Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka shpjeguar se si erdhi deri tek ndryshim i LDK-së rreth postit të kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se Glauk Konjufca nuk do të shkarkohet në asnjë mënyrë nga ky post.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen, për cilën është i bindur se do të ndodhë, pasi sipas tij vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se një dërgimi i zgjedhjeve do të ishte padrejtësi ndaj qytetarëve.
Bahtiri po ashtu ka thënë se nuk ka pasur takim të fshehtë ndërmjet Hashim Thaçit e Albin Kurtit dhe se sipas tij as që do të ketë ndonjëherë.
“Bota sot”:Si e komentoni ofertën e fundit të LDK-së?
Agim Bahtiri: Kjo nuk është ofertë e sotme, kjo edhe më parë është parashtruar nga LDK dhe ne kemi disa parime njerëzore institucionale, të cilat me fillim ne e kemi ofruar krye parlamentarin i kemi ofruar pesë ministri kurse për presidentin ne kemi qenë të jetë jashtë partiak, por në fund ne vendosem që ti takojë LDK-së.
Ne kemi shkuar në Kuvend pa marrëveshje dhe kjo pa marrëveshje neve na ka sjellë në këtë situatë. Për mos ta bllokuar punën ne kemi kërkuar nga LDK që të merr një pozicion dhe ata nuk kanë dashur të marrin atë pozicion dhe ne e kemi propozuar kandidatin tonë dhe është votuar edhe nga LDK-ja ku vetëm një nga ta nuk e ka votuar.
“Bota sot”:Do të pranoni të shkarkoni Glauk Konjfucen për një marrëveshje më LDK-në?
Agim Bahtiri: Kuvendi po mendoni se është një lojë tezesh apo është një institucion që mund të behet hajgare, është institucioni i dyti pas presidentit dhe është organi më i lartë i shtetit dhe para tri javë të votohet kryetari i Kuvendit dhe të shkarkohet sot kjo është e palogjikshme e pa arsyeshme dhe e pa njerëzishme. Ne kemi bërë thirrje që kjo kërkesë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit mos të jetë prezentë dhe mos të diskutohet më. Në kuadër të kësaj ne kemi thënë që të jetë një Ministria e Punëve të Jashtme deri në zgjedhjen e presidentit, për arsye se atëherë është thënë se ministria do të kthehet, pasi të zgjidhet presidenti megjithëse e kemi marrë kyeparlamentarin. Ne më nuk e kërkojmë asnjë ministri, por ne do t`i japim në shfrytëzim një ministri siç është Ministria e Punëve të Brendshme dhe ky ka qenë propozim i imi dhe duket se jetë më praktik dhe më paqësor e njerëzor.
“Bota sot”:Jeni për 12 apo 14 ministri?
Agim Bahtiri: Ne kemi qenë gjithmonë për 12 ministri por më kërkesën dhe mos pranimin e LDK-së ne jemi obliguar të rrisnim numrin e ministrive vetëm e vetëm që të arrihet marrëveshja dhe të behet koalicioni. Duket se LDK nuk janë aspak serioz të organet shtetërore dhe thash se kemi një kryetar Kuvendi të zgjedhur më 75 vota dhe sot të jep dorëheqje nuk është aspak parimore e as shtetërore.
“Bota sot”: Si e komentoni Deklarata e fundit të Agim Veliut e Vjosa osmanit?
Agim Bahtiri: Nuk dua ti komentoj deklaratat e asnjërit prej tyre. Të dytë i kam takuar dhe kam kënaqësi që i takoj dhe proceset duhet të behet në mënyre parimore dhe më bindje mund të them se krye parlamentari është çështje e kryer dhe një kuadër të kësaj ne kemi menduar që ministrinë e jashtme do të japim deri në zgjedhjen e presidentit. Ne kemi obligim njerëzor kemi obligime para qytetarëve të Kosovës që na kanë votuar dhe kemi obligim edhe para shtetit dhe obligimet që na presin janë të mëdha.
Bëjë një thirrje të fuqishme për LDK-në që Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata bashkë duhet të bëjnë koalicionin, sepse nuk ka qeveri tjetër pos VV e LDK dhe nuk ka kryeministër tjetër pos Albin Kurtit.
Ti lëmë inatet dhe teket të cilat mund t`i kemi dhe të ecim përpara sepse populli po e pret një qeveri dhe po e pret marrëveshjen andaj nuk ka kohë.
“Bota sot”: Mendoni se vetëvendosje do të ketë mbaj përgjegjësi morale nëse vendi shkon në zgjedhje të reja?
Agim Bahtiri: Çështja e krye parlamentarit nuk çështja bllokuese e marrëveshjes, por duhet të dimë se janë disa parime se si mund të ndryshojmë diçka kur ata më vullnet të lirë e kanë votuar 27 deputetë të LDK-së kryetarin e Kuvendit dhe tash të kërkohet shkarkimi i tij, sepse një proces i tillë do të ishte jo i mirë për Kosovës.
Ka qenë vetëm çështja e presidentit dhe të tjerat sepse ne vetë ua kemi dhënë këto sepse ne kemi dashur president jo partiak e ata partiak andaj këtë kanë kërkuar
“Bota sot”: U fol shumë për takime të fshehta ndërmjet kryetarit tuaj Albin Kurti me Presidenti Thaçi, cila është e vërteta?
Bahtiri: Unë po ju garantoj se asnjë takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit nuk ka ndodhur në fshehtësi dhe as që do të ndodh ndonjëherë. I di unë qëndrimet e Albin Kurtit dhe e di qëndrimin që ai ka për Hashim Thaçin dhe një takim se ka bërë asnjëherë
“Bota sot”:Si përfundim sa ka gjasa që të arrihet marrëveshja?
Agim Bahtiri: Marrëveshje do të këtë dhe zgjedhje nuk do të ket, sepse nuk mund të humbim kohë për vota e zgjedhje. Kosova ka nevojë për qeveri ka nevojë që të ecë përpara dhe të luftojë krimin e korrupsionin dhe nuk ka kohë për të humbur.