Mërgata jonë të bashkohet në mendime, aksione, ide, në ndjenja e shpirt

Intervista

Mërgata jonë të bashkohet në mendime, aksione, ide, në ndjenja e shpirt

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:57
Ramiz Dërmaku

Bota sot : Kush është Pashk Dom Dani?

At Pashk Dom Dani ka lindur në Smaq- Velezhë Komuna e Prizrenit . Shkollën fillore e kreu në Velezhë Komuna e Prizrenit, ndersa ate të mesme në Suboticë – Vojvodinë. Studimet Teologjike në Sarajevë. Pesë vite punoi si sekretar i të ndjerit Mon Sinjor Nik Prelës. Gjatë asaj kohe zoti Pashk Dom Dani kishte shërbyer edhe si Famulltar në Budisalcë të Klinës. Vite më parë ishte emruar si përfaqësues i Misionit Katolik në Mynhen të Gjermanisë, ku edhe sot i shërben popullit

Detyra e Misionit Katolik – Kishës është që në mënyrë sa më të shpejtë e të drejtë ta informojë, ndihmojë mërgatën shqiptare që ta duan atdheun, ta duan çështjen kombëtare, Pashk Dom Dani: ta historinë, gjuhën, kulturën dhe traditat tona, si dhe ti ruan familjet e sidomos fëmijët e tyre nga asimilimi. Familjet tona tani jetojnë në mes të dy botërave ; në mes të asaj, Perendimore dhe asaj të Gadishullit Ilirik. Jeta jashtë atdheut është e rëndë dhe e vështirë për të gjithë, e me theks të veqantë për popullin tjera po heq të zitë e ullirit nga politika barbare serbe. Misioni Katolik Shqiptarë në Gjermani, së bashku me subjektet tjera shqiptare , jemi të detyruara të mbajmë kontakte të rregullta me mërgimtarët tanë, jo vetëm përmes telefonit, por edhe përmes takimeve e vizitave që duhet bërë, të bisedojmë hapur për problemet me të cilat ndeshet diaspora dhe Kosova. Pra gjatë asaj kohe kërkohej të bëhej një senzibilizim i çështjes së Kosovës. Mbanim takime, tubime, kremtonim festat; fetare, kombëtare, shtetërore.

Misioni Katolik në Mynih të Gjermanisë është hapur para 15 - viteve dhe është në dispozicion të të gjithë shqiptarëve . Vite më parë unë jamë dekretuar nga Misioni Katolik Shqiptar, si At shpirtëror për të gjithë shqiptarët e besimit Katolik në Republikën e BAJERNIT.

Mirëpo , natyra e punës që unë bëjë dhe dashuria e madhe që kamë ndaj çështjes kombëtare më kanë shtyer që unë tu dalë në ndihmë edhe shqiptarëve mysliman.

Bota sot: Mbi 15 vite, jetoni në Gjermani, si e vlerësoni organizimin e mërgatës sonë- pikërishtë në Gjermani?

Dom Pashk Dani: Unë si At shpirtëror që nga ditët e para të ardhjes sime në Mynih të Gjermanisë vura kontakte të rregullta me të gjithë përfaqësuesit e Misioneve Katolike , dhe shqipëtare për ti informuar shqiptarët por edhe të tjerët, për gjendjen shumë të vështirë ne të cilën po kalon populli shqiptarë. Sa i përket organizimit të komunitetit tonë, pa hezitim mund të themi se mërgata jonë e ka dhënë maksimumin. Të gjithë e dimë se komuniteti shqiptarë është nj?ri ndër komunitetet më humane. Sa i përket organizimit dhe internacionalizimit të çëshjtes sonë kombëtare komuniteti ynë ka dhënë mjaftë. Unë si AT shpirtëror akoma pa u vendosur mirë në Mynih, fillova ti vizitojë jo vetëm misionet Katolike, por edhe shoqatat, klubet, institucionet, etj , por nyatyrisht edhe Misionet Katolike, redaksit e gazetave të ndryshme ditore, javore apo mujore. Kohën më të madhe e kaloja duke u ndihmuar familjeve shqiptare, të cilat iknin nga lufta dhe kërkonin strehim ekonomik apo politikë. Mbaja kontakte të rregullta me psikologë, pedagogë, mjekë[W1] , vetëm e vetëm që t‘u dilnim ndihmë familjeve shqiptare. Gjermanët por edhe të tjerët ne u rrefenim për gjendjen e vështirë nepër të cilën kalonte populli shqipëtarë nga barbaria serbo- sllave. Pastaj ne kishim formuar një grup të psikologëve dhe pedagogëve kuptohet gjermanë, të cilët merreshin me personat e traumatizuar dhe bënim çdo gjë për ti rehabilituar?

Bota sot: Misini Katolik Shqiptar në Gjermani gjatë luftës në Kosovë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmimin e popullit shqiptarë me gjëra ushqimore,veshëmbathje, barëra, mjete higjenike, shëndetësore, etj, sa jeni të kënaqur ju me ato rezultate?

Pashk Dom Dani: Misioni Katolik Shqiptar në Mynih të Gjermanisë Republika e Bajernit , disa herë organizoi aksione vullnetare e të cilat falë popullit mikë gjerman aksionet u kryen me mjaftë suksesë. Ne aksionet tona humanitare ne grumbullonim ; veshëmbathje , ushqim, barëra, etj, të cilat i dërgonim përmes organizatave humanitare gjermane për në Kosovë. Në Kosovë gjatë asaj kohe vepronte Shoqata Humanitare“ Nënë Tereza“ , e cila me mjaft korrektësi i shpërndante mjetet, e tubuara. Deri më sot nga Misioni Katolik SHqiptar kemi dërguar në Kosovë mbi 180, 000 marka gjermane. Rëndësi të madhe i kemi kushtuar internacionalizimit të çështjes sonë kombëtre,në arenën ndërkombëtare duke organizuar; protesta, demostrata, tryeza të rrumbullakëta,( dhe ne kemi marrë pjesë rregullisht në takime me palën gjermane, dhe aty kemi prezentuar apo kemi marrë pjesë në takimet që mbante Misioni Katolik gjermanë, pastaj, ne kemi mbajtur takime të shpeshta me udhëhheqës komunalë, me shumë shoqata, klube dhe organizata punuese. Kemi mbajtur edhe disa konferenca për gazetarë, thënë shkurtë ne kemi bërë të pa mundurën, kemi strehuar refuxhatët nepër kisha u kemi ndihmuar me gjëra ushqimore etj. Kohën më të madhe Misioni Katolik në Gjermani- Mynih e kalojmë duke i njohtuar të tjerët me hitorinë dhe kulturën tonë. Misioni Katolik shqiptarë me qendër në Mynih posedon edhe dokumente të shumëta arkeologjike, historike me të cilat dëshmohet lashtësia e popullit tonë. Pra puna qe bëjmë ne është një punë e madhe,dhe falë përkushtimit tonë ne kemi depërtuar edhe tek mediat gjermane të cilat jo që na kanë përkrahë materialisht por edhe na kanë ndihmuar shumë në kryerjen e aksioneve humanitare. Por edhe ju zoti Dërmaku, edhe ju keni qenë në nivel të kryerjes së detyrës të cilën e keni marrë ju vullnetarishtë.

Bota sot: zoti Pashk Dom Dani, keni mbajtur takime të mëdha ne të cilat merrnin pjesë edhe punëtorë gjerman duke filluar nga niveli komunal, republikan dhe Parrlamenti Gjerman. Zoti Pashk , a mendoni se takime të tilla do të ketë edhe ne të ardhmen në Gjermani?

Pashk Dom Dani: Organizime të tilla Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani do të ketë edhe ne të arëdhmën. Ne sot në qytezën Vangen, i kemi ftuar të gjithë mërgimtarët , pa marrë parasysh moshën, fenë, besimin dhe për ti kaluar disa qaste të vështira nepër të cilat po kalon populli i Kosovës.

Kisha është një objekt afrimi dhe bashkimi të njerëzve.

Bota sot : Si u pritë nga mërgimtarët tanë ligjerata e kolegut tëndë zotit Patër Anton Nua?

Ligjerata e mbajtur nga kolegu im u mirëprit dhe zgjoi një interesim të madhë tek mërgimtarët tanë. Ja shikoni ( z. Dërmaku), sa i përket pyetjes suaj se sa ka zgjuar interesim ky takim tregon numri i madhë i pjesë marrësëve (mbi 350 veta). Edhe pse ne e kishim caktuar kohën për mbajtjen e ligjeratës, na u deshtë që për shkakë të pyetjeve të shumëta që vinin nga mërgimtarët ne u detyruam ta zgjasim takimin. Si kërkesë e mërgimtarëve doli se takime të tilla kërkohet të mbahen më shpeshë ne mënyrë që të mbrohemi nga dukurit e këqia.

Bota sot: Çka mendoni ju, a ka shenja të asimilimit tek gjeneratat e reja?A  ka shenja të asimilimit tek fëmijët e mërgimtarëv e tanë?

Dom Pashk Dani : Me keqë ardhje themi se tek fëmijët e bashkëatdhetarve tanë e sidomos tek ata të cilët nuk shkuan vite te tëra në Kosovë. Pra kërkoj apo themi i ftoj gjeneratat e reja si dhe prind?rit e fëmijëve tanë, janë ardhëria e Kosovës. Mërgata jonë kërkohet urgjentishtë që të bashkohet, sepse ne një të ardhme të shpejtë ( pra ti lëmë partit, ta lëmë urrejtjen, ta lëmë gjelozinë dhe ti përvjelim mangët sepse vetëm të bashkuar ne mund të arrijmë tek realizimi i amanetit të dëshmorëve tanë. Mërgimtarët tanë duhet të angazhohen më tepër dhe ta shfrytëzojnë të gjtha të mirat që na i dha shteti gjermanë.

Si detyrë imediate është që ne shqiptarët, ta doni njëri tjetërin, ta duam e respektojmë njëri tjetërin, ta ndihmojmë funksionimin e shkollës plotësuese shqipe, sepse arma më e fortë p?r ti rezistuar çdo armiku është, Arësimimi i gjeneratave të reja, si në vendlindje ponjashtu edhe në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat