“Do të shokohemi kur të zbulohet korrupsioni i niveleve të larta të pushtetarëve”/Publicisti nga SHBA jep paralajmërimin e fortë rreth “Listës së zezë”

Intervista

“Do të shokohemi kur të zbulohet korrupsioni i niveleve të larta të pushtetarëve”/Publicisti nga SHBA jep paralajmërimin e fortë rreth “Listës së zezë”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 dhjetor 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Hafiz Shala, veprimtar i çështjes kombëtare dhe anëtar i bordit drejtues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka folur për mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së.

Ai ka thënë se Qeveritë e kaluara nuk kanë guxuar ta padisin Serbinë për krime të luftës, pasi gjithnjë kushtëzimin dhe kërcënimin e kanë pasur mbi kokë.

Shala ka folur edhe rreth listës së zezë të SHBA-së, duke thënë se shokohemi kur të zbulohet korrupsioni i niveleve të larta të pushtetarëve.

Image
Hafiz Shala

“Bota sot”: Z. Shala, Kosova aktualisht është në një periudhë të vështirë për shkak të dialogut më Serbinë, ku presioni për një marrëveshje përfundimtare po rritet, si e shihni ju gjithë ketë situatë?

Hafiz Shala: Populli thotë, kur t’ia lidhesh duart vetit, kush është ai që mund t’i zgjidhe?

Fatkeqësisht ish udhëheqësit qoftë në krye të shtetit apo të qeverisë, bënë koncesione të dëmshme dhe të rrezikshme të imponuara nga Serbia me vetëdijen (ndoshta edhe si të shantazhuar), bënë lëshime dhe gabime aq kardinale sa që Serbia tani po na sulmon më armen tonë të cilën ia kemi mundësuar.

Pa ndërhyrjen direkte të ShBA-ve, të gjithë jemi të vetëdijshëm se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk do të ketë. Evropa jo-unike e përçarë, tani edhe pa zonjën e hekurt Merkel, animi i hapur ndaj Serbisë, përfaqësuesit jo adekuat të Evropës ne këto bisedime, zoti Borell i cili vjen nga Spanja, që ende nuk e ka njohur Dardaninë, ani pse thuhet se vijnë sinjale shpresëdhënëse, zoti Lajçak i cili vjen nga Sllovakia, shtet që nuk e ka njohur Dardaninë, ndërsa, zoti Lajçak si përfaqësues i këtij shteti, ishte kundër pavarësisë së Dardanisë e që të dytë sillën sikur të ishin lobues me paga(ndoshta) të Serbisë si zoti Grenell.

Si munden shqiptarët të jenë të qetë në këto rrethana e punët të shkojnë mirë.

Kryeministri Kurti, e kishte guximin, dijen dhe gatishmërinë që politikën jo-etike evropian ta zhveshi lakuriq e t’ua thotë hapur për të gjitha çështjet e hapura e që, po të ishte një Evropë tjetër e cila me elemente raciste na mbanë të mbyllur në kafaz të qeliktë, sikur qytetar të rendit të dytë, ani pse popull më i vjetri në Ballkan dhe Evropë, ende e vazhdojnë me avazin e vjetër në dëm të shqiptarëve e të Dardanisë, si vend i vogël i cili mund të nëpërkëmbët sepse nuk ka fuqi. Po, megjithatë ka fuqi edhe atë më fuqishme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri tani, asnjë problem i përmasave gjeopolitike, Evropa nuk ka mundur ta zgjedhe pa involvimin direkt të SHBA-ve.

Megjithatë, detyrat e shtëpisë ne duhet t’i kryejmë vet. T’i luftojmë dukuritë që na kanë penguar për 20 vite dhe kemi heshtur e tani na duhet brenda natës të provojmë t’i zgjedhim. Të përshpejtohet vettingu në marrëveshje me ndërkombëtare dhe në bazë të Aktit të Venecias, të filtrohen kuadrot në vende udhëheqëse e kyçe në të gjitha organet shtetërore, të kthehet besimi në e jo drejtësi e jo asaj selektive që qytetarë të vetëdijesohen dhe të jenë bashkëpunues me organet e rendit dhe ligjit.

“Bota sot”: Pse deri më sot nuk është bërë mjaftueshëm në denoncimin e krimeve të luftës?

Hafiz Shala: Qeveritë e kaluara sa i përket padisë ndaj Serbisë për krime dhe gjenocid, nuk kanë ndërmarr kurrfarë hapi sepse, nuk e kanë pas guximin pasi gjithnjë kushtëzimin dhe kërcënim e kanë pasur mbi kokë.

Bëhet fjalë edhe për krimet e brendshme në Dardani rreth vrasjeve politike të pas luftës për të cilat as që janë hetuar e as që janë zbuluar nga institucionet e drejtësisë së Dardanisë sepse, po ato institucione kanë qenë të vendosura nga ata të cilëve emrat ua janë lakuar, por pa pasur guximin të veprojnë konkretisht.

Prandaj, edhe arsyeja e themelimit të Gjykatës Speciale e miratuar në Parlamentin e Dardanisë që ajo të veprojë jashtë vendit siç është Haga, gjykatë për krime ndaj njerëzimit sepse, as dëshmitarët e mbrojtur e as ata publik, nuk e kanë pasur sigurinë, prandaj edhe u ndërmor ky veprim ku të pandehurit duhet të gjykohen jashtë vendit për hir të sigurisë së tyre.

Deri tani u vranë katër dëshmitar të mbrojtur (nga dikush ende i pa zbuluar) për të cilët deri sot nuk ka kurrfarë informacioneve se, si u vranë, kush i vrau dhe rrethanat e vrasjes.

“Bota sot”: A flet kjo mjaft për arsyeshmërinë e mbajtjes së procedurave të gjykimit jashtë vendit?

Hafiz Shala: Më të drejtë shtrohet pyetja së, pse duhet që këto gjykime të mbahen jashtë, kur bëhet fjalë për kushte normale, për një shtet të pa kapur e kontrolluar mu nga ata ndaj të cilëve u drejtohen aktakuzat.

Pajtohem se, kjo gjykatë po vepron ndaj krimeve të supozuara vetëm ndaj shqiptarëve e jo për ato aq të shumta serbe ku behet fjalë për krime monstruoze dhe gjenocid ndaj një populli i cili ishte i detyruar që me çdo kusht ta mbrojë pragun e shtëpisë.

Në Beograd, Serbi e gjithandej, ata kriminel shëtisin të lirshëm, Serbia i avancon në poste e pozita të larta në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për vrasjet dhe masakrimet kolektive. A është kjo gjykatë raciste, kur shtrohet pyetja kësisoj? Sigurisht se po pasi, fatkeqësisht edhe Evropa ndaj Dardanisë me sjelljet dhe trajtimin jo të barabartë të shqiptarëve karshi kombeve tjera, po e vërteton këtë.

E keqja më e madhe, por njëherit edhe e rrezikshme për të ardhmen e Dardanisë në proceset e bisedimeve është se, ish presidenti, ish kryeministri, ish ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, përpos fjalëve boshe se duhet të paditët Serbia për krime lufte, praktikisht nuk ka ndërmarrë asgjë, duke u mjaftuar vetëm në fjalët boshe.

Ai, në bisedat e fshehta skutave të Brukselit, Parisit e Tiranës me Aleksandër Vuciqin, e kanë arritur një ujdi që, siç thoshte ai vetë, të lëmë të kaluarën dhe t’i kthehemi të së ardhmes, që i bije, t’i amnistojmë krimet e dy anshme. Merreni me mend krimet e Serbisë të barazohen me ato të supozuara të Dardanisë dhe, në një mënyrë të amnistohen ndërkohë që Serbia dhe Dardania të arrijnë paqe edhe përmes shkëmbimeve të territoreve, mendohet në veriun e Dardanisë.

Ndërsa, për këtë si kompensim është lirimi i tij personalisht nga aktakuzat duke për t’i ikur Tribunalit të Hagës.

Sa duket, një premtim i tillë në heshtje ka qenë edhe ai i zotit Grenell. Prandaj, zgjatur, jemi aty ku jemi, Dardania u gjend në një situatë inferiore ndaj Serbisë me pranimin e këtyre koncesionev edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të dëmshme nga Thaçi, Mustafa dhe koalicioni PANA-Pronto, në një qeverisje njëzetë vjeçare,që po i sjellin telashe qeverisë se re sepse, Serbia dhe Evropa kërkon që ato të zbatohen.

Prandaj, ish pushtetarët, nuk e përgatitën aktakuzën për krime lufte ndaj Serbisë, nuk kërkuan që, Dardania ka pengesa pasi nuk është anëtare e OKB-së dhe ndonjë shtet tjetër ta bëjë në emër të Dardanisë. Në rend të parë Shqipëria, e cila fatkeqësisht as në Parlamentin Shqiptar nuk i dha përkrahje kësaj nisme.

Është për keqardhje që nuk u shfrytëzuan, ndoshta tani do të shfrytëzohen të gjitha ato dëshmi e fakte, incizime, libra e foto nga vendet e ngjarjes, për të argumentuar para bashkësisë ndërkombëtare për krimet serbe dhe për t’i hapur veti rrugë legjitime e të lehtë kundër Serbisë dhe ajo të detyrohet ta ulë kokën turpshëm dhe, t’i kërkojë falje popullit shqiptar mu ashtu siç e bëri Gjermania pas 70 viteve duke i kërkuar falje shtetit të Izraelit për gjenocid ndaj hebrenjve. Fatkeqësisht, Serbia nuk është Gjermani dhe populli serb nuk janë si ai gjerman.

Bota Sot”: Si e vlerësoni paraqitjen e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë?

Hafiz Shala: Qeveria e re, nismën e ka shpresë-dhënëse sepse ajo e ka paralajmëruar dhe ka filluar përgatitjet të cilat nuk mund të shkojnë shkel e shko. Ka kërkuar përkrahje nga shteti Shqiptar. A iu kujtohet kur Presidentja Osmani kërkoi nga Parlamenti shqiptar që të solidarizohet më popullin e Dardanisë dhe në Parlament të nxjerrë një Rezolutë, Kryeministri, në shenjë mospajtimi(ndoshta edhe kushtet që ia ka imponuar Vuçiqi) e nervozoi, Kryetaren e shtetit të Dardanisë në mënyrë nënçmuese siç e ka vetinë dhe edukatën e tij, as qe doli ta pres jashtë ndërtesës së qeverisë, por i ulur si “qeni në tallë” siç thonë tek dardanët në zyre sikur ajo të kërkonte punë nga ai. Turp, dhe poshtërsi e pa fund.

Prandaj, duke u nisur nga paraqitja e Kryeministrit Kurti në takimet e Brukselit e të Parisit i cili haptas u deklarua për temat e nxehta, siç janë Asociacioni, padia ndaj Serbisë për krime lufte, mos-prekja e kufijve, vlerësimi se kush është agresori e kush viktima, mospajtimi me sjelljet e ish pushtetarëve në dialogun më Serbinë, lëshimet që nga viti 2011 e deri sot, japin shpresë se kjo qeveri mund të bëjë diçka ma tepër se ato të parat, në çështjet e brendshme siç janë krimi e korrupsioni, më vetë faktin se kjo qeveri, dhe kjo udhëheqje, nuk është e korruptuar, e inkriminuar dhe e shantazhuar.

“Bota sot”: Z. Shala, a duhet të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi pa kërkim-falje e kësaj të fundit për krimet luftës?

Hafiz Shala: Menjëherë më shkon mendja te shteti gjerman i cili pas 70 viteve këtë ia bëri Izraelit dhe shteti dhe populli serb nuk është gjerman e Gjermani e as Angli e cila kur erdhi koha ia dorëzojë Hong Kongun në mënyrë gjentelmene, Kinës.

Kemi të bëjmë menjë shtet ardhacak në Ballkan nga shpellat e Karpateve, kemi të bëjmë më një mentalitet të një populli me mentalitet barbar ende i pa liruar qysh nga koha Bizantine një popull frikacak i cili vret, gra fëmijë e pleq duarthatë për të futur frikë e tmerr.

Kryeministri është deklaruar së nuk do të dialogojë pa kërkim-falje nga Serbia për krime lufte. Nuk e di se sa do ti qëndrojë këtij premtimi për të cilin, nuk ka askush që nuk pajtohet. Pastaj rreth të pagjeturve dhe, shumë edhe ndoshta nder më të rëndësishmet është, heqja nga Kushtetuta e Serbisë ajo pjesë ku Dardaninë e paraqet si pjesë të saj.

Se si do të jenë qëndrimet e miqve tanë ndaj këtyre sfidave duke i pasur parasysh edhe në aspektin gjeo-politke gjithë zhvillimeve në rajon dhe më gjerë, nganjëherë ato prioritet edhe mund të ndryshojnë.

“Bota sot”: Z. Shala, Si mund t’i shmanget Kosova një asociacioni me kompetenca ekzekutive që nuk është në përputhje me kushtetutën saj?

Hafiz Shala: Fatbardhësisht, Gjykata Kushtetuese doli më një vendim historik duke ia hequr dilemat e të gjitha palëve, Serbisë, Dardanisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare se, një asociacion i tillë nuk është i pranuar sipas Kushtetues së Dardanisë. Shteti i Dardanisë në kuadër të diskriminimit pozitiv i pranuar për arritjen e një paqeje, e formoi shtetin multietnik me të drejtat më të avancuara për minoritete më theks të veçantë për minoritetin serb, shembull që nuk ekziston në rruzullin tokësor.

Së pari, çështja e asociacionit është çështje e brendshme e Dardanisë dhe çdo përzierje në këto punë është interferim në punët e brendshme të një shteti sovran. Tjetra, pse hapur po vijmë në kundërshtim me parimet e ndërtuara të një shteti multietnik më krijimin e një asociacioni një-etnik, kur ekziston Asociacioni i Komunave të Dardanisë ku janë të përfshira të gjitha komunat pra edhe ato më shumicë e pakicë serbe. Pse?

Apo, qëllimi përfundimtar është që pas një periudhe ato komuna të vetë-deklarohen në “referendumin “ e tyre për shkëputje dhe pastaj, bashkim me Serbinë. Këtë edhe të çmendurit e kuptojnë.

Prandaj, asociacioni me kompetenca ekzekutive nuk vjen në shprehje po që se Serbia edhe e njeh Dardaninë. Pra, asociacion një etnik nuk vjen në shprehje edhe nëse duk do të ketë kurrë marrëveshje për njohje reciproke.

Shume shtete në botë janë fqinjë e nuk e njohin njëra-tjetrën por, marrëdhëniet i zhvillojnë në bazë të reciprociteti, sa ti mua, aq unë ty.

“Bota sot”: Z. Shala, si mund t’i ndihmojë ShBA-ja vendit tonë në ketë drejtim?

Hafiz Shala: ShBA-t dhe aleatët e saj janë të parat të cilat e kanë njohur Dardaninë si shtet sovran të pavarur dhe demokratik më tërësinë territoriale e cila ka ekzistuar edhe në ish Jugosllavi pra, më Kushtetutën e vitit 1974.

Miku dhe shpëtimtari ynë historik, do të jetë i gatshëm dhe do të bëjë atë për shtetin të cilin e dizajnuan të jetë demokratik më të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa marrë parasysh nacionalitetin, religjionin apo përkatësinë e ndonjë grupi ashtu siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShBA-të janë të interesuara për paqe, siguri e marrëdhënie të mira fqinjësore, me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor. Ato janë të fokusuara posaçërisht tani duke u involvuar me shumë se asnjëherë më parë, që do të thotë në fund edhe do të jenë direkt të kyçura. Kjo duke pasur parasysh se shtetet si Rusia dhe Kina, kanë pretendime serioze për t’u involvuar në Ballkan, jo vetëm për interesa ekonomike, por për ato gjeostrategjike duke qenë edhe elemente destabilizuese. Pra, deri aty ku Amerika do t’ua thotë troç përmes sanksioneve ekonomike me kundërvënie ushtarake në kuadër të NATO-s dhe njëherit të krijojë paqe dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës.

Prandaj siç e ceka në disa nga përgjigjet e mia nga fillimi se, në takimin më Senatorin Bob Menendez, autoritet që qojnë peshë në politikën e jashtme, konkretisht u shpreh kundër këtij lloj asociacioni, siç e quajti, reqetë të rrezikshme. Prandaj, pres mbështetje nga ShBA-të, më gjithë lëshimet dhe gabimet te cilat i kanë bërë qeveritë e mëparshme në kryerjen e detyrave të shtëpisë.

“Bota sot”: Z. Shala, çfarë mendimi keni për qasjen e BE-së ndaj Kosovës, prej nga kjo njëanshmëri?

Hafiz Shala: Ndoshta dikush do të ma sheh për të madhe se në shekullin 21 i referohem qëndrimit të Fishtës për Evropën. Një gjë është e sigurt se, mos e tëra, disa shtete nuk kanë evoluuar larg nga ajo mendësi prandaj si pasojë e kësaj jemi në burgun kolektiv si popull.

Janë gabime në hapa e në qasje për edhe më shtetet tjera qoftë edhe ato të cilat janë shkaktare e katër luftërave në ish Jugosllavi siç është Serbia dhe, nuk ia përmendin e as nuk e trajtojnë si shtet kriminal dhe më e keqja është se në krye të shtetit është krimineli Vuçiq bashkëpjesëmarrës në krimet ndaj civilëve shqiptar si ministër i informatave që i bie se ka njohuri në detaje për të gjitha masakrat të cilat në pamundësi që t’i fshehin, ato i demantohen nga udhëheqësit aktual shtetëror të Serbisë.

Zoti Borrel dhe Lajçak, që bisedimet duhet të jenë të suksesshme e të zënë vend, BE-ja ata duhet t’i zëvendësojë, për vetë faktin së vijnë nga dy shtete që nuk e njohin Dardaninë, duke e treguara njëanshmërinë e tyre të hapur ndaj Serbisë. Më ju thënë të drejtën, mua më shkon mendja se mos edhe këta të dy janë lobues të paguar si zoti Grenel me para të majme.

Sido që të jetë, Kosova, edhe pse i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave të cilës i kushtoi me falje të 8200 hektarë dhenë Malit të Zi për t’u liberalizuar vizat, por ato nuk erdhën.

“Bota sot”: Cilat mund të jenë kushtet e reja?

Hafiz Shala: Nga Qeveria në pushtet, filluan ta zbulojnë dhe ta luftojnë korrupsionin, ani pse ende jo ato të nivelit të lartë, mendohet në ish pushtetarët siç i quajnë “peshq të mëdhenj”, unë do t’i quaja peshq të ngordhur që po u vjen era larg, nuk duhet të jenë të fundit.

Dardania, ka bërë shumë më shumë nga shumë shtete tjera nuk është se nuk kemi bërë aq në krahasim më shumë shtete tjera të cilat janë prapa neve apo, po që se u kërkohen atyre shteteve që i kanë liberalizimin e vizave këto qe na kërkohen neve, ndoshta duhet t’u hiqen.

Vërehet një diskriminim dhe kjo është e papranueshme. Faji qëndron edhe tek ish klasa politike të cilës iu shter zëri sepse nuk e kishte guximin që më paluhatëshmëri ta kërkojë një gjë të tillë. Mizën nën kapuç. Kjo na kushtoi dhe po na kushton në gjitha aspektet. Siç thotë populli, sill e bjeri vetit.

Për një Evropë e cila do të jetë ashtu siç ende nuk është, duhet të zbatojë kritere të barabarta për të gjitha shtetet njësojë. Të kërkojë zbatimin e ligjeve dhe kushtetutshmërisë për të gjitha shtete njëjtë kur është në pyetje, liria, demokracia, barazia nacionale, shtyp të lirë etj.

“Bota sot”: Ç`mendim keni për projektin “Open Ballkan” ku qeveria e Kosovës po refuzon te përfshihet, mendoni së është i drejtë ky veprim?

Hafiz Shala: Për t’u përgjigjur në këtë pyetje, do t’i referohem disa mendimeve të cilat e shpjegojnë dhe i sqarojnë gjërat në mënyrë shumë përmbajtjesor më të cilin plotësisht pajtohem rreth “Ballkanit të hapur”.

“Ballkani i hapur” lëviz në skemat ruse! Shtrohet pyetja, pse ndryshoi Shqipëria qëndrimin…?

E vërteta diplomatike dhe historike është se në çdo grupim, aleancë apo bashkim rajonal apo sub-rajonal shtetesh, me etiketë ekonomike apo politike, gjithmonë del më i fituar shteti më i fuqishëm. Formatet dhe grupimet subrajonale janë një praktikë e njohur e marrëdhënieve ndërkombëtar edhe Ballkani ka njohur dhjetëra deri te projekti i ri subrajonal serb i “ mini Shengenit ballkanik” apo “ Ballkanit të hapur” deri të “bita serbe”.

Si rregull liderët ballkanik kanë kujtesë të shkurtër dhe mbylli. Sytë për para realitetit të dominimit të fuqisë ekonomike, ushtarake dhe demografike në çdo grupim subrajonal ballkanik.

Megalomania diplomatike serbe pretendon se grupimi i ri subrajonal do t’i sjellë shteteve pjesëmarrëse prosperitetin dhe integrimin e shumëpritur, me ndryshimin se tani në vend të integrimit evropian do të kenë integrim serb.

Pas mikro-samitit të Shkupit të 29 korrikut 2021 të krerë e të tre shteteve anëtare të projektit serb, ka një ngutje diplomatike dhe politike drejt integrimit sa më të shpejt subrajonal. Kjo ngutje ka ngjallur kënaqësi strategjike dhe diplomatike në Moskë, ku Rusia vlerëson se projekti serb “Ballkani i hapur” ka përputhje me planet e Moskës për ndikim në gadishullin ballkanik.

Pra Rusia pranon se projekti i shkëmbimit të territoreve, i qarkulluar në vitin 2018 dështoi nga Gjermania, megjithëse ai kishte përkrahjen nga Serbia, Rusia dhe Franca.

Pas këtij dështimi, presidenti dhe diplomacia serbe u përpoq të gjejnë rrugë të re për realizimin e objektivave territoriale te projektit të shkëmbimit të territoreve. Prandaj, Vuqiq zgjodhi alternativë. Duke u marrë me organizimin e “mini Shengenit ballkanik” apo “ Ballkani i hapur”.

Është befasi dhe tragjike për Dardaninë dhe Shqipërinë, Tirana “ faqe ndërron” dhe i mori Beogradit flamurin minishengenist dhe po tregohet më katolik se papa. Për ketë ndryshim qëndrimi asnjëherë nuk u dhanë spjegime. Kryeministri shqiptar, u rreshtua në anën e Serbisë dhe Vuçiqit.

Prandaj, pajtohem plotësisht më qëndrimin e Qeverisë kundër kësaj iniciative e cila nuk është në përputhje më Marrëveshjen e Berlinit.

“Bota sot”: Lista e zezë e ShBA-së ku u goditën “bosët e krimit” në veri, a mendoni se do të zgjerohet edhe më persona të tjerë të jetës politike të Dardanisë?

Hfiz Shala: Duke mos e shtrirë sovranitetin në tërë territorin e shtetit,është njëra ndër arsyet se në pjesën veriore, jo qe krimi ka lulëzuar pa pengesa, por është më e rrezikshmja se në atë pjesë të Dardanisë veprojnë grupet kriminale, përfshire këta të shpallur nongrata, të cilët janë edhe pjesë, financues dhe udhëheqës të grupeve kriminale, por edhe shërbimet sekrete, në rënd të parë ato ruse dhe të tjerat qe janë elemente serioze destsbilizuese. Ato kanë synime dhe zotime të zbatimit të politikave të Beogradit, duke i mbajtur peng serbet të cilët nuk guxojnë të deklarohen publikisht kundër qëndrimeve të Vuçiqit. Pra, ata mund të vriten ashtu sikur Oliver Ivanoviqi, i cili ka vrarë shqiptarë në veri, por e kundërshtoi Listën serbe dhe Vuçiqin.

Prandaj, kjo nismë e ShBA- ve nuk do të ishte krejt e kompletuar pa e shtrirë edhe në jug të Dardanisë duke i përfshirë komplet ish udhëheqjen shtetërore të koalicionit PANA-Pronto.

Anëtar e deputet të partive, PDK, AAK dhe disa individ nga LDK, janë të përfshirë në biznese të pista me Radojqiqa e Veselinoviqa për mes tendereve, punësimeve, p.sh. Radojqiqi ka marre rrogë në Telekom, siç po thuhet në medie, familjarët të cilët nuk besoj që edhe kanë ardhur në punë.

Pasuria marramendëse e njerëzve, të cilat pas lufte si shumë qytetar tjerë të shkatërruar ekonomikisht e në kufij te ekzistencës sociale, sot kanë shtëpi, pallate, vila e kerre luksoze të cilat janë të pamundshme të sigurohen nga pagat të cilat i kanë siguruara ata qe e kanë pas fatin të punësohen për mes lidhjeve nepotike.

Unë jam shumë i bindur se lista e zezë e ShBA-ve do të vazhdojë dhe duhet të vazhdojë edhe në tërë Dardaninë.

Do të shokohemi kur të zbulohet korrupsioni i niveleve të larta të pushtetarëve, e cila do ta ndihmojë shumë pastrimin e kësaj dukurie, vjedhje masovike e shtetit e cila pat marrë përmasa shqetësues.

Është momenti i përshtatshëm kur Dardania e ka një udhëheqje të pastër ndaj të cilës askush tani për tani nuk mund t’ia drejtojë gishtin për këto dukuri për të cilat po bëhet fjalë.

Prandaj, të pastrit, të ndershmit, të guximshmit dhe të vendosurit, mund ta luftojnë këtë dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese si pengesë serioze për një zhvillim ekonomike në bazë të ligjeve ekonomike, duke u koncentruar në riaktivizimin e organizatave të mëdha punuese prodhuese për të absorbuar sa ma shumë punëtorë dhe ta zbutur gjendjen sociale.

“Bota sot”: Z. Shala,sa keni besim që qeveria aktuale do ta luftojë krimin dhe korrupsionin që ka ndodhur gjatë 20 viteve në Kosovë?

Hafiz Shala: Vetëm të pa korruptuarit e të pa inkriminuarit mund t’i luftojnë suksesshëm këto dukuri shkatërruese e destabilizuese për një shoqëri, posaçërisht e asaj në konsolidim e ndërtim.

Duke u nisur nga kjo që e ceka në fillim të përgjigjes së pyetjes suaj prandaj, më të gjitha pengesat të cilat kanë filluar që nga fillimi i punës së kësaj qeverie nga opozita, posaçërisht ajo pjesë e PDK-së e AAK-së dhe individ të LDK-së, të cilët nga frika ndaj vendosmërisë së kësaj qeverie për të quar deri në fund luftimin e krimit dhe korrupsionit, ata, sillën sikur të çmendur e jo si opozitë e cila gjithmonë duhet të jetë progresive për ta mbajtur qeverinë nen kontroll.

Kësaj here këta opozitar, nuk e kanë hallin aty. Halli i tyre është se kur të zbulohet e vërteta përmes, prokurorisë, gjyqësisë dhe organeve të ndjekjes të pa kapura, dirigjuar e kontrollua, shumica e tyre vendbanimin e ardhshëm mund ta kenë në Dyz.

Prandaj, ndryshimet të cilat po i ndërmerr qeveria në këto organe dhe të thera, janë parakusht i suksesit në luftimin e këtyre dukurive për të cilën e kanë përkrahjen e plotë të SHBA-ve e cila ishte iniciuese dhe inkurajuese përmes Samitit për demokraci në luftimin e këtyre dukurive, për të cilat, ë sipas asaj se dita e mirë shihet në mëngjes, kjo mund t’i atribuohet kësaj qeverie.

Ligji për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, atyre të cilëve iu vjen era peshk i ngordhur, e kanë arsyen të brengosen, bile atë dhe shumë.

Po mos të reagonte populli në zgjedhjet e 14 shkurtit, këta nuk patën të ndalur derisa Dardanisë t’ia lënë vetëm kockat në mënyrën më të pamëshirshme, prandaj, edhe drejtësia duhet të jetë e pamëshirshme në dënimin maksimal ndaj këtyre dukurive.

Fatkeqësisht duke u thirrur në luftën çlirimtare, deshën t’ua mbyllin gojën ashtu siç edhe e bënë qytetarit i cili “duhet të heshtë” sepse çdo reagim “është kundër UÇK-së“ prandaj ia atribuuan këtë të drejtë “komandantëve, komisarëve politik” si legjitime. Me këtë, tentuan t’ia qesin faqen e zezë kësaj Ushtrie çlirimtare që në të vërtetë ishte populli, me ose pa uniformë.

Qeveria, patjetër duhet t’i shkojë deri në fund këtij aksioni për t’i ndërprerë të këtyre dukurive edhe për hir të udhëheqjeve dhe gjeneratave të ardhshme më qellim që shteti i Dardanisë të ecë përpara.

“Bota sot”: Z. Shala, në fund, si e shihni të ardhmen e Kosovës?

Hafiz Shala: E ardhmja e një vendi, varët nga vetëdijesimi i shoqërisë, gatishmëria për sakrificë në shërbim të atdheut duke e trajtuar si familjen dhe shtëpinë e vetë, duke punuar ndershëm duke e mos e shikuar orarin e punës që pa i kryer punët të vrapojë drejtë shtëpisë por të qëndrojë deri në përfundimin e detyrave të punës të parapara sikur është këtu në ShBA, prandaj, këtu janë punë të përshkruara dhe të rregulluara për të cilat nuk kontrollohet nga boset por nga puna e kryer prandaj ky shtet është fuqi ekonomike.

Për 20 vite në vend se të shfrytëzohen ndihmat dhe investimet e huaja nga miqtë tanë ndërkombëtar, fatkeqësisht, nuk u menaxhuan dhe u orientuan në kahjet e duhura siç janë në organizata punuese prodhuese, arsimi, shëndetësia, ekonomia e vogël në fillim deri të këndellja dhe rivitalizimi i atyre kompanive dobi-prurëse, e jo siç u orientua fatkeqësisht në infrastrukturën rrugore e banesore, sepse nga aty edhe lindi abuzimi për mes tenderëve dhe keqpërdorimeve deri të pasurimi enorm duke e dobësuar buxhetin e qytetarit.

Dardania, me një potencial ekonomik, pasuri nëntokësore e mbi tokësore, më pozitë gjeografike shumë të favorshme në zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe mundësive të cilat duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Falë të gjitha këtyre parakushteve që i ceka gjatë përgjigjes në këtë pyetje, Dardania do të jetë një shtet i zhvilluar dhe i fortë, në aspektin ekonomik, politik dhe mbrojtës sipas standardëve dhe kushteve veri-atlantike në bashkëpunim dhe marrëdhënie të përhershme më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat