Një derë e re për te rinjtë me autizëm

Intervista

Një derë e re për te rinjtë me autizëm

Nga: Albulena Muji Më: 15 tetor 2020 Në ora: 17:51
Lulzim Behxheti

Arkitekti dhe filantropi i njohur, Lulzim Behxheti, tashmë është në hapat e parë për t`i ndihmuar adoleshentët të cilët janë të prekur me autizëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Behxheti ka dhënë një intervistë për “Bota sot”, ku ka treguar për projektin e tij Vjosa Foundation, e cila ka marrë mbështetje WHO,WAO, BE dhe OKB, e cila pritet të lansohet në Gjenevë.

Gjithashtu, Behxheti ka treguar se nga kush është inspiruar për një iniciativë të tillë, si dhe për mbështetjen që e ka marr për këtë projekt nga institucionet e Kosovës.

“Bota sot”: A mund të na flisni më konkretisht për projektin tuaj “Vjosa” në Gjenevë?

Lulzim Behxheti: Jam i ftuar nga WHO të paraqes projektin e Vjosa Foundation. Ai projekt është Campusi Vjosa, i cili është një resorit i 32 shtëpive individuale që do të ndërtohen. E qëllimin e trajnimit të adoleshenteve autik të moshës 15+. Sipas WHO, ky projekt është unik në botë, që merret me trajnimin për jetë sa më të pavarur në të ardhmen e këtyre adoleshenteve. Projekti në fjalë nuk është vetëm ndërtimi i shtëpive, por një gjë shumë më komplekse. Do të lancohet në Gjenevë si një produkt edukativ me program tëveçantë nga përvoja Finlandeze. Kampusi do të ketë stafin e trajnuar nga Organizata Botërore e Autizmit, në mbështetje nga institucionet edukative Finlandeze. Stafi do të jetë në tërësi kosovar. Pra, WHO është i interesuar ta fus në programet e tyre zhvillimore projektin tim. Në të njëjtën kohë do të promovoj rininë Kosovare, do tëpunësohen30+ të rijnë tanë në çdo Kampus, pavarësisht në cilën pjesë të botës do të ndërtohen Kampuset. Pra, qëllimi i WHO është që projekti im të promovohet në mbarë boten, se sa do të ketë sukses që të binden vendimbërësit e Asamblesë së WHO na mbetet të shohim. Mbështetje masovike kam, nga mbarë Globi. Në dhjetor projekti im do të kandidoj edhe në Samitin Botëror të Edukimit dhe Inovacionit, që mbahet në Katar. Përzgjedhja bëhet në vitin 2021. Edhe kjo organizate Botërore ka të njëjtin qëllim, por në një shkallë më të gjerë.

“Bota sot”: Cila është e veçanta e këtij projekti?

Lulzim Behxheti: Siç më kanë informuar nga WHO, WAO, BE dhe OKB, veçoria e projekti të Kampuseve Vjosa është fillimisht me mënyrën e ndërtimit të shtëpive dhe teknologjinë e re të cilën ne si kompani, Bvg Housing, e përdorim. Është një mënyrë e re e ndërtimit dhe shumë e avancuar. Materiali i vetëm që nëpërdorimësh të druri. E dihet mirëfilli se ndërtimet nga druri kanë efektin qetësues, redaktues, mbajnë ambientin habotar të pastër dhe si me e rëndësishmja është se kjo teknologji që ne përdorin nuk emiton fare CO2, janë rezistente ndaj zjarrit dhe tërmeteve, nuk përdorim asnjë gram beton as ne fundamente. Pra ka fare pak ose hiq fare në natyrën. Për këtë gjë jemi shpërblyer me vendin e pare në Finlande në panairin e shtëpive më 2019. Kjo ka ngjalle kureshtjen ndërkombëtare dhe për këtë gjë këto organizata botërore janë të interesuara. E si arsye, është se shtëpitë i kemi të patentuara në WIPO. Detyrimisht Fondacioni Vjosa lidhet me kompaninë tine, ngase këto Kampuse do të ndërtohen nga ne. Sponsor gjeneral i Fondacionit Vjosa është kompania jonë dhe ne si familje.

E kur i shtohet gjithë kësaj se fëmijët autik janë të lidhur ngushtë me rrethin e sigurt, të shëndetshëm, në harmoni me natyrën, e gjithë kjo ka bërë që të shfaqet ky interesim i madh ndërkombëtar. Ndërsa si një mrekulli në vete është se ne si familje kemi dëshirë që ky projekt të akreditohet nga shteti i Kosovës, pra dëshirojmë të provojmë Kosovën, e jo të paraqitemi si individ. Se si do të reagoje shteti i Kosovës, këtë nuk e di, por e di se në këtë mënyrë do të grumbulloheshin fonde shumë serioze nga arena ndërkombëtare për të mirën e Kosovës.

“Bota sot”: Kur pritet të finalizohet fondacioni “Vjosa”?

Lulzim Behxheti: Fondacioni Vjosa është regjistruar në Helsinki në Maj. Ndërsa Kampusin e parë kemi dëshirë ta ndërtojmë në Prishtinë. Ne jemi të gatshëm të fillojmë ndërtimet qysh në verën e vitit 2021, varësisht se sa zgjatet me dhënien e lejeve ndërtimore.

“Bota sot”: Fondacioni “Vjosa” është përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetit ajo e Autizmit si dhe Instituti i Evropës Jug-Lindore për Shëndetësi dhe Politika Sociale si dhe UNICEF. Keni pritur përkrahje të kaq menjëhershme?

Lulzim Behxheti: As në endrrat më të bukura nuk e kam besuar se Fondacioni Vjosa do të ngjallë kaq vëmendje të madhe. Nuk di shumë, por e di se ç’më kanë thënë nga këto organizata botërore, se ështëdiçka e pazakontë. Që në një kohë disamuajshe, në kohë pandemie, kur thuajse tërë bota ishte në lockdown, doli një shqiptar dhe bëri atë që të ngjallte shpresën. Mua personalisht me duken këto fjalë të tepruara. Se nuk jam unë ai që e bër këtë. Por janë të gjithë miqtë e mi të cilët që nga dita e parë më besuan. Në radhë të parë familja ime, pastaj ambasadorja me e re dhe në azhure e Fondacionit Vjosa zemërbardhë Alea Mehaj. Është një shqiptare e vogël, me zemër të madhe. Çdo natë bisedojmë dhe bëjmë raportime se si kanë vajtur punët në Fondacionin. Është shumë e përkushtuar.

“Bota sot”: Çfarë përkrahje keni marrë për projektin tuaj në Kosovë?

Lulzim Behxheti: Të jem i sinqertë, ishte Lutfi Haziri i cili i pari me ka kontaktuar në përkrahjen e Kampusit. Kemi biseduar për mundësinë e ndërtimit edhe Gjilan. Gjatë vizitës sime e cila do jetë në Nëntor, do t`i konkretizojmë planet me komunën e Gjilanit. Nga komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtori i mirëqenies sociale, Dren Kukaj, kemi vu kontaktin për lokalizimin e Kampusit nga tre trojet e propozuare. Shpresoj se kjo do të sjellrezultat e të mos anashkalohet. Edhe komunat tjera si Prizreni, Ferizaji, Obiliqi, që më kanë kontaktuar. Por edhe nga Shqipëria, nga Tirana e Durrësi.

“Bota sot”: Pse ky projekt ka të bëjë më fëmijët me autizëm?

Lulzim Behxheti: Ky projekt ka një veçori për neve si familje. Është emëruar sipas vajzës sime, Vjosa. Vjosa është autiste e lehtë, fale angazhimit të gruas sime Tevides si dhe nga shteti Finlandez, me anë të trajnimit në kampuse të ngjashme.

Vjosa zaten shumë është e dhënë pas Kosovës, dëgjon muzike vetëm shqip. Dëshira jonë është që të njëjtin progres që ka bërë Vjosa, ta kenë edhe fëmijët tjetër, gjithandej Shqiptarisë dhe më gjerë.

“Bota sot”: Çfarë ju shtyri për një nismë të tillë?

Lulzim Behxheti: Si e thash më herët, princesha e jonë Vjosa.

“Bota sot”: A pritet të ketë shtrirje edhe në gjithë Kosovë fondacioni juaj apo vetëm në Prishtinë?

Lulzim Behxheti: Do të ketë shtrirje jo vetëm se në Kosovë e Shqipëri. Por kam bindjen se për Fondacionin Vjosa keni për të dëgjuar edhe në shumë gjuhë botërore. Do të ndërtojmë aty ku na thërrasin, aty ku ka vullnet, obligim, vetëdije dhe mundësi për të përmirësuar jetën e fëmijëve autik.

Sindroma e Aspengerit nuk është sëmundje, është një fenomen me të cilin bota ka jetuar mija vite dhe do të jetojë edhe në të ardhmen. Ne do të jemi ku do të jetë gatishmëria për neve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat