Shaip Kamberi: “Tërnocasit ishin e do të jenë bashkë, pavarësisht ngjyrave politike”

Intervista

Shaip Kamberi: “Tërnocasit ishin e do të jenë bashkë, pavarësisht ngjyrave politike”

Nga: Dashnim Hebibi Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:16
Shaip Kamberi

Rezistenca aktive në parlament ka sjellë një rezistencë të shtetit dhe organeve të tij për të bërë pengesa në këtë rrugëtim. Por, kjo duhet të jetë motivim plotësuese për të insistuar në realizimin e këtij qëllimi. Sfida është jo vetëm e imja personale, jo vetëm e koalicionit tonë, por e gjithë shqiptarëve të Luginës. Fati ka dashtë, që kjo sfidë të jetë në duart e një pjese të Tërnocit, fshatit tim dhe pres që bashkëfshatarët e mi, të cilët në shumë situata të vështira dhe kritike kanë ditur të zgjedhin rrugën e drejtë, ta bëjnë edhe kësaj radhe zgjedhjen e duhur. Motivi është ti kundërvihemi politikave të shlyerjes së shqiptarëve nga parlamenti nga adresat e banimit, nga përfaqësimi në organet shtetërore dhe shumë vende tjera. Motiv më i lartë e më fisnik për angazhim mendoj nuk ekziston në këto momente“, na tha ndër të tjera, z.Kamberi.

Kur kanë mbetur edhe pak orë, deri te data 27 maj, ditë e premte, që do të dihej, se a do ta kemi zërin e shqiptarit në Kuvendin e Serbisë, a do ta kemi personin që foli shqip në ate parlament, a do ta kemi personin që vendosi për herë të parë flamurin tonë kombëtarë në mes të foltores së atij kuvendi dhe a do ta kemi zërin e fuqishëm të Luginës për padrejtësitë e shumta që po përjeton ajo pjesë.

E treta e vërteta përmendet tek të gjithë ne, por edhe në ate anë të Luginës. Interesant fakti, se fshati i tij i lindjes, fshati i rezistencës, fshati i patriotëve, punëtorëve, akademikëve, intelektualëve, me një fjalë, fshati më i madh në ish Jugosllavi e fshati më i madh në Luginë të Preshevës, Tërnoci, do të vendos, se a do të jetë biri i tij në Kuvend të Serbisë edhe për një mandat e t`na përfaqësoj të gjithëve. Padyshim se po. Në momentet e duhura, gjithmonë ishin bashkë e do të jenë bashkë edhe kësaj here. Tërnocatit, dijnë të bashkohen edhe nëse mendohet se janë të ndarë. Ata kurrën e kurrës nuk e japin njëriun e vet, por e mbrojnë dhe i japin hapësirë dhe e çmojnë.

Ka ardhur koha, apo po troket ora e daljes në zgjedhje në pikën numër 6, që Gjykata e Serbisë nuk e pranoi rezultatin, edhe pse fitoi z.Kamberi. E tani, është caktuar përsëri data 27 maj, që të dilet në zgjedhje. Tek ajo pjesë njihet si lagje e Strukarëve, ose mahalla e Strukarëve, që do të dalin i madh e i vogël për të votuar. Sipas burimeve tona, shumë mërgimtarë do të shkojnë për të votuar, sepse një votë pshon shumë.

Nuk është koha e petkut të partisë, por koha që të dëgjohet zëri i shqiptarit në parlament. Se si po ndjehet z.Kamberi, se si është duke shkuar proçesi deri te ora e ditës së zgjedhjeve, enkas për median tonë na dha një intervistë, që ditë më parë e takuam në Presidencë të Shqipërisë në një takim, që kishte pasur z.Kamberi me Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Meta. Për më shumë, do të mësojmë gjatë kësaj intervistë.

Z.Kamberi, të falënderoj për kohën, që do të ndani për këtë intervistë. E dijmë, se shumë gjëra i ke thënë për media, prandaj pa e zgjatur shumë do të fillojmë me disa pyetje rreth datës 27 maj, ku bashkëfshatarët tuaj duhet të rivotojnë pasi Gjykata në Serbi ka vendosur që të ripërsëritin zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në fshatin Tërnoc. A jeni të lodhur nga këto rivotime?

Padyshim, se vendimi i Komisionit shtetërorë të zgjedhjeve dhe vendimi i Gjykatës administrative janë politikisht të ndikuar, së pari për të ruajtur mandatin e Partisë Socialiste i cili humb, nëse ne arrijmë sukses, poashtu qëllimi tjetër është të pengojnë përfaqësimin parlamentar të shqiptarëve. Prandaj, sado e lodhshme kjo sfidë ajo kërkon nga ne mobilizim për të dalur me sukses.

Besojmë shumë, se nuk do të thehesh shpirtërisht, pas gjithë kësaj situate?

Nuk është beteja ime e parë politike. Kam fituar në shumë ashtu siç jam përballur edhe me humbje, por, në politikë gjithmonë duhet të gjesh motivim për të vayhduar më tej nëse ke një ideal. Megjithatë duhet të theksoj se kjo është ndër sfidat më të vështira me të cilat jam përballur sepse kundër nesh është një system i tërë shtetërorë. Sado e loidhshme është edhe motivuese, sepse, fitorja do të jetë më e ëmbël.

Na thoni me dy tre fjalë, sipas jush, pse po bëhet e gjithë kjo?

Shumë e qartë që gjithë aparatura shtetërore është në shërbim të pengimit të përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve.

Si po shihet, nuk po duan të kenë një deputet shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, e sidomos Juve, kur ishit njëri ndër më të zëshmit?

Kjo është një pasojë të cilën e kam pritur. Rezistenca aktive në parlament ka sjellë një rezistencë të shtetit dhe organeve të tij për të bërë pengesa në këtë rrugëtim. Por, kjo duhet të jetë motivim plotësuese për të insistuar në realizimin e këtij qëllimi.

Keni pasur edhe polemika me ish kryetarin e parlamentit të Serbisë?

Nuk e kam votuar kur është zgjedhur kryetar i parlamentit me arsyetimin se ka qenë pjesë e “strukturave shtetërore të cilat kanë shkaktuar masakra dhe krime kundër njerëzimit e gjenocid në Kosovë dhe hapësirat e ish Jugosllavisë”. A është një hakmarrje për këtë, apo nuk dëshirojnë të dëgjojnë zërin e shqiptarëve në parlament apo janë dyjat motivet e veprimit të këtillë të këtij shteti, pak është me rëndësi. Me rëndësi është që një system i tërë i shtetit është në shërbim për t`na penguar në të drejtën tonë.

Cila do të ishte fjala më kryesore e jote, që do ti drejtohesh bashkëfshatarëve tuaj për 27 maj, pra këtë të premte?

Sfida është jo vetëm e imja personale, jo vetëm e Koalicionit tonë, por, e gjithë shqiptarëve të Luginës. Fati ka dashtë që kjo sfidë të jetë në duart e një pjese të Tërnocit dhe pres që bashkfshatarët e mij, të cilët në shumë situata të vështira dhe kritike kanë ditur të zgjedhin rrugën e drejtë, ta bëjnë edhe kësaj radhe zgjedhjen e duhur.

Motivi është ti kundërvihemi politikave të shlyerjes së shqiptarëve nga parlamenti, nga adresat e banimit, nga përfaqësimi në organet shtetërore dhe shumë vende tjera. Motiv më i lartë e më fisnik për angazhim mendoj nuk ekziston në këto momente.

„Serbia vazhdon me diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës“

Njiheni si lideri i asaj ane. Nëse do të rizgjedheni, do të jeni edhe më i zëshëm për të drejtat elementare të asaj ane?

Unë jam profiluar si person që me politikën e qartë ka akuzuar hapur diskriminimin sistematik të shtetit serb mbi shqiptarët. Nuk mund të bëjë diçka tjetër derisa Serbia vazhdon me diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës.

Tre here në zgjedhje, edhe banorët e asaj ane janë të stërlodhur, por do të duhej që të jenë edhe më masovikisht, që as një votë të mos shkoje në dëm. Me partitët politike në ate anë, keni bashkëpunim, që të fitojmë një deputet?

Ne kemi koalicion me Partinë Demokratikle dhe Lëvizjen e Progresit demokratik nga të cilët pres përkrahje të plotë, pres përkrahje edhe nga nëndega e APN-së në Tërnoc, e cila, edhe pse nuk është pjesë e koalicionit tonë, do të dij të bëjë zgjedhjen e duhur në këtë përballje të shqiptarëve me sistemin shtetërorë të Serbisë.

Keni përkrahje edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Komenti juaj?

Në zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit kam pasur përkrahjen e hapur të kryeministrit Kurti, por edhe kryetarëve të partive opozitare z. Memli Krasniqi dhe z. Lumir Abdixhiku. Kryetari I PDK-së sërish ka dalur në përkrahje të hapur timen dhe procesit ku jemi, pres përkrahje edhe nga qeveria por edhe partitë tjera në Kosovë.

A do të duhej, që të riorgaizohet Lugina e Preshevës, për zgjedhjet tjera, që do të vijnë, që të kemi më shumë deputet?

Patjetër, organiyimi politik i shqiptarëve në Serbi, po sfidohet për çdo ditë, prandaj edhe kërkon mobilizim edhe më të madh në të ardhmen.

Si e shihni qeverinë e re të Serbisë. A ka ndoj dallim nga parlamenti i kaluar?

Formalisht numri i deputetëve të opozitës është rritur, por, mjerisht, kjo rritje është bërë me forca politike djathtiste, të cilat janë edhe më ekstreme se pushteti aktual, sidomos ndaj shqiptarëve. Pra situata është keqsuar.

“Serbia gjendet para një zgjedhje të jetë me Perëndimin apo Lindjen. Kjo është mundësi edhe për ne”

Mendoni, se zërin tuaj do ta dëgjojnë?

Një deputet i opozitës, sidomos kur vjen nga radhët e pakicës, nuk mund të presë mirëkuptim nga shumica parlamentare. Prandaj obligimi mbetet në deklarimin e hapur për diskriminimin që po i bëhet shqiptarëve. Duhet pasur para sysh se situata gjeopolitike ka ndryshuar rrënjësisht. Serbia gjendet para një zgjedhje të jetë me Perëndimin apo Lindjen. Kjo është mundësi edhe për ne.

Keni thënë vazhdimisht, se zërin e Luginës së Preshevës do ta përcjellni në parlament pa u frikësuar dhe pa petkun e partisë, ku edhe e keni dëshmuar më herët?

Unë jam kandidat i listës së përbashkët të tri partive politike, prandaj pa dilemë që do të vazhdoj të flas për problemet dhe në emër të shqiptarëve jo vetëm të partisë sime.

Një fjalë për mërgatën tonë, ata që janë të asaj pike votimi?

Kemi informacione, se kemi një numër të konsiderueshëm nga mërgata që kanë ardhur në Tërnoc, shpresoj që këto dy ditë të vijnë edhe njerëz tjerë për të dhënë përkrahjen e vet.

E premtja e 27 majit, besoj shumë, se do të jetë një fitore?

Po angazhohemi për fitore.

Jeni pa edhe më herët, se jeni për një unifikim të faktorit politikë të asaj ane, se tekefundit, jemi vend i vogël dhe njihemi mes veti?

Patjetër, me një program të qartë për pikat esenciale të përbashkëta, por jo për programe që kanë për qëllim nënshtrimin ndaj Beogradit.

Para pak ditësh patët një takim edhe me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Meta, ku ju dha mbështetje. Presni edhe nga kryeministri Rama dhe opozita?

Çfarëdo përkrahje është e mirëseardhur, nëse ajo vjen nga pëfaqësues shtetëror apo politik ka peshë edhe më të madhe.

Sa është e vështirë të jesh deputet shqiptarë në zemër të Serbisë?

Vështirë të përshkruhet nëse nuk e ke provuar me përvojën tënde. Por, në një shtet autoritar, pozita e deputetit opozitar i cili vjen nga radhët e pakicës së urryer, sigurisht qëë nuk është e lehtë.

Fjalimet tua ishin të forta në parlamentin e Serbisë, ose më mirë me thënë, do të mbetesh në histori, që keni folur shqip dhe keni pasur edhe flamurin kombëtarë në foltore. Prej nga i gjithë ky guxim?

Prej motivimit që njerëzit më kanë dhënë me përkrahjen e vet. Nëse ke zgjedhur me kërku votën e njerëzve për t`i përfaqësuar ata atëherë duhet të kesh gatishmëri që këtë ta bësh në mënyrë dinjitoze.

Sa ju njohim, nuk di se çka është friga para së drejtës. A ka ndodh që të lakohesh përballë vështirësive?

Në situatë të këtilla përballesh me përgjegjësinë që e ke ndaj njerëzve, gjithë tjerat janë irelevante.

Shpresojmë shumë, se këto orë që kanë mbetur, do të bashkohen edhe partitët tjera që veprojnë në Luginë për të fituar këtë mandat dhe të kemi zërin tonë në Parlamentin e Serbisë?

Shpresoj poashtu.

Jeni optimist, se do të fitoni?

Suksese dhe presim, që dita e premte të jetë ditë feste, ditë uniteti, ditë që ti tregohet të gjithë atyreve, që nuk duan të kenë një shqiptarë në parlament, se tërnocasit ishin e do të jenë bashkë, pavarësisht ngjyrave politike.

Ju falënderojmë edhe njëherë për kohën.

Ju lutem, pata kënaqësinë. Përshëndetje për gjithë bashkëfshatarët e mi, për votuesit e gjithë Luginës, për lexuesit tuaj, por edhe për mërgatën, ate pjesë të artit të kombit tonë. Shpresoj shumë, se do të dalin masovikisht ditën e premte, me datë 27 maj dhe ti tregojmë edhe kësaj here Serbisë, se shqiptarët jemi një. / Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Tiranë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat