Flet Sadri Ramabaja: Në ndarjen e Kosovës, përveç krerëve të SHIK-ut, ishin të implikuar edhe një pjesë e mirë e drejtuesve të LDK-së

Intervista

Flet Sadri Ramabaja: Në ndarjen e Kosovës, përveç krerëve të SHIK-ut, ishin të implikuar edhe një pjesë e mirë e drejtuesve të LDK-së

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 17 nëntor 2021 Në ora: 17:13
Hashim Thaçi, Sadri Ramabaja; foto ilustrim nga "Bota sot"

Dr. Sadri Ramabaja në një intervistë dhënë për gazetën ‘Bota sot’ ka folur rreth agjentëve të AKI-së që kishin dëshmuar kundër tij dhe qëllimet që kishin ndaj tij. Ai po ashtu ka folur edhe për shtyrjen e shpalljes së pavarësisë dhe thotë se kjo u bë qëllimisht nga Hashim Thaҫi. Ramabaja ka folur po ashtu edhe tentimet për ndarjen e territorit të Kosovës dhe humbjet që mund të pësonte Kosova në këtë rast. Ai ka folur edhe për përfshirjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në ndarjen e Kosovës, e po ashtu edhe përpjekjet ruse për të ndërhyrë në territorin e Kosovës.

“Bota sot”: Pak ditë më parë keni deklaruar se shpallja e pavarësisë është shtyrë për dy vite. Kush është fajtori për këtë?

Dr. Sadri Ramabaja:
Më 23 mars 2005 ishte zgjedhë kryeministër i Kosovës Dr Bajram Kosumi. Atëbotë kryeparlamentar ishte Dr.NexhatDaci, tashmë është sekret publik, se mundësitë dhe përgatritjet ishin bërë që pavarësia të shpallej në pjesën e parë të vitit 2006. Ishin krerët e SHIK-ut, mbi të gjitha Hashim Thaçi, atëherë kryetar i Partisë Demokratike, ai që kishte ndikuar që ky proces të shtyhej për më vonë, duke sinjalizuar qartë se ishte i interesuar me çdo kusht që atë çast historik ta përvetësojë, ashtu si edhe bëri.

“Bota sot”: Cili ishte qëllimi kryesor i ‘dy agjentëve të AKI-së’ që dëshmuan kundër teje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat