“Muzikën popullore nuk e ndërroj me asgjë"

Intervista

“Muzikën popullore nuk e ndërroj me asgjë"

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 mars 2017 Në ora: 14:56
Taulant Bajraliu

Taulant Bajraliu është këngëtar i muzikës popullore, që me talentin e tij e ka bërë për vete publikun. Duke kultivuar këngën e mirëfilltë shqipe, Baraliu, renditet në mesin e zërave më të bukur të estratdës shqiptare. Gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, Taulanti tregon më shumë detaje rreth karrierës së tij dhe planeve për të ardhmen.

Bota Sot: Taulant ju jeni një këngëtar i njohur, që këndon muzikë popullore?  Ç’konsideron si çelës suksesi?

Taulant Bajraliu: Pasi e dua dhe e ndjej këtë zhandër të muzikës, besoj që edhe suksesi nuk do të mungojë se e këndoj me gjithë shpirt.

Bota Sot: Kur keni kënduar për herë të parë një këngë para publikut?

Taulant Bajraliu: Karriera ime ka filluar si Instrumentalist në moshën 9 Vjeçare me Instrumentin e Klarinetës në Shkollën e Ulët të Muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë, ku e kam të mbaruar Shkollën e Ulët  dhe të Mesme të Muzikës, ndërsa si Vokalist kam filluar në Moshën 14 Vjeçare ku dhe në këtë Moshë jam prezantuar për herë të parë para Publikut.

Image

Bota Sot: Po talentin tuaj për muzikë, kush e dalloi?

Taulant Bajraliu: Talentin tim për muzikë e dalloi familja ime dhe pastaj më angazhuan në këtë profesion.

Bota Sot: Thuhet se vdes çdo ditë ngadalë, kush nuk dëgjon muzikë? Si e shpjegoni ju lidhshmërinë me botën e muzikës-këngës?

Taulant Bajraliu: Shumë e vërtetë! Muzika për mua është sikur uji për peshkun, është frymëmarrja ime!

Bota Sot: Cili ka qenë përkrahësi më i madh në vitet e para?

Taulant Bajraliu:  E ceka edhe më herët, që talentin tim e dalluan familja ime, por në veçanti përkrahësi më i madh i imi në vitet e para por edhe tash është babai im.

Bota Sot: Përzgjedhjen e zhanrit të muzikës e bëtë vetë, apo ju orientoi dikush?

Taulant Bajraliu:  Përzgjedhjen e Muzikës d.m.th Zhanrit Popullor e kam zgjedh vet, për shkak që si fëmijë në Familjen tonë ka qenë Zhanri ynë i preferuar. Jemi rrit me Këngë Popullore, dhe nuk jam aspak  pishman, sepse e dua dhe e këndoj me dëshirën më t'madhe.

Bota sot: Me cilët bashkëpunëtorë e ndani suksesin?

Taulant Bajraliu: Të flas për Suksesin tim, meritë e madhe i dedikohet vëllait tim Egzon Bajraliut që e kam krahë të djathtë, dhe që është një Instrumentalist dhe Producent shumë i shquar dhe e njeh muzikën e zhanrit Popullor shumë mirë. Prandaj dhe suksesi im është i lidhur shumë me Vllaun tim Egzonin. Pa i harruar bashkëpunëtorët e mi Besnik, siç janë: Arsim Bunjaku, Besim Bunjaku, Kreshnik Avdiu, Fatmir Muja, Arian Agushi(Gold Ag), Ejup Shabani, dhe Visar Emërllahu, si dhe Producentët: Egzon Bajraliu, Ëirusi, Alban Furtuna, Don Arbas dhe Xheni. Po ashtu  mos ti harroj dhe Video Produksionet: Mproduction, DTV Production, BUG Production dhe MAF Production. Që i Falënderoj të gjithë nga Zemra për Sukseset e mia.

Bota Sot: Sa po mundet të qëndroj në këmbë, muzika popullore krahas zhanreve të tjera muzikore?

Taulant Bajraliu: Secili Zhanër i Muzikës, e ka dëgjuesin e vet. Prandaj ai që e donë dhe e dëgjon këtë lloj  Zhanri t'muzikës, nuk e ndërron me asnjë tjetër.

Bota Sot: Ju jeni një këngëtar popullor i modernizuar…! Keni qenë përherë të këtillë, jeni kritikuar ose ndëshkuar ndonjëherë për këtë?

Taulant Bajraliu: Deri më sot nuk e kam asnjë kritikë përpos lëvdatave nga dëgjuesit dhe fansat e mi, që i falënderoj shumë dhe ata janë njëra ndër arsyet e suksesit tim.

Bota Sot: A mund të jetohet nga muzika?

Taulant Bajraliu: 10. Flas për veten time, unë mendoj që Po!

Bota Sot: Cilën këngë e konsideroni çelës suksesi?

Taulant Bajraliu: Çelësi i Suksesit tim është Kënga-Balada "Duro Zemër" Nga teksthkruesi Kreshnik Avdiu dhe Producenti Egzon Bajraliu!

Bota Sot: Nga artistët e kohës sonë, cilin do veçonit?

Taulant Bajraliu: Unë do ta veçoja dhe besoj që nuk gaboj, është mendim i imi, se këngëtar më të kompletuar në Estradën tonë se Ymer Bajrami nuk ka!

Bota Sot: A jeni në përgatitje të ndonjë projekti të ri?

Taulant Bajraliu: Po patjetër, me kismet në muajin prill do lansoj baladën e re, nga tekstshkruesi i madh Arsim Bunjaku dhe producenti Rrahman Kryeziu.

Bota Sot: Sigurisht se ju keni qenë në lloj – lloj manifestimesh e ambientesh. Nga cila prej tyre ruani kujtimet më të bukura?

Taulant Bajraliu: Po sigurisht që kam qenë në shumë ahengje familjare, mbrëmje, Koncerte, por e veçoj një Aheng që do të jetë në kujtesën time gjithmonë,  te familja Shabani, që i falënderoj nga zemra për respektin e tyre ndaj meje.

Bota Sot: Cila është cilësia që ju pëlqen më shumë tek njerëzit?

Taulant Bajraliu: Sinqeriteti dhe besnikëria e njeriut! Kjo për mua do t'thotë shumë!

Bota Sot: Si e kaloni një ditë të zakonshme?

Taulant Bajraliu: Një ditë e zakonshme e imja fillon me ligjërata dhe praktik në fakultet, pastaj takimi me shoqëri për kafe, dhe si zakonisht provat në muzikë nga 1 orë s'paku në ditë, dhe kështu kalon një  Ditë e imja!

Bota Sot: Keni profesion të dytë, apo merreni vetëm me muzikë?

Taulant Bajraliu: Po, përpos muzikës studioi dhe në Fakultetin e Mjekësisë- Dega Infermieri e përgjithshme, që jam afër diplomimit!

Bota Sot: Me ç'projekt do i befasoni fansat në të ardhmen e afërt?

Taulant Bajraliu: E ceka më herët që në muajin Prill do lansoj Baladën e re, dhe në Qershor do jetë një këngë Ritmike në Duet me Don Arbas.

Bota Sot: Në fund të kësaj bisede, çfarë mendoni se na ka mbetur pa thënë?

Taulant Bajraliu: Unë i thash të gjitha veç më ka mbetur t'ju falenderoj shumë për Intervistën dhe kohën që ma keni kushtuar dhe s'më jet gjë tjetër veq se t'ju uroj shëndet, Punë të mbarë dhe suksese në çdo sferë t'jetës! Dhe njëherë ju faleminderit shumë juve dhe " Bota sot"!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat