Intervistë me ish kryetaren e KQZ, Lefteri Luzi

Intervista

Intervistë me ish kryetaren e KQZ, Lefteri Luzi

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 23:56
Lefteri Luzi

Lefteri Luzi, ish kryetare e Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve është kundër ndryshimeve të minutës së fundit në ligjin zgjedhor.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zonja Luzi sugjeron futjen në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 me kuadrin zgjedhor egzistues për shkak të afateve të ngushta për reformë.

Komisioni i posaçëm parlamentar thotë ajo jo vetëm nuk është mbledhur por nuk ka gati asnjë propozim për reformë, që dhe nëse do të ofroheshin tani, do të dëmtonin standartin e zgjedhjeve të pritshme.

OSBE dhe koalicioni i vëzhguesve te zgjedhjeve ndër të tjera kërkojnë që reforma t’i japë përgjigje çështjeve të tilla si depolitizimit të komisioneve të grupeve të numërimit apo dhe transparencës se plotë të financimit të partive politike e fushatave elektorale.

Ndonëse i konsideron të domosdoshme për tu kryer ish kryetarja e KQZ-së thotë se këto çështje nuk do të marrin zgjidhje për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Lidhur me fenomenin e blerjes së votës, zonja Luzi thotë se në zgjedhjet e fundit asnjë parti politike nuk bëri qoftë dhe një denoncim të vetëm në KQZ, duke u mjaftuar vetëm me akuza politike në media. Sipas saj kjo problematike merr zgjidhje duke rritur numrin e denoncimeve pranë autoriteve ligjore dhe e shkallës së ndëshkueshmërisë si për ata që e blejnë edhe për ata që e shesin votën.

Kryetarja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve të Shqipërisë Lefteri Luzi ndodhej në Uashington D.C në kuadër të programit zgjedhor të SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat