Si po ndikon pandemia tek shëndeti mendor i qytetarëve?

Intervista

Si po ndikon pandemia tek shëndeti mendor i qytetarëve?

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 8 nëntor 2020 Në ora: 14:13
Kosovare Gjevukaj

Pandemia me koronavirus po shkakton probleme shëndetësore në popullsi.

Se si ndikon tek qytetarët e Kosovës pandemia me Covid-19, ka folur Kosovare Gjevukaj psikologe.

Ajo këshillon se si qytetarët duhet të tejkalojnë këtë situatë, që ajo të mos të del jashtë kontrollit.

Se çfarë duhet të bëjmë në këtë kohë pandemia, ndiqeni intervistën e psikologes më poshtë.

“Bota sot”: Sa është i rëndësishëm shëndeti mendor?

Kosovare Gjevukaj: Shëndeti mendor luan rolë shumë të madh në fusha të ndryshme të jetës sonë, si në aspektin fizikë, emocional dhe social.

Shëndeti mendor nën hijen e tij reflekton rendësi të madhe për faktin se qetësia e brendshme vjen si rezultat i një shëndeti mendor i cili ngërthen paqe dhe stabilitet.

“Bota sot”: A japin rëndësi qytetarët e Kosovës shëndetit mendor?

Kosovare Gjevukaj: Mendoj se qytetarët e Kosovës çdo ditë e më shumë po binden se shëndeti mendor ka rendësi të palimituar në jetën tonë.

Në anën tjetër janë edhe ata personat fanatik që mbulojnë dhimbjen e tyre dhe lejojnë që ti pushtojë duke na kufizuar neve punën tonë dhe duke izoluar zgjidhjen e problemit të tyre.

“Bota sot”: Sa ka ndikuar pandemia në shëndetin mendor?

Kosovare Gjevukaj: Jemi të gjithë dëshmitarë se pandemia që në fillesat e saj ka ndikuar shumë tek çdo njëri nga ne, ndonëse jo të gjithë jemi frikësuar njësoj por kemi pasur ndjenja të mos mbrojtjes, ndjenja labile aspak stabile, gjitha kjo pastaj ka pasqyruar një “errësirë” në shëndetin mendor të shoqëruar me ankth dhe stres.

“Bota sot”: Sa ka ndikuar karantina në shëndetin mendor?

Kosovare Gjevukaj: Ndërsa për sa i përket karantinës, izolimit dhe ndërrimit të rutinës ka pasur shumë ndikime në dy aspekte në atë pozitiv dhe atë negativ.

Në aspektin negativ ka limituar daljet dhe aktivitetet rutinore të personave të caktuar, ka ndikuar shumë tek ata të cilët janë mësuar me aktivitete të jashtme dhe mohimi i tyre sjell pakënaqësi dhe padyshim ndikon në shëndetin mendorë duke improvizuar apo përshpejtuar depresionin.

Ndërsa në aspektin pozitiv ka mundësuar që të kalohet më shumë kohë me personat e familjes që pasuron në një mënyrë psikiken tonë, por më së shumti për sa i përket shëndetit mendorë ka lejuar të punojmë me vetveten tonë, disa i kanë ofruar vetes hapësirën për të ndryshuar diçka jo pozitive tek vetja dhe kanë pasur kohen e nevojshme që të ndërtojnë dhe të ndjenjë diçka që ndonëse më parë nuk e kanë perceptuar.

“Bota sot”: Si duhet tejkaluar këtë situatat të krijuar?

Kosovare Gjevukaj: Situata nuk është e zakonshme dhe normale të jemi të frikësuar, duhet që frikës sonë të i vendosim kufijtë që të mos del jashtë kontrolles, ndonjëherë për shkaqe të ndryshme frika përkeqësohet për këtë arsye jemi ne psikologet me ndihmën e kolegëve tanë që mundësojmë konsultime psikologjike me shpresë që të ju ndihmojmë dhe të ju falim qetësinë e merituar.

Padyshim në anën tjetër përdorimi dhe respektimi i masave mbrojtëse është një ndihmesë tjetër që të ruajmë shëndetin tonë dhe të atyre rreth nesh.

“Bota sot”: A ka ndërlidhje mes depresionit dhe pandemisë?

Kosovare Gjevukaj: Për sa i përket depresionit, pandemia dhe depresioni kanë një ndërlidhje me njëra tjetrën, mund të jetë se depresioni ka qenë i shfaqur edhe para pandemisë dhe pandemia ka qenë ndihmesë e keqësimit, por mund të jetë edhe se është shfaqur si rezultat e situatës në fjalë.

“Bota sot”: Qytetarët e Kosovës tashmë një kohë janë përballur me ngjarje të rënda gjatë luftës në Kosovë, a kanë mundur ta tejkalojnë pasojat e shkaktuara nga ajo?

Kosovare Gjevukaj: Në fillimet e pandemisë kamë dëgjuar shpesh që personave të caktuar të ju kujtohet koha e luftës për arsye të qetësisë dhe masave që u morën e shumë arsyeve tjetra tyre ndonëse personale, kjo mund të jetë një arsye tjetër që pandemia të i ketë goditur në aspektin psikik disa persona, ka sjell kujtimet e së kaluarës dhe ka përkufizuar një frikë e cila ishte izoluar ndonëse një kohë të gjatë.

Psikologu më i mirë i një personi është vetja e tij, ne profesionistët e kësaj fushe mund të jemi ndihmesë por pa ndihmën e tyre çdo gjë është e kotë, mes klientit dhe psikologut duhet të ketë bashkëpunim reciprok dhe rezultatet do të jenë padyshim në favorin e atyre që kërkojnë ndihmën e tyre tek ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat