Ambasadori për Paqe: Jo panik, jo frikë - Bota Sot
Ambasadori për Paqe: Jo panik, jo frikë

Intervista

Ambasadori për Paqe: Jo panik, jo frikë

Nga: Aziz Bytyçi Më: 23 mars 2020 Në ora: 10:50
Xhafer Kastrati

Një bised telefonike kishim me biznismenin dhe tani Ambasadorin Për Paqe dhe njëherit Kordinator për Europen Juglindore, Xhafer Kastrati, për gjendjen që këto ditë po kalon vendi jonë me përhapjen e pandemise COVID-19.

I nderuari Ambasador për Paqe,z.Xhafer Kastrati, vendi jonë po kalon tani në një gjendje emergjente, të vështirë për shkak të virusit corona, i përhapur në të gjithë globin, e tani, më arriti para disa dite edhe në vendin tonë. Ju si një intelektual, biznismen dhe humanist tani me emer në të gjithë boten shqiptare,çka mendon. Eshtë nder që fjalët dhe mendimet tuaj ti ketë për botim kombetarja Bota Sot?

Xhafer Kastrati: Jeni të respektuar, unë ju pershendes që ju moret kohen të më viziton dhe në këto momente ku unë jam në horizontet e shtëpisë time me,më të dashurit e mi duke e percjellur gjendjen rreth ngjarjeve në vendin tim, dhe duke iu rekomanduar urdhërave të institucioneve tona shtetërore, ju me nderuat mu.Unë sipas mendimit tim dhe ashtu e shofë se për ta luftuar  këtë virus të rrezikshem që e kaploi botën e tani erdhi edhe në vendin tonë , neve duhet të u nënshtrohemi rregullave të institucioneve të shtetit e sidomos rekomandimeve të IKSHPK-së , pra duhet të jemi sa më të dicipkinuar, sepse puntorët shëndetësor së bashku me policing e shtetit dhe zyrtaret qeveritar janë në krye të detyres 24 orë , si në spitale,rrugë , kufi e autostrada për ndihmën dhe shpëtimin e jetrave tona .

Pra tash më pothuajse të gjithë qytetaret në vendin tonë janë  nëpër shtëpit e tyre pra mund të them edhe të izoluar për ta parandaluar këtë pandemi e cila e ka pushtuar tërë botën, çfare mund të na thoni i nderuari Ambasador Kastrati?

Lirisht mund të themi se vendi ynë është më i organizuar për rreth shteteve që kufizohet Kosova jonë . Unë i respektoi rregullat dhe urdhërat e IKSHPK-së,  jam në shtëpinë time me,më të dashurit e mi ku jetoi në Prizren . Tani kur pothuajse nuk funkcionon asgjë pos institucionev irelevante, unë lexoi libra, përcjelli të gjithë ngjarjet e vendit rreth këtij armikut të padukshëm. Unë sot mora qëndrimin që ti bëjë një shetitje rutin , vendit dhe rrethinës ku unë jetoi , që për së afërmi të njoftohem më se miri. Pos që i dhash një sy rutinrrugëve të qytetit , unë mora rrugën edhe ti vizitoja disa fshatra të Vrrinit , Lumes e të ngjitem drejt alpeve të  bukura të Sharrit , aty në liqenin e bukurisë përrallore të bjeshkëve të theptisura lartësore pothuajse mbrrinin qiellin e kaltërtë. Gjatë gjithë kësaj kohe pothuajse tri orëshe nëpër rrugë si të qytetit e të fshatrave , kishte lëvizje shumë të pakta, ai numër i vogël qytetaresh që shifej , kishin dalur për nevoja e tyre shtëpiake.Qfarë dua të them me këtë , në përgjithësi  ishin të paisur me material mbrojtëse por kishte edhe prej tyre që nuk u janë përmbajtur rregullave.Unë dua të u them , në këtë bised telefonike se kam kontaktuar edhe me doktor Agron Bytyçin i cili edhe ka dhënë mesazhe publike por edhe unë dua ti imterpretoi fjalët e tija , që duhet ti interpretoi çdo kush , kush i ndegjon. Pra mesazhi i doktorit “ Më mirë sot maskat se më vonë tub nl fut për ta ushqyer me oksigjen mushkërin e infektuar.

Unë kam për qytetaret këtë mesazh :-është për shëndetin tonë,respektoni rregullat, që mos ta rrezikojm vehten dhe familjen, të dalim sa ma shpejt fitimtarë , ta mposhtim këtë virus të pa dukshem me kujdesin tonë .duke i përdorur maskat dhe dorezat sa herë të dalim, ky është rekomandimi im , dhe me të kthyer në shtepi , ti lajmë këpucet, ti heqimi rrobet dhe të pastrohemi në banjo.

Po që se vazhdon me muaj të tërë populli në vetë izolim, çfarë mendon, shteti a ka rezerva të mjaftueshme për ta përballuar këtë kriz masive . Pasi që dihet fort mirë se në mesin e popullit tonë ka varfri të skajshme.

Unë besoi se po, sipas të dhënave sporadike pra të degjuar , kjo gjendje mund të shkoi deri në muajin korrik , kanë filluar edhe ndihma të shpërndahen gjithëandej shtresave të varfura, pra skamnorëve sepse kemi njerëz apo familje që as për tri ditë nuk i përballojnë kësaj gjendjeje sepse kanë të ardhura të ulta apo edhe mos të them nuk kanë fare të ardhura , por me gjithë atë, unë them , pra nisem nga vehtja ime si biznismen kam ngecje dhe kriza tek ne biznesi privat po troket. Por mbi të gjitha unë besoi se do ja dalim në emrin e Zotit fuqi plotë.

Gruri veq është i mbjellur, por bujqit a do mund ta punojne token, meq jemi në një situate emergjente dhe sipas të dhënave të eksperteve mund të jete kohë emergjente deri në verë, çfarë mendoni i nderuari Ambasador.

Po ashtu ështe më tej shprehet Ambasadori i Paqës dhe njëherit kordinator për Europen Juglindore ,z.Kastrati : - “gruri është i mbjellur dhe është mirë , edhe bujqit në këto momente janë duke punuar nëpër arat e veta pa probleme”.

Cfarë mendoni për situaten e tanishme politike, kur vendi jonë po përballet me jetën siq po përballen e gjithë bota, tani kemi edhe mosmarrveshje ndërmjet qeveritarëve, këto ditë, pra dhe prishje të koalicionit VV dhe LDK.

Ju i nderuari gazetar Aziz Bytyçi para disa dite e keni pasur një shkrim “QEVERIA E SHPRESËS” ku me vemendje shkrimin tuaj e kam lexuar, vertet neve kemi shpresuar ashtu dhe mirë ja filloi por nuk doli ashtu.Sot kur populli po përballet me këtë pandemi, me varferin e tyre të skajshme , dihet fort mirë që shpresat e popullit kanë qenë te kjo qeveri ku kanë pritur nga ta , tani këta bëjnë këso lojra politike e kanë gabim dhe neser historia do ti denoi . Mbi të gjitha ,  tani vendi jonë ka disa punë të rendesishme për ti kryer, si përmbylljen e bisedimeve,liberalizimin e vizave, inkuadrimin e vendit tonë në BE, në Nato dhe në organizata Euroatlantike . Mbi të gjitha unë them , dhe  u jap mesazhin politikaneve tane , o sot o kurr të bashkuar ta mposhtim këtë virus dhe ti realizojm aspiratat tona shekullore drejt inkuadrimit të vendit tonë në organizatar Euroatlantike.Amerika është miku më i madhë i shekullit për shqiptaret ,  edhe për ne shqiptaret janë një ndër miqet më të mëdhenjë amerikanet.

Ju falenderoi i nderuari Ambasador Për Paqe z.Xhafer Kastrati për kohen që na dhe mundësi që fjalët dhe mendimi i juaj si një intelektual , biznismen , humanitar, shembull, të jenë në Kombetaren Bota Sot.

Mesazhi përfundimtar i njeriut të paqës,z.Kastrati thotë : - “Jo panik , jo frikë, por kujdes dhe trimëria jonë është që neve ti respektojm urdhërat e institucioneve shtetnore sepse është për sigurin e jetës tonë, edhe këtë virus do ta mposhtim".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat