Nishani: Pse e refuzova ftesën e Ramës për në Samitin e Diasporës

Intervista

Nishani: Pse e refuzova ftesën e Ramës për në Samitin e Diasporës

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 23:29
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë i ftuar në emisionin “Top Story”.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë i ftuar në emisionin “Top Story”, ku ka folur në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë për shumë çështje politike në vend.

Nishani ka folur për çështjet e pazgjidhura me Greqinë, për Kosovën, si dhe për Samitin e Diasporës. Ai ka folur edhe për këtë samit, duke thënë se është instrumentalizuar politikisht.

Intervista

Kjo është festa e katërt kombëtare që ju jeni President i Republikës, ose më saktë, e fundit e mandatit tuaj. Çfarë ndjesie ka Presidenti sa herë vjen kjo ditë; Dita e Flamurit, që ju edhe e përfaqësoni.

Presidenti Nishani: E pesta! Për mua është një ditë e veçantë që reflekton një histori shumë të gjatë dhe ajo që dëshiroj që të vijë si frymëzim tek çdo njeri, çdo shqiptar ta konsiderojmë si një frymëzim të madh për të vijuar për aq kohë sa jemi të ndikojmë dhe ofrojmë një kontribut në të mirë të Shqipërisë, çështjes shqiptare dhe në të mirë të çdo shqiptari për ta përmirësuar dhe çuar më tej dimensionin e jetës në të gjitha aspektet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam pasur fatin që të isha President në festimet e 100-vjetorit dhe madje u nisën festimet gjatë kohës time në zyrën e Presidentit me 100-vjetorin e Pavarësisë. Është momenti më i bukur i jetës time gjatë këtyre pesë viteve, mbetet momenti më emocional dhe shpresoj që të mbetet edhe për Presidentin që do të jetë në detyrë për 200-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fakt kur e thoni kështu në një farë mënyrë vërtet tregoni që keni pasur fat, edhe unë e quaj veten me fat që kam pasur mundësi që të transmetoj për “Top Channel” atë ditë nga Vlora. Megjithatë, në këto katër vite ajo që është vënë re është që nëse më përpara shqiptarët i iknin këtij flamuri, tashmë duket sikur të gjithë po i rikthehen atij. Si e shikoni këtë lloj ringritjeje të krenarisë shqiptare tek shqiptarët, në Shqipëri dhe përtej?

Presidenti Nishani: Unë mendoj që ka të bëjë me shumë elementë që janë të lidhura me dimensionin e identitetit kombëtar dhe rikthimi dhe rizgjimi i këtij dimensioni tregon që disa faktorë dhe elementë që ndikojnë tek individi janë padyshim shumë herë më të përmirësuar nga ç’kanë qenë vite e dekada të shkuara, qoftë në aspektin e lirisë, qoftë në aspektin e maturimit dhe kulturës së përgjithshme shoqërisë, ekonomik dhe zhvillimor dhe në rolin përtej cakut nacional në raportet rajonale veçanërisht, por edhe ato globale, ku pavarësisht se një vend i vogël, jemi identifikuar dhe përfshirë në një mënyrë të suksesshme në momente kyçe dhe që kanë lënë gjurmë. Të gjitha këto besoj që kanë bërë këtë që ne ta rizgjojmë akoma më shumë jo vetëm çështjen e krenarisë, por edhe të vlerave të asaj që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar dhe flamuri që është simboli, kolona dhe frymëzimi i identitetit tonë kombëtar.

Më shumë se kurrë kjo u pa gjatë finaleve të Evropianit. Ju ishit i pranishëm në një prej atyre tre ndeshjeve historike të Shqipërisë. Ajo që u pa dhe interpretuar në mediat botërore është që shqiptarët janë rikthyer krenarë për flamurin e tyre, por larg normave tradicionale historike dhe nacionaliste të Ballkanit. A mendoni që kështu është sjellë edhe klasa politike?

Presidenti Nishani: Besoj që kurrë në kontekstin e asaj që kuptohet si energji negative nacionalizmi shqiptarët nuk e kanë në ADN e tyre dhe duke qenë se nuk e kanë në ADN e tyre, nuk ka pasur arsye për të besuar që do ta shfaqnin si akt dhe veprim, mentalitet dhe kulturë. Patriotizmi tek shqiptarët është lidhur gjithmonë me rezistencën për të ekzistuar, për ruajtje identiteti, territoresh dhe për të pasur mënyrë konkurruese me sfidat e kohës. Përderisa kjo nuk ka qenë pjesë e ADN të kombit shqiptar në tërësi, edhe klasa politike që është produkt i këtij kombi nuk ka pasur arsye që ta shfaqë këtë në kontekstin e bindjes, platformës, qasjes apo dhe të mënyrë se të vepruarit si kulturë politike dhe institucionale. Padyshim, që individë apo grupe individësh mund të rreken dhe emocionalisht dhe në mënyrë shumë të ngushtë të përpiqen t’i japin një ngjyrë qëndrimeve të caktuara për çështje shumë të kufizuara, por mbeten një pjesë e vogël që nuk kanë zërin e shoqërisë.

Muajt e fundit ka një aktivitet të shtuar të kreut të Qeverisë në këta aspekt. Kemi vizitën e tij të tretë në dy vjet në Beograd, një rizgjim të një amuzisteti me Greqinë që ka çuar në replika të forta dhe të drejtpërdrejta mes dy Kryeministrave apo mes dy ministrave të Jashtëm. Athina e ka quajtur rizgjim të retorikës nacionaliste tek një pjesë e spektrit politik. Keni një koment për këtë?

Presidenti Nishani: I kam ndjekur me shumë vëmendje këto zhvillime. Mund të them që në përgjithësi duhet të kemi një bindje që roli i Shqipërisë , sjellja e institucioneve, angazhimet, veprimet e tyre, që nga deklaratat dhe veprimet e tjera institucionale, veprimet dhe angazhimet e shtetit shqiptarë kanë qenë të dominuar nga pozitiviteti dhe kontributi pozitiv dhe askush nuk mund të mohojë dhe vendosë në dyshim këtë gjë gjatë këtyre 25 viteve të fundit. Në dinamikën e përditshme mund të ketë momente dhe reagime për çështje të veçanta që interpretohen dhe kategorizohen në një frymë të një ngjyrimi më të fortë nga njëra palë apo pala tjetër. Në tërësinë e saj, politika e jashtme shqiptare është një politikë e konsoliduar ndër vite nga të gjitha forcat politike, nga të gjitha institucionet kryesore dhe kushtetuese. Është një politikë që i ka shërbyer pajtimit gjithmonë. Padyshim që nuk kemi qenë gjithmonë të suksesshëm, por jo gjithmonë për fajin tonë. Ajo që unë do të preferojë, duke vlerësuar maksimalisht hapat e ndërmarrë, qoftë në aspektin e bashkëpunimit në rajon, tashmë politika e fqinjësisë së mirë, jo vetëm që është konsoliduar dhe afishuar, por edhe është e vlerësuar nga SHBA dhe BE. Në kontekstin e aktivitetit ditor kam vlerësuar përpjekjet mirëbesuese dhe bashkëpunuese dhe afrimiteti edhe me Serbinë. Jetojmë në rajon dhe për fat të mirë jemi dy vende të fokusuara tek integrimi europian. Megjithatë, ku vjen momenti tek retorika, mendoj që personalitete të larta të vendit, Presidenti, kryetari i Qeverisë, ministrat duhet të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur retorikën që është e panevojshme dhe që mund të krijojë keqkuptime jo dashamirës nga aktorë jashtë Shqipërisë, qofshin këta aktorë të partneritetit dhe bashkëpunimit me Shqipërinë, që mund të jenë fqinjë të ndryshëm tanë. Duhet të punojmë në këtë frymë që kemi konsoliduar; atë të qasjes për stabilitet, mirëkuptim dhe mirëbesim. Nuk është e lehtë që të krijohet mirëbesimi, sepse ka përplasje interesash. Për ne prevalon dhe do të prevalojë gjithmonë interesi kombëtares, siç e bën çdo vend dhe ne jemi në të drejtën tonë, të Zotit, Kushtetutës dhe ligjit për të mbrojtur interesin kombëtar.

Këtu është ajo vija e hollë që është ndoshta e vështirë për të gjetur, mes asaj që thoni ju dhe populizmit.

Presidenti Nishani:
 Është një fije shumë e hollë, por këtu qëndron arti i të qeverisurit. Ndaj do të ftoja aktorët në Shqipëri që të mos përfshihen në asnjë rast në retorika të panevojshme që nxisin tensione artificiale. Ne kemi vërtet çështje, madje disa të rëndësishme për të diskutuar me fqinjët, por janë çështje që nuk zgjidhen nga retorika, por përkundrazi mund të largojnë nga gjetja e zgjidhjes. Retorika e panevojshme mund të tingëllojë emocionalisht e këndshme për 24 orë, por nuk jep qetësinë, zgjidhjen dhe rrugëtimin drejt interesit tonë kombëtar në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë.

Si e pritët fitoren e Donald Tramp?

Presidenti Nishani: Ka qenë e befasishme. Nuk e di sesa njerëz në Shqipëri kanë qenë të bindur që do të fitonte Tramp. Shumica kanë qenë të bindur në një pritshmëri se do të fitonte Klinton.

Le ta themi, jo vetëm pritshmëri, por edhe që favorizonte shqiptarët për arsye që dihen.

Presidenti Nishani: Nuk mund të bëj vlerësime të tilla tek individë të ndryshëm, por pritshmëria kjo ka qenë. Padyshim që në rastin e Klinton kemi një përvojë shumë pozitive në të shkuarën për shkak të angazhimit të Presidentit Bill Klinton në çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e shqiptarëve dhe në vijimësinë e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të Kosovës, edhe të forcimit të faktorit shqiptar në rajon dhe kjo ishte një arsye shumë e fortë që kishte një sens pozitiv ndaj kandidaturës së Sekretares Klinton, por nuk ka pasur kurrë një sens negativ ndaj presidentit të Zgjedhur, Donald Tramp. Ishte një fitore befasuese për shkak të sondazheve dhe pritshmërive që ishin në rang botëror, jo vetëm në Amerikë dhe Shqipëri. Unë mendoj që është një moment historik sepse pritshmëritë janë për të parë ngritjen e një establishmenti të një natyre tjetër politik dhe komunikimi dhe angazhimi në shtetin më të fuqishëm në botë. Në këto kontekst duke qenë se pritshmëria është që do të afrohet ndërtimi i një modeli të ri mendoj që është dhe mbetet historik. Jam i bindur që Amerika me cilindo prej tyre do të vijonte të ishte një vend i madh dhe do të shtonte angazhimet e saj, qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik, por edhe në atë të sigurisë në rang global.

Mendoni që do të ndryshojë diçka në raport me rajonit, me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë?

Presidenti Nishani: Mendoj që po. Do të kemi një prani dhe vëmendje më të madhe të SHBA në rajon.

Pozitiv apo negativ?

Presidenti Nishani: Pozitiv.

Jeni i bindur për këtë?

Presidenti Nishani: Jam i bindur. Mendoj se çështjet nuk janë vetëm tek qasjet individuale të personit që drejton SHBA. Ka një mekanizëm, institucione, kolona shumë të fuqishme në atë vend që janë të angazhuara me përvojë dhe ndërlidhje në rang global, të cilat kohët e fundit kanë analizuar dhe dalë në përfundime se është e nevojshme një rritje më madhe e pranisë të SHBA në rajonin tonë, besoj që edhe në Europë. Mendoj që për shqiptarët padyshim që do të jetë sepse janë faktori kryesor në Ballkan në kuptimin pozitiv të fjalës.

Dhe investimi më i madh amerikan i viteve të fundit…

Presidenti Nishani: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, në rajon përveç Shqipërisë dhe Kroacisë nuk ka më vende të tjera anëtare. Shqipëria ka disa vite që është anëtare e NATO-s. Kemi dy shtete shqiptare në rajon, kemi një qasje të përbashkët sepse për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka ndonjë alternativë tjetër, siç mund të ketë për ndonjë komb tjetër në rajon, përveç asaj euro-atlantike. Kjo është e rëndësishme dhe interes strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është interes dhe i Ballkanit. Jam i bindur që shumica e popujve në Ballkan e kanë kuptuar dhe po i qaset kësaj, përfshirë edhe Serbinë që ka qenë e distancuar nga integrimi euro-atlantik. Mendoj që do të ketë një ndryshim të politikës amerikane në rajon që ka të bëjë me një intensifikim më të madh të pranisë amerikane.

Megjithatë ka një problem. Kemi një deklarim të prillit të kryeministrit Edi Rama, që i ka qëndruar për disa herë dhe disa intervista resht, kundër asaj që e ka identifikuar si “e keqja e madhe e globit” që është Donald Tramp.

Presidenti Nishani: E mira do të kishte qenë që të mos bëhej ajo deklaratë për të qenë korrektë sepse ne përfaqësojmë institucione dhe jo individë. Por gjithsesi, nuk duhet parë në mënyrë dramatike. Ajo shprehje nuk reflekton sens negativiteti apo urrejtje ndaj një individë, aq më tepër ndaj një vendi mik siç janë SHBA dhe presidentit të këtij vendi, që në këtë rast do të jetë Donald Tramp. Të mos i japim përmasa dramaticiteti. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë institucionale. Marrëdhëniet me SHBA janë dhe do të jenë marrëdhëniet mes qeverive, marrëdhëniet mes dy popujve janë të shkëlqyera dhe padyshim që do të reflektohet në marrëdhëniet e institucioneve dhe mbi të gjitha ajo që rregullon dhe garanton marrëdhëniet tona janë përputhja e plotë e interesave të përbashkëta strategjikë. Kjo është garancia më e madhe, përtej deklaratave dhe retorikave.

T’u rikthehemi 2-3 çështjeve që kemi pezull me fqinjin tonë, me Greqinë. Është çështja e ligjit të luftës, ajo për vijën kufitare detare dhe çështja çame e të tjera që janë të vjetra dhe nuk gjejnë ende një zgjidhje. A ka politika shqiptare një pozicion të koordinuar dhe të përbashkët për këto çështje dhe cili është pozicioni i Presidentit për këto çështje?

Presidenti Nishani: Ka një çështje të koordinuar dhe që ka krijuar një përvojë që nga nisja e viteve ’92. Të gjitha qeveritë kanë mbajtur thuajse të njëjtin qëndrim me dëshirën për të zgjidhur këto çështje në tryezën e dialogut dhe negociatave dhe në fakt janë çështje që mund të zgjidhen vetëm në tryezën e dialogut dhe negociatave. Nuk duhet të harrojmë që Greqia është një fqinj i rëndësishëm, vend dhe partner i rëndësishëm. Është e panegociueshme parimi i respektit reciprok, ashtu siç mendoj unë. Duhet t’i jemi mirënjohës popullit grek dhe shtetit grek për mikpritjen që u ka bërë qindra-mijëra shqiptarëve në momente të vështira të jetës së tyre. Në Greqi, shqiptarët në shumicën dërrmuese janë integruar dhe kanë kontribuar tashmë për vendin ku jetojnë. Sa i takon çështjet që kemi të hapura janë çështje që nuk mund të fshihen. Çështja e ligjit të luftës që e ka përmendur çdo qeveri unë ua kam ngritur Presidentëve të Greqisë dhe autoriteteve të tjera, që është jo vetëm çështje anakronike, por edhe e paimagjinueshme që mes dy vendeve anëtare të NATO-s dhe vende mike. Padyshim që ka lidhje me të drejtat e qytetarëve që i përkasin komuniteti çam dhe në mënyrë të padrejtë përdoren kufizimet që sjell ky ligj për të mohuar të drejtat e këtij komuniteti, ndaj ne kemi kërkuar dhe do vazhdojmë që ky ligj të shfuqizohet për të gjitha këto arsye, por edhe për arsyen që qytetarëve të komunitetit çam t’u jepet e drejta për të fituar të drejtat e pronës dhe lirive që kanë humbur prej shumë vitesh. Nuk besoj që kjo ka të bëjë me retorikën nacionaliste, jo e jo me pretendime territoriale. Kurrë Shqipëria nuk ka patur pretendime territoriale ndaj askujt. Unë do të dëshiroja që retorikat e ngarkuara emocionalisht të shmangeshin nga të gjitha palët në dy vendet tona.

Gjithmonë kur vijnë festat, ka një pyetja për institucionin tuaj, a do të ketë amnisti për të burgosurit?

Presidenti Nishani: Kam dëgjuar, por nuk kam ndonjë informacion që Parlamenti po përgatitet. Sa i takon faljes, nuk do të ketë sepse unë nuk kam aktualisht asnjë propozim nga Ministria e Drejtësisë. Mesa duket, Parlamenti dhe Qeveria kanë menduar për të hapur një hap më të madh sesa falja. Falja bëhet në mënyrë nominale, ndërsa amnistia një grup më të gjerë dhe më të madh dhe bëhet me ligj nga Parlamenti. Nga media jam njohur që ka një nismë dhe po punohet dhe besoj që është një nismë e mirë dhe sapo Parlamenti ta miratojë do të mbështetet nga Parlamenti me dekret menjëherë.

Flasim për shqiptarët këtu, por harrojmë që gati 40 për qind e tyre jetojnë jashtë. Kontribuojnë në ekonomi dhe jetën sociale, por jo në jetën politike. Mendoni që e kanë këtë të drejtë? Ju keni pasur vetë një aktivitet shumë të dendur me diasporën shqiptare.

Presidenti Nishani:
 E kam konsideruar që ditën e parë të hyrjes në zyrën e Presidentit të Republikës çështjen e diasporës si një prioritet jo thjesht festiv apo të takimeve formale, por të angazhimit dhe të marrjes së kapaciteteve dhe vlerave të tyre. Në aspektin e origjinës kombëtare, vetëm 40 për qind jetojnë në Shqipëri, duke pasur parasysh që shqiptarë jetojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi dhe në diasporë. Kemi kapacitete të jashtëzakonshme. Kam shpallur një platformë të afishuar në faqen zyrtare të Presidentit; krijimin e rrjetit të diasporës dhe miqve të Shqipërisë që ka qenë aktiv. Kam pasur kontakte të vazhdueshme diasporën kudo që ka shkuar në SHBA dhe në Europë. Është një potencial i madh, jo vetëm në aspektin e përfaqësimit dhe unë mendoj që duhet të përfaqësohen në jetën politike. Por më shumë sesa përfaqësimi, do të mendoja që ka ardhur koha për një platformë konkrete të angazhimit të kapaciteteve të tyre në procesin e menaxhimit të resurseve tona. Unë njoh një grup mjekësh shqiptaro-amerikanë që janë vetëofruar për të shërbyer falas për 3 deri në 6 muaj në spitalet shqiptare për të dhënë jo vetëm profesionalizimin e tyre si mjek, por edhe aftësitë menaxheriale. Janë vetëofruar, por deri më tani…

Pse?

Presidenti Nishani: Përgjigjen nuk e di se përse, sepse nuk është një çështje që i takon Presidentit, sepse po të varej nga unë do të ishin duke punuar në Shqipëri me gjithë mbështetjen maksimale tonën. Përmenda këta rast sepse jam njohur me platformën e tyre, kanë qenë në Shqipëri disa herë, kanë kontaktuar autoritetet shqiptare. Pra ka ardhur koha që ne t’i angazhojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse është gatishmëria e tyre dhe kanë kapacitete.

Është kjo arsyeja pse ju nuk morët pjesë në Samitin e Diasporës megjithëse patët një ftesë nga Qeveria për këtë?

Presidenti Nishani: Jo nuk ka lidhje me këtë që thashë. Së pari duhet të mësojmë kulturën shtetërore, duhet të respektojmë rregullat dhe dinjitetin e shtetit. Presidenti nuk mund të ftohet vetëm dy javë para aktivitetit, në një kohë që në media isha njohur prej muajsh që ka një projekt të tillë. Nuk mund të ftohet si një prej pjesëmarrësve.

Nuk ju ftuan për të folur?

Presidenti Nishani: Nuk kam pasur asnjë ftesë për të folur. Kam pasur një ftesë si pjesëmarrës. Kjo është pjesa formale dhe pjesa thelbësore në këtë është se asnjë institucion nuk mund të ftojë Presidentin e Republikës pa marrë përpara miratimin e institucionit të kreut të shtetit, pa diskutuar platformën. Kreu i shtetit mund të marrë pjesë në aktivitete që organizohen nga qeveria, nga ministri apo institucione të tjera vetëm nëse bie dakord që ky aktivitet do të jetë nën patronazhin dhe kujdesin e kreut të shtetit dhe do të ketë një kontribut të qenësishëm të Presidentit. Pra, nga pikëpamja formale unë e gjej me keqardhje një mosrespektim të rregullave dhe dinjitetit të shtetit dhe institucionit dhe së dyti ajo që për mua ishte problem, ishte që nuk mund të merrja pjesë në aktivitetin që unë e gjykova për disa arsye si një aktivitet partiak. Presidenti nuk mund të përfshihet në aktivitete partiake.

Flasim për shqiptarët këtu, por harrojmë që gati 40 për qind e tyre jetojnë jashtë. Kontribuojnë në ekonomi dhe jetën sociale, por jo në jetën politike. Mendoni që e kanë këtë të drejtë? Ju keni pasur vetë një aktivitet shumë të dendur me diasporën shqiptare.

Presidenti Nishani: E kam konsideruar që ditën e parë të hyrjes në zyrën e Presidentit të Republikës çështjen e diasporës si një prioritet jo thjesht festiv apo të takimeve formale, por të angazhimit dhe të marrjes së kapaciteteve dhe vlerave të tyre. Në aspektin e origjinës kombëtare, vetëm 40 përqind jetojnë në Shqipëri, duke pasur parasysh që shqiptarë jetojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi dhe në diasporë. Kemi kapacitete të jashtëzakonshme. Kam shpallur një platformë të afishuar në faqen zyrtare të Presidentit; krijimin e rrjetit të diasporës dhe miqve të Shqipërisë që ka qenë aktiv. Kam pasur kontakte të vazhdueshme diasporën kudo që ka shkuar në SHBA dhe në Europë. Është një potencial i madh, jo vetëm në aspektin e përfaqësimit dhe unë mendoj që duhet të përfaqësohen në jetën politike. Por më shumë sesa përfaqësimi, do të mendoja që ka ardhur koha për një platformë konkrete të angazhimit të kapaciteteve të tyre në procesin e menaxhimit të resurseve tona. Unë njoh një grup mjekësh shqiptaro-amerikanë që janë vetëofruar për të shërbyer falas për 3 deri në 6 muaj në spitalet shqiptare për të dhënë jo vetëm profesionalizimin e tyre si mjek, por edhe aftësitë menaxheriale. Janë vetëofruar, por deri më tani…

Pse?

Presidenti Nishani: Përgjigjen nuk e di se përse, sepse nuk është një çështje që i takon Presidentit, sepse po të varej nga unë do të ishin duke punuar në Shqipëri me gjithë mbështetjen maksimale tonën. Përmenda këta rast sepse jam njohur me platformën e tyre, kanë qenë në Shqipëri disa herë, kanë kontaktuar autoritetet shqiptare. Pra ka ardhur koha që ne t’i angazhojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse është gatishmëria e tyre dhe kanë kapacitete.

Është kjo arsyeja pse ju nuk morët pjesë në Samitin e Diasporës megjithëse patët një ftesë nga Qeveria për këtë?

Presidenti Nishani: Jo nuk ka lidhje me këtë që thashë. Së pari duhet të mësojmë kulturën shtetërore, duhet të respektojmë rregullat dhe dinjitetin e shtetit. Presidenti nuk mund të ftohet vetëm dy javë para aktivitetit, në një kohë që në media isha njohur prej muajsh që ka një projekt të tillë. Nuk mund të ftohet si një prej pjesëmarrësve.

Sokol Balla: Nuk ju ftuan për të folur?

Presidenti Nishani:
 Nuk kam pasur asnjë ftesë për të folur. Kam pasur një ftesë si pjesëmarrës. Kjo është pjesa formale dhe pjesa thelbësore në këtë është se asnjë institucion nuk mund të ftojë Presidentin e Republikës pa marrë përpara miratimin e institucionit të kreut të shtetit, pa diskutuar platformën. Kreu i shtetit mund të marrë pjesë në aktivitete që organizohen nga qeveria, nga ministri apo institucione të tjera vetëm nëse bie dakord që ky aktivitet do të jetë nën patronazhin dhe kujdesin e kreut të shtetit dhe do të ketë një kontribut të qenësishëm të Presidentit. Pra, nga pikëpamja formale unë e gjej me keqardhje një mosrespektim të rregullave dhe dinjitetit të shtetit dhe institucionit dhe së dyti ajo që për mua ishte problem, ishte që nuk mund të merrja pjesë në aktivitetin që unë e gjykova për disa arsye si një aktivitet partiak. Presidenti nuk mund të përfshihet në aktivitete partiake.

Çfarë kuptimi partiak? Aty ishte e ftuar diaspora.

Presidenti Nishani: Pikërisht se ishte e ftuar diaspora, Qeveria nuk ja ka dhënë të drejtën e përfaqësimit të unitetit të kombit sepse kryetari i Qeverisë është kryetari i një partie politike dhe në çdo rast do të ketë një interpretim dhe në devijimin partizan të aktivitetit. Diaspora ka një kontekst shumë më të gjera sesa dimensioni partizan apo i debatit politik të brendshëm të një vendi. Kushtetuta ja ka njohur vetëm Presidentit të Republikës të drejtën e përfaqësimit të unitetit të popullit.

Pra ju thoni që ishte gabim që në fillim organizimi në këtë mënyrë?

Presidenti Nishani: Për mua ka qenë një aktivitet në shërbim të një qëllimi të caktuar që nuk ishte në fushën e përfshirjes së Presidentit të Republikës.

Dëgjova me vëmendje kur thatë që shqiptarët, ndryshe nga popujt e tjerë të rajonit, nuk kanë zgjedhje tjetër, pra orientimi i tyre është euro-atlantik. Ajo që vihet re në vitet e fundit, është një shtim i veprimtarisë së Turqisë. Kjo influencë shihet e mëdha në Kosovë dhe Maqedoni dhe për Shqipërinë ka akuza konkrete si ajo e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, që pak ditë më parë ripërsëriti një akuzë të brendshme të bërë nga një faktor politik opozitar në Shqipëri, që tha se pas çështjes së referimit të marrëveshjes së detit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë Erdogan dhe Turqia. Ju e shikoni këtë si problem dhe rrezik për Shqipërinë?

Presidenti Nishani: Turqia është vend mik i Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Ne kemi një miqësi tradicionale dhe të hershme dhe Shqipëria është e vendosur që ta forcojë këtë miqësi. Turqia ka dhënë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit, në ruajtjen e ekuilibrave sa i takon paqes dhe stabilitetit në rajon. Për ne Turqia, përveçse mik është edhe një aleat i ngushtë në kuadër të NATO-s. Turqia është dhe do të jetë një kontributore e rëndësishme në Aleancë. Bashkëpunojmë kundër terrorizmit dhe kemi një histori suksesi në luftën kundër krimit të organizuar, ndaj mendoj që është një partner shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik. Ka disa investime të rëndësishme në fushën e komunikacioneve dhe bankare. Asnjëherë Shqipëria nuk e ka përdorur dhe nuk do ta përdorë miqësinë me një vend kundër një vend të tretë. Absolutisht! Marrëdhëniet i shërbejnë një partneriteti reciprok dhe kurrë vendet e tjera nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë ndonjë shqetësim nga bashkëpunimi dhe miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë. Unë kam mbështetur dhe mbështes përpjekjet e qeverisë aktuale për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, ushtarak dhe miqësor.

Në 104-vjetorin e Pavarësisë, është një ditë e rëndësishme për të bërë bilancin e një viti, çfarë do të vlerësonit pozitive nga ky vit?

Presidenti Nishani: Mendoj që ky vit ka qenë shumë i mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk do të bëj analizën sa i takon mënyrës së qeverisjes, sepse kjo është një çështje që i takon qytetarëve. Ajo që mund të them ka të bëjë me ndryshimet shumë thelbësore të Kushtetutës, një proces që u realizuar në fund me një konsensus të gjerë politik, një proces që garanton që kjo Kushtetutë do të respektohet. I kanë hapur rrugën një procesi të madh reformë në sistemin e drejtësisë, por edhe në sistemin politik sepse do të kemi një mekanizëm të ri ekuilibrash mes pushteteve në Shqipëri. Pra, ndryshimet kushtetuese, hapja e portës për rrugëtimin drejt reformës në sistemin e drejtësisë është një arritje e madhe, por edhe në aspektet e tjera në aspektin global ka qenë një vit i suksesshëm për shqiptarët. Shenjtërimi i Nënë Terezës solli imazhin dhe emrin e kombit shqiptar në përmasa botërore, kishim po ashtu Lumturimin e 38 martirëve nga Vatikani, si një mesazh që njihte sakrificat shqiptare për rezistencë ndaj së keqes dhe për sakrifica për të ruajtur dimensionin e lirisë dhe të besimit, por edhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me një sërë konsolidimesh që Shqipëria ka njohur në aspektin e politikës së jashtme. Mund të them që edhe vlerësimet e Komisionit Europian kanë qenë pozitive.

Po e filloj nga kjo e fundit. Jemi në prag të pritjes së një përgjigje nga KiE, por kemi pasur një hap prapa nga deklarimet e një pjesëtari të rëndësishëm politik gjerman, zoti Krichbaum, kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag, që radhiti disa probleme të tjera, plus atyre të Komisionit Europian, madje në një pikë i ra ndesh edhe Komisionit, që vlerësonte dekriminalizimi, ndërkohë që Krichbaum, në ato 7 pritshmëritë e tij e goditi fort këtë pjesë. Futi dy prioritete që ishin në diskursin publik të drejtuar nga Lulzim Basha dhe dha edhe lajmin e keq që Gjermania, apo më saktë Bundestagu nuk do të mbështeste hapjen e negociatave.

Presidenti Nishani: Raporti ishte një raport që në tërësi adresonte energji pozitive dhe në një vështrim të përgjithshëm pozitiv, por nëse e inkorporojmë këtë raport me atë çka tha përfaqësuesi i Bundestagut gjerman, duhet të jemi të qartë, që edhe Komisioni, të gjitha çështjet që renditi edhe përfaqësuesi i Bundestagut, por gjithçka ishte reflektuar në raportin e Komisionit.

Pra këto të shtata ishin aty?

Presidenti Nishani: Kanë qenë që të gjitha sepse janë prioritetet. Kanë qenë pesë prioritetet e përhershme që nga marrja e statusit të vendit kandidat që janë të nënvizuara në raport-progreset e çdo viti. Çështja e luftës kundër drogës, kanabisit dhe dekriminalizimi janë dy çështje të nënvizuara fort, jo thjesht të pesë prioritetet, sepse janë çështje që janë agravuara së fundmi. Kemi një ligj për dekriminalizimin, që është kërkuar më parë nga PE. Kjo është një realitet dhe ne nuk mund të injorojmë një realitet të hidhur që në politikën tonë, në institucionet tona kanë arritur të deportojnë persona me probleme të rënda me ligjin. Problemi është që e kemi të identifikuar këtë këtë problem dhe duhet ta zgjidhim. Së dyti, problemi me kanabisin është një problem që ka marrë përmasa të mëdha. Është pranuar tashmë zyrtarisht, është identifikuar nga qytetarët shqiptarë dhe kjo çështje nuk zgjidhet duke e mohuar, nuk zgjidhet duke e toleruar sepse po bëhet mbi të gjitha për jetën dhe shëndetin e fëmijëve tanë. Të gjitha informacionet e verifikuara të mia, ka një përhapje të madhe të përdorimit të hashashit, kryesisht në shkollat e mesme. Ky është një alarm i madh, një shqetësim i madh që ngrihet për jetën dhe shëndetin e fëmijëve tanë. Ndaj ftoj të gjithë aktorët në shoqërisë, në radhë të parë Qeverinë ta trajtojmë me shumë seriozitet këtë problem sepse ka të bëjë me jetën, shëndetin dhe të ardhmen. Ajo çka deputeti përfaqësues i maxhorancës në Bundestag tha është një qëndrim shumë dashamirës në kontekstin e Shqipërisë.

Dashamirës kur thotë që nuk do të lëmë që negociatat të hapen?

Presidenti Nishani: Unë kam besuar dhe vazhdoj të besoj që Shqipëria e ka merituar prej kohësh hyrjen në procesin e negociatave. Askush nga vendet e tjera të rajonit nuk ka realizuar kaq shumë reforma sa Shqipëria apo të ketë avancuar në proceset e tjera. Megjithatë, është parë e arsyeshme që të adresohen disa çështje nga Bashkimi Europian, që janë të rëndësishme dhe janë reale dhe ne nuk duhet të prekemi apo të ndjehemi të keqardhur pse ata na i adresojnë këto çështje. Integrimi është një proces për veten tonë, për ne shqiptarët dhe ne do të shkojmë drejt anëtarësimit në momentin kur shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar të jetë plotësisht i gatshëm në familjen europiane edhe si një kontributor modest. Çështjet që adresohen janë çështje që ekzistojnë. Nëse ne nuk merremi me to, nëse nuk i kurojmë këto çështje padyshim që rrugëtimi do të vazhdojë të mbetet i gjatë dhe do të vazhdojmë të dëmtojmë veten tonë sepse nuk do të krijojmë kushte më të mira për veten tonë, shoqërinë shqiptare, institucionet dhe për brezat që vijnë. Le t’i shikojmë këto çështje në mënyrë më praktike, konkrete dhe të drejtpërdrejtë. Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë. Është donatori më i madh i integrimit të vendit tonë në aspektin ekonomik, social dhe institucional. Ka qenë aktori kryesor që ka mbështetur lëvizjen pa viza të shqiptarëve në Europë, ka qenë mbështetësi kryesor për dhënien e statusit kandidat.

Është investuar edhe sot shumë për ringritjen e shqiptarëve.

Presidenti Nishani: Shumë. Nisma e Berlinit është direkt e Gjermanisë dhe kancelares ndaj duhet ta shohim në këndvështrimin pozitiv; nuk është Gjermania kundër anëtarësimit të Shqipërisë, përkundrazi. Duhet ta shfrytëzojmë këtë rast dhe vlerësoj këtu adresimin e Kryeministrit dhe të kryetarit të opozitës para disa ditësh që ishte për një qasje më bashkëpunuese. Mendoj që edhe ky moment mund të shërbejë si një nxitje që palët të bashkëpunojnë më drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën. Demokracia është kompromis, lëshim, përfshirje dhe momenti i integrimit të Shqipërisë në BE është momenti më i mirë për të lënë mënjanë tendencat, dëshirat dhe emocionet individuale që lidhen me pushtetin dhe të përfshijmë të gjithë aktorët, brenda dhe jashtë politikës të përfshihen në këtë proces, sepse janë çështje afatgjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat