Batusha: Duke sulmuar Kurtin, opozita po tenton ta arsyetojë veten për të bëmat e saj në të kaluarën

Intervista

Batusha: Duke sulmuar Kurtin, opozita po tenton ta arsyetojë veten për të bëmat e saj në të kaluarën

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 mars 2023 Në ora: 08:05
Agon Batusha

Situata në vend po vazhdon të karakterizohet me zhvillime të rëndësishme.

Këto ngjarje i ka komentuar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Ai u shpreh se Kosova është në një moment të rëndësishëm, duke përmendur këtu raportet me Serbinë si dhe e temën e liberalizimit të vizave.

I pyetur për “sulmet” e opozitës, deputeti thotë që kritikat janë të lejushme në demokraci dhe është roli që kryen opozita, mirëpo ato duhet të jenë të argumentuara.

Sa i përket liberalizimit të vizave sipas Batushës votimi në Këshillin e ministrave të BE-së ka qenë pjesa më e vështirë që nga hyrja në agjendë dhe marrja e dritës së gjelbërt nga COREPER-s.

Intervista e plotë

“Bota sot”: Zhvillime të mëdha politike ka pasur këto ditë, si e shihni ju situatën aktuale në vend?

Agon Batusha: Kosova është në një moment të rëndësishëm për definimin e raporteve rajonale dhe ndërfqinjësore. Situtata politike dhe gjeopolitike rajonale dhe ndërkombëtare është në konstilacione apo në momentin e duhur për të shtyrë përpara agjendat për paqtimin aftgjatë të rajonit duke zgjidhur çështjet e hapura mes shteteve dhe duke rienergjizuar integrimin euro-atlantik të rajonit. Kosova ka qenë dhe është faktor stabiliteti në rajon dhe do të bëjë pjesën e saj. Ndërsa. brenda vendit ka patur një mori zhvillesh të rëndësishme, sidomos në aspektin e avancimit të agjendës legjislative, të vendimeve qeveritare dhe lansimin e disa programeve qeveritare që janë të nevojshme dhe të dobishme sidomos për të rinjtë e vendit tonë.

“Bota sot”: A mendoni që “sulmet” e opozitës ndaj kryeministrit Kurti, janë vetëm arsyje që të marrin vëmendjen?

Batusha: Opozita duhet të bëjë kritikën ndaj qeverisë sepse ky është rregull fundamental i demokracisë dhe detyrë primare e vetë opozitës. Por, kritikat dhe debatet do duhej të jenë përmbajtësore, argumentuese dhe gjithmonë të bazuar në premisën e vendimmarrjes sa më të mirë për vendin. Ajo çka shohim e ndëgjojmë është për të ardhur keq! Natyrisht, ka përjashtime, por në përgjithësi opozita e tanishme është më shumë e përqëndruar në sulme individuale, inatçore, të mbushur me teori konsiparitve dhe pa argumente. Të krijohet përshtypja që opozita më shumë tenton t’a arsyetoj veten për të bëmat e tyre në të kaluarën apo dëshirojnë të fusin kryeministrinë Kurti në atë vorbullën e “nuk ki qare”-s sepse nuk po munden të mësohen me faktin që Kosova mund të bëjë ndryshime, mund të bëjë zhvillim dhe të mbajë raporte të shëndosha ndërkombltare duke respektuar vetën dhe duke u trajtuar me dinjitet nga të tjerët.

“Bota sot”: Temë diskutimi këto ditë është edhe Asociacioni, a mendoni që do të pranohet një gjë e tillë?

Batusha: Kjo temë është trajtuar shumë herë dhe qëndrimi ynë është ripërsëritur pa aq herë. Andaj, ne vazhdojmë të kemi të njëjtat qëndrime.

“Bota sot”: Së fundmi ka kaluar në lexim të parë liberalizimi i vizave për të u lejuar lëvizja e lirë e qytetarëve që nga 1 janari 2024. A mund të ketë ndonjë pengesë që e njejta të shtyhet për një datë tjetër?

Batusha: Votimi në Këshillin e ministrave të BE-së ka qenë pjesa më e vështirë që nga hyrja në agjendë dhe marrja e dritës së gjelbërt nga COREPER-i. Pra, Kosova ka kaluar fazën në të cilën ishte bllokuar nga 2018-ta, atë të COREPER-it, e pas kësaj faze apo shkalle të vendimarrjes, pjesa më e vështirë ka qenë votimo në Këshillin e ministrave të BE-së ku është dashur të ketë unanimitet në mbështetje dhe kjo është arritur. Pra, faza e ardhshme është votimi në LIBE të Parlamentit Evropian dhe më pas në seancën e PE-së, gjë që konsideroj janë fazat më të lehta të të gjithë procesit sepse mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën në këto dy organizma ka qenë dhe mbetet solide. Andaj, mund të themi që nuk do të ketë më vonesa apo shtyerje të afateve.

“Bota sot”: Gjithashtu një temë e rëndësishme është edhe gjetja e mostrave për rastin Dehari. Si e keni parë ju këtë ngjarje?

Batusha: Është një rast i ndjeshëm për gjithë qytetarët, sidomos për ne si bashkëaktivstë, e në veçanti për familjen Dehari. Kjo çka po ndodh nuk do duhej të ndodhte sepse vetëm çka po shtohet dhimbja, tmerri dhe padrejtësia. Një orë e më parë të vihen para drejtësisë të gjithë ata që kanë dorë tërthorazi apo drejpërdrejtë në vrasjen e Astritit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat