Kryetari i Komunës : "Presheva, fatmirësisht zona me asnjë qytetarë të prekur me koronavirus, dhe me asnjë humbje njerëzore"

Intervista

Kryetari i Komunës : "Presheva, fatmirësisht zona me asnjë qytetarë të prekur me koronavirus, dhe me asnjë humbje njerëzore"

Nga: B.S Më: 14 qershor 2020 Në ora: 00:05
Shqipërim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë dhënë për gazetën Bota sot, thotë se deri më tani në Preshevë, nuk ka asnjë qytetarë të prekur me koronavirus : "Komuna e Preshevës është njëra ndër komunat e pakta në rajon që nuk kemi pas asnjë të infektuar me virusin Korona." 

Ai thotë se kjo është falë qytetarëve që kanë zbatuar rregullat që i kemi nxjerr ne si shtab komunal për situata të jashtezakonshme, porse ne ende vazhdojmë në vendin tonë me rregullat e nxjerra në mbledhjen e fundit të shtabit, si nëpër institucionet publike, poashtu edhe në ato private.

Lidhur me pyetjen se sa ishte ndihmesa e pushtetit në këtë betej e pushtetit qendror , institucioneve shtetrore? kreu i kësaj komune Shqipërim Arifi thotë se : "Shtabi komunal për situata të Jashtëzakonshme përbëhet prej drejtorëve apo udhëheqësve të institucioeneve si : kryeshefi administratës komunale, ai i policisë, i shëndetësisë, kryqit të kuq, Qendrës për punë sociale, atë të energjetikës, shkollave, zjarrëfikësve e kështu me radhë.Në kohen e pandemisë secili nga këta ë i përmenda kanë sjell nga një specifikatë me kërkesat e tyre që ti drejtohemi pushtetit qendror për të realizuar kërkesat e tyre, por fatkeqsisht ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje."

Ndërkohë, ai duke folur për praninë e diasporës shqiptare nga kjo treve (Preshevarët në mëgrim), kontributet dhe asistencën për tju gjendur afër komunës së tyre, në betejen me Covid 19, ai thotë : "Diaspora ynë është dhe ka qenë gjithmonë afër nesh. Që nga dita e parë ata kanë kontribuar përmes shumë mënyrave, por do ta veçoj që gjatë pandemisë Covid 19, mërgata ynë ka qenë në mënyrë të përditshme në kontakt Fondin tonë komunal për qëllime humanitare, ku fondi ynë ka dërguar listat familjeve në nevoj gjatë pandemisë për pako ushqimore dhe higjijenike. Gjithashtu një vëlla i ynë nga diaspora ka dërguar një maun me pajisje si dezinfektues, dorëza, maska, maska të oksigjenit, e shumë e shumë vëllezër tanë që dua ti falimnderoj përzemërsisht për kontributin e tyre për qytetarët e komunës së Preshevës."

Gazetari ynë në New York, Beqir Sina foli nëpërmjet messagerit në Facebook, me Kryetarin e Komunës së Preshevës, zotin Shqipërim Arifi:

Si është gjendja sot në komunën e Preshevës, në cilën fazë jeni?

Shqipërim Arifi : Komuna e Preshevës është njëra ndër komunat e pakta në rajon që nuk kemi pas asnjë të infektuar me virusin Korona. Kjo është falë qytetarëve që kanë zbatuar rregullat që i kemi nxjerr ne si shtab komunal për situata të jashtezakonshme. Ende vazhdojmë në vendin tonë me rregullat e nxjerra në mbledhjen e fundit të shtabit, si nëpër institucionet publike, poashtu edhe në ato private.

A mund të flisni tani për rastet e para, izolimin pa kushte për shkak të Corona virusit, të infektuarit dhe a keni pas humbje jete në këtë betej në komunën tuaj

Shqipërim Arifi : E ceka edhe më lart se komuna e Preshevës nuk ka pasur raste as të dyshimt e as të infektimit me virusin Corona, ndërsa izolim kemi pas për ata persona të cilët kanë qenë mbi 65 vjeç, dhe personat që kishin hyrë në kufijtë zyrtar deri në datën të cilën e kishte caktuar qeveria e rep së Serbise. Ne si shtab jemi përkujdesur për ata persona të cilët kanë qenë në vetizolim që nga shuajtja e ushqimit, ku shtabi ka shpërndare në mënyre të përditshme afër 500 shuajtje ditore, kemi shpërndare deri më tani 1400 pako ushqimore dhe higjijenike pë familjet në nevoj, jemi përkujdesur për kontrolla mjeksore nëpër shtëpitë e tyre, e gjithcka që kemi pasur kërkesa nga ana e qytetarëve tanë. Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme që nga dita e parë ka pasur kujdestarin aktive 24 orë ku kemi pranuar kërkesat e qytetarëve tanë dhe kemi reaguar menjëherë.

Si arritët ju për të ruajtur komunën dhe ruajtur luginën e Preshevës

Shqipërim Arifi :Duke e përcjell situatën, kemi pas edhe mbledhje të vazhdueshme dhe kemi sjellë rregulla për të parandaluar virusin Korona, por fal edhe qytetarëve tanë që kanë zbatuar këto rrregulla nuk kemi pasur të infektuar asnjë rast.

Sa ishte ndihmesa e pushtetit në këtë betej e pushtetit qendror , institucioneve shtetrore?

Shqipërim Arifi :Shtabi komunal për situata të Jashtëzakonshme përbëhet prej drejtorëve apo udhëheqësve të institucioeneve si : kryeshefi administratës komunale, ai i policisë, i shëndetësisë, kryqit të kuq, Qendrës për punë sociale, atë të energjetikës, shkollave, zjarrëfikësve e kështu me radhë.Në kohen e pandemisë secili nga këta ë i përmenda kanë sjell nga një specifikatë me kërkesat e tyre që ti drejtohemi pushtetit qendror për të realizuar kërkesat e tyre, por fatkeqsisht ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Sa ishte e pranishme diaspora shqiptare nga kjo treve (Preshevarët në mëgrim) me kontribute dhe asistencë për tju gjendur afër komunës së tyre, në betejen me Covid 19?

Shqipërim Arifi :Diaspora ynë është dhe ka qenë gjithmonë afër nesh. Që nga dita e parë ata kanë kontribuar përmes shumë mënyrave, por do ta veçoj që gjatë pandemisë Covid 19, mërgata ynë ka qenë në mënyrë të përditshme në kontakt Fondin tonë komunal për qëllime humanitare, ku fondi ynë ka dërguar listat familjeve në nevoj gjatë pandemisë për pako ushqimore dhe higjijenike. Gjithashtu një vëlla i ynë nga diaspora ka dërguar një maun me pajisje si dezinfektues, dorëza, maska, maska të oksigjenit, e shumë e shumë vëllezër tanë që dua ti falimnderoj përzemërsisht për kontributin e tyre për qytetarët e komunës së Preshevës.

Nga kontaktet që keni me bashkëvendasit në SHBA, ku edhe këtë fillim viti ju e vizituat dhe u takuat me ta, çfarë interesimi kanë ata për të mbështetur projektet për investime në funksion të zhvillimit të Malësisë?

Shqipërim Arifi :Me bashkëvendasit e mi komunikoj shpesh, sidomos gjatë kohës së pandemisë, po veçoj dhe falimnderoj Xhamadani Foundation të cilët gjatë kohës së pandemisë kanë kontribuar disa herë jo vetëm një herë. Herën e parë 50 pako ushqimore, pastaj është përkujdesur për 63 familje me mjete financiare diku afër 50 dollar për familje, ndërsa hera e fundit është para disa ditëveë janë përkujdesur edhe për 50 familje me pako ushqimore dhe higjijenike, ndërsa projektet jemi duke I diskutuar për të ardhmen për zhvillimin e Malësisë, pasi që nga ardhja ime nga Amerika kemi qenë aktiv me pandemin Covid 19.

Çfarë humbi dhe fitoi komuna e Preshevës nga kjo betej me Covid 19 ?

Shqipërim Arifi :Nuk mumd të them se kemi humbur, lirisht mund të them se Presheva fitoi, fitoi betejen kundër pandemisë globale Covid 19, në fushën e projekteve kapitale kemi ndërprerë disa projekte duke alokuar mjetet financjare bashkë me ndihmën e Qeverisë së Rep së Kosovës prej 200 000 eurove dhe gjithsejt kemi alokuar 764 000 euro dhe kemi bërë Pakon Emergjente PRESHEVA 2020. Pako që përfshin ndihmën financiare për shtëpinë e shëndetit, për studentët tanë, për fondin për qëllime humanitare, për personat mbi 65 vjeç , për të gjithë bizneset lokale apo ndërmarrësit e komunës së Preshevës që u dëmtuan gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për bujqit tanë, për zyrën e të rinjëve ku edhe ata ishin gjithashtu aktiv me shpërndarjen e të gjitha pakove ushqimore dhe higjijenike etj.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat