Prokurori amerikan: Shumica e krimeve të supozuara të Thaçit e Veselit janë pas 12 qershorit të 1999-ës

Intervista

Prokurori amerikan: Shumica e krimeve të supozuara të Thaçit e Veselit janë pas 12 qershorit të 1999-ës

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 23:02
John Clint Williamson

Prokuroria amerikan John Clint Williamson ka shpjeguar se për cilën periudhë bëhet fjalë për krimet e supozuara të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ai shpjegoi për Syri.tv edhe pse nuk u ndoqën penalisht për akuzat e bëra nga Dick Marty.

Në njohurinë tuaj si drejtor i drejtësisë pas luftës në Kosovë, aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit, janë ngritur për veprimet e tyre gjatë apo pas luftës?

Williamson: Sërish, nuk mund të flas për aktakuzat aktuale. Prioriteti në hetimet tona ishin ato të kryera pas konfliktit. Pra, sërish bazuar në provat e 2014-ës, shumica e tyre janë pas 12 qershorit të 1999-ës, edhe pse mendoj se ka pasur incidente edhe para kësaj periudhe, por nuk mund të them se çfarë ka në aktakuzat aktuale.

Zoti Williamson, a mendoni ju se Gjykata Ndërkombëtare po e trajton Kosovën në të njëjtën mënyrë si Serbinë? Rikujtojmë se Kosova ishte viktima, ndërsa Serbia agresori.

Williamson: Jam i vetëdijshëm për këtë, e kam thënë edhe në deklaratën e gjetjeve. Kam qenë në Kosovë në 99-ën, kam parë se çfarë ka ndodhur aty, kam udhëhequr hetimet e Gjykatës Ndërkombëtare të ish-Jugosllavisë, për krimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës. Kam qëndruar në Tiranë gjatë shumicës së bombardimeve, duke drejtuar zyrën e Gjykatës Ndërkombëtare të ish-Jugosllavisë në Tiranë, duke folur më refugjatët nga Kosova, duke marrë deklarata të dëshmitarëve, mbledhje provash... Kam qenë aty përgjatë gjithë asaj vere, duke marrë pjesë në ekzaminimin e varreve masive. Pra e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur... Nuk ka as edhe një dyshim mbi faktet që kanë ndodhur gjatë asaj periudhe. Edhe pse mund të themi se Kosova ka qenë një viktime e agresionit serb, kjo nuk i justifikon krimet e kryera nga individë të cilët janë në shkelje të ligjit ndërkombëtar mbi luftën.

Edhe nëse vendi yt sulmohet dhe ti e mbron atë, kjo nuk të jep ty një licencë për të vrarë civilë apo të ekzekutosh të burgosur të luftës. Këto janë gjëra të ndaluara, qoftë vendi yt agresori apo mbrojtësi i agresionit.

A mund të supozojmë se këto që sapo përmendët janë aktakuzat e ngritura kundër Thaçit dhe Veselit?

Williamson: Më fal, a mund ta përsërisni pyetjen?

Ju përmendët pak më parë disa krime që janë kryer gjatë luftës. A janë këto disa nga krimet për të cilat Thaçi dhe Veseli po akuzohen?

Williamson: Nuk do të spekuloja rreth aktakuzës aktuale pasi nuk e kam parë dhe nuk dëshirojë të jap një përshtypje se kam njohuri të brendshme pasi nuk kamë.

Cila është e vërteta mbi deklaratën e fundit të senatorit zviceran zotit Dick Marty për trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë? Me sa mbaj mënd, ju e keni përmendur një fakt të tillë në një konferencë tuajën për shtyp...

Williamson: Po e kam thënë. Ato ishin gjetjet tona në 2014-ën. Gjetjet tona në 2014-ën përbëheshin gjerësisht me gjetjet e Dick Marty gjatë pyetjeve të tij për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të BE-së. Por ashtu sikurse e thashë, gjatë asaj kohe, në 2014-ën, nuk besoja se kisha prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht. Ka pasur prova që ato gjëra kanë ndodhur, por niveli i provave ishte i pamjaftueshëm për ti ndjekur penalisht. Nuk mund të them se mbi cilat baza qëndrojnë provat aktuale sepse nuk e kam atë informacion. Megjithatë pozicioni im është i njëjtë me deklaratën që kam bërë në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat