Avokati Vërtopi flet rreth Gjykatës Speciale, tregon se a do të kompensohen viktimat

Intervista

Avokati Vërtopi flet rreth Gjykatës Speciale, tregon se a do të kompensohen viktimat

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 shtator 2020 Në ora: 09:11
Florin Vërtopi

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, avokati Florin Vërtopi ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar, si dhe Ministri i drejtësisë ka nxjerrë UA MD-nr.02/2020 për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencial.

Vërtopi ka thënë se sipas këtij Ligji dhe UA, i akuzuari ka të drejtë të ndihmës juridike nga avokati mbrojtës, i cili do të paguhet nga Buxheti i Kosovës.

“Ky ligj si dhe UA nuk është i aplikueshëm në Dhomat e specializuara. Neni 15 i UA MD-nr.02/2020 nuk e bën dallimin mes shpërblimit dhe shpenzimeve të avokatit mbrojtës”.

“Bota sot”: Na tregoni sa është mandate i Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar?

Florin Vërtopi :Sipas Kushtetutës së RK, e ndryshuar me Amandamentin nr.24, të dt.03.0.08.2020, neni 162, mandati do të zgjasë për një periudhë 5 vjeçare, PËRVEQ nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin nr.04/L-274 bëhet më herët. Në anën tjetër, pjesë përbërëse e këtij ligji është marrëveshja mes RK dhe BE, në të cilën thuhet “…deri në momentin kur Kosova merr njoftimin nga Këshilli i BE që hetimet kanë përfunduar, si dhe çdo procedurë nga dhomat gjyqësore që rezultojnë nga ato hetime, të kenë përfunduar”. Sigurisht, se edhe ligji për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar (LDHSPS), nuk ka parapa një mandate të caktuar. Nga kjo rrjedh se, me siguri do të vije deri te situatat juridike në rast se konfirmohen akuzat, që avokatët mbrojtës të kundërshtojnë vendimin për konfirmim të aktakuzës për arsye të juridiksionit të Dhomave të specializuara. Ky kundërshtim i paraqitet Gjyqtarit të procedurës paraprake i cili e ka konfirmuar aktakuzën. Nëse refuzohet kundërshtimi atëherë, mbrojtja ka të drejtë sipas nenit 45(2) të LDHSPS të ushtrojë ankesë pranë Dhomës së Gjykatës së Apelit. Pra, besojë se kjo çështje e juridiksionit të kësaj gjykate do të vendoset gjatë procedurës pranë dhomave të specializuara.

“Bota sot”: A kanë të drejtë të kompensohen viktimat para kësaj Gjykate Speciale, në rast se ndonjë i akuzuar shpallet fajtorë?

Florin Vërtopi :Dhoma e specializuar e shqiptojnë vendimin në emër të popullit të Kosovës, dhe sipas nenit 44(6) të LDHSPS, dhoma e cila e gjykon çështjen përveç dënimit mund të urdhërojë vetëm personin e dënuar që ta dëmshpërblejë ose ta kompensojë viktimën apo viktimat bashkërisht, ose mund ta urdhërojë konfiskimin e pronës, të ardhurave dhe të aseteve që janë përdorë me rastin e kryerjes së krimit dhe që rrjedhin nga kryerja e krimit dhe kthimin e tyre tek pronari i ligjshëm apo shitjen dhe ndarjen mes viktimave, ose i udhëzon viktimat që të ushtrojnë padi civile në gjykatat tjera të Kosovës. Në anën tjetër ligji nr. 05/l -036 për kompensimin e viktimave të krimit e parasheh mundësin për kompensimit e viktimave nga veprat e përcaktuara në këtë ligj, mirëpo para aplikimit për kompensim sipas këtij ligji, parashtruesi i kërkesës është i obliguar që, përveç rasteve të referuara në nenin 9 të këtij Ligji, të kërkojë fillimisht dëmshpërblim nga i dënuari në pajtim me Kodin e Procedurës Penale, si dhe në rastet kur i pandehuri vetëm pjesërisht dëmshpërblen viktimën, atëherë viktima ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për kompensim shtesë nga programi për kompensim të viktimave të krimit.

“Bota sot”: Avokatët mbrojtës të akuzuarve në Dhomat e specializuara si do të shpërblehen për punën e tyre si dhe për shpenzimet e tyre?

Florin Vërtopi :Këtë pjesë e rregullon Ligji i DHSPS, Rregullorja e procedurës dhe e provave, Direktiva për mbrojtësit, Rregullorja e ndihmës juridike (RRNJ), Shtojca A protokolli për vlerësimin e varfërisë, shtojca B plani i veprimit të mbrojtësit sipas rregullave të RRNJ, shtojca C korniza e shërbimeve dhe shumat maksimale të honorarit të ndihmës juridike. Sipas këtyre bazave, i akuzuari ka të drejtë të angazhojë vetë avokatin nga regjistri i DHS, e të cilin do ta paguaj me mjete të tij. Në këtë rast Administratori e bën emërimin e këtij avokatit mbrojtës. Në rast se i akuzuari është i varfër dhe pas një argumentimi përmes provave materiale vërtetohet gjendja e tij e varfër atëherë Administratori e bën caktimin e avokatit mbrojtës, i cili për shërbimet juridike të tij do të paguhet sipas vendimit mbi kërkesën për ndihmë juridike të lëshuar nga Administratori në DHS. Mirëpo, nëse rezulton në të ardhmen se informatat për vlerësimin e varfërisë nuk kanë qenë të sakta atëherë mjetet e paguara për ndihmë juridike të mbrojtësit, i akuzuari ka detyrim t’i kthejë tërësisht ose pjesërisht Dhomave të specializuara, varësisht si ka vendos Administratori.

b). Në anën tjetër Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar, si dhe Ministri i drejtësisë ka nxjerrë UA MD-nr.02/2020 për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencial. Sipas këtij Ligji dhe UA, i akuzuari ka të drejtë të ndihmës juridike nga avokati mbrojtës, i cili do të paguhet nga Buxheti i Kosovës. Ky ligj si dhe UA nuk është i aplikueshëm në Dhomat e specializuara. Neni 15 i UA MD-nr.02/2020 nuk e bën dallimin mes shpërblimit dhe shpenzimeve të avokatit mbrojtës. Sipas këtij UA, mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike për bazë mund të merr pagesat sipas tarifave të përcaktuara nga Oda e avokatëve të Kosovës ( kurse Rregullorja e Odës nuk i përcakton bazat për mbrojtje në dhoma të specializuara), tarifat por avokat në Holandë, tarifat e shtetit nga vjen mbrojtësi dhe tarifat për mbrojtje juridike nga Dhomat e specializuar. Për të gjitha këto vendos “Komisioni për shqyrtim dhe vendosje për kërkesat”. Sigurisht, se anëtarët e këtij Komisioni do ta kenë shumë vështirë t’i trajtojnë kërkesat edhe pse do të kenë ndihmë nga “njësia adekuate” e cila do të themelohet.

“Bota sot”: Po Avokatët e viktimave në Dhomat e specializuara si do të shpërblehen për punën e tyre si dhe për shpenzimet e tyre?

Florin Vërtopi: Aktet e e mësipërme të potencuara më lartë për dhomat e specializuara, e në veçanti e rregullon Rregulla 32 e Rregullores së ndihmës juridike, ku parashihet se Administratori i akordon ndihmë juridike grupit të viktimave si një tërësi në përputhje me rregullën 33 ( Vlerësimin e varfërisë). Një avokat mund të përfaqësojë një grup të viktimave, dhe pagesa avokatit për shërbime juridike i bëhet sipas vendimit të administratorit të DHS.

Ndërsa në Kosovë, sipas Ligjit 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe UA MD-nr.02/2020, mbulimi i shpenzimeve për mbrojtje juridike është paraparë vetëm për personat e akuzuar, dhe jo për avokatët përfaqësues të viktimave.

“Bota sot”: Po në Kosovë, gjatë procedurës penale si është përcaktuar mënyra dhe kushtet e pagesës për dhënien e ndihmës juridike për të pandehurit si dhe për viktimat?

Florin Vërtopi: Sipas nenit 57 dhe 58 të KPP të pandehurit i caktohet mbrojtësi me shpenzime publike. Para caktimit të mbrojtësit me shpenzime publike sipas këtij neni, i pandehuri duhet të plotësojë një deklaratë duke cekur pasuritë e tij dhe të deklarohet se nuk mund të përballojë shpenzimet e mbrojtësit ligjor. Kjo nuk ndodhë në praktikën gjyqësore. Në praktikë, mjerisht edhe një milioneri i caktohet mbrojtësi me shpenzime publike. Asnjëherë nga askush nuk është verifikuar fuqia e pagesës, dhe nuk është bërë kthimi i mjeteve të paguara nga i pandehuri i cili ka pas mundësi të paguaj mbrojtës. Kurse sipas nenit 63 të KPP, i dëmtuari përfaqësohet nga mbrojtësi i viktimave, ku shumë nga ta nuk e kanë të dhënë as provimin e jurisprudencës.

"Bota sot”: Pasi që jeni në “grupin punues për ndryshim të KPPK”, në projekt Kodin e procedurës penale të Kosovës (KPPK), a është rregulluar kjo pjesë që lidhet me pagesën me shpenzimet publike të avokatit si përfaqësues i autorizuar palës së dëmtuar?

Florin Vërtopi : Jo. Mjerisht jo si duhet. Personalisht mendojë se, pala e dëmtuar e cila është e varfër për hir të “interesit të drejtësisë”, në rastet e rënda (kur të pandehurit dyshohen se ndaj të dëmtuarit kanë kryer veprën penale mbi 5 vjet) duhet të përfaqësohet ekskluzivisht vetëm nga avokati anëtar i Odës, i cili duhet të paguhet nga shpenzimet publike. Ju u bindët si rregullohet kjo çështje në Dhomat e specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat