Timothy Less i befasuar me ngjarjet në Ballkan: Urdhri i Amerikës veç sa ka filluar, çka do të ndodhë me bashkimin Kosovë-Shqipëri

Intervista

Timothy Less i befasuar me ngjarjet në Ballkan: Urdhri i Amerikës veç sa ka filluar, çka do të ndodhë me bashkimin Kosovë-Shqipëri

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 25 janar 2022 Në ora: 10:14
Timothy Less; foto "Bota sot"

Ish-diplomati britanik në Bosnje e Hercegovinë Timothy Less, është shprehur i befasuar se si po rrjedhin ngjarjet në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Bota sot", Less ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shumica e popullatës në Kosovë dhe në Shqipëri, po e duan bashkimin kombëtar, mirëpo faktorë të jashtëm po bëjnë presion për t'i mbajtur shtetet kështu siç janë. Por, udhëheqësi i projektit “Studimet e Shpërbërjes” të Qendrës për Gjeopolitikë dhe Strategji në Universitetin e Cambridge, nuk e përjashton mundësinë që "Shqipëria etnike" të krijohet në periudhën 5-10 vjeçare.

Less thotë se Serbia nuk është e gatshme për të hequr dorë nga Kosova, pa e marrë një kompensim toke. Për t'u zgjidhur çështja e Kosovës me Serbinë, sipas tij, duhet të hapet edhe çështja e Bosnjës. Por, Less nuk sheh gatishmëri të akterëve të jashtëm, pasi ka rrezik lufte.

Në intervistën për "Bota sot", ish-diplomati britanik përmend një pako të re për Ballkanin, e cila përfshin kufij të rinj dhe pranim krimesh nga e kaluara, si zgjidhje për rajonin.

Lexo edhe: Ish-diplomati britanik: Tri shtete të Ballkanit mund të ndahen, por tani nuk janë në agjendën ndërkombëtare!

Ai flet edhe për personalitetin e kryeministrit Kurti, optimizmin e të cilit përballë kundërshtimit të Serbisë, e sheh si të vështirë.

Intervista - pjesa II:

“Bota sot”: Kryeministri Kurti ka deklaruar se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë. Cili projekt do të realizohej më shpejt: Shqipëria etnike apo Serbia e madhe? A mendoni se këto dy projekte janë mundësi reale në 5-10 vitet e ardhshme?

Timothy Less: Mendoj se do të ndodhin në të njëjtën kohë. Është e vështirë të përmendësh kohën, sepse ka ndikime të jashtme, të cilat shtyjnë në drejtime të ndryshme, ka akterë të brendshëm, që bëjnë presion për të bërë një zgjidhje në mes të këtyre shteteve. Kurti dhe shumica e popullatës në Kosovë dhe në Shqipëri e duan bashkimin dhe në anën tjetër ka ndikime nga jashtë, që janë duke tentuar t'i mbajnë shtetet kështu siç janë. Mund të them se jam i befasuar se si ngjarjet po rrjedhin aq shpejt. Mendova që nën administrimin e Bidenit vitin e kaluar, ajo do të kishte efekt, se do t'i ngrinte raportet, sepse nuk mendoja se boshnjakët dhe serbët do t'i rezistonin administratës së Bidenit, por ata shihet qartë se po e bëjnë këtë. Kjo gjendje po vazhdon ende.
 
Nëse gjërat vazhdojnë kështu, mendoj se koha që e përmendët ju 5-10 vjet është reale dhe ndoshta edhe koha më e shkurtër se 5-10 vjet. Sa i përket pyetjes se cila do të realizohet më parë: Shqipëria e Madhe apo Serbia e Madhe, mendoj se të dyja u përkasin të njëjtës paketë, sepse ngjarjet po kryesojnë në konferencat kombëtare në Ballkan dhe tashmë kemi filluar të shohim disa elemente bazike që po vijnë në vend. Po shohim, po ashtu presionin e serbëve për një ndarje efektive nga Bosnja dhe në anën tjetër, shqiptarët duke bërë presion për një bashkim kombëtar të trevave shqiptare. Urdhri i Amerikës veç sa ka filluar për këto shtete. Dy ose tri shtete evropiane kanë filluar të dërgojnë emisar. Sapo kam lexuar që edhe Turqia do të dërgojë një emisar dhe e qartë se Rusia do ta dërgojë një.

“Bota sot”: Me cilët nga politikanët shqiptarë keni raporte më të afërta dhe cili është mendimi juaj për personalitetin e Albin Kurtit?

Timothy Less: Me asnjë prej tyre. Sa i përket Kurtit, unë e kam takuar atë nga viti 2004, kur isha diplomat, atij ndoshta i kujtohet, pasi unë isha me bazë në Londër dhe isha vetëm për një vizitë të shkurtër. Më pëlqeu shumë ai, mendova se ishte shpirtëror, kishte një dritë në sytë e tij në atë kohë, ishte një njeri shumë i motivuar dhe plot optimizëm për të ardhmen, përkundër rrethanave të vështira të asaj kohe, sepse ai ishte futur në probleme me autoritetet.

Vlerësimi im për të sot, është që ai e dëshiron më të mirën për Kosovën, ai dëshiron të rregullojë çështjen e Pavarësisë, ai dëshiron të udhëheq mirë dhe të ketë një shoqëri me prosperitet në Kosovë.

Ai i din ku i ka interesat më të mira Kosova, siç është bashkimi me Shqipërinë, por mendoj se ai vlerëson se Kosova është fuqi negociuese, që dëshmohet me mungesën e gatishmërisë të negociimit me Serbinë. Nuk them që në ndonjë kuptim jam pro-serb, siç po më akuzojnë disa njerëz, por unë vetëm dua t'iu bëj me dije njerëzve disa balance bazike të fuqisë në rajon, Serbia është shteti më i fuqishëm, është një shtet i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, i cili varet nga Serbia. Mendoj se Kurti ka qenë tejet optimist, duke menduar se mund të sigurojë çdo gjë që dëshiron për Kosovën përballë kundërshtimit nga Serbia dhe në një aspekt, të ketë kompromis, gjë që shihet si e vështirë.

Unë akoma nuk shoh shumë shenja dhe gatishmëri që Kurti do ta bëjë këtë, që do të thotë se ky përafrimi i tij do të dështojë në një periudhë afatshkurtër.

Ndoshta në një kohë më të gjatë, siç e thashë në përshkrimin tim për gjendjen e Ballkanit, kjo do të ndryshojë. Ndoshta Kurti do të marrë atë që dëshiron dhe ndoshta do t'i duhet ta jap veriun e Kosovës, por ai ndoshta do ta marrë Preshevën, si pjesë e Kosovës dhe pastaj Kosova të bashkohet me Shqipërinë, ashtu siç e dëshiron ai.

Shumë idealizëm pashë te ai në vitin 2004 dhe gjithmonë jam inspiruar nga idealizimi i tij, por idealizmi duhet të shihet nga realiteti dhe për momentin mendoj se ndoshta idealizmi i tij ka tejkaluar vlerësimet e tij për krijimin e një stabiliteti në rajon.
 
“Bota sot”: Pse Serbia nuk po kërkon falje për krimet e luftës të kryera në Kosovë?

Timothy Less: Mendoj se arsyeja se pse nuk po ndodhë kjo, është që çështjet e territorit nuk janë zgjidhur ende. Serbia nuk do të pranojë dhe nuk do të jap përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë, sepse kjo thjeshtë e forcon realitetin e Kosovës si një shtet i pavarur dhe kjo vetëm e forcon Kosovën. E njëjta gjë është në Republikën Serbe, që ato kriza të mëdha lidhur me gjenocidin, faktet dhe realitetin se çfarë ndodhi atje, serbët nuk i pohojnë/pranojnë. Por, ata nuk mund të flasin hapur për këtë, sepse është e thjeshtë, nëse ata e pranojnë këtë epitet të gjenocidit, boshnjakët do të thonë se gjenocidi i krijuar nuk ka të drejtë ekzistence dhe serbët në një mënyrë të mundshme nuk do ta pranojnë këtë, kështu që ata duhet ta mbyllin këtë debat për krimet e Serbisë.

Mendoj se në një aspekt, një pako e re për Ballkanin, që do të përfshinte kufij të rinj, nëse do të ketë shtete kombe, çfarë kombesh do të jenë aty? Mendoj se duhet renditur disa gjëra të së kaluarës, të cilat duhet të bëhen pjesë e kësaj pakete, në të cilën të gjitha palët njohin krimet që kanë kryer, sepse nuk janë vetëm serbët. Ne e dimë se ata kanë pranuar ndoshta shumicën e krimeve, sepse ata ishin humbësit më të mëdhenj nga ndarja e Jugosllavisë, por secili grup etnik ka kryer krime në një farë mënyre. Mendoj se kjo është pjesë e një zgjidhjeje për rajonin, në të cilën të gjitha palët pranojnë atë që ndodhi në të kaluarën dhe nëse kjo përfshihet në pakon e re për territoret, njerëzit do të kenë mundësinë të flasin për këtë, sepse nuk do të ketë pasoja politike në të ardhmen. Por, nëse gara për krimet e së kaluarës forcon pozicionin e kundërshtarëve dhe nëse ata pretendojnë territore, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Bota sot”: Nëse Serbia pranon krimet e kryera në Kosovë, a do të thotë kjo që po hapet një konflikt me Bosnjën?

Timothy Less: Dy konfliktet janë të pandashme, për arsyen se Serbia i ka lidhur ato. Serbia potencialisht e do Kosovën. Kemi parë një lëvizje në vitin 2018, kur Vuçiq u takua me Thaçin dhe biseduan për kushtet, në të cilat Serbia do t'i dorëzohej Kosovës. Ne e dimë që në një anë, elita politike në Serbi, ka vullnet për ta lëshuar Kosovën, por pyetja është se cili është kompensimi që do të kërkojë popullata serbe?! Sinjalet që jam duke i parë unë, janë se Serbia për të lëshuar Kosovën, dëshiron kompensim me toka, që do të thotë një "Republikë Serbe". Për këtë arsye, nuk mund të zgjidhësh çështjen e Kosovës, pa e hapur atë të Bosnjës. Ashtu siç kam sugjeruar në të kaluarën, një copë toke midis të dyjave. Por, unë mund ta kuptoj se pse kjo nuk po ndodhë, ideja e hapjes së çështjes së Bosnjës me serbët po tmerron gjithsecilin, boshnjakët natyrisht se nuk do ta pranonin këtë, do të kishte rrezik lufte dhe akterë të jashtëm nuk janë të gatshëm të pranojnë idenë e rihapjes së çështjes së Bosnjës, për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Ata do të rezistojnë gjatë muajve të ardhshëm, viteve të ardhshme, ndoshta edhe me dekada duke u përpjekur për të gjetur zgjidhje me "letra" ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të vërtetohet si e pamundur, por nuk do të thotë që nuk është provuar.

“Bota sot”: A mendoni se me ikjen e Vuçiqit nga pushteti, do të ndryshojë qasja e Beogradit ndaj Kosovës dhe për ndonjë marrëveshje finale mes të dyja vendeve?

Timothy Less: Nuk do të bëja dallime individuale, këtu bëhet fjalë për të gjithë shoqërinë serbe, e cila është e bindur se nuk do të lejojë njohjen e Kosovës, pa kompensim prone, që më sjellë sërish te Republika Serbe. Në Serbi ekziston një pozicion relativisht i qëndrueshëm. Nëse kthehemi në vitin 1999, Serbia çdo herë ka thënë se nuk do ta njohë Kosovën, pa një kompensim të "duhur". Gjingjiq e tha këtë në vitin 2003, kur e ngriti çështjen e tokave ndërmjet Kosovës dhe Republikës Serbe, Koshtunica dhe Jeremiq e ngritën këtë çështje në 2006 dhe 2007. Vulin e ngriti sërish këtë temë në 2016-2018 dhe kush është koka: Milorad Drecun, kryetari i Komitetit për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, që ngriti po ashtu temën e territoreve. Politika në Serbi nuk varet nga individë si Vuçiqi. Ky është një qëndrim që mbahet nga e gjithë shoqëria serbe, pa marrë parasysh se kush gjendet në krye të qeverisë në një moment të caktuar.

Serbët si shoqëri insistojnë në kompensimin "e duhur" nëse duhet të heqin dorë nga Kosova dhe ky qëndrim do të mbijetojë edhe nëse do të largohet Vuçiq, nëse me të vërtetë do ta bëjë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat