Janjiq: Hill është anëtari më i shquar në "pesëshen e fuqishme" të Biden

Intervista

Janjiq: Hill është anëtari më i shquar në "pesëshen e fuqishme" të Biden

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:44
Dushan Janjiq

Administrata amerikane duket se është mobilizuar për t’u kthyer sërish në Ballkan në përpjekjet për t’u dhënë fund të gjitha çështjeve që mbeten të hapura që kur kjo super fuqi e vendosi vëmendjen në Afganistan, Irak dhe në dekadën e fundit edhe në Siri.

Presidenti amerikan Joe Biden ka formuar një super pesëshe diplomatësh për t’u marr me Ballkanin Perëndimor në një kohë kur ndikimi i Rusisë dhe Kinës ka filluar të lëshojë rrënjë. Bashkimi Evropian demonstroi plogështi në parandalimin e këtij ndikimi si rezultat i pazotësisë për të krijuar unitet brenda bllokut, veçanërisht për sa i përket proceseve integruese në raport me WB6.

Christofer Hill një diplomat i spikatur amerikan, tani është rikthyer në Ballkan. Presidenti Joe Biden e ka emëruar ambasador të SHBA-së në Serbi, në një vend, publiku i të cilit e njeh shumë mirë energjinë e tij kur janë në pyetjet objektivat për paqe.

Por si pritet të zhvillohen gjërat në të ardhmen, dhe a mund të sfidohet ambasadori Hill në Serbi, KosovaPress bisedoi me analistin politik në Beograd, Dushan Janjiq.Kjo është intervista e plotë:

KP: Z, Janjiq, njëri nga diplomatët më të suksesshëm të administratës së ish presidentit Clinton z. Kristofer Hill është emëruar ambasador i SHBA-së në Serbi. Çfarë do të thotë kjo, në radhë të parë për marrëdhëniet e Serbisë me SHBA-në.

Janjiq: Christopher Hill është jashtëzakonisht i aftë, i dëshmuar, kreativ i një administrate të fuqishme. Por ai është vetëm një nga anëtarët e asaj administrate. Më duket se Hill është anëtari më i shquar në "pesëshen e fuqishme" të Biden për Ballkanin Perëndimor.

Këtë pesëshe përveç tij e përbëjnë Gabriel Escobar, Jeffrey Hoëiener, Mitchell Murphy dhe James O'Brien. Disa do të merren me rajonin si ambasadorë, disa si të dërguar të posaçëm të qeverisë së SHBA. Por ata janë të gjithë në të njëjtat detyra. Suksesi individual i secilit prej tyre varet nga suksesi i punës së tyre të përbashkët. Nuk ka dyshim se Hill është i hapur dhe i gatshme për një punë të tillë.

Të gjithë të emëruarit kanë qen aktivë në rajon në vitet 1990. Kjo përvojë vetëm mund t'i ndihmojë ata të përmbushin detyrat e tyre në vendet që ende po luftojnë me trashëgiminë e luftës. Për shembull, ashtu siç Serbia ka para veti "punët të papërfunduar" në reformë dhe demokratizim, kështu që Hill ka para veti "punët të papërfunduar" në krijimin e një bashkëpunimi më të mirë midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, mes tjerash edhe përmes anëtarësimit në NATO, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, zhbllokimin e procesit të zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në Bosnjë dhe Hercegovinë.

KP: A e shihni këtë emërim si një shenjë se po dërgohet një njeri i besueshëm i Presidentit Biden, pra që nënkupton edhe mundësin e rritjes së vëmendjes së administratës amerikane në Ballkan?

Janjiq: Nisur nga emërimi i ambasadorit Hill dhe “pesës”, SHBA dhe presidenti Biden kanë synime shumë serioze dhe tregojnë gatishmëri për t’iu përgjigjur “testit ballkanik”. Ju kujtoj se përpara emërimit të tij, Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t'u përballur me korrupsionin si dhe opstrukcioneve ndaj marrëveshjeve të paqes, proceseve demokratike dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor.

Krahas këtij urdhri për veprimet e Hill-it, një kornizë të rëndësishme e paraqet Deklarata e Qeverisë së SHBA-së, e cila konfirmon mbështetjen e SHBA-së për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit në BE dhe anëtarësimit në BE - institucionet euroatlantike, (lexo anëtarësimin në NATO). Në kryerjen e këtyre detyrave, Hill do ta ketë një punë jashtëzakonisht të vështirë për shkak se Serbia ka ngecje në reforma, e sidomos që politika e “neutralitetit ushtarak” është në fakt mospranimi i anëtarësimit në NATO.

Për Hill-in nuk do të jetë e lehët që ti përmbushë detyrat në fushën e mbështetjes së partneritetit rajonal në fushën e klimës, duke ulur rëndësinë e ndikimit të Rusisë përmes diversifikimit të energjisë. Megjithatë, nëse merr mbështetje të dukshme përmes investimeve nga kompanitë dhe qeveria amerikane, Hill ka gjasa ta zvogëloj ndikimin rus (për shembull, duke financuar ndërtimin e një termocentrali bërthamor në Serbi dhe financimin e projekteve të rrjedhave të ujërave dhe energjisë së gjelbër, siç është rënë dakord në Uashington mes përfaqësuesve serbë dhe kosovar. E njëjta gjë vlen edhe për premtimin e qeverisë amerikane për të ndihmuar në rritjen e rajonit dhe mbrojtjen e infrastrukturës dhe industrisë strategjike nga "ndikimi malinj i Kinës".

KP: A prisni një dinamik tjetër të zhvillimeve në Ballkan, kur kemi parasyshë se ambasadori Hill ka një përvojë të madhe në rajon dhe pikërisht shërbeu në një periudhë dramatike ?

Janjiq: Daniel Serëer ka të drejtë kur thekson se ky emërim tregon një synim serioz të administratës amerikane për të zgjidhur çështjet e mbetura të luftës dhe paqes në këtë pjesë të Evropës. Por që kjo nuk është garanci për sukses. Në të vërtetë, rajoni po përballet me një rritje dramatike të mbështetjes së qeverive etnonacionaliste në politikën e dhunës (tani për tani, policia). Përkrahësit e "rishikimit" të marrëveshjeve të paqes, politikave të demarkacionit dhe rivizatimit të kufijve sipas përkatësisë etnike janë gjithnjë e më të dukshëm.

Ambasadori Hill mund të kontribuojë vetëm në tejkalimin e tundimeve të luftërave të reja dhe forcimin e shpresave për paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në këtë pjesë të Evropës.

KP: A pritet se ambasadori Hill do të sjellë dinamikë të re në negociatat midis Kosovës dhe Serbisë, apo do të vazhdoj qëndrimi I njëjtë që Uashingtoni të mbështesë Bashkimin Evropian në angazhimet e tij për t'i dhënë një epilog dialogut.

Janjiq: Hill është i njohur në publikun vendas për "propozimet" e tij dhe pjesëmarrjen aktive në organizimin e konferencave të paqes në Rambuje dhe Dejton. Ndaj, nuk kam asnjë dyshim se ai është i motivuar që të “mbarojë punën” përmes dialogut.

Kur bëhet fjalë për Dialogun e Brukselit, Hillin, Hoëienerin dhe Escobarin, i obligon qëndrimi i Presidentit Biden në letrën drejtuar Presidentenës së Kosovës: "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të siguruar paqe të qëndrueshme, një dialog produktiv midis Kosovës dhe Serbisë dhe një Marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse e normalizimit, për të cilën ne besojmë se ajo duhet të fokusohet në njohjen reciproke." Për Kosovën, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë e rëndësishme . Në këtë mënyrë Kosova mund të “realizojë potencialin e saj dhe të integrohet plotësisht në institucionet euroatlantike”. Sa i përket interesave të Shteteve të Bashkuara, ata “do të jenë partner i Kosovës në çdo hap të kësaj rruge”.

Do të ketë shumë pengesa për përmbushjen e këtij premtimi nga Hill dhe Hoëiener, dhe veçanërisht Escobar. Nuk është realiste të pritet që këta ti përmbushin të gjitha detyrat e tyre, por nuk do të mbeten në gjendjen aktuale të (mos) realizimit të normalizimit. Në synimin e arritjes së një marrëveshje të suksesshme në këtë sfidë, një nga hapat e parë mund të jetë një marrëveshje e SHBA me BE, Beogradin dhe Prishtinën në një "format të ri". Përvoja e deritanishme mëson se është e nevojshme të kalohet në bisedime politike të përgjegjshme dhe të detyrueshme që do të përfshinin tema deri tani të padiskutuara në dy deri në tre grupe. I ashtuquajturi dialog teknik, i cili konfirmoi joefektivitetin e tij, duhej të ishte detyrim i ushtrimit të pushtetit nga secila palë me mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Krejt në fund të procesit, në një konferencë të përbashkët të Serbisë, Kosovës, BE-së dhe SHBA-së, do të miratohej teksti i “Marrëveshjes Përfundimtare Gjithëpërfshirëse për Normalizimin e plotë të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Përveç kësaj, duhet të kujtohet se qeveria amerikane i detyroi ambasadorët e saj në Beograd dhe Prishtinë të punojnë për arritjen e marrëveshjes nga Uashingtoni. Kjo mund të ndihmojë vetëm përparimit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe bashkëpunimin e tyre me komunitetin e biznesit dhe autoritetet amerikane.

KP: Për shkak të angazhimit të ambasadorit Hill përgjatë periudhës 1998-99 këtu në Kosovë rikthimi i tij në rajon është pritur me entuziazëm. Por më intereson se si është pritur në Serbi?

Janjiq: Është e vërtetë që një pjesë e publikut dhe autoriteteve serbe e shohin emërimin e Hillit si një “kthim në skenën e krimit”. Kjo është e kuptueshme sepse përmes shërbimit të tij në Beograd, Shkup dhe Sarajevë, dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Richard Holbrooke, si anëtar i ekipit të tij dhe pjesëmarrës në negociatat në Dejton dhe Rambuje, ai është një dëshmitar i besueshëm i gjithçkaje që ka ndodhur, e gjithçkaje. që është nënshkruar dhe nuk është respektuar..

Në fund, Hill është dëshmitar i ndërprerjes së luftërave, duke përfshirë ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në vitin 1999. Për luftërat të cilat u ndalen, janë angazhuar shumë në qeverinë aktuale, biznesin dhe publikun e Serbisë. Ai është dëshmitar i “punës së tyre të papërfunduar”. Ai ka frikë se kjo "punë" nuk do të përfundojë.

/Dushan Janjiq, është një analist politik objektiv me përvojë shumë të gjatë për zhvillimet në Ballkan. Është drejtor i think tank-ut prestigjoz “Forumi për Marrëdhënie Etnike” me seli në Beograd/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat