Paralajmëron vëzhguesi i mprehtë i Putinit: Situata është aq sfiduese sa ai mund të ndjekë “Strategjinë e të Çmendurit”

Intervista

Paralajmëron vëzhguesi i mprehtë i Putinit: Situata është aq sfiduese sa ai mund të ndjekë “Strategjinë e të Çmendurit”

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:52
Vladimir Putin

Politologu i njohur bullgar Ivan Krastev, është një vëzhgues shumë i mprehtë i Vladimir Putinit. Në një intervistëpër “Der Spiegel”, studiuesi i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë, flet për izolimin e presidentit rus, kuptimin e shtrembëruar që ai ka mbi historinë e Rusisë, dhe si është shndërruar në një peng të retorikës së tij.

Krastev, a keni qenë ndonjëherë në Kremlin?

Jo, por e kam takuar Vladimir Putinin në Soçi, në kuadër të një konference ndërkombëtaremenjëherë pas aneksimit të Krimesë. Ai shtroi një darkë, ku merrte pjesë edhe një kolegu im amerikan, por edhe kancelarjaaustriake dhe ministrat e jashtëm të Francës dhe Izraelit. Putin foli për shovinizmin dhe hipokrizinë e Perëndimit. Ai tha se njerëzit nuk e kuptonin që Krimea është sipas tij ruse. Janë të njëjtat argumente që po dëgjojmë edhe sot. Por atëherë Putini nuk e kishte këtë lloj Mesianizmi.

Pse po shfaqet tani?

Kur je në pushtet prej 20 vjetësh në një shtet autoritar, askush nuk guxon të të kundërshtojë më. Ti ke krijuar një sistem personal, je në fakt vetë sistemi. Dhe as mund ta imagjinosh që dikush mund të jetë pasardhësi juaj i duhur. Pra, të gjitha problemet duhet t’i zgjidhësh vetë për sa kohë je gjallë. Për Putinin, Rusia ka pushuar prej kohësh së qeni një vend në kuptimin standard. Ajo është një lloj trupi historik 1000-vjeçar.

Çfarë përshtypje ju la Putin në atë takim?

Shumë inteligjent, i shpejtë në të folur, i drejtpërdrejtë, konfrontues. Sarkastik kur flet me dikë që vjen nga Perëndimi. Por janë detajet e vogla, ato që zbulojnë më shumë për njerëzit. Ai foli për situatën në Donbas si një agjent i shërbimit të huaj, që e di se sa njerëz jetojnë në çdo fshat, dhe si është situata në secilin prej tyre. 

Hipokrizia sipas tij e Perëndimit, është bërë një fiksim personal, dhe kjo reflektohet në gjithçka që bën qeveria ruse. A e dini se në pjesë të deklaratës së tij për aneksimin e Krimesë, ai ka kopjuar pjesë të tëra nga deklarata epavarësisë së Kosovës, e cila u mbështet nga Perëndimi? Apo që sulmi në Kiev filloi me shkatërrimin e kullës televizive, ashtu siç NATO sulmoi kullën televizive në Beograd në vitin 1999?

Pse i bën gjëra të tilla?

Pasi do që na japë një leksion. Dëshiron të na thotë:Unë kam mësuar nga ju. Në atë mbrëmje në Soçi, ai shprehu zemërimin pse aneksimi i Krimesë u krahasua me atë të Sudeteve nga Hitleri në vitin 1938. Putini jeton në analogjitë dhe metaforat historike që ka krijuar vetë.

Ata që janë armiq së përjetshëm të Rusisë duhet të jenë nazistë. Kështu, ai nxitoi taportretizojë si gjenocid luftën në Donbas. Mbivlerësimet e Putinit u bënë aq ekstreme, sa që nuk kishin më asnjë lidhje me realitetin. Ai është bërë peng i retorikës së tij.

Ju nuk besoni se ai po vepron tani në mënyrë racionale?

Thuhet se Putini e ka parë për disa orë në televizion fundin e Gadafit. Dhe vendimi i tij për të rimarrë postin e presidentit nga Medvedev, që fillimisht nuk ishte pjesë e planit, ishte një reagim ndaj asaj ngjarjeje, pasi ai nuk donte të kishte të njëjtin fund si Gadafi, i ekzekutuar nga njerëzit e tij. 

Është e mundur të negociohet me njerëz cinikë, llogaritës, pasi ata e dinë se mund të përfitojnë nga çdo bisedim. Por teksa është plakur Putin, duket se është bërë shumë radikal,dhe kjo ndoshta është përshpejtuar gjatë izolimit të tij për shkak të Covid-19. Ai ndodhet në një mision, dhe shmangia e rrezikut nuk është më një mundësi për të. 

Kjo mund të tingëllojë shumë psikologjike, por ai është pjesë e brezit të fundit sovjetik. Puna e tij si agjent i KGB-së ishte ajo e mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik. Por ai dhe agjentët e tij nuk ishin në gjendje ta mbronin atë. Bashkimi Sovjetik u shemb brenda natës pa luftë, pa pushtim. Putin dhe KGB nuk e kuptuan se çfarë ndodhi. Ata dështuan. Unë mendoj se ai bart një ndjenjë të fortë faji.

A është presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy një lloj anti-Putin?

Putini mishëron Rusinë. Por në Ukrainë, nuk ka pasur kurrë një njeri që e mishëron këtë vend. Tani, Zelenskyy është duke qëndruar në Kiev dhe po thotë:Ne jemi këtu, do ta mbrojmë Kievin, dhe do të jemi fitimtarë, pasi jemi në anën e duhur. Në fakt miti i Bashkimit Sovjetik dhe i luftës heroike kundër nazistëve nuk po mishërohet nga Putin, por nga Zelenskyy.

A besoni se populli rus e mbështet pushtimin, ashtu siç bëri aneksimin e Krimesë?

Shumë rusëve nuk u pëlqen ajo që po ndodh, dhe këta nuk janë domosdoshmërisht fansa të Putinit. Ata janë njerëz që vuajnë nga korrupsioni dhe shtypja e tij, por që deri tani kanë heshtur, sepse situata është ajo që është, dhe ka qenë kështu gjithmonë. 

Por ne duhet të jemi të sinqertë:edhe këta rusë nuk kanë qenë gjithnjë të kënaqur me mënyrën se si janë trajtuar nga Perëndimi. Dhe ata nuk do të ishin të lumtur nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO. E tillë është Rusia. Por kjo nuk është një luftë e rusëve, kjo është lufta e Putinit. 

A është Putin kaq i izoluar, saqë mund të shtypë i vetëm butonin e armëve bërthamore?

Izolimi i tij mund ta çojë atë në çdo gjë. Nga ana tjetër, situata është aq sfiduese sa ai mund të ndjekë “Strategjinë e të Çmendurit”, që ndoqi dikur presidenti amerikan Richard Nixon.

Analistët thonë se Putini është i befasuar që planet e tij nuk funksionuan siç mendonte…

Sepse ukrainasit po mbrohen dhe Zelenskyy qëndroi në Kiev. Putini duhet të kuptojë se vetëm vrasja e Zelenskyy nuk do t’i japë fund rezistencës. Ukrainasit e zakonshëm nëpërfshatra po përballen me ushtarë rusë dhe po u bërtasin:Kthehuni në vendin tuaj! Ç’bëni këtu? Ushtarët nuk kanë asnjë përgjigje. 

Edhe sanksionet do ta kenë befasuar shumë. Imazhi i Putinit për Perëndimin është ai i një lloj karikature. Gjendja e Perëndimit i kujton ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik. Ai thotë ”Ne na ndodhi gjëma, tani është radha e tyre!”. Putin mendoi se Evropa do të përpiqej të shmangte vendimet e vështira. Por sanksionet ndryshuan gjithçka. Ato po e ndryshojnë jetën e përditshme të shtresës së mesme ruse. 

Si do të rrëzohet Putin? Rusët nuk njihen si një popull shumë rebel…

Njerëzit vdesin. Kjo vlen edhe për Putinin. Ndryshimet do të jenë aq domethënëse, sa që regjimit do t’i duhet të ndryshojë për të mbijetuar, ashtu siç do të ndodhë edhe në Evropë. Ekonomia jonë do të ndryshojë, ashtu si dhe kuptimi ynë mbi lirinë dhe demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat