Avokati i Popullit: Gjyqësori, shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut

Intervista

Avokati i Popullit: Gjyqësori, shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 2 nëntor 2020 Në ora: 09:49
Avokati i Popullit, Naim Qelaj

“Bota sot”: Sapo keni filluar mandatin e Avokatit të Popullit, në çfarë gjendje e keni gjetur këtë institucion?

Naim Qelaj: Institucionin e kam gjetur në një gjendje të konsoliduar mirë, pa dyshim që pandemia dhe situata e krijuar me Covid 19 ka ndikuar në çrregullimin e mbarëvajtjes se punëve.

“Bota sot”: Si e vlerësoni punën e avokatit paraprak?

Naim Qelaj: Konsideroj se e vlerësoj shumë punën e Hilmi Jasharit me vetë faktin se institucioni është vlerësuar edhe nga raporti i progresit për Kosovën dhe kjo lë për të kuptuar se është bërë një punë e mirë.

“Bota sot”: Kush janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Kosovë?

Naim Qelaj: Nga raportet vjetore të IAP-së, del se shkeljet e të drejtave të njeriut më të shpeshta janë nga institucionet e gjyqësorit. Ankesat më të shumta tek ne sa i përket sektorit të drejtësisë janë lidhur me zvarritjet në procedura gjyqësore dhe mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Gjithashtu vlen të ceket se edhe e drejta për qasje në dokumente publikeështë një sfidë në vete ku ka shumë ankesa nga qytetarët në këtë drejtim.

“Bota sot”: Si i vlerësoni aktakuzat e ngritura ndaj pjesëtarëve të UҪK-së?

Naim Qelaj: Nuk është në mandatin e IAP-së të trajtojëçfarëdo çështje që lidhen me dhomat e specializuara edhe në këtë rast edhe për akuzat për të cilat ju parashtroni pyetje.

“Bota sot”: Si është gjendja në burgjet e Kosovës, kur ka pasur raste të vrasjeve e të dhunimeve brenda burgut?

Naim Qelaj: Unë nuk kam informacion që të ketë ndodh ndonjë rast i kësaj natyre. Por çka mund të shtoj se në kuadër të IAP-së funksionin Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës i cili është në monitorim të vazhdueshëm jo vetëm të burgjeve, qendrave të ndalimit por edhe të gjitha institucioneve të tjera ku mbahen personat tëprivuar nga liria ose që iu kufizohet liria. Ky mekanizëm në mënyrë permanente harton raporte për këto qendra.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me punën e organeve të drejtësisë?

Naim Qelaj: Normalisht që përgjigjen më duhet ta jap në raport me respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të garantuara me ligjet e aplikuara dhe konventat ndërkombëtare që janë pjesë e legjislacionit tonë. Më lart theksova se pikërisht ankesat më të mëdha për shkeljen e tëdrejtave të njeriut janë në drejtim të gjyqësorit prandaj si Avokat i Popullit nuk mund të jem i kënaqur me punën e organeve të drejtësisë edhe përkundër faktit vërehet një përpjekje që në këtë sektor të ketë përmirësime.

“Bota sot”: A mundet dhe si të largohet ndikimi i politikës nga drejtësia?

Naim Qelaj: Respektimi i ndarjes së pushteteve është njëra nga parimet nga të cilat bazohet shteti ligjor dhe demokracia në një vend. Fuqizimi i sundimit të ligjit përmes ndjekjes ose hetimit të çdo rasti është i vetmi mjet për të parandaluar çfarëdo lloj ndikimi që mund të ketë politika në drejtësi. Në anën tjetër, është detyrë e vet institucioneve të drejtësisë që të krijojnë mekanizma të brendshëm që sigurojnë pavarësi nga çdo ndikim.

“Bota sot”: Po institucioni i Avokatit të Popullit, a ka presione nga politika?

Naim Qelaj: Unë që një muaj jam në këtë mandat dhe mund të garantoj që nuk kam asnjë presion, ndërhyrje apo çfarëdo forme tjetër të ndikimit nga politika.

“Bota sot”: Sa respektohet Avokati i Popullit në Kosovë?

Naim Qelaj: Nga hulumtimet e kryera në terren nga organizatat e pavarura por edhe nga vet raporti i progresit për vendin del se IAP në Kosovëështë njëri ndër institucionet më të besueshëm. Një vlerësim i tillë është bërë edhe nga sondazhi “Barometri i Ballkanit 2017” ku Institucioni i Avokatit të Popullit rangohet si institucioni më i besueshëm nga institucionet e listuara në vend dhe rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat