Rreziku nga Omicron, infektologu Ramadani tregon se a është Kosova e përgatitur, ka një thirrje për qytetarët

Intervista

Rreziku nga Omicron, infektologu Ramadani tregon se a është Kosova e përgatitur, ka një thirrje për qytetarët

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 26 dhjetor 2021 Në ora: 08:21
Hamdi Ramandani

Shifrat e rasteve pozitive me Covid nuk janë të larta në muajt e fundit në Kosovë.

Por ajo që është më brengosëse në ditët e fundit është përhapja e variantit të ri të Covid-19, Omicron, i cili në vende të Evropës është përhapur me shpejtësi të madhe, edhe pse në Koosvë ende nuk ka të infektuar me këtë variant.

Në lidhje me këtë dhe situatën në vendin tonë në një intervistë për “Bota sot” ka folur infektologu Hamdi Ramadani. 

Ai situatën e ka përshkruar si të qetë, por që ka thënë se as vendi ynë nuk do t’i shpëtojë varianitit Omicron. 

Madje sipas tij, edhe diaspora e cila vjen për pushime në Kosovë, mund të jetë ndonjë i infektuar dhe të përhap infeksionin te ne. 

Sa i përket dozës së tretë të vaksinës, ai thotë se ajo është dozë përforcuese e cila mund t’i rezitstojë Omicron-it, po qe se janë marrë dy të tjerat më herët. 

Kurse për gripin sezonal, Ramandani thotë që duhet të kemi shumë kujdes sepse është një situatë shumë e rëndë dhe shqetësuese. 

Intervista e plotë: 

“Bota sot”: Si e vlerësoni gjendje aktuale në Kosovë sa i përket pandemisë Covid-19?  

Hamdi Ramadani: Tek ne mbetet situata për momentin e mirë, masat të respektohen nga organet komeptente dhe të bëhen sa më shumë testime për Covid, sidomos këta që vijnë nga jashtë që të shihen mos është eventualisht me Omicron, e nëse rezulton pozitiv atëherë ai të izolohet ose te vendoset në karantinë, të trajtohet etj. Situata në vendin tonë është e mirë dhe organet kompentente kanë bërë punën e tyre mirë, por kjo nuk nënkupton që jemi në një situatë luksi, që të mund të lirohen masat. Përveq kësaj, është një gjë e mirë që Omicron bazuar në të dhëna të deritanishme nuk ka shumë hulumtime, nuk po tregohet shumë i rëndë në aspektin klinik pasi po ka zakonisht simptoma më të lehta që në mjeksëi i quajmë asimptomatike. 

“Bota sot”: A po respektohen mjaftueshëm masat anti-covid?  

Hamdi Ramandani: Masat të cilat i kanë marrë në muajin nëntor qeveria dhe të cilat janë në fuqi, në përpikëri të zbatohen qoftë ato masa anticovid, dhe ajo që është e rëndësishme vaksinimi i qytertarëve me dozën e tretë do të jetë një faktor që do të mundësojë që në vendin tonë të ketë mundësinë e një situate më të qëndrueshme për një kohë më të gjatë. Nëse masat nuk respektohen ose zbuten, atëherë situata mund të jetë shumë e rëndë por mendoj se këto masa do të jenë në fuqi 3-4 javë dhe që t’i jepet mundësi vaksinës anti-covid edhe me dozën e tretë, edhe me vaksinimin e moshës 5-12 vjeç dhe nëse masat respektohen higjiena, maskat, distanca, dhe vaksinimi përforcohet, atëherë është mundshme me ato dy doza që i ka marrë, të shkohet edhe me dozën e tretë, do jemi në një situatë më të mirë karshi vendeve të rajonit ose të Evropës të cilat po shënojnë shifra të mëdha ose alaramnte të infeksionit me Omicron. Dhe parashikmiet e shkencarëve më të njohur gjermanë ose amerikanë paraqesin një situatë ende të rëndë dhe të paparshikuar me një përfundim pandemie që mund të jetë deri në fund të vitit 2022. 

“Bota sot”: A mund të ketë valë të re infektimesh?  

Hamdi Ramadani: Vendi ynë per fat të mirë ka shënuar, bazuar nga Instituti dhe Ministria e Shëndetësisë numër të vogël të infeksioneve me Covid-19, Delta, sepse Omicron nuk është ende i verfikuar dhe nuk kam të dhëna se kanë ardhur mostrat e dërguara por e vërteta është se edhe vendi ynë është e përfshirë në këtë situatë me pandemi, ne kemi ende qytetarë që vijnë në vendin tonë dhe kjo e bën të mundur infeksionin, edhe Omicron mund të jetë shumë i madh dhe vendi ynë do të jetë i pashmangshëm, që mendoj t’i ikë një mundësie të një vale me Omicron. Por, gjithsesi vaksinimi në vendin tonë është për t’u përshëndetur se është mbi 770 mijë me dy doza, por dy dozat e vaksinës nuk e mbrojnë qytetarin nga Omicron dhe vetëm tri dozat e vaksinës përforcuese tek ata qytetarë do ta pamundësojë një infeksion të Covid-19 siç është Omicroni. 

“Bota sot”: Për festa pritet sërish rritja e fluksit të shqiptarëve që vijnë nga diaspora. A ka rrezik për përsëritje të ngjashme të situatës që ndodhi gjatë verës apo edhe të sjelljes së varianteve që mund të nxisin rritje rastesh?

Hamdi Ramadani: Lëvizja e madhe e qytetarëve prej vendeve siç është Britania, Gjermania, Franca, Italia e tjera, edhe nga vendet tjera të Afrikës ku është epiqendra, në Evropë si epiqendër mendohet se është Britania, bëjnë të mundur këtë. Tash janë duke ardhur festat e fundvitit, Vitit i Ri,  lëvizja e madhe e qyetatrëve, nga një vend në tjetrin qoftë në vendin tonë apo, në vende tjera, do ta munësojnë në mënyrë shumë të madhe edhe përhapjen e infeksioneve me Omicron Covid-19 prapë për faktin se qytetarët që janë të vaksniuar, me dy doza nuk mund ta përballojnë ose t’i rezistojnë Omicron. Mendohet që mund të zbutet masat, përkundrazi mendojë që njerëzit që vijnë nga këto vende që kanë të lajmëruar Omicron ata persona të testohen e të kontrollohen me teset PCR dhe nëse janë pozitiv të karantinohen, që mundësia e përhapjes mos të jetë e madhe, dhe kjo për momentin është një situatë dhe vetmi faktor që bën ta luftosh pandeminë dhe Omicron janë masa të cilat janë marrë, vaksinimi dhe dozën e tretë me marrë moshat e caktuara, të moshuarit të cilat janë me sëmundje kronike ose shëndet të dobët, e bëjnë të mundur që të kontrollohen më lehtë që situata të jetë më e qëndrusheshme dhe që pandemia mos të marrë valën ose shkallën e infeksioneve të mëdha sikur që po ndodh në shumë vende. Gjermania, Austria kanë marrë masa shumë shtërnguese sepse ndryshe Omicron dhe Covid nuk do të ndalet. 

“Bota sot”: A është e domosdoshme marrja e dozës së tretë të vaksinës, dhe në çfarë raste mund të mos merret, cili është mendimi juaj?  

Hamdi Ramandani: Objetik në nivel botëror nga OBSH-ja në çdo shtet është që të fillohet sa ma shpejt që është e mundur vaksnimi. Vetëm një dozë e tretë e vaksinës, dozë përforcuese do të jetë e mundshme që ta rezistojë ose do ta pamundësojë infeksionin sepse tri dozat e vaksinës tash për tash mendohet se e ngrisin imunitetin te ai qytetar në 95% , kurse dy dozat e vaksinës nuk e mbrojnë qytetarin për shkak se efekti është më pak se 80%, dhe në këtë kuptim i është dhënë rëndësi e madhe dhënies ose marrjes së dozës së tretë të vaksinës anticovid çfarëdo qoftë ajo vaksinë, sepse nuk është vërtetuar ende se qoftë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Moderna etj, që po i rezistojnë ose qëndrojnë Omicronit.  

“Bota sot”: Po, për fëmijët, cili është mendimi juaj, cilat grup-mosha shqiptare nuk kanë nevojë ta marrin? 

Hamdi Ramandani: Te fëmijët në vendin tonë mosha nga 5-12 vjeç është një moshë e cila nuk është ende e mbrojtur, nuk është miratuar administrimi i dozës së vaksinës anticovid pasi që mosha 5-12 vjeç edhe mosha 12 vjeç e tutje sulmohet ose atakohet edhe nga Omicron. Kështu që në shumë vende të botës kanë filluar vaksinimin e fëmijëve 5-12 vjeç sepse ndryshe kjo moshë jetë e pa mbrojtur nga Delta dhe Omicron. Kjo është një situatë shqetësuese, mjaft e rëndë dhe mendoj që për një të ardhme të afërt qoftë në botë, Evropë kudo që të jetë situata e pandemisë Covid-19 do të jetë e rëndë, e vështirë, serioze dhe e pasigurt. Vendi ynë dhe Ministria e Shëndetësisë sa më shpejt të jetë e mundur të lejojë administrimin e vaksinës anti-covid të moshës 5-12 që e kanë bërë shumë shtete e që duhet patjetër edhe vendi yne se edhe kjo moshë ka të drejtë të mbrohet me vaksinën të cilën e posedon. 

“Bota sot”: Varianti Omicron është përhapur me shpejtësi të madhe nëpër botë, a jeni të përgatitur për këtë? 

Hamdi Ramandani: Situata aktuale në nivel global të pandemisë Covid-19, edhe në vendin tonë ende është ndër situatat e rënda të një rrezikun ende më të madh në kuptimin e faktit që tash veç kanë ndodh edhe variantet e reja Delta dhe Omicron i cili po përhapet me shpjetësi të madhe, i cili po dominon në shumë vende të botës, dhe është i regjistuar dhe ajo që është më e rëndësishme për faktin se edhe qytetarët të cilët i kanë marrë dy vaksina, megjithatë nuk po munden t’i shmangen Omicron variantit të Covid-19. Ky është një faktor shqetësues, brengosës dhe një situatë e rëndë, e pa paparashikuar. Mjekë dhe shkencëtarë të njohur në botë kanë paraqitur që vaksinimin që është bërë deri tash me dy doza nuk është i mjaftueshëm dhe nuk është mjaft rezistent ndaj Omicron, që do të thotë se ata qytetarë që janë vaksinuar me dy doza mund të përballen ose mund të infektohen edhe me Omicron, pra kjo është një situatë shqetësuese. E dyta, është e rëndësishme se po shpërndahet shpejt, është shumë më ngjitës, më përhapës, më infektues se sa Delta. Të gjitha variantet e deritanishme të koroanvirusit janë shqetësuese në nivel global po edhe në vendin tonë dhe së treti ajo që është e rëndësishme, duke marrë parasysh edhe përhapjen kaq të madhe, dhe në shumë vende të botës, Omicroni që është i regjistuar, të cilat disa vende nuk e kanë paraqit, është pothujse një numër i madh i shteteve të botës që e kanë Omicronin. 

“Bota sot”: Ndaj këtij varianti sipas disa studimeve, vetëm vaksinat Pfizer dhe moderna, kanë treguar rezultate mbrojtëse. Nëse është kështu çfarë duhet të bëjnë ata që kanë marrë vaksina tjera, si Astrazeneca, apo që i kanë kombinuar, një nga kjo dhe një nga Pfizer? 

Hamdi Ramandani: Nuk është vërtetuar se dy vaksina anticvoid që janë marrë nga Pfizer që i kanë rezistuar Omicronit ose dy vaksinat e marra nga AstraZeneca i kanë qëndruar varianti Omicron ose kur janë kombinuar. Me këtë mendoj se duhet të merret doza e tretë por të jetë i sigurt personi që mund të mos infektohet, ai mund edhe të infektohet por të jetë një sëmundje që të futet virusi në organizëm por ai nuk shkakton dëmtime, nuk bën kurgjo të keqe. Vaksinimi i atij personi me tri doza është me imunitet të plotë që ne i quajmë antitrupa. 

“Bota sot”: Është raportuar për raste të shumta nga gripi sezonal, cili është apeli juaj dhe si duhet të sillemi në këtë rast?  

Hamdi Ramandani: Situata me gripin sezonal në vendin tonë bën që vendi ynë të përballet me një situatë më të rëndë dhe më serioze. Edhe gripi szeonal ka efekt jashtëzakonisht të rëndë dhe problematik, mund të bëjë situatën më shtërnguese dhe të rënduar, alaramnte dhe janë momente ose rrethana që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të analizohet mirë situata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat