Deputetja NISMA-s flet për demarkacionin dhe skandalet e MPJ-së

Intervista

Deputetja NISMA-s flet për demarkacionin dhe skandalet e MPJ-së

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 3 mars 2017 Në ora: 17:03
Valdete Bajrami

Bota sot: Cilat ngjarje i konsideroni si më të rënda të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë?

Valdete Bajrami: Ngjarjet më të rënda që nga shpallja e pavarësisë, mund të them lirisht kanë qenë ngjarjet që e karakterizuan vendin tonë me ardhjen e kësaj përbërje të qeverisë aktuale.  Po e them këtë, sepse në momentin kur u nënshkrua marrëveshja e kolacionit PDK-LDK-LS mbi 100 mijë qytetarë e lëshuan vendin. Ky koalicion do të bartë përgjegjësinË ekrijimit të një Gjykate e cila çdo luftëtarë të UÇK-së, do ta gjykojë për luftën e pastër  çlirimtare. Ky koalicion me fjalë tjera ka krijuar një gjykatë e cila do t’i gjykojë njerëzit e një përkatësie etnike. Me një fjalë me pranimin e krijimit të kësaj gjykate kjo Qeveri e ka bërë në një forme apo tjetrën, barazimin në mes të viktimës dhe agresorit.  Ngjarja tjetër që mund të konsiderohet e rëndë, janë  vendimet e kësaj qeverie të cilat çuan deri tek protestat, që mbushën sheshet e Kryeqytetit si asnjëherë më parë duke e kundërshtuar këtë koalicion, dhuna e ushtuar nga ana e organeve të policisë, ku përfunduan me ndërhyrje të rënda edhe në seli të partisë opozitare e që një situatë të tillë nuk e kishim përjetuar as nga regjimi i Millosheviçit e që kjo qeveri e bëri. Por pa e lënë anash arrestimin e përfaqësuesve të popullit të cilët i nxirrnin zvarrë nga salla e Kuvendit me urdhër të atyre që sot janë në Qeveri dhe në krye të shtetit.

Nuk mundem pa e përmendur edhe një ngjarje tjetër të rëndë e cila i shkaktoi ato protesta, nënkshrimi i marrëveshjeve tepër të dëmshme për të ardhmen e shtetit tonë, marrëveshja eDemarkacionit me Malin e Zi dhe ajo e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Bota sot:  Tensionet Kosovë-Serbi, janë rritur është përfolur edhe për “luftë”, çfarë duhet bërë që të arrihet një marrëveshje stabiliteti në mes këtyre vendeve?

Valdete Bajrami: Fillmisht duhet kërkuar llogari nga ata të cilët janë të përfshirë në dialogun me Serbinë, sepse Serbia për asnjë çast nuk është sjellë ndyshe nga ajo Serbi që e dimëse çfarë është, përderisa qeveria jonë iu është nënshruar çdo kërkese të saj deri aty sa ka dialoguar dhe po dialogojnë për çështje të brendshme të shtetit tonë. Është momenti i fundit që këta njerëz t’i marrin seriozisht kërcënimet që vazhdimisht po i bën Serbia. Po ashtu, nuk mund që vendi jonë të ngelet peng i një grusht njerëzisht që udhëhiqen nga Vuqiçi. Prandaj, është momenti i fundit kur Kosova, sa më parë duhet të krijojë Ushtinë e saj.

Bota sot: A cënohet pavarësia e Kosovës nga kushtet e Serbisë?

Valdete Bajrami: Kjo veç ka ndodh me pranimin e nënshkrimit të marrëveshjes për AKS-në, sepse ashtu siç ishte nënshkruar nga z. Mustafa ky Asociacion parashihet të kishte kompetenca ekzekutive, ky Asociacion i kishte të gjithë paramentrat e një mini shtetit. Por, nuk duhet harruar edhe çështjen e Veriut të vendit, unë mund të them se sovraniteti i vendit veç është i cenuar përderisa qeveria  nuk e ka kontrollin mbi atë pjesë, deri sa kryeministrit të vendit nuk i lejohet hyrja në atë pjesë.

Bota sot: Si e shihni dialogun me Serbinë, duke parë murin, trenin e fletarrestimet, a mendoni se duhet ndryshuar qasje dialogimi?

Valdete Bajrami: Muri, treni, fletëarrestimet janë dëshmia më e mirë që Serbia është po ajo që e la pas Millosheviçi e që Qeveria Mustafa, si duket nuk dëshiron ta dijë. Këto po ndodhin nga lëshimet që Qeveria Mustafa i ka bërë dhe po i bën në bisedimet e Brukselit.  Që nga fillimi ky dialog i ka pasur prapavijat të cilat dolët të jetë tepër të rënda për shtetin tonë e që Serbia ia pa hajrin. Ky dialog fillimisht ishte proklamuar si dialog teknik e që nga starti kishte qenë puro politikë. Për asnjë moment nuk jemi konsideruar si palë e barabartë, ky dialog kurrë nuk ka qenë transparent në fakt dikund mbi 47% e qytetarëve as që kanë informatat se çka, kush, pse ka dialog. Qeveria  jonë në këto bisedime që nga fillimi ka shkuare papërgatitur, ka shkuar pa asnjë agjendë konkrete, pa kushte, atje e kanë prezantuar vendin tonë njerëz tepër të dobët dhe si pasojë Serbia për çdo ditë provokon e kërcënon. Këtë ndikim ia ka mundësuar qeveria jonë Serbisë, pasi që po e them se kanë shkuar, atje me duar ne xhepa deri sa Serbia çdo ditë e ka fuqizuar ndikimin e saj në Kosovë përmes LS, përmes strukturat paralel të cilat nuk janë shuar as edhe sot e kësaj dite.

Bota sot: Vitet e fundit  ka pasur ngecje, sa i përket njohjeve, cilët mund të jenë shkaqet?

Valdete Bajrami: Kjo ka ndodh pasi që ata të cilët kanë qenë dhe janë në krye të këtij dikasteri nuk kishin vullnetin, nuk kishin dije, nuk kishin përgatitje të duhur dhe se ishin të zënë më tepër në  lobim të bizneseve të tyre private se sa të lobonin për njohje, kjo po dëshmohet duke mos pasur gati asnjë njohje, por duhet thënë edhe këtë se ata e  kanë shfrytëzuar këtë dikaster edhe të bënin ekskurzione nëpër botë nga një vend në tjetër nga një kontinent në tjetër.

Bota sot: A është duke punuar mjaftueshëm MPJ në këtë çështje?

 Valdete Bajrami: Po e ritheksoj, se ata të cilët e kanë drejtuar e edhe që janë momentalisht në krye të MPJ-së, nuk mund të shquhen për punë, por vetëm për skandale.

Bota sot: Sa do të kenë ndikim njohjet tjera për Kosovën në skenën e politikës evropiane apo botërore?

Valdete Bajrami: Në vitin që e lamë pas e kishin edhe dështimin e vendit tonë në UNECO, kjo për faktin se pikërisht nuk u lobua fare, sepse po të kishin punuar e lobuar për shtetin tonë ne sot do të ishin edhe pjesë e UNESCO-së, e Interpolit, e Europolit etj etje. Tmerri ka qenë që edhe vendet të cilat na e kanë njohur pavarësinë tonë nuk patën votuar pro anëtarësimit tonë. A ka dështim më të madh se kjo që i ndodhi MPJ-së, edhe është paradoks këtu në vendin tonë njerëzit të cilët i kanë përcjellur dështime kjo qeveri i gradon prandaj, edhe e kemi këtë situatë të rëndë në të gjitha fushat.

Bota sot: Kosova mbetet ende e izoluar për shkak të mosliberalizimit të vizave. Cilat  janë kushtet që nuk janë përmbushur dhe kur mund të ndodhë liberalizimi?

Valdete Bajrami: Kosovës padrejtësisht iu kanë vendosur kritere shtesë, kritere që asnjë vend tjerër i rajonit nuk i kishte. Dhe, kjo ka ndodhur duke i vendosur njerëz të pa përgatitur, pa dije e pa përvojë në dikastere tepër të rëndësishme për këtë proces. Kjo qeveri është aq e papërgjegjshme sa që për pesë  muaj e kishte lënë  Ministrin e Integrimeve pa ministër, ja sa seriozisht e ka marrë punën e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Bota sot: Marrëveshja e Demarkacionit është një ndër kushtet për liberalizim,  a është e drejtë  që shqiptarët e Kosovës të mbesin të izoluar shkak i Demarkacionit?

Valdete Bajrami: Për këtë e kisha fjalën se është kriter i padrejtë që na është vendosur, por po e them se kjo ka ndodh pasi që si duket edhe qeveria jonë kishte garantuar se e ka të lehtë plotësimin e këtij kriteri e që i doli e kundërta. E gjithë përgjegjësia për mos liberalizim të vizave është e kësaj qeveri në krye me z.Mustafa.  Por, nuk duhet harruar edhe kushtine luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që kjo qeveri po mundohet disi ta anashkaloj, po pra, e kemi edhe këtë kusht gjë që nuk është e vertetë se vetëm demarkacioni ka mbet.

Bota sot: Demarkacioni do të kthehet përsëri në Kuvend, a mendoni se do t’i kenë votat për ratifikim?

Valdete Bajrami: Që nga momenti i tërheqjes së marrëveshjes nga procedurat kuvendare nga ana e Kryeministrit vendi jonë ka humb shumë kohë për faktin se, po të rikthehej kjo marrëveshje me kohë në pikën zero dhe të rishikohej deri tash do të ishte harruar demarkimi me Malin e Zi. 

Bota sot: Çfarë do të bëni për ta parandaluar, do të organizoni protesta përsëri?

Valdete Bajrami: Nisma për Kosovën e ka thënë shumë qartë qëndrimin e saj për këtë çështje, ne do të kundërshtojmë këtë marrëveshje duke i paraqitur të gjeturat, faktet të cilat ikanë publikuar muaj më parë edhe ekspertët.

Por, gjithsesi kundërshtimi ynë do të jetë edhe me votë kundër këtij versioni akltual i kësaj marrëveshje.

Bota sot: Lista Serbe kërkon formimin e këtij versioni të Asociacionit edhe përkundër që ka shkelje të Kushtetutes, çfarë do të ndodh, nëse ata njëanshëm formojnë Asociacionin?

Valdete Bajrami: Ju e thatë, pra se kjo marrëveshje nuk ka qenë në frymë të kushtetutës në 23 nene të saja. LS është e obliguar që t’i respektojë ligjet e shtetit tonë dhe të fillojnë e të punojë për mirëqenjen e qytetarëve serb të cilët jetojnë në Kosovë. Por, edhe z.Mustafa e edhe të tjerët duhet ta kenë të qartë se ky asociacion duhet të bëhet mbi bazën e ligjeve të Kosovës e gjithashtu ky Asociacion duhet të jetë sikur ai të cilin veç e kemi dhe gjithnjë mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Bota sot: Si opozitë keni kontestuar zgjedhjen e Thaçit si President, si e shihni tani, a është duke përfaqësuar unitetin e popullit?

Valdete Bajrami: Ashtu siç është zgjedhur ashtu edhe është duke e përfaqësuar ish partinë e tij, pra, asesi ky zotëri nuk e përfaqëson unitetin e popullit përkundrazi, është njeriu më përqarës në skenë aktuale politike. Ky njeriu u votua nën presin të gazit, ky njeriu i bleu votat e deputetëve, të cilët më pas u përblyen me pozita si ambasadorë, dikush tjetër fitoj terminal, e dikush arriti të punësojë familjarë.

Bota sot:  Presidenti Thaçi kishte dërguar katër letra në Prokurori dhe Gjykatë, për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, ju keni kërkuar që t’i dërgojë ai edhe një letër për vete, përse ky reagim?

Valdete Bajrami: Nuk e di sa ju kujtohet juve, por edhe lexuesve, se po atë ditë kishte dalë lajmi nga ish guvernatori i BQK-së për ish kryeministrin e asaj kohe që gjithnjë sipas ish guvernatorit, z.Thaçi ishte i involvuar në investimin e fondeve të Trustit në destinacioent ku ai kishte marrëveshje për fitime personale.  Pra, ne kemi kërkuar që ai është dashur ta kishte edhe një letër për vete. Ne nuk mund të flasim për një thashetheme, por ishte  një dëshmi nga një person që ka udhëhequr me paratë e shtetit, pra ishte deklarata e z.Hashim Rexhepi.

Bota sot: Gjykata Speciale së shpejti do të fillojë me aktakuza të para, është përfolur se mund të përfshihen figura të larta shtetërore. A prishet imazhi i Kosovës, përmes kësaj dhe a duhet të japin dorëheqjen e tyre, ata nëse ngrihen aktakuzat?

Valdete Bajrami: Ne e kemi kundërshtuar krijimin e kësaj gjykate, sepse mendojmë se krijimi i saj nuk është i drejtë pasi që po t’i shohësh proceset, gjykimet e ish ushtarëve të UÇK-së që nga pas lufta janë shumë raste. Po ashtu, ne e kemi thënë se me këtë Gjykatë Speciale po barazohet lufta jonë për liri me luftën gjenocidiale që Serbia e bëri ndaj popullit shqipëtarë. Dhe kjo është e padrejtë.

Bota sot: Pas vdekjes së aktivistit të VV, Astrit Dehari, keni ngritur shqetësimin tuaj për gjendjen e burgjeve në Kosovë, madje kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit Hyseni dhe ministres Hoxha, çfarë duhet bërë që sistemi i drejtësisë të përmirësohet?

Valdete Bajrami: Fillimisht, duhet të dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për sigurinë në burgje por edhe ata të cilët janë në krye të këtij dikasteri se, çdo jetë brenda mureve të burgjeve anë e kënd Kosovës është në duar dhe përgjegjësin e shtetit, prandaj edhe është kërkuar që ata të cilët ishin dhe janë pëgjegjës për t’ia siguruar jetën çdo të burgosuri duhet të japin llogari sepse në këtë rast kanë dështuar.

Bota sot: Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke u mbajtur ende në Francë, pse ende vlejnë fletarrestimet e Serbisë, cila mund të jetë prapavija e kësaj?

Valdete Bajrami: Po, vlejnë sepse qeveria jonë në Bruksel siç e thashë më lart shkon me duar në xhepa dhe asaj ia dirixhon agjenden Serbia, kështu është kur atje shkojnë njerëzit të cilët interesat personale i vendosin para atyre shtetërore.

Kjo çasje është e pa pranueshme dhe deri sa do ta kemi kete qeveri nuk do të ketë pastrim të këtyre listave sepse janë mësuar t’ju nështrohen Serbisë.

Bota sot: Vazhdimisht kërkoni zgjedhje të jashtëzakonshme, a është i gatshëm vendi për zgjedhje në këtë kohë?

Valdete Bajrami: Po, ne vazhdojmë t’i kërkojmë edhe sot, sepse që nga dhjetori i 2015 ky vend qeveriset nga shkelës të kushtetutës. Po besoj që është momentumi ideal për mbajtje ezgjedhjeve të parakohshme sepse po bëhen gati 3 vite të qeverisë Mustafa e për 3 vite me vetëm 3 çështje janë marrë: Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

Këto janë “sukseset” e Isa Mustafës.

Bota sot: Ju do të shkoni në zgjedhje me AAK-në,  mirëpo z.Haradinaj ende mbahet në Francë, si do të ndikojë kjo në parapërgatitjet për zgjedhje?

Valdete Bajrami: Ne shpresojmë që sa më parë z.Haradinaj, t’i kthehet familjes së tij së pari dhe pastaj të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Ne jemi në koalicion parazgjedhore meAAK-në në nivel qendrorë dhe po e them shumë sinqerisht që ky koalicion do të jetë befasia të cilën janë duke e pritur qytetarët e vendit. Nisma për Kosovën dhe AAK-ja do të jenë fituese në zgjedhjet e ardhshme.

Bota sot: Cilat janë raportet e Nismës me Lëvizjen Vetëvendosje?

Valdete Bajrami: Raportete tona janë në nivel dhe besoj që ashtu edhe do t’i vazhdojmë tutje.

Bota sot: Është përfolur mundësia e koaliconit edhe me AKR-në, a jeni gati për zgjerimin e koalicionit?

Valdete Bajrami: Koalicioni Nisma për Kosovën dhe AAK është i hapur për të gjithë ata të cilët e kanë kundërshtuar këtë qeveri aktuale, prandaj edhe bashkimi i mundshëm i AKR-së do të ishte i mirëseardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat