Driton Tali flet për zhvillimet e fundit/ Ia shuan shpresat Serbisë, ja pse nuk do të ketë Asociacion!

Intervista

Driton Tali flet për zhvillimet e fundit/ Ia shuan shpresat Serbisë, ja pse nuk do të ketë Asociacion!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 shkurt 2023 Në ora: 11:40
Driton Tali

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Driton Tali, ish këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufa, konisderon se Kosova nuk është ajo të cilën e kemi ëndërruar se do të jetë pas luftës. Ai ka thënë se Qeveria Kurti 2, për këto dy vite ka lënë shumë për të dëshiruar në aspektin e zhvillimit ekonomik.  

Sipas Talit, për shkak të së kaluarës, opozita po e ka të vështirë që t`i bëjë rivalitet Qeverisë Kurti.  

Driton Tali është i bindur se nuk do të ketë fare asociacion pasi Kryeministri Kurti nuk do të pranojnë Asociacion me kompetenca ekzekutive, kurse z. Vuçiç nuk do të pranojë Asociacion pa kompetenca ekzekutive! 

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Situata në vendin tonë po vazhdon të jetë e mbushur me zhvillime të ndryshme politike? Si i komentoni ato? 

Driton Tali: Të jemi të sinqertë, a është kjo Kosovë atë që e kemi dashur dhe ëndërruar - jo nuk është! Biles është shumë larg nga ajo për të cilën shumë gjenerata u sakrifikuan!!! 

Natyrisht kemi mundur shumë më shumë të bëjmë por ja që nuk e bëmë. Ju kujtohet se çfarë pati deklaruar Havier Solana në vitin 2007, sa ishte Përfaqësues i Lartë i UE-së "po të isha nga Marsi apo diku tjetër nga Universi e mos ta dija Kosovën dhe ta shihja nëpërmes investimeve financiare që i ka bërë Komuniteti Ndërkombëtar, do të mendoja se kemi të bëjmë me ndonjë shtet të madh (apo Kontinent) me qindra miliona banorë ku nuk ka fare të papunësuar", e Kosova atëherë (dhe më vonë jetonte me diku rreth 60% papunësi (shprehur me terma reale). 

“Bota sot”: Qeveria Kurti se fundmi mbushi dy vjetorin e qeverisjes. Si i vlerësoni të arriturat përgjatë këtyre dy viteve? 

Driton Tali: Edhe "Qeveria Kurti 2", për këto gati dy vite, ka lënë shumë për të dëshiruar në aspektin e zhvillimit ekonomik të cilën natyrisht opozita po mundohet ta kapitalizojë në interes të saj. 

Tashti, shpjegimet janë të shumta për këtë performancë si bie fjala kriza globale, trashëgimi i administratës nga e kaluara por mbase edhe eksperienca e udhëheqësve të dikastereve (vërehet performanca e disa ministrave  krahasuar me disa ministra tjerë brenda Qeverisë) e kështu me radhë. Pastaj sikur ju mungon konfidenca në ballafaqim publik me opozitën dhe opinionin andaj edhe jepet përshtypja se ministrat po ju ikin medieve. Ky pasivitet medial pastaj bënë që edhe për atë punë pozitive që e bëjnë ministrat opinioni të mos informohet. 

Prandaj shpresoj se në këto dy vitet e ardhshme të mbetura në qeverisje të jenë më fragjile. 

“Bota sot”: Debate të mëdha po vazhdojnë mes pozitës dhe opozitës, a do të duhej të kishte më shumë unitet tash kur vendi ndodhet pran arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë? 

Driton Tali: Sa i përket opozitës, ajo sa do fragjile që të jetë, po mundohet t'i bëjë rivalitet. Diku edhe po ka suksese por në të shumtën jo për shkak të komplekseve nga e kaluara. Kjo vërehet ashiqare nga tendenca e tyre për ta arsyetuar të kaluarën. 

Për mendimin tim e kanë gabim sepse pastaj po e humbasin meritën edhe për ato veprime pozitive që po i bëjnë here pas here. 

Unë e kam parasysh, bie fjala pozitën e z. Memli Krasniqi, duke u nisur nga struktura organizative e PDK-së por se kam të qartë pse z. Lumir Abdixhiku nuk po ka guxim që ta "vë vijën e kuqe" me të kaluarën e LDK'ës. Sidomos në relacion me z Isa Mustafa - njeriu që e solli LDK-në në më pak se 13%!? 

E them këtë për faktin se, si gjithçka tjetër në këtë botë, edhe  performanca e qeverive (pra edhe kësaj të fundit) matet duke krahasuar me konkurrencën. Dhe nëse e krahason atëherë vërehet ndryshimi dhe qasja. 

Prandaj derisa partitë opozitare nuk ballafaqohen me të kaluarën e tyre dhe t'i bëjnë reformat e duhura, natyrisht se nuk e kanë lehtë ngase reformat janë shumë vështirë të realizohen (siç thotë thënia "nga e thëna në të bërën në mes qëndron një oqean i madh") do të ju mungon suksesi edhe atyre por edhe skena politike do të vazhdojë të mbes kësi soji që d.m.th., edhe zhvillimi i shoqërisë në të gjitha fushat do të jetë i këtij ritmit. 

Prandaj për ne qytetarët e Kosovës është shumë e interesit që të kemi një skenë politike të sofistikuar për faktin se jeta jonë e përditshme varet shumë nga ajo që d.m.th., sa me e sofistikuar të jetë opozita aq më shumë do t'ia imponojë domosdo pozitës që të jetë edhe më efektive dhe produktive. 

“Bota sot”: Z. Tali si i komentoni akuzat e njëpasnjëshme të opozitës ndaj kryeministrit Kurti, a duhet të njëjtit të bëjnë këto akuza ani pse kane përkrahur marrëveshjet që kanë dëmtuar vendin? 

Driton Tali: Në këtë rrafsh, sa i përket performancës së deritashme të "Qeverisë Kurti 2%" , pa marrë parasysh prefernecat tona partiake, u morr vesh nëse nisemi nga korrektësia atëherë, patjetër duhet pranuar se nuk pati korrupsion! Kjo Qeveri, deri tashti, jo që është kampione karshi rivalvëve të saj, por në këtë rrafsh ka fut standarde evropiane,  do të thosha. 

Dhe kjo është punë e madhe sepse pa marrë parasysh si do të zhvillohet skena politike në të ardhmen, më nuk do të ketë asi niveli të korrupsionit çfarë patëm në të kaluarën. 

Pastaj, gjithmonë duke u nisur nga koha  e deritashme pozita e Kosovës (sigurisht sipas mendimit tim) në negociata me Serbinë ka ndërruar pozitivisht për 180 shkallë. Tashti as z. Vuçiç e as z. Daçiç nuk e dominojnë më këtë proces! 

Kjo vërehet edhe në këtë zhurmën që po zhvillohet lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. 

“Bota sot”: Trysnia për formimin e Asociacionin sa vjen e shtohet, ndërkaq kryeministri ka paraqitur gjashtë pika mbi bazën e të cilave kërkon të themelohet Asociacioni, si i keni parë ju këto zhvillime? 

Driton Tali: Përkundër trysnisë, ashtu siç e kam thënë disa here, Asociacion nuk do të ketë! Sepse z Kurti nuk do të pranojnë Asociacion me kompetenca ekzekutive kurse z Vuçiç nuk do të pranojë Asociacion pa kompetenca ekzekutive! 

Këto deklarata që po dëgjohen nga disa në diskursin publik për "Asociacionin konform Kushtetutës" thënë më se buti janë "muhalife" të kota. 

Ndërsa sa i përket "Gjashtë pikave të z Kurti" unë ato i shoh nëpërmes dioptrisë së rezistencës diplomatike të tij, sepse ai e din që ato pika z Vuçiç fare nuk i merr parasysh. Për te janë thjeshtë të papranueshme! Thënë ndryshe është një lojë "Tom and Jerry" diplomatik. 

“Bota sot”: A mendoni që e njëjta trysni duhet të i bëhet edhe Serbisë për pranimin e kushteve të Kosovës? 

Driton Tali: Kur jemi te presioni politik, disa po harrojnë se Serbia është në trysni shumë të madhe se sa Kosova, edhe atë ka vite të tëra e jo veç këtë vitin e fundit, sepse ajo është në "konflikt të ngrirë" jo veç me Kosovën por edhe me Bosnjën, Malin e Zi dhe qe besa edhe me Kroacinë. Gjithmonë duke e pasur parasysh edhe Maqedoninë, të cilën tash për tashi, për arsye taktike pe kursen, por shtrohet pyetja deri kur?! Sepse, sipas racistëve serbë, "Maqedonia është edhe më shumë 'Tokë e shenjtë serbe' se sa Kosova". 

Prandaj kur të flasim për presionin ndërkombëtar nuk duhet harruar edhe presionin ndaj palës tjetër. 

Thënë thjeshtë e qartë: pozita e z Vuçiç është edhe ma e vështirë se sa e z Kurti. Pa i konsideruar aspiratat e Rusisë (tutorës saj) të cilat tashti së fundi i bëri publike ambasadori rus në Beograd, e të cila i trimëruan kundërshtarët e z Vuçiç të organizohen në një protestë të  fuqishme para disa dite, e cila ishte madje e ngjyrosur edhe me dhunë. Ku u shprehën kërcënime publike për vrasje e kryengritje në rast se z Vuçiç e pranon "Planin Franko - Gjerman". 

Andaj, duke i pasur parasysh gjitha këto, dhe natyrisht fazën në të cilën ende gjendet Lufta në Ukrainë, unë nuk shoh arsye që të dali ndonjë lloj marrëveshje në horizonte në të ardhmen e afërt. 

Përkundrazi, do të ketë manovrime të cilat në esencë do jenë të njëjta por ndoshta për ka forma (dukja e jashtme) të ndryshme. 

“Bota sot”: Sipas jush kur mund të kemi një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë? 

Driton Tali: Sipas mendimit tim: që presioni i jashtëm të ketë sukses në Serbi duhet Rusia të dorëzohet në Ukrainë, ku pastaj domosdo do të kemi një "Rend të Ri Botëror". Do të kemi gjithsesi reforma në Këshillin e Sigurimit, dhe pastaj Serbia do të sillet para aktit të kryer - ku (mos)njohja e saj nuk do të çoj peshë fare për faktin se Kosova do të anëtarësohet në OKB pa marrë parasysh. 

Gjersa për të na njohur Serbia, si një gjest "bona fide", fillimisht duhet ndryshime radikale në skenë e Serbisë. Duhet të vijnë në shprehje politikanët pa hipoteka nga e  kaluara që nënkupton pensionimin e kësaj kaste ekzistuese. Sipas meje: ky është kushti! 

Pastaj, edhe kur të vijnë në shprehje klasa e re politike, edhe atyre duhet dhënë kohë derisa ta emancipojnë popullatën karshi Kosovës (dhe jos-erbëve). Pra të fillojnë ta ndryshojnë "modelin kulturor", e për ta ndryshuar atë nevojitet kohë. 

Prandaj them se realisht jemi larg nga zgjidhja e problemit Kosovë - Serbi. Logjikisht nëse me zgjidhje nënkuptojmë njohjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat