm të 6 tetorit, kur na vinin rezultatet nga vendvotimet në Gjilan. Çdo rezultat, e nxirrte Lëvizjen të parën dhe çdokund ishim të parët bindshëm. Çdo rezultat që na vinte, vetëm na e shtonte gëzimin dhe emocionet.  E kur i përjeton ato momente aq të mira emocionale, nuk harron asnjëherë ta kujtosh se sa shumë krenare ndihesh që je pjesë e një organizatesiçështë Lëvizja VETËVENDOSJE!

Por, mos ta harrojmë edhe qershinë mbi tortë për këtë vit, e që është zgjedhja e Glaukut kryetar të Kuvendit të Kosovës dhe Arbëries nënkryetare. Eh a ka më mirë që 2020-ta të na gjejë me një kryeministër siç është Albin Kurti.

“Bota sot”: Cila është sfida më e madhe që e keni kaluar në jetë?

Arbëreshë Kryeziu: Padyshim që gjatë jetës kalojmë nëpër sfida të ndryshme. Disa më lehtë të kalueshme e disa më vështire, por e mira është që kur ke njerëz përreth që si në të mirë si në të keq të përkrahin, është më e lehtë t’ia dalësh. Humbja e njerëzve tanë më të dashur, është gjithmonë sfida që nuk kalohet dhe nuk përfundon asnjëherë. Unë kam humbur nënën time në vitin 2016 dhe sfida më e madhe përgjatë këtyre viteve ka qenë të mësohemi me mungesën e saj. Kësaj sfide vështire se do ti dalë ndonjëherë në krye.

Por, nuk mundem pa e thënë, që kur ke një familje që të qëndronë pranë gjithherë, edhe dhimbjet bëhen më të përballueshme. Lidhja ime me babin, motrën e vëllain, pastaj përkrahja e madhe nga bashkëshorti im dhe ardhja në jetë e djalit tim pak ditë pas vdekjes së nënës, na ka mbajtur të bashkuar në këtë dhimbje që e ndajmë vazhdimisht me njëri-tjetrin.

Image
Arbëreshë Kryeziu me familjen e saj

“Bota sot”: Si ishte viti 2019 në përgjithësi për ju? Po në sferën familjare?

Arbëreshë Kryeziu: Viti 2019 ka qenë një vit përgjithësisht i mbarë. Ajo që e veçon, është patjetër fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje! më 6 tetor dhe fitorja ime si deputete në Kuvendin e Kosovës, duke qenë më e preferuara e gjilanasve si kandidate për deputete.

E kur flasim për sukseset e mija, e ndjejë obligim ti falënderohem në përgjithësi familjes time, por ne veçanti bashkëshortit tim, që gjithmonë është mbështetja ime më e fuqishme. Inspirues, shtytës, inkurajues, por edhe shumë kërkues dhe kritikues. Prandaj, e kam të parin person me të cilin këshillohem për gjithçka. Përpos mbështetjes është edhe një këshillues i jashtëzakonshëm dhe për këtë jemi një tandem që zakonisht kurorëzohemi me rezultate pozitive.

“Bota sot”: Na flisni pak për jetën tuaj jashtë politikës. Si është një ditë e zakonshme e juaja?

Arbëreshë Kryeziu: Jetojë me bashkëshortin dhe djalin tim në Gjilan. Dita jonë zakonisht nisë herët, sepse si familje në përgjithësi zgjohemi herët. Bashkëshorti im shkon në punë qysh në orët e para të mëngjesit. Preferojë që atëherë kur nuk kam punë herët, mëngjesin t’ia kushtojë djalit. Bashkë pijmë unë kafen e ai qumështin. Pastaj bëhemi gati për në kopsht. Prej kur unë e lë djalin në kopsht, e orientojë kohën në aktivitetet e mira, varësisht prej llojit të tyre. Më ndodhë që të jem gjithë ditën me punë jashtë, por më ndodhë që ndonjëherë të kem më pak.

Pëlqejë të lexojë gjatë kohës së lirë. Por një kohë të caktuar të ditës, preferojë ta kalojë në kuzhinë, meqenëse është njëri nga pasionet e mia më të mëdha. Dhe sa herë që kam kohë të lirë, gatuaj. Gatimi dhe koha që unë e kalojë në kuzhinë, tek unë shndërrohet në çlodhje dhe relaks.

Familja jonë jemi edhe tifoz të zjarrtë të ekipit të futbollit “LIVERPOOL” dhe kur ka ndeshje ulemi tretë bashkë para televizorit dhe e shikojmë lojën me shumë emocione. Madje kur ka lojë pak më të rëndësishme, vishemi me fanelat e LFC dhe si REDS të përbetuar përcjellim çdo lëvizjes të secilit lojtarë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat