Për “Bota Sot” flet deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta: Edhe kur kam mendime ndryshe nga Albin Kurti, ato janë vlerë

Intervista

Për “Bota Sot” flet deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta: Edhe kur kam mendime ndryshe nga Albin Kurti, ato janë vlerë

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 mars 2022 Në ora: 14:25
Burim Meta

Burim Meta, një emër jo pak i njohur në opinionin publik, i zgjedhur deputet nga lista "Guxo" në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021, shpesh herë ka shfaqur mendim ndryshe nga grupi parlamentar i VV-së. Gazeta "Bota sot" ka zhvilluar një intervistë për rolin e tij brenda partisë "Guxo", zgjedhjet në këtë parti, dhe shumë tema të tjera. Të kujtojmë se z.Meta gatë viteve 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ai ishte edhe pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë e trajnerit dhe ligjëruesit. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 është zgjedhur asambleist, si më i votuari në Ferizaj. Ka qenë anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj dhe pjesëmarrës në aktivitete politike e rinore që nga shkollimi i mesëm. Ka qenë Këshilltar Politik i u.d. të Presidentës së vendit, znj. Vjosa Osmani, Kryesues Regjional i Komisionit për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë

Image
Deputeti Burim Meta në intervistë me gazetarin Faton Mehmeti

 

Intervista e plotë:

“Bota Sot” : Si po ecën koalicioni qeverisës mes VV dhe listës “ Guxo”?

Burim Meta: Partia "GUXO", kemi bashkëpunim të mirë e të sinqertë, nga dita e parë e konstituimit të bashkëqeverisjes tonë, ne, kemi treguar se jemi partner seriozë, duke mbështetur pa hezitim dhe duke korrigjuar e dhënë inpute të rëndësishme në mbarëvajtjen e proceseve qeveritare.

“Bota Sot” : Lista “ Guxo” është regjistruar si parti politike, a keni ambicie për të qenë prijës i saj?

Burim Meta: "GUXO" edhe pse pak me vonesë, por u themelua dhe skenës politike në Kosove iu shtua një vlerë politike me akterët e saj, vlerë demokratike, parti e qendrës së djathtë. Gjatë konstituimit të organeve të saj, me statut do të përcaktojmë se çdo gjë në përbërje të saj do të zgjidhet me forcën e votës së fshehtë, si elementi kryesor i vendosjes demokratike, përmes së cilës do të zgjidhet udhëheqësit dhe prijësi i saj. Kësaj radhe unë do t’i përkrahë të tjerët për të prirë me partinë, ndërsa ambiciet e mia do të jenë të jap kontributin tim për të avancuar sa më shumë partinë time dhe për të mbështetur kolegët bashkë-partiak.

“Bota Sot”: Në disa raste, ashtu si në rastin e fundit në debatin për miratimin e proketligjit për martesa të gjinisë së njëjtë, keni shfaqur qëndrim të kundërt me kryemisntrin Kurti, dhe nuk është hera parë, vlerësoni se keni koncepte të njëjta, apo mendimin ndryshe e shihni si vlerë brenda koalicionit?

Burim Meta: Në një Qeveri kaq të madhe e kaq të gjerë, natyrisht se vlerën e saj e shton edhe koloriti i mendimeve. Mendimet e mia ndryshe sa herë që i paraqes, nuk e bëjë për të kundërshtuar Kryeministrinë, apo për të ndarë konceptet, por, aty ku vlerësoj se kam të drejtë dhe e mendoj që duhet të shërohemi edhe atëherë kur mendimi im nuk përkon me të tjerët, për të vetmin qëllim, për të mirën tonë të përbashkët. Ne, deputetët kemi edhe mandatin e tillë, që të shprehim dhe të përçojmë në karrigen e Kuvendin interesin qytetar.

“ Bota Sot” : A jeni të kënaqur me punën e qeverisë, a mendoni se ka mundur të bëhet më mirë, apo në kushtet dhe rrethanat po bën maksimumin?

Burim Meta: Qeveria është duke punuar shumë, është duke e dhënë maksimumin nga vetja, ka punë akoma. Gjendja në të cilën Qeveria e ka gjetur Kosovën, ka qenë gjendje e rënduar dhe e varfëruar, shumë dikastere përveç që kërkojnë reforma kërkojnë edhe restrukturim, mendoj qe disa Ministri këtë proces duhet ta bëjnë më shpejtë.

“Bota Sot”: Ndonëse është ende herët, sipas mendimit tuaj, në zgjedhjet e ardhshme, lista “ Guxo” duhet të kandidojë e vetme në zgjedhje, apo së bashku me VV?

Burim Meta: Sapo t’i formojmë organet, konkretisht kryesinë dhe kuvendin e përgjithshëm, aty do te shqyrtohen format e kandidimit tonë dhe koalicionet eventuale, gjithçka do të vendoset me shumicë të votës.

“Bota Sot”: Si e vlerësoni punën e kuvendit, në veçanti cili është raporti juaj me votuesit tuaj, a mbani kontakte të rregullta,çfarë mund të na thoni më shumë në këtë drejtim ?

Burim Meta: Unë, kam kontakte të rregullta e të shpeshta me qytetarët, me votuesit e jo votuesit e mi. Te gjithë deputetë kemi bashkëpunim kolegial dhe korrespodenca të shëndosha për secilën çështje. Puna e Kuvendit është shumë intensive, me takime të rregullta, të shpeshta ,bile edhe me shumë mbledhje edhe gjatë kohës së pushimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat